{"id":60794,"date":"2025-12-28T13:48:23","date_gmt":"2025-12-28T13:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/28\/gruaja-me-e-bukur-e-shekullit-xx-shuhet-ikona-franceze-e-kinemase-brigitte-bardot\/"},"modified":"2025-12-28T13:48:23","modified_gmt":"2025-12-28T13:48:23","slug":"gruaja-me-e-bukur-e-shekullit-xx-shuhet-ikona-franceze-e-kinemase-brigitte-bardot","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/28\/gruaja-me-e-bukur-e-shekullit-xx-shuhet-ikona-franceze-e-kinemase-brigitte-bardot\/","title":{"rendered":"Gruaja m\u00eb e bukur e shekullit XX! Shuhet ikona franceze e kinemas\u00eb Brigitte Bardot"},"content":{"rendered":"<p>Aktorja dhe k\u00ebng\u00ebtarja franceze Brigitte Bardot, nj\u00eb nga figurat m\u00eb emblematike t\u00eb kinemas\u00eb europiane, e cil\u00ebsuar si gruaja m\u00eb e bukur e shekullit XX, ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 91-vje\u00e7are. Lajmi p\u00ebr vdekjen e saj u konfirmua nga fondacioni q\u00eb ajo vet\u00eb kishte krijuar, duke mbyllur k\u00ebshtu kapitullin e fundit t\u00eb nj\u00eb jete t\u00eb jetuar me intensitet ekstrem, mes adhurimit, polemikave dhe vetmis\u00eb s\u00eb zgjedhur. Ajo u shnd\u00ebrrua n\u00eb simbolin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb sensualitetit gjat\u00eb viteve 1950 dhe 1960, p\u00ebrpara se t\u00eb largohej nga industria e filmit dhe t\u2019i p\u00ebrkushtohej aktivizmit p\u00ebr mbrojtjen e kafsh\u00ebve, si dhe angazhimeve politike duke shkaktuar shum\u00eb polemika.<\/p>\n<p>Brigitte Anne-Marie Bardot, ose thjesht B.B., ishte nj\u00eb nga ato figura q\u00eb nuk kishin nevoj\u00eb p\u00ebr mbiem\u00ebr. Mjaftonin dy iniciale p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbledhur nj\u00eb mit si ajo: bukuri, liri, provokim dhe rebeliz\u00ebm. \u201cKam qen\u00eb shum\u00eb e lumtur, shum\u00eb e bukur, shum\u00eb e pasur, por edhe shum\u00eb e famshme dhe shum\u00eb e palumtur\u201d, pat th\u00ebn\u00eb dikur ajo, nj\u00eb fjali q\u00eb p\u00ebrmbledh m\u00eb s\u00eb miri jet\u00ebn e saj publike, t\u00eb p\u00ebrjetuar me shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse q\u00eb nga adoleshenca deri n\u00eb prag t\u00eb t\u00eb dyzetave.<\/p>\n<p>E lindur n\u00eb Paris n\u00eb vitin 1934, Bardot u rrit n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb pasur dhe tradicionale. N\u00ebna e saj, e rrept\u00eb dhe ambicioze, e shtyu drejt baletit, disiplin\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Brigitte shk\u00eblqeu q\u00eb her\u00ebt, duke fituar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb Conservatoire de Paris. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, nisi karrier\u00ebn si modele dhe, n\u00eb mosh\u00ebn 15-vje\u00e7are, u shfaq n\u00eb kopertin\u00ebn e revist\u00ebs Elle \u2013 nj\u00eb fotografi q\u00eb do t\u2019i hapte dyert e kinemas\u00eb.<\/p>\n<p>Takimi me regjisorin Roger Vadim do t\u00eb ishte vendimtar, si n\u00eb art ashtu edhe n\u00eb jet\u00eb. Ata u martuan n\u00eb vitin 1952 dhe bashk\u00ebpunimi i tyre kulmoi me filmin And God Created \u00cboman (1956), vepra q\u00eb e shnd\u00ebrroi Bardot n\u00eb ikon\u00eb bot\u00ebrore. Roli i saj si nj\u00eb vajz\u00eb e lir\u00eb, e \u00e7liruar seksualisht, n\u00eb Saint-Tropez, tronditi normat morale t\u00eb koh\u00ebs dhe e vendosi at\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit kulturor nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet \u201950 dhe \u201960, Bardot ishte fytyra e nj\u00eb feminiteti t\u00eb ri. Ajo nuk luante thjesht role \u2013 ajo p\u00ebrmbyste modele. Punoi me regjisor\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj si Louis Malle, Jean-Luc Godard dhe Henri-Georges Clouzot, duke l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb filma si The Truth, Very Private Affair dhe Contempt. Frym\u00ebzoi shkrimtar\u00eb, filozof\u00eb dhe artist\u00eb; Simone de Beauvoir e p\u00ebrshkroi si \u201cgruan m\u00eb t\u00eb \u00e7liruar t\u00eb Franc\u00ebs\u201d, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1969 Bardot u zgjodh modeli i par\u00eb real p\u00ebr Marianne, simbolin e Republik\u00ebs Franceze.<\/p>\n<p>Por fama pati edhe an\u00ebn e err\u00ebt. Jeta private e Bardot u shnd\u00ebrrua n\u00eb objekt ndjekjeje obsesive nga paparac\u00ebt. Marr\u00ebdh\u00ebniet sentimentale, martesat dhe m\u00ebm\u00ebsia u shoq\u00ebruan me dhimbje t\u00eb thella dhe kriza personale. Ajo e p\u00ebrjetoi fam\u00ebn si nj\u00eb burg dhe, n\u00eb vitin 1974, pak para se t\u00eb mbushte 40 vje\u00e7, vendosi t\u00eb largohej p\u00ebrgjithmon\u00eb nga kinemaja.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ai moment, Brigitte Bardot zgjodhi nj\u00eb tjet\u00ebr rrug\u00eb. U t\u00ebrhoq n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj n\u00eb La Madrague, pran\u00eb Saint-Tropez, dhe ia kushtoi jet\u00ebn mbrojtjes s\u00eb kafsh\u00ebve. ThemeloI Fondacionin Brigitte Bardot, duke shitur edhe bizhuterit\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb financuar kauz\u00ebn. Protestoi kund\u00ebr gjuetis\u00eb s\u00eb fokave, vrasjes s\u00eb kafsh\u00ebve dhe praktikave q\u00eb ajo i konsideronte \u00e7njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs e kthyen Bardot n\u00eb figur\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb polemike. Q\u00ebndrimet e saj politike, kritikat ndaj emigracionit dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebn ekstreme franceze i soll\u00ebn d\u00ebnime p\u00ebr nxitje t\u00eb urrejtjes dhe e ndan\u00eb opinionin publik. Ajo mbeti besnike vetes, pa k\u00ebrkuar kompromis, edhe kur kjo e largoi nga admirimi i dikursh\u00ebm.<\/p>\n<p>Brigitte Bardot u martua kat\u00ebr her\u00eb, pati dashuri t\u00eb bujshme dhe nj\u00eb karrier\u00eb muzikore paralele, p\u00ebrfshir\u00eb bashk\u00ebpunimin legjendar me Serge Gainsbourg. Por mbi t\u00eb gjitha, ajo mbetet simbol i nj\u00eb epoke kur kinemaja guxoi t\u00eb sfidoj\u00eb moralin dhe nj\u00eb grua guxoi t\u00eb jetoj\u00eb pa k\u00ebrkuar leje.<\/p>\n<p>\u201cSot B.B. ka vdekur. Ajo ishte vet\u00ebm nj\u00eb imazh. Tani jam nj\u00eb tjet\u00ebr person\u201d, pat th\u00ebn\u00eb ajo n\u00eb prag t\u00eb 80-vjetorit. Ndoshta pjes\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs e jetoi ashtu si\u00e7 donte: larg dritave t\u00eb fam\u00ebs, mes kafsh\u00ebve, n\u00eb vetmi n\u00eb Saint-Tropez e saj t\u00eb dashur.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/gruaja-me-e-bukur-e-shekullit-xx-shuhet-ikona-franceze-e-kinemase-brigitte-bardot\/\">Gruaja m\u00eb e bukur e shekullit XX! Shuhet ikona franceze e kinemas\u00eb Brigitte Bardot<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aktorja dhe k\u00ebng\u00ebtarja franceze Brigitte Bardot, nj\u00eb nga figurat m\u00eb emblematike t\u00eb kinemas\u00eb europiane, e cil\u00ebsuar si gruaja m\u00eb e bukur e shekullit XX, ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 91-vje\u00e7are. Lajmi p\u00ebr vdekjen e saj u konfirmua nga fondacioni q\u00eb ajo vet\u00eb kishte krijuar, duke mbyllur k\u00ebshtu kapitullin e fundit t\u00eb nj\u00eb jete t\u00eb jetuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-60794","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60794","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60794"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60794\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60794"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60794"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60794"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}