{"id":60835,"date":"2025-12-28T17:48:21","date_gmt":"2025-12-28T17:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/28\/gati-amnistia-penale-ministri-i-drejtesise-ja-kategorite-qe-perfitojne-ulje-dhe-lirim-nga-burgu\/"},"modified":"2025-12-28T17:48:21","modified_gmt":"2025-12-28T17:48:21","slug":"gati-amnistia-penale-ministri-i-drejtesise-ja-kategorite-qe-perfitojne-ulje-dhe-lirim-nga-burgu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/28\/gati-amnistia-penale-ministri-i-drejtesise-ja-kategorite-qe-perfitojne-ulje-dhe-lirim-nga-burgu\/","title":{"rendered":"Gati amnistia penale, ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb: Ja kategorit\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb ulje dhe lirim nga burgu"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare pritet t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb amnisti penale. Nism\u00ebn e ka komunikuar Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Besfort Lamallari p\u00ebrmes nj\u00eb video-mesazhi, ku zbulon edhe detaje nga kategorit\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb dhe sa \u00ebsht\u00eb numri.<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-2 ai-viewport-3\">\n<div class=\"code-block code-block-10\">\u201cNga zbatimi i k\u00ebsaj amnistie n\u00eb vler\u00ebsimet paraprake t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve, rreth 380 persona do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb lirim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm; dhe rreth 900 t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb ulje d\u00ebnimi, nd\u00ebrsa numri real i p\u00ebrfituesve \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i lart\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb ata q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative\u201d, thot\u00eb Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb. Sipas tij n\u00eb k\u00ebto kategori p\u00ebrfituesish p\u00ebrfshihen t\u00eb mitur, gra dhe persona t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vepra me rrezikshm\u00ebri t\u00eb ul\u00ebt shoq\u00ebrore<\/div>\n<\/div>\n<p>M\u00eb tej Lamallari thekson edhe ata q\u00eb nuk p\u00ebrfitojn\u00eb nga amnistia.<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-2 ai-viewport-3\">\n<div class=\"code-block code-block-11\">\u201cSigurisht q\u00eb nga kjo amnisti nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb kryer krime t\u00eb r\u00ebnda, korrupsion apo vepra me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore. Kurrsesi jo subjekte q\u00eb jan\u00eb hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO. Nuk ka amnisti selektive dhe as favorizime, por kritere ligjore t\u00eb qarta dhe transparente. Kush e sheh amnistin\u00eb si dob\u00ebsi, ngat\u00ebrron nd\u00ebshkimin me drejt\u00ebsin\u00eb\u201d, shprehet Lamallari duke theksuar se kjo amnisti nuk \u00ebsht\u00eb falje e shkeljes s\u00eb ligjit, por nj\u00eb shans i dyt\u00eb, i dh\u00ebn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, p\u00ebr ata q\u00eb mund dhe duhet t\u00eb rikthehen n\u00eb shoq\u00ebri dhe pran\u00eb familjeve t\u00eb tyre.<\/div>\n<div>\u201cNe besojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb drejt\u00eb, jo p\u00ebr statistik\u00eb dhe as n\u00eb kurriz t\u00eb t\u00eb pamundurve, nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb nuk humbet kurr\u00eb humanizmin, dhe q\u00eb n\u00eb frym\u00eb dhe shpirt udh\u00ebhiqet nga standarde t\u00eb panegociueshme demokratike europiane\u201d, thot\u00eb ministri Lamallari.<\/div>\n<div>\n<p>M\u00eb posht\u00eb mesazhi i tij i plot\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb, n\u00eb mbyllje t\u00eb k\u00ebtij viti, Qeveria Shqiptare ka nd\u00ebrmarr\u00eb nism\u00ebn p\u00ebr miratimin e nj\u00eb amnistie penale, nj\u00eb akt ligjor ky i bazuar te humanizmi, drejt\u00ebsia sociale dhe standardet evropiane t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ky lajm i mir\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfituesit direkt dhe p\u00ebr familjet e tyre \u00ebsht\u00eb me siguri urimi m\u00eb i mir\u00eb i k\u00ebtij fundviti. Kjo amnisti q\u00eb ne do t\u00eb miratojm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kurrsesi nj\u00eb l\u00ebshim politik, por nj\u00eb politik\u00eb penale moderne.<br \/>\nNj\u00eb shtet i fort\u00eb nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb ne burg njer\u00ebz pa rrezikshm\u00ebri reale, por t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb rehabilitim dhe siguri afatgjat\u00eb. Drejt\u00ebsia evropiane nuk matet me numrin e t\u00eb burgosurve, por me parandalim, rehabilitim dhe uljen e p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb veprave penale.<\/p>\n<p>Amnistia q\u00eb ne do t\u00eb miratojm\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Ministrave nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i rast\u00ebsish\u00ebm. Ajo vjen pas nj\u00eb analize t\u00eb detajuar t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb penale, n\u00eb bashk\u00ebpunim me organet p\u00ebrgjegj\u00ebse, dhe adreson nj\u00eb shqet\u00ebsim madhor; p\u00ebrdorimin e lart\u00eb t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb qasje m\u00eb proporcionale dhe m\u00eb humane.<\/p>\n<p>Sot, p\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb sistemin e burgjeve ndodhen rreth 5 mij\u00eb persona, nga t\u00eb cil\u00ebt nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme, konkretisht m\u00eb shum\u00eb se gjysma e tyre jan\u00eb t\u00eb paraburgosur. Kjo situat\u00eb k\u00ebrkon nd\u00ebrhyrje t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe t\u00eb mej\u00ebhershme, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet dhe praktikat m\u00eb t\u00eb mira evropiane.<\/p>\n<p>Paraburgimi i tepruar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim persistent n\u00eb sistemin ton\u00eb penitenciar, shqet\u00ebsim i ngritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nga K\u00ebshilli i Europ\u00ebs si dhe nga partner\u00ebt tan\u00eb evropian\u00eb. Mbipopullimi n\u00eb burgje nuk \u00ebsht\u00eb forc\u00eb e shtetit, \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi e sistemit. Kjo amnisti e korrigjon n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb at\u00eb dob\u00ebsi teksa ne kemi ende pun\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb penale moderne q\u00eb i p\u00ebrgjigjet stadit n\u00eb t\u00eb cilin Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb sot dhe nes\u00ebr si vend an\u00ebtar i Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebsaj amnistie qeveria po nd\u00ebrmerr nj\u00eb tjet\u00ebr akt parandalues dhe human, p\u00ebrpara se problemi t\u00eb kthehet n\u00eb kriz\u00eb sistemike.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, nga zbatimi i k\u00ebsaj amnistie n\u00eb vler\u00ebsimet paraprake t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve, rreth 380 persona do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb lirim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm; dhe rreth 900 t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb ulje d\u00ebnimi, nd\u00ebrsa numri real i p\u00ebrfituesve \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i lart\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb ata q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative.<br \/>\nJam vecan\u00ebrisht i lumtur q\u00eb n\u00eb k\u00ebto kategori p\u00ebrfituesish p\u00ebrfshihen t\u00eb mitur, gra dhe persona t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vepra me rrezikshm\u00ebri t\u00eb ul\u00ebt shoq\u00ebrore.<br \/>\nEfekti \u00ebsht\u00eb konkret dhe i menj\u00ebhersh\u00ebm:<br \/>\n-popullimi n\u00eb burgje ulet me gati 7%<br \/>\n-p\u00ebrmir\u00ebsohen kushtet e trajtimit, siguris\u00eb dhe rehabilitimit<br \/>\n-si dhe garantojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb respekt ndaj dinjitetit njer\u00ebzor<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb nga kjo amnisti nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb kryer krime t\u00eb r\u00ebnda, korrupsion apo vepra me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore. Kurrsesi jo subjekte q\u00eb jan\u00eb hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO. Nuk ka amnisti selektive dhe as favorizime, por kritere ligjore t\u00eb qarta dhe transparente. Kush e sheh amnistin\u00eb si dob\u00ebsi, ngat\u00ebrron nd\u00ebshkimin me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo amnisti nuk \u00ebsht\u00eb falje e shkeljes s\u00eb ligjit, por nj\u00eb shans i dyt\u00eb, i dh\u00ebn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, p\u00ebr ata q\u00eb mund dhe duhet t\u00eb rikthehen n\u00eb shoq\u00ebri dhe pran\u00eb familjeve t\u00eb tyre. Ne besojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb drejt\u00eb, jo p\u00ebr statistik\u00eb dhe as n\u00eb kurriz t\u00eb t\u00eb pamundurve, nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb nuk humbet kurr\u00eb humanizmin, dhe q\u00eb n\u00eb frym\u00eb dhe shpirt udh\u00ebhiqet nga standarde t\u00eb panegociueshme demokratike. Faleminderit dhe g\u00ebzuar festat.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<\/div>\n<div><\/div>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/gati-amnistia-penale-ministri-i-drejtesise-ja-kategorite-qe-perfitojne-ulje-dhe-lirim-nga-burgu\/\">Gati amnistia penale, ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb: Ja kategorit\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb ulje dhe lirim nga burgu<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare pritet t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb amnisti penale. Nism\u00ebn e ka komunikuar Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Besfort Lamallari p\u00ebrmes nj\u00eb video-mesazhi, ku zbulon edhe detaje nga kategorit\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb dhe sa \u00ebsht\u00eb numri. \u201cNga zbatimi i k\u00ebsaj amnistie n\u00eb vler\u00ebsimet paraprake t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve, rreth 380 persona do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb lirim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-60835","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60835","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60835"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60835\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60835"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60835"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60835"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}