{"id":60930,"date":"2025-12-29T08:23:23","date_gmt":"2025-12-29T08:23:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/29\/zgjedhjet-ne-kosove-analiza-nga-rel-si-erdhi-lvv-ja-deri-te-fitorja-spektakolare\/"},"modified":"2025-12-29T08:23:23","modified_gmt":"2025-12-29T08:23:23","slug":"zgjedhjet-ne-kosove-analiza-nga-rel-si-erdhi-lvv-ja-deri-te-fitorja-spektakolare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/29\/zgjedhjet-ne-kosove-analiza-nga-rel-si-erdhi-lvv-ja-deri-te-fitorja-spektakolare\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb, analiza nga REL: Si erdhi LVV-ja deri te fitorja \u201cspektakolare\u201d?"},"content":{"rendered":"<p>Zgjedhjet e parakohshme parlamentare \u2013 t\u00eb cilave u paraprin\u00eb p\u00ebrplasjet disamuajshe nd\u00ebrmjet partive politike, bllokadat institucionale dhe fjalori polarizues \u2013 p\u00ebrfunduan me nj\u00eb fitore bind\u00ebse t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje (LVV).<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike vler\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL) se zgjedhjet e 28 dhjetorit ia soll\u00ebn partis\u00eb s\u00eb kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, nj\u00eb fitore \u201cspektakolare\u201d, t\u00eb cil\u00ebn ajo e arriti kryesisht fal\u00eb \u201cdob\u00ebsive\u201d t\u00eb partive opozitare.<\/p>\n<p>LVV-ja i fitoi 49.30 p\u00ebr qind t\u00eb votave, pa llogaritur votat me kusht dhe ato t\u00eb diaspor\u00ebs, sipas rezultateve preliminare t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve (KQZ).<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore spektakolare e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, t\u00eb cil\u00ebn ia ka dhuruar opozita me munges\u00ebn totale t\u00eb ideve se si t\u00eb ballafaqohen me popullizmin e fuqish\u00ebm t\u00eb Kurtit\u201d, thekson analisti Artan Muhaxhiri p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat preliminare t\u00eb KQZ-s\u00eb tregojn\u00eb se partit\u00eb opozitare ngel\u00ebn shum\u00eb mbrapa.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK) i fitoi 21.01 p\u00ebr qind t\u00eb votave, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK)13.59 p\u00ebr qind, nd\u00ebrkaq Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK) 5.68 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Nisma Socialdemokrate, me vet\u00ebm 1.72 p\u00ebr qind t\u00eb votave nuk ka arritur ta kaloj\u00eb pragun zgjedhor.<\/p>\n<p>Lista Serbe, partia m\u00eb e madhe e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, i fitoi 4.74 p\u00ebr qind t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Fitoren e LVV-s\u00eb, politologu Drit\u00ebro Arifi e sheh si rezultat t\u00eb disa faktor\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrlidhur \u2013 \u201cpropagand\u00ebs s\u00eb fuqishme\u201d q\u00eb ka kjo parti, si dhe dob\u00ebsive t\u00eb partive opozitare, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb arritur t\u00eb jen\u00eb mjaftuesh\u00ebm aktive dhe t\u00eb prezantojn\u00eb ekspertiz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb se qytetar\u00ebt e kan\u00eb v\u00ebrejtur munges\u00ebn e lidershipit te partit\u00eb opozitare, si dhe t\u00eb nj\u00eb personi q\u00eb do t\u00eb mund ta ndryshonte gjendjen\u201d, thekson Arifi p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb rezultatet preliminare, LVV-ja pritet t\u2019i ket\u00eb 56 ul\u00ebse n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, PDK-ja 23 ul\u00ebse, LDK-ja 15 ul\u00ebse dhe AAK-ja 6 ul\u00ebse.<\/p>\n<p>Lista Serbe pretendon se i ka fituar t\u00eb gjitha dhjet\u00eb ul\u00ebset e rezervuara p\u00ebr komunitetin serb n\u00eb Kuvend, por mbetet ende n\u00eb pik\u00ebpyetje n\u00ebse partia tjet\u00ebr serbe, Partia P\u00ebr Liri, Drejt\u00ebsi dhe Mbijetes\u00eb e Nenad Rashi\u00e7it, do ta fitoj\u00eb nj\u00eb ul\u00ebse.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje po shkon n\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb ose tejkaloj\u00eb rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2021, kur kishte fituar 50.28 p\u00ebr qind t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Asokohe ajo e krijoi shumic\u00ebn parlamentare pa koalicion me partit\u00eb e tjera shqiptare, por vet\u00ebm me deputet\u00eb nga pakicat joserbe, t\u00eb cilat i kan\u00eb 10 ul\u00ebse t\u00eb garantuara n\u00eb Kuvend, gjithashtu.<\/p>\n<p>Lideri i LVV-s\u00eb, Albin Kurti, pas shpalljes s\u00eb rezultateve preliminare nga KQZ-ja, tha se \u201csa m\u00eb par\u00eb q\u00eb certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, aq m\u00eb shpejt do t\u00eb krijohen institucionet\u201d.<\/p>\n<p>Ai i ka ftuar partit\u00eb e tjera q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke th\u00ebn\u00eb se ky hap do t\u00eb jet\u00eb test p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e mundsh\u00ebm t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtjen e zgjedhjes s\u00eb presidentit t\u00eb vendit n\u00eb pranver\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNatyrisht q\u00eb duhet ta bisedojm\u00eb me opozit\u00ebn k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Por, paraprakisht duhet t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Kreu i PDK-s\u00eb, Bedri Hamza nuk ka reaguar pas p\u00ebrmbylljes s\u00eb procesit t\u00eb votimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, lideri i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, e ka uruar fituesin e zgjedhjeve, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cKosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr demokraci funksionale\u201d.<\/p>\n<p>Ai e mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr rezultatin e dob\u00ebt t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij, duke mos e p\u00ebrjashtuar as mund\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebheqjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Lideri i AAK-s\u00eb, Ramush Haradinaj, menj\u00ebher\u00eb pas mbylljes s\u00eb votimeve u shpreh i k\u00ebnaqur me rezultatin e partis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kryetari i List\u00ebs Serbe, Zllatan Ellek, pas publikimit t\u00eb rezultateve preliminare nga KQZ-ja, tha se ka fituar mbi 90 p\u00ebr qind t\u00eb votave t\u00eb komunitetit serb dhe \u201ct\u00eb gjitha dhjet\u00eb mandatet\u201d e deputet\u00ebve t\u00eb rezervuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komunitet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai theksoi se p\u00ebr rezultatin final, Lista Serbe pret vler\u00ebsimin e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve.<\/p>\n<p><strong>Fjalori \u201ci zbutur\u201d i Kurtit dhe sfidat e s\u00eb ardhmes<\/strong><\/p>\n<p>Fjalimi i Kurtit, kur e shpalli fitoren pas publikimit t\u00eb rezultateve preliminare nga KQZ-ja, ishte \u201cmjaft i kujdessh\u00ebm dhe i matur\u201d, n\u00eb raport me partit\u00eb tjera shqiptare, vler\u00ebsojn\u00eb v\u00ebzhguesit e zhvillimeve zgjedhore.<\/p>\n<p>Por, sipas tyre, sfidat t\u00eb cilat e presin shumic\u00ebn e re parlamentare, por edhe qeverin\u00eb e re, p\u00ebrfshir\u00eb edhe zgjedhjen e presidentit t\u00eb vendit n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2026, nuk i l\u00ebn\u00eb vend \u201carroganc\u00ebs t\u00eb Kurtit\u201d, t\u00eb cil\u00ebn ai e kishte shfaqur ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vitit 2021 dhe atyre t\u00eb 9 shkurtit 2025.<\/p>\n<p>\u201cNuk jemi m\u00ebsuar ta shohim Kurtin n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Por, kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00eb pozitive. Mir\u00ebpo, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi im, gjuha e trupit e tradhtonte. Normalisht q\u00eb gjuha ishte e fituesit, por nuk e kishte entuziazmin e fituesit\u201d, thekson politologu Arifi p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Ai, por edhe analisti Muhaxhiri, besojn\u00eb se Kurti, i cili pritet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb kryeminist\u00ebr, mund ta krijoj\u00eb qeverin\u00eb e re vet\u00ebm me partin\u00eb e tij dhe me pakicat joserbe.<\/p>\n<p>Nj\u00eb koalicion me nj\u00eb parti tjet\u00ebr shqiptare, do t\u00eb ishte rezultat i d\u00ebshiruesh\u00ebm p\u00ebr Kurtin, vler\u00ebsojn\u00eb ata.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Muhaxhiri vler\u00ebson se hendeku i krijuar nd\u00ebr vite nd\u00ebrmjet LVV-s\u00eb dhe PDK-s\u00eb, frika e LDK-s\u00eb se mund t\u00eb humb\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb elektorat n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje me LVV-n\u00eb, e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur nj\u00eb koalicion t\u00eb LVV-s\u00eb me dy partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha opozitare, por edhe ndonj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtyre partive si opozit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb [Kurti] t\u2019i bind\u00eb PDK-n\u00eb dhe LDK-n\u00eb q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sall\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arritur kuorumin prej 80 deputet\u00ebsh p\u00ebr zgjedhjen e presidentit ose presidentes. LDK-ja dhe PDK-ja konsiderojn\u00eb q\u00eb presidentja [Vjosa] Osmani, me shum\u00eb veprime t\u00eb saj, i ka ndihmuar LVV-s\u00eb\u201d, theksoi Muhaxhiri p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Ai shtoi se refuzimi i bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet partive politike p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, mund ta \u00e7oj\u00eb s\u00ebrish vendin n\u00eb zgjedhje, qysh n\u00eb pranver\u00eb kur Osmanit t\u2019i mbaroj\u00eb mandati n\u00eb prill.<\/p>\n<p>Politologu Arifi shpreh mendimin se n\u00eb rast se L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e tejkalon rezultatin e vitit 2021, Kurti do ta shqyrtoj\u00eb n\u00ebse nevoj\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb presidentes Osmani, apo synon t\u00eb propozoj\u00eb nj\u00eb kandidat tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas tij, kornizat q\u00eb p\u00ebrcaktohen p\u00ebr partit\u00eb politike opozitare shqiptare, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb numrave t\u00eb ul\u00ebseve t\u00eb fituara n\u00eb Kuvend, nuk u mund\u00ebsojn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr manovrim m\u00eb rastin e zgjedhjes s\u00eb presidentit n\u00eb mandatin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cOpozita do ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb kuazi-pragmatiz\u00ebm, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb detyruar, q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb sall\u00eb, sepse alternativa tjet\u00ebr jan\u00eb zgjedhjet e parakohshme, n\u00eb t\u00eb cilat, n\u00ebse opozita del si problematike, at\u00ebher\u00eb zoti Kurti mund t\u00eb fitoj\u00eb 60-70 p\u00ebr qind t\u00eb votave totale\u201d, thekson Arifi p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 28 dhjetorit, jan\u00eb rezultat i mospajtimeve dhe p\u00ebrplasjeve nd\u00ebrmjet partive politike, t\u00eb cilat pas zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit, nuk arrit\u00ebn ta konstituimin Kuvendin deri m\u00eb 10 tetor.<\/p>\n<p>Kurti m\u00eb pas nuk arriti t\u2019i marr\u00eb votat e mjaftueshme n\u00eb Kuvend p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb. Qeverin\u00eb nuk arriti ta formoj\u00eb as i mandatuari i dyt\u00eb, Glauk Konjufca, po ashtu nga LVV-ja, gj\u00eb q\u00eb detyroi presidenten Osmani t\u00eb shpall\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare.<\/p>\n<p>Teksa Kurti synon t\u00eb formoj\u00eb qeverin\u00eb e re, KQZ-ja ende ka pun\u00eb deri n\u00eb shpalljen e rezultateve p\u00ebrfundimtare, pasi duhen num\u00ebruar votat p\u00ebr deputet\u00eb, ato nga diaspora, votat me kusht, si dhe t\u00eb personave me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto hapa kan\u00eb edhe afate p\u00ebr ankesa, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb jen\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb disa jav\u00eb deri te formimi i ekzekutivit t\u00eb ri.\/ rel<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/29\/zgjedhjet-ne-kosove-analiza-nga-rel-si-erdhi-lvv-ja-deri-te-fitorja-spektakolare\/\">Zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb, analiza nga REL: Si erdhi LVV-ja deri te fitorja \u201cspektakolare\u201d?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zgjedhjet e parakohshme parlamentare \u2013 t\u00eb cilave u paraprin\u00eb p\u00ebrplasjet disamuajshe nd\u00ebrmjet partive politike, bllokadat institucionale dhe fjalori polarizues \u2013 p\u00ebrfunduan me nj\u00eb fitore bind\u00ebse t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje (LVV). Njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike vler\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL) se zgjedhjet e 28 dhjetorit ia soll\u00ebn partis\u00eb s\u00eb kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-60930","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60930","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60930"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60930\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60930"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60930"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60930"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}