{"id":60939,"date":"2025-12-29T09:48:24","date_gmt":"2025-12-29T09:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/29\/gjergji-nika-ajo-qe-po-ndodh-ne-vlore-nuk-eshte-normale-nuk-eshte-e-drejte-nuk-eshte-demokratike\/"},"modified":"2025-12-29T09:48:24","modified_gmt":"2025-12-29T09:48:24","slug":"gjergji-nika-ajo-qe-po-ndodh-ne-vlore-nuk-eshte-normale-nuk-eshte-e-drejte-nuk-eshte-demokratike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/29\/gjergji-nika-ajo-qe-po-ndodh-ne-vlore-nuk-eshte-normale-nuk-eshte-e-drejte-nuk-eshte-demokratike\/","title":{"rendered":"Gjergji Nika: Ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb Vlor\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb normale, nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb demokratike"},"content":{"rendered":"<p>Nga Gjergji Nika<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb normale, as e drejt\u00eb, as demokratike q\u00eb Vlora t\u00eb qeveriset nga mazhoranca e minoranc\u00ebs. Aq m\u00eb pak \u00ebsht\u00eb e pranueshme q\u00eb kjo minoranc\u00eb t\u00eb sillet si pronare e qytetit, me arroganc\u00eb, pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri dhe n\u00ebnvler\u00ebsim ndaj qytetar\u00ebve, vet\u00ebm sepse ka marr\u00eb poste drejtuese si shp\u00ebrblim interesash t\u00eb ngushta politike e ekonomike, ku hijet e oligark\u00ebve duken m\u00eb qart\u00eb se vullneti i popullit.<\/p>\n<p>Le t\u00eb flasim me shifra, sepse propaganda ka frik\u00eb nga matematika.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2023, n\u00eb Vlor\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb vet\u00ebm 30% e votuesve. Nga ky 30%, Ermal Dredha mori nj\u00eb mb\u00ebshtetje 28271 vota, q\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb rreth 18% t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Vlor\u00ebs me t\u00eb drejt\u00eb vote. Pra, kryetari i bashkis\u00eb u zgjodh nga m\u00eb pak se nj\u00eb e pesta e elektoratit real.<\/p>\n<p>Dy vite m\u00eb pas, situata u b\u00eb edhe m\u00eb groteske. N\u00eb vitin 2025, n\u00eb kutit\u00eb e votimit u paraqit\u00ebn vet\u00ebm 12.5% e qytetar\u00ebve vlonjat\u00eb. Dhe nga ky num\u00ebr minimal, kryetarja Bruna Mersini u zgjodh me 15672 vota q\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb vet\u00ebm 8% t\u00eb votave t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Vlor\u00ebs me t\u00eb drejt\u00eb vote.<\/p>\n<p>Le ta themi pa e zbukuruar: 92% e qytetar\u00ebve nuk e kan\u00eb votuar k\u00ebt\u00eb qeverisje.<\/p>\n<p>Disa sepse nuk besojn\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>Disa sepse jan\u00eb lodhur.<\/p>\n<p>Disa sepse jan\u00eb p\u00ebrjashtuar nga \u00e7do shpres\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim real.<\/p>\n<p>Disa se nuk kan\u00eb alternativ\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, megjithat\u00eb, kjo pakic\u00eb sillet si shumic\u00eb absolute. Flet me gjuh\u00eb urdh\u00ebruese. Merr vendime me forc\u00ebn e kartonit pa konsultim. Kalon buxhete, projekte, interesa, si t\u00eb ishte nj\u00eb klub privat e jo nj\u00eb institucion publik. L\u00eb Vlor\u00ebn pa uj\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr dit\u00eb dhe sot q\u00eb po flasim ende nuk dihet se sa do t\u00eb jet\u00eb akoma. Tall protest\u00ebn, duke i quajtur protestuesit: \u201cErdh\u00ebn k\u00ebta t\u00eb Bathores!\u201d. P\u00ebr\u00e7mon kritik\u00ebn. U mbyll goj\u00ebn qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kryetarja e bashkis\u00eb, e cila duhet t\u00eb ishte kryetare e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve vlonjat\u00eb, pavar\u00ebsisht n\u00ebse e kan\u00eb votuar apo jo, fshihet dhe nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Kryetarja duhet t\u00eb kuptoj\u00eb se administrimi i qytetit nuk \u00ebsht\u00eb arroganc\u00eb por p\u00ebrgjegjshm\u00ebri. Kryetar bashkie nuk t\u00eb b\u00ebjn\u00eb heqja dhe lirimi i disa hap\u00ebsirave t\u00eb zaptuara, se k\u00ebshtu ka dh\u00ebn\u00eb urdhl\u00eb kryeministri; as kontrolli erdhe apo ike n\u00eb orar nga puna; as fotografimi apo deklaratat p\u00ebrpara kazan\u00ebve t\u00eb plehrave.<\/p>\n<p>Kryetare bashkie t\u00eb b\u00ebn puna e p\u00ebrditshme dhe marrja e p\u00ebrgjegj\u00ebsive, t\u00eb cilat zonja Mersini dhe shum\u00eb drejtor\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs rezufojn\u00eb t\u00eb marrin.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb pyetja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb dhe ther\u00ebse: Nga buron kjo arroganc\u00eb?<\/p>\n<p>Sigurisht jo nga vota.<\/p>\n<p>Jo nga legjitimiteti moral.<\/p>\n<p>Jo nga p\u00ebrkrahja qytetare.<\/p>\n<p>Kjo arroganc\u00eb buron nga pushteti pa frik\u00eb, nga nj\u00eb sistem q\u00eb ka m\u00ebsuar se edhe me 8% mund t\u00eb sundosh, mjafton t\u00eb kesh bekimin e partis\u00eb, mbrojtjen e interesave t\u00eb m\u00ebdha ekonomike dhe nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lodhur q\u00eb nuk reagon m\u00eb.<\/p>\n<p>Kur pushteti nuk ka frik\u00eb nga qytetari, ai fillon ta p\u00ebr\u00e7moj\u00eb at\u00eb. Kur nj\u00eb kryetar bashkie e di q\u00eb nuk i detyrohet shumic\u00ebs, por vet\u00ebm nj\u00eb pakice klienteliste, at\u00ebher\u00eb demokracia shnd\u00ebrrohet n\u00eb procedur\u00eb boshe, nd\u00ebrsa qeverisja n\u00eb arroganc\u00eb t\u00eb institucionalizuar.<\/p>\n<p>Vlora sot nuk qeveriset nga vullneti i shumic\u00ebs, por nga heshtja e shumic\u00ebs. Dhe kjo heshtje po keqp\u00ebrdoret \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Demokracia nuk \u00ebsht\u00eb thjesht t\u00eb fitosh zgjedhjet.<\/p>\n<p>Demokracia \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsosh.<\/p>\n<p>T\u00eb d\u00ebgjosh.<\/p>\n<p>T\u00eb justifikosh pushtetin q\u00eb ushtron.<\/p>\n<p>Kur qeveris me 8%, nuk ke t\u00eb drejt\u00eb morale t\u00eb sillesh si 80%.<\/p>\n<p>Kur je zgjedhur nga apatia, nuk ke mandat p\u00ebr arroganc\u00eb.<\/p>\n<p>Vlora nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr sundimtar\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl me pushtet t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim real.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr respekt ndaj qytetar\u00ebve q\u00eb, edhe kur nuk votojn\u00eb, nuk kan\u00eb hequr dor\u00eb nga e drejta p\u00ebr t\u2019u trajtuar me dinjitet.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/gjergji-nika-ajo-qe-po-ndodh-ne-vlore-nuk-eshte-normale-nuk-eshte-e-drejte-nuk-eshte-demokratike\/\">Gjergji Nika: Ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb Vlor\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb normale, nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb demokratike<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjergji Nika Nuk \u00ebsht\u00eb normale, as e drejt\u00eb, as demokratike q\u00eb Vlora t\u00eb qeveriset nga mazhoranca e minoranc\u00ebs. Aq m\u00eb pak \u00ebsht\u00eb e pranueshme q\u00eb kjo minoranc\u00eb t\u00eb sillet si pronare e qytetit, me arroganc\u00eb, pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri dhe n\u00ebnvler\u00ebsim ndaj qytetar\u00ebve, vet\u00ebm sepse ka marr\u00eb poste drejtuese si shp\u00ebrblim interesash t\u00eb ngushta politike e ekonomike, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-60939","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60939","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60939"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60939\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60939"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60939"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60939"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}