{"id":60452,"date":"2025-12-26T15:48:47","date_gmt":"2025-12-26T15:48:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/26\/turqia-i-dhuroi-shqiperise-avion-qeveritar-zbardhet-marreveshja-mes-dy-vendeve-2\/"},"modified":"2025-12-26T15:48:47","modified_gmt":"2025-12-26T15:48:47","slug":"turqia-i-dhuroi-shqiperise-avion-qeveritar-zbardhet-marreveshja-mes-dy-vendeve-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/26\/turqia-i-dhuroi-shqiperise-avion-qeveritar-zbardhet-marreveshja-mes-dy-vendeve-2\/","title":{"rendered":"Turqia i dhuroi Shqip\u00ebris\u00eb avion qeveritar, zbardhet marr\u00ebveshja mes dy vendeve!"},"content":{"rendered":"<p>Turqia i ka dhuruar Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb avion qeveritar me vler\u00eb rreth 11.9 milion\u00eb dollar\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb forcimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike dhe bashk\u00ebpunimit strategjik mes dy vendeve. Marr\u00ebveshja mes dy vendeve, e cila \u00ebsht\u00eb zbardhur e plot\u00eb nga mediat turke, tregon detajet se si do t\u00eb funksionoj\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas marr\u00ebveshjes, e cila detajohet n\u00eb Nenin 14 t\u00eb dokumentit zyrtar, Shqip\u00ebria si P\u00ebrfitues i avionit detyrohet q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 24-mujore pas dor\u00ebzimit, ose deri n\u00eb kryerjen e rishikimit t\u00eb madh teknik t\u00eb par\u00eb (cilado q\u00eb ndodh m\u00eb her\u00ebt), t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb fuqi sigurimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore p\u00ebr avionin me kostot e veta.<\/p>\n<p>Sipas marr\u00ebveshjes, sigurimi i avionit do t\u00eb duhet t\u00eb mbuloj\u00eb nj\u00eb d\u00ebm deri n\u00eb 1 miliard dollar\u00eb, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb rast aksidenti, d\u00ebmi financiar ndaj pal\u00ebve t\u00eb treta mund t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblehet deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb. N\u00eb marr\u00ebveshje thuhet se \u201cky sigurim do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb dhuruesin dhe pal\u00ebt e mbrojtura nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia si persona t\u00eb siguruar shtes\u00eb, me nj\u00eb limit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb kombinuar prej jo m\u00eb pak se 1.000.000.000 dollar\u00eb amerikan\u00eb (nj\u00eb miliard USD)\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb marr\u00ebveshje thuhet se Forcat e Armatosura t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet teknike, administrative dhe buxhetore lidhur me Aeroplanin. \u201cP\u00ebr t\u00eb shmangur \u00e7do paqart\u00ebsi, Aeroplani nuk do t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr q\u00ebllime ushtarake n\u00ebn asnj\u00eb rrethan\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Avioni Airbus A319 VIP, i konfiguruar p\u00ebr p\u00ebrdorim qeveritar dhe i operuar m\u00eb her\u00ebt nga Turkish Airlines, do t\u2019i kaloj\u00eb shtetit shqiptar pa asnj\u00eb kosto financiare, nd\u00ebrsa shpenzimet e transferimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb do t\u00eb mbulohen nga pala turke.<\/p>\n<p>Avioni ka nj\u00eb pesh\u00eb maksimale 75,900 kg, fuqizohet nga dy motor\u00eb CFM56-5B7\/P me mbi 7,000 cikle t\u00eb mbetura secili dhe p\u00ebrdoret shpesh n\u00eb flota qeveritare e diplomatike, p\u00ebrfshir\u00eb vende t\u00eb NATO-s. Marr\u00ebveshja synon t\u00eb thelloj\u00eb partneritetin institucional mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Turqis\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fushat e aviacionit civil, mbrojtjes dhe bashk\u00ebpunimit teknik.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga marr\u00ebveshja p\u00ebr sigurimit t\u00eb avionit<\/p>\n<p>NENI 14-P\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej nj\u00ebzet e kat\u00ebr (24) muajsh pas dor\u00ebzimit ose deri n\u00eb rishikimin e madh t\u00eb radh\u00ebs t\u00eb aeroplanit (cilado prej k\u00ebtyre q\u00eb ndodh e para), P\u00ebrfituesi, me shpenzimet e veta, do t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb fuqi (ose do t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb \u00e7do bler\u00ebs, qiramarr\u00ebs apo operator pasardh\u00ebs i aeroplanit t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb fuqi) sigurimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore p\u00ebr aeroplanin, i cili mbulon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ndaj pal\u00ebve t\u00eb treta, pasagjer\u00ebve, bagazheve, ngarkes\u00ebs, post\u00ebs, si dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjithshme ligjore ndaj pal\u00ebve t\u00eb treta (duke p\u00ebrfshir\u00eb mbulimin p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ndaj produkteve).<\/p>\n<p>Ky sigurim do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb Dhuruesin dhe Pal\u00ebt e mbrojtura nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia si persona t\u00eb siguruar shtes\u00eb, me nj\u00eb limit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb kombinuar prej jo m\u00eb pak se 1.000.000.000 dollar\u00eb amerikan\u00eb (nj\u00eb miliard USD), dhe P\u00ebrfituesi do t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga \u00e7do e drejt\u00eb e subrogimit kundrejt Pal\u00ebve t\u00eb mbrojtura nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia. P\u00ebrfituesi do t\u2019i dor\u00ebzoj\u00eb Dhuruesit certifikatat e sigurimit q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se mbulimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe, dhe polica e sigurimit do t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb dispozitat e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>a. Q\u00eb sigurimi nuk do t\u00eb anulohet dhe nuk do t\u00eb ndryshohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme para p\u00ebrfundimit t\u00eb nj\u00eb periudhe prej tridhjet\u00eb (30) dit\u00ebsh nga datu e njoftimit t\u00eb anulimit ose ndryshimit nga ana e siguruesve, ose para p\u00ebrfundimit t\u00eb nj\u00eb periudhe prej shtat\u00eb (7) dit\u00ebsh n\u00eb rastet q\u00eb lidhen me rreziqe lufte dhe ngjarje t\u00eb nd\u00ebrlidhura me to<\/p>\n<p>b. Mbulimi q\u00eb ofrohet nga polica e sigurimit p\u00ebr secil\u00ebn nga s\u00ebt e mbrojtura nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk do t\u00eb shpallet i pavlefsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb ndonj\u00eb veprimi apo mosveprimi (p\u00ebrfshir\u00eb deklarime t\u00eb pasakta ose fshehje informacioni) t\u00eb ndonj\u00eb personi ose pale tjet\u00ebr q\u00eb shkakton shkelje t\u00eb ndonj\u00eb kushti, afati ose garancie t\u00eb polic\u00ebs, me kusht q\u00eb ky veprim apo mosveprim t\u00eb mos jet\u00eb kryer, ndihmuar apo miratuar me dijeni nga ndonj\u00eb prej Pal\u00ebve t\u00eb mbrojtura nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia.<\/p>\n<p>c. Sigurimi duhet t\u00eb siguroj\u00eb mbulim n\u00eb shkall\u00eb bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>d. Pal\u00ebt e mbrojtura nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk do t\u00eb ken\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e primeve t\u00eb sigurimit, dhe siguruesit heqin dor\u00eb nga \u00e7do e drejt\u00eb p\u00ebr zbritje, kund\u00ebrk\u00ebrkes\u00eb apo kompensim ndaj ndonj\u00ebr\u00ebs prej Pal\u00ebve t\u00eb mbrojtura nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia.<\/p>\n<p>e. Sigurimi p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi do t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb nj\u00eb klauzol\u00eb ndarjeje, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrcaktohet se secili person i siguruar g\u00ebzon t\u00eb nj\u00ebjtin nivel mbrojtjeje sikur polica t\u00eb ishte l\u00ebshuar individualisht p\u00ebr secilin, me p\u00ebrjashtim t\u00eb kufirit maksimal t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb siguruesit.<\/p>\n<p>f. Sigurimi p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi do t\u00eb jet\u00eb sigurim par\u00ebsor, pa t\u00eb drejt\u00eb kontributi apo kompensimi nga ndonj\u00eb sigurim tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb Pal\u00ebve t\u00eb mbrojtura nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/turqia-i-dhuroi-shqiperise-avion-qeveritar-zbardhet-marreveshja-mes-dy-vendeve-2\/\">Turqia i dhuroi Shqip\u00ebris\u00eb avion qeveritar, zbardhet marr\u00ebveshja mes dy vendeve!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Turqia i ka dhuruar Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb avion qeveritar me vler\u00eb rreth 11.9 milion\u00eb dollar\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb forcimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike dhe bashk\u00ebpunimit strategjik mes dy vendeve. Marr\u00ebveshja mes dy vendeve, e cila \u00ebsht\u00eb zbardhur e plot\u00eb nga mediat turke, tregon detajet se si do t\u00eb funksionoj\u00eb. Sipas marr\u00ebveshjes, e cila detajohet n\u00eb Nenin 14 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-60452","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60452","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60452"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60452\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60452"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60452"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60452"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}