{"id":60812,"date":"2025-12-28T15:48:26","date_gmt":"2025-12-28T15:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/28\/fshehja-e-implikimit-ne-gerdec-liri-berisha-e-zeza-si-nuk-i-thash-se-ka-baxhanak-berisha-e-kam-pikellim-qe-nuk-e-njoha-baxhanakun-a-degjon-spak-u\/"},"modified":"2025-12-28T15:48:26","modified_gmt":"2025-12-28T15:48:26","slug":"fshehja-e-implikimit-ne-gerdec-liri-berisha-e-zeza-si-nuk-i-thash-se-ka-baxhanak-berisha-e-kam-pikellim-qe-nuk-e-njoha-baxhanakun-a-degjon-spak-u","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/28\/fshehja-e-implikimit-ne-gerdec-liri-berisha-e-zeza-si-nuk-i-thash-se-ka-baxhanak-berisha-e-kam-pikellim-qe-nuk-e-njoha-baxhanakun-a-degjon-spak-u\/","title":{"rendered":"Fshehja e implikimit n\u00eb G\u00ebrdec, Liri Berisha: E zeza, si nuk i thash se ka baxhanak! Berisha: E kam pik\u00ebllim q\u00eb nuk e njoha baxhanakun! (A d\u00ebgjon SPAK-u?)"},"content":{"rendered":"<p>Nga Adriatik Doci\/<\/p>\n<p>G\u00ebrdeci, nj\u00eb nga historit\u00eb m\u00eb tragjike q\u00eb ka prodhuar korrupsioni n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, vijon t\u00eb mbetet nj\u00eb monument pand\u00ebshkueshm\u00ebrie. Sa m\u00eb shum\u00eb vite kalojn\u00eb nga shp\u00ebrthimi n\u00eb G\u00ebrdec, ku p\u00ebr pasoj\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn 26 qytetar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, shumica gra dhe f\u00ebmij\u00eb, u plagos\u00ebn e 300 t\u00eb tjer\u00eb, u shkat\u00ebrruan qindra sht\u00ebpi dhe 400 prona, roli i Sali Berish\u00ebs dhe i t\u00eb birit n\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes sa vjen e qart\u00ebsohet.<br \/>\nN\u00eb 17 shkurt 2007, Berisha dhe ministrat diskutojn\u00eb p\u00ebr miratimin enj\u00eb VKM-je p\u00ebr kontrat\u00ebn e demontimit t\u00eb municioneve n\u00eb G\u00ebrdec. N\u00eb 14 mars 2007, Berisha i delegon Fatmir Mediut, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb minist\u00ebr i Mbrojtjes, \u00e7\u00ebshtje e G\u00ebrdecit, duke i hapur rrug\u00eb asaj q\u00eb ndodhi nj\u00eb vit m\u00eb pas. Emri i Sali Berish\u00ebs dhe i Shk\u00eblzenin p\u00ebrmendej shpesh n\u00eb bisedat telefonike midis d\u00ebshmitarit ky\u00e7 t\u00eb G\u00ebrdecit, Kosta Trebicka dhe Efraim Diverolit, trafikantit t\u00eb arm\u00ebve nga Florida. Nga zbardhja e tabulateve telefonike, Efraim Diveroli deklaronte se Berisha dhe Shk\u00eblzeni jan\u00eb koka e mafies q\u00eb kontrollonin G\u00ebrdecin.<\/p>\n<p>Sekretarja e Aldo Bum\u00e7it, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb, ka d\u00ebshmuar p\u00ebr vizitat e Shk\u00eblzenit n\u00eb zyr\u00ebn e Bum\u00e7it dhe raportimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit te Shk\u00ebzleni. Pun\u00ebsimi dhe vdekja e baxhanakut t\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb G\u00ebrdec, Muhamet Hoxha, i mohuar publikisht nga Berisha, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr fakt komprometues. Takimet e Shk\u00eblzenit me Mediun dhe Kosta Trebick\u00ebn, eliminimi i Trebick\u00ebs dhe raporti i ish-Shefit t\u00eb Shtabit Luan Hoxha n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane se k\u00ebrc\u00ebnohej nga Shk\u00eblzeni q\u00eb t\u00eb mbyllte goj\u00ebn, e plot\u00ebsojn\u00eb m\u00eb tej rolin e familjes Berisha n\u00eb G\u00ebrdec.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij realiteti, tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Berisha, konkretisht Sali Berisha, Liri Berisha dhe Shk\u00eblzen Berisha kan\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarata t\u00eb dyshimta dhe kontradiktore p\u00ebr t\u00eb fshehur implikimin n\u00eb G\u00ebrdec. Deklaratat kan\u00eb ndryshuar n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb daljes s\u00eb fakteve dhe informacioneve t\u00eb reja. Kulmi i ishte mohimi i baxhanakut, ku n\u00eb sken\u00eb doli Liri Berisha, duke deklaruar se Berisha nuk ishte prezantuar asnj\u00ebher\u00eb me baxhanakun e tij q\u00eb punonte n\u00eb fabrik\u00ebn e demontimit t\u00eb arm\u00ebve n\u00eb G\u00ebrdec. Nd\u00ebrsa Berisha deklaron n\u00eb 19 mars 2008 n\u00eb Parlament se e kishte pik\u00ebllim se e kishte takuar baxhanakun.<\/p>\n<p>Po sjellim n\u00eb v\u00ebmendje disa nga deklaratat kontradiktore t\u00eb familjes Berisha p\u00ebr nj\u00eb nga krimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar, me p\u00ebrgjegj\u00ebs ende t\u00eb pand\u00ebshkuar. Seria e mashtrimeve nis dit\u00ebn e shp\u00ebrthimit, ku Berisha, duke lexuar emrat e viktimave t\u00eb para, ndryshon emrin e baxhanakut t\u00eb tij, nga Muhamet n\u00eb Mehmet. Sot, Sali Berisha pretendon se Edi Rama duhet jo vet\u00ebm t\u2019a njoh\u00eb baxhanakun e tij, por edhe duhet t\u00eb ket\u00eb urdh\u00ebruar tenderat e AKSHI-t n\u00eb favor t\u00eb tij. <\/p>\n<p>-15  mars 2008, Sali Berisha: Deri tani jan\u00eb identifikuar 3 viktima: Rajmonda Tudi, 40 vje\u00e7, Mehmet Hoxha, 59 vje\u00e7, Jetmir Kolloshi, 19 vje\u00e7, nd\u00ebrsa dy viktima jan\u00eb ende t\u00eb paidentifikuara\u2026\u201d.<br \/>\n-19 mars 2008, Sali Berisha: Un\u00eb, Sali Berisha, deklaroj k\u00ebtu para Parlamentit, para \u00e7do shqiptari se nuk kam pasur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike, absolute asnj\u00eb dijeni p\u00ebr poligonin e G\u00ebrdecit, sepse ligjet q\u00eb ju keni b\u00ebr\u00eb vet\u00eb, p\u00ebrjashtojn\u00eb totalisht Kryeministrin e vendit p\u00ebr vendndodhjen, dislokimin e reparteve ushtarake, sepse k\u00ebto ligje jan\u00eb k\u00ebtu. Ishte reparti i tankeve. Ju jeni fatk\u00ebqij se nuk i pyesni ish-kryeministrat tuaj q\u00eb i keni disa aty. Kryeministri di vet\u00ebm repartin q\u00eb viziton. Kaq di Kryeministri, sepse Kryeministri nuk ka asnj\u00eb tag\u00ebr as p\u00ebr vendndodhjet, as p\u00ebr vet\u00ebzhvendosjet e reparteve ushtarake. Ligjet e vendit, dislokimin e Forcave t\u00eb Armatosura, vendndodhjen e tyre ia japin Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, ministrit t\u00eb Mbrojtjes dhe Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb ligji dhe vet\u00ebm ky. Meqen\u00ebse ju doni t\u00eb dini k\u00ebt\u00eb, un\u00eb nuk mund t\u00eb marr asnj\u00eb vendim si Qeveri p\u00ebr asnj\u00eb vendndodhje, p\u00ebr asnj\u00eb dislokim, n\u00eb qoft\u00eb se p\u00ebrpara nuk ka nj\u00eb vendim p\u00ebr t\u2019i nxjerr\u00eb nga plani i shpalosjes s\u00eb forcave.<\/p>\n<p>-19 mars 2008, Sali Berisha: (Mohon dijenin\u00eb p\u00ebr G\u00ebrdecin, por i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr gazet\u00ebs The New York Times) \u2026 Kat\u00ebr muaj m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb gazetar q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb at\u00eb gazet\u00eb, n\u00eb New York Times, vjen n\u00eb Shqip\u00ebri, takon ministrin Fatmir Mediu dhe i thot\u00eb: \u201cZot\u00ebri, kam ardhur t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb hetim. Dua t\u00eb hetoj p\u00ebr nj\u00eb afer\u00eb arm\u00ebsh.\u201d Posi, i thot\u00eb ky, urdh\u00ebroni! \u00c7\u2019ishte kjo afer\u00eb? Afera e tregtimit t\u00eb arm\u00ebve me nj\u00eb kompani nga Florida\u2026. At\u00ebher\u00eb un\u00eb i b\u00ebj nj\u00eb let\u00ebr gazet\u00ebs, duke i th\u00ebn\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cT\u00eb nderuar zot\u00ebrinj, ky gazetar q\u00eb n\u00eb regjistrimin e dy njer\u00ebzve, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb ta korruptojn\u00eb me nj\u00eb prostitut\u00eb apo me 25 mij\u00eb dollar\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs tonin, k\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb si d\u00ebshmi.\u201d Un\u00eb t\u00eb inkurajoj t\u00eb botosh n\u00eb gazet\u00ebn t\u00ebnde dhe ku t\u00eb duash, \u00e7do fakt me t\u00eb cilin mund t\u00eb thelb\u00ebsosh, mund t\u00eb faktosh \u00e7do implikim t\u00eb Kryeministrit dhe t\u00eb djalit t\u00eb tij n\u00eb \u00e7do afer\u00eb, por jo k\u00ebt\u00eb. Botojeni! Kush t\u00eb doj\u00eb verifikime, jan\u00eb letrat n\u00eb zyr\u00ebn time. Tani, g\u00ebnjeu Diveroli? Absolutisht, jo! Diveroli nuk g\u00ebnjeu, por jam i bindur q\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebta mafioz\u00eb shqiptar\u00eb p\u00ebrdori emrin tim, si\u00e7 gjej \u00e7do muaj t\u00eb p\u00ebrdoret r\u00ebndom, kur shkojn\u00eb e paraqiten dhe thon\u00eb se kan\u00eb mb\u00ebshtetjen e Kryeministrit, por n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, tender s\u2019fiton kush, dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim q\u00eb thua ti. Ai q\u00eb fiton tender, t\u00eb jesh i bindur, ai merr d\u00ebnimin mbrapa.<\/p>\n<p>-19 mars 2008, Sali Berisha p\u00ebr baxhanakun: Kunata ime ka pasur nj\u00eb problem familjar t\u00eb vetin me nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, me shum\u00eb halle. Ka pasur nj\u00eb divorc para shum\u00eb vitesh. Ka ndenjur n\u00eb Angli n\u00eb emigracion p\u00ebr 8 vjet dhe \u00ebsht\u00eb kthyer, si\u00e7 e di un\u00eb, n\u00eb shtator me nj\u00eb bashk\u00ebshort, t\u00eb cilin un\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, dhe ndiej keqardhje, nuk e takova dot asnj\u00ebher\u00eb. Ju them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, e kam pik\u00ebllim dhe m\u00eb vjen keq. Kjo \u00ebsht\u00eb historia e nj\u00eb njeriu q\u00eb shkoi p\u00ebr t\u00eb siguruar buk\u00ebn e goj\u00ebs dhe mbeti si viktimat e tjera.<\/p>\n<p>-15 prill 2008: Liri Berisha: Problemi ishte se ai nuk pati rastin ta takonte asnj\u00ebher\u00eb. Ata (motra me t\u00eb shoqin q\u00eb vdiq n\u00eb G\u00ebrdec), kishin vet\u00ebm tre muaj q\u00eb kishin ardhur. Saliu lexonte emrin aty dhe un\u00eb thosha \u201ce zeza, si nuk e kemi th\u00ebn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>-Mars 2008, Shk\u00eblzen Berisha: \u201cE gjith\u00eb dijenia ime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb konsiston n\u00eb k\u00ebt\u00eb episod: Gjat\u00eb ver\u00ebs (data nuk m\u00eb kujtohet), nj\u00eb miku im m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb prisja n\u00eb takim nj\u00eb person t\u00eb quajtur Kosta Trebicka, p\u00ebr nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit. N\u00eb vijim, n\u00eb prani t\u00eb mikut tim, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb fundit, kam takuar Z.Trebicka. Duke mu prezantuar, Z. Trebicka m\u00eb sqaroi se ishte pronar i nj\u00eb kompanie Shqiptare q\u00eb pretendonte t\u00eb n\u00ebnkontraktohej nga nj\u00eb kompani amerikane, e cila kishte kontrate me Ministrin\u00eb e Mbrojtjes. Z. Trebicka ngriti pretendimin se p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i kompanis\u00eb amerikane i kishte th\u00ebn\u00eb atij se un\u00eb i kisha k\u00ebrkuar kompanis\u00eb amerikane q\u00eb t\u00eb mos zgjidhte p\u00ebr n\u00ebnkontraktor Z. Trebicka, por nj\u00eb kompani tjet\u00ebr. N\u00eb prani t\u00eb personit q\u00eb e shoq\u00ebronte, i thash\u00eb Z. Trebicka se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ishte e pav\u00ebrtet\u00eb; se un\u00eb kurr\u00eb nuk e kisha njohur shtetasin amerikan p\u00ebr te cilin behej fjale; dhe se kurr\u00eb nuk i kam sugjeruar atij ose ndonj\u00eb tjetri lidhjen ose jo te kontratave n\u00eb nj\u00eb sfere te tille aktiviteti. I bindur se kjo ishte thjesht nj\u00eb trillim, ose n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nj\u00eb keqkuptim, i k\u00ebrkova z.Trebicka ballafaqim me shtetasin amerikan t\u00eb cilit ai i referohej. Z. Trebicka m\u00eb tha se ishte i bindur q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb spekulim dhe u largua pa organizuar kurr\u00eb nj\u00eb ballafaqim t\u00eb till\u00eb. Kjo ishte hera e par\u00eb dhe e fundit q\u00eb un\u00eb kam takuar z. Trebicka. E gjith\u00eb kjo bised\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb prani t\u00eb personit, i cili me kishte k\u00ebrkuar nj\u00eb takim p\u00ebr z. Trebicka\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/fshehja-e-implikimit-ne-gerdec-liri-berisha-e-zeza-si-nuk-i-thash-se-ka-baxhanak-berisha-e-kam-pikellim-qe-nuk-e-njoha-baxhanakun-a-degjon-spak-u\/\">Fshehja e implikimit n\u00eb G\u00ebrdec, Liri Berisha: E zeza, si nuk i thash se ka baxhanak! Berisha: E kam pik\u00ebllim q\u00eb nuk e njoha baxhanakun! (A d\u00ebgjon SPAK-u?)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Adriatik Doci\/ G\u00ebrdeci, nj\u00eb nga historit\u00eb m\u00eb tragjike q\u00eb ka prodhuar korrupsioni n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, vijon t\u00eb mbetet nj\u00eb monument pand\u00ebshkueshm\u00ebrie. Sa m\u00eb shum\u00eb vite kalojn\u00eb nga shp\u00ebrthimi n\u00eb G\u00ebrdec, ku p\u00ebr pasoj\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn 26 qytetar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, shumica gra dhe f\u00ebmij\u00eb, u plagos\u00ebn e 300 t\u00eb tjer\u00eb, u shkat\u00ebrruan qindra sht\u00ebpi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-60812","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60812","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60812"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60812\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60812"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60812"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60812"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}