{"id":60592,"date":"2025-12-27T10:13:57","date_gmt":"2025-12-27T10:13:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/27\/sulmet-digjitale-ne-2025-me-te-sofistikuara-dhe-me-te-organizuara\/"},"modified":"2025-12-27T10:13:57","modified_gmt":"2025-12-27T10:13:57","slug":"sulmet-digjitale-ne-2025-me-te-sofistikuara-dhe-me-te-organizuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/27\/sulmet-digjitale-ne-2025-me-te-sofistikuara-dhe-me-te-organizuara\/","title":{"rendered":"Sulmet digjitale n\u00eb 2025: M\u00eb t\u00eb sofistikuara dhe m\u00eb t\u00eb organizuara"},"content":{"rendered":"<p>Sulmet digjitale n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb ardhur duke u sofistikuar p\u00ebrgjat\u00eb 12 muajve t\u00eb fundit. Shpeshher\u00eb ato ndodhin n\u00eb forma t\u00eb fshehta, por pasojat n\u00eb integritetin e t\u00eb dh\u00ebnave apo sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb dukshme dhe problematike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb monitorim i BIRN p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn digjitale n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr periudh\u00ebn kohore shtator 2024-gusht 2025 identifikoi 115 shkelje n\u00eb total, ku kryesojn\u00eb p\u00ebrmbajtjet e d\u00ebmshme dhe sjelljet k\u00ebrc\u00ebnuese, t\u00eb ndjekura nga shkeljet e t\u00eb drejtave ekonomike dhe aseteve digjitale.<\/p>\n<p>M\u00eb t\u00eb prekurit nga k\u00ebto shkelje jan\u00eb qytetar\u00ebt dhe grupet e aktivist\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb autor\u00ebt e k\u00ebtyre sulmeve jan\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb paidentifikuar.<\/p>\n<p>Transferimi i pothuajse t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimeve publike n\u00eb platform\u00ebn digjitale qeveritare \u201ce-Albania\u201d p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar jo vet\u00ebm me avantazhe p\u00ebr qytetar\u00ebt, por edhe me rrisqe p\u00ebrsa i p\u00ebrket mbrojtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tyre personale.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve, shkeljet digjitale m\u00eb t\u00eb rrezikshme jan\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb sulmet ndaj infrastrukturave kritike t\u00eb vendit, dezinformimin dhe manipulimin zgjedhor, mashtrimet financiare digjitale, si edhe sulmet online ndaj aktivist\u00ebve dhe gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Orkidea Xhaferaj, hulumtuese dhe drejtuese e Departamentit t\u00eb Politikave Digjitale dhe Inovacionit pran\u00eb SCiDEV, i tha BIRN se prej vitesh ka nj\u00eb trend rrit\u00ebs t\u00eb sulmeve kibernetike n\u00eb Shqip\u00ebri, gj\u00eb q\u00eb reflekton trendin global apo tranformimin digjital q\u00eb po ndodh n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cSulmet ndaj infrastrukturave kritike jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikshmet, pasi impaktojn\u00eb sh\u00ebrbimet publike, dhe s\u00eb dyti sigurojn\u00eb akses t\u00eb keqb\u00ebr\u00ebsve n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat personale dhe sensitive t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb mas\u00eb,\u201d i tha BIRN Orkidea Xhaferaj, duke p\u00ebrmendur si shembull sulmin ndaj Bashkis\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb qershor 2025, q\u00eb la pa sh\u00ebrbim mij\u00ebra qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>Daniel Prroni, hulumtues pran\u00eb Institutit p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim (IDM) shtoi m\u00eb tej se nj\u00eb tjet\u00ebr trend shkeljesh digjitale n\u00eb 2025 konsiston pik\u00ebrisht n\u00eb p\u00ebrhapjen e dezinformimit gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb tjet\u00ebr rrezik gjat\u00eb k\u00ebtij viti ka qen\u00eb p\u00ebrhapja e dezinformimit dhe manipulimit t\u00eb informacionit, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore p\u00ebrmes p\u00ebrmbajtjeve t\u00eb gjeneruara me AI, pa etiketime apo transparenc\u00eb, dhe p\u00ebrdorimin t\u00eb bot-eve p\u00ebr t\u00eb amplifikuar mesazhe politike\u201d, i tha BIRN Daniel Prroni.<\/p>\n<p>Fushata zgjedhore e zgjedhjeve parlamentare t\u00eb Majit 2025 u karakterizua nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh etike n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn online.<\/p>\n<p>Edhe pse partit\u00eb kryesore t\u00eb vendit n\u00ebnshkruan Kodin e Etik\u00ebs p\u00ebr Fushat\u00ebn Digjitale, shumica e tyre p\u00ebrdor\u00ebn dhe shp\u00ebrndan\u00eb video t\u00eb gjeneruara me Inteligjenc\u00eb Artificiale q\u00eb pat\u00ebn si efekt bulliz\u00ebm kibernetik dhe dezinformim ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. Gjithashtu m\u00eb shum\u00eb se 50 faqe t\u00eb ndryshme anonime online u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr propagand\u00eb politike.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt pranojn\u00eb gjithashtu se gjat\u00eb vitit 2025 t\u00eb dh\u00ebnat personale dhe financiare t\u00eb qytetar\u00ebve jan\u00eb ndikuar ndjesh\u00ebm prej nj\u00eb serie sulmesh \u201cphishing\u201d q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnjestruar financat e tyre, sulme t\u00eb sofistikuara t\u00eb cilat kamuflohen sikur vijn\u00eb prej institucione reale t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cMashtrimet digjitale dhe sulmet \u2018phishing\u2019 jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u dalluar nga komunikimet legjitime t\u00eb institucioneve apo operator\u00ebve ekonomik legjitim p\u00ebrmes imitimit t\u00eb domain-eve t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore dhe kompanive private\u201d, i tha BIRN hulumtuesi i IDM, Daniel Prroni.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb konfirmon edhe ekspertja Xhaferaj, sipas t\u00eb cil\u00ebs skemat e mashtrimit financiar kan\u00eb impakt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cShitja apo rrjedhja e t\u00eb dh\u00ebnave personale nga sulmet phishing ndaj qytetar\u00ebve rrit vulnerabilitetet p\u00ebr sulme t\u00eb tjera ndaj tyre\u201d, i tha BIRN Orkidea Xhaferaj.<\/p>\n<p>Autoriteti Komb\u00ebtar i Siguris\u00eb Kibernetike (AKSK) ka paralajm\u00ebruar disa her\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb tregohen t\u00eb kujdessh\u00ebm ndaj k\u00ebtyre tentativave t\u00eb mashtrimit q\u00eb targetojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat dhe financat e tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kategori tjet\u00ebr q\u00eb jan\u00eb prekur nga shkeljet n\u00eb sfer\u00ebn digjitale jan\u00eb aktivist\u00ebt e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, gazetar\u00ebt, apo an\u00ebtar\u00ebt e komuniteteve vulnerab\u00ebl, q\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr e sulmeve t\u00eb cilat jo pak her\u00eb konsistojn\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime me jet\u00eb apo fushata lin\u00e7imi q\u00eb ndikojn\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb mir\u00ebq\u00ebnien e k\u00ebtyre personave.<\/p>\n<p>Sipas Indeksit Bot\u00ebror t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit, Shqip\u00ebria renditet e 80 nga 180 vende, duke u theksuar se gazetar\u00ebt jan\u00eb viktima t\u00eb akteve t\u00eb indimidimit nga politikan\u00ebt dhe krimi i organizuar.<\/p>\n<p>Prroni i tha BIRN se k\u00ebto sulme ndaj aktivist\u00ebve apo gazetar\u00ebve vijojn\u00eb t\u00eb mbeten nj\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrc\u00ebnimet dhe bullizmi kibernetik gjithashtu kan\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nj\u00eb volum t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shkeljeve. Qytetar\u00ebt e angazhuar n\u00eb publik dhe grupet e margjinalizuara jan\u00eb sulmuar vazhdimisht online, shpesh nga njer\u00ebz t\u00eb paidentifikuar\u201d, tha Prroni p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb thelb, k\u00ebto sulme kan\u00eb synuar t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb klim\u00eb frike dhe presioni q\u00eb nxit vet\u00ebcensur\u00ebn e gazetar\u00ebve dhe shkurajon pjes\u00ebmarrjen e qytetar\u00ebve n\u00eb jet\u00eb publike\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt jan\u00eb t\u00eb mendimit se nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi i qytetar\u00ebve ndaj k\u00ebtyre sulmeve \u00ebsht\u00eb hapi ky\u00e7 n\u00eb adresimin e k\u00ebsaj situate.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrgjegj\u00ebsimi dhe rritja e kapaciteteve t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr phishing dhe mashtrimet online mbetet ky\u00e7 p\u00ebr adresimin e situat\u00ebs\u201d, i tha BIRN Xhaferaj.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se edhe forcimi i kapaciteteve t\u00eb mbrojtjes kibernetike vendore duhet t\u00eb jet\u00eb prioritet p\u00ebr mbrojtjen e infrastrukturave lokale dhe t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Edhe hulumtuesi Prroni nga IDM theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb legjislacionit me mekanizma m\u00eb efektive hetimi kund\u00ebr mashtrimeve digjitale apo harmonizimin me rregulloret e BE-s\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket p\u00ebrdorimin t\u00eb platformave digjitale.<\/p>\n<p>\u201cNevojiten p\u00ebrmir\u00ebsime thelb\u00ebsore t\u00eb legjislacionit kund\u00ebr mashtrimeve digjitale dhe mekanizma m\u00eb efektiv\u00eb hetimi\u201d, i tha BIRN Prroni.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu duhet punuar p\u00ebr harmonizimin e akteve t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb rregullojn\u00eb mjedisin digjital, posa\u00e7\u00ebrisht DSA-s\u00eb n\u00eb lidhje me sjelljen e platformave digjitale dhe Aktin e Inteligjenc\u00ebs Artificiale n\u00eb lidhje me p\u00ebrdorimin dhe p\u00ebrhapjen e materialeve t\u00eb gjeneruara nga AI\u201d, p\u00ebrfundoi ai.\/ <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/12\/27\/sulmet-digjitale-ne-2025-me-te-sofistikuara-dhe-me-te-organizuara\/\">BIRN<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/27\/sulmet-digjitale-ne-2025-me-te-sofistikuara-dhe-me-te-organizuara\/\">Sulmet digjitale n\u00eb 2025: M\u00eb t\u00eb sofistikuara dhe m\u00eb t\u00eb organizuara<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sulmet digjitale n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb ardhur duke u sofistikuar p\u00ebrgjat\u00eb 12 muajve t\u00eb fundit. Shpeshher\u00eb ato ndodhin n\u00eb forma t\u00eb fshehta, por pasojat n\u00eb integritetin e t\u00eb dh\u00ebnave apo sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb dukshme dhe problematike. Nj\u00eb monitorim i BIRN p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn digjitale n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr periudh\u00ebn kohore shtator 2024-gusht 2025 identifikoi 115 shkelje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-60592","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60592","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60592"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60592\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60592"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60592"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60592"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}