{"id":60414,"date":"2025-12-26T13:48:21","date_gmt":"2025-12-26T13:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/26\/berisha-po-humb-terren-ndaj-salianjit-foltore-neper-katunde\/"},"modified":"2025-12-26T13:48:21","modified_gmt":"2025-12-26T13:48:21","slug":"berisha-po-humb-terren-ndaj-salianjit-foltore-neper-katunde","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/26\/berisha-po-humb-terren-ndaj-salianjit-foltore-neper-katunde\/","title":{"rendered":"Berisha po humb terren ndaj Salianjit, \u201cFoltore\u2019 n\u00ebp\u00ebr katunde"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>Sali Berisha u ka dh\u00ebn\u00eb fund dilemave t\u00eb p\u00ebrplasjes n\u00eb PD me an\u00ebtarin e kryesis\u00eb Ervin Salianji, i cili kishte k\u00ebrkuar q\u00eb procesi i reformimit dhe ringritjes s\u00eb partis\u00eb, pas humbjes rr\u00ebnuese n\u00eb t\u00eb gjitha zgjedhjet e zhvilluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nga viti 2013 e k\u00ebtej, t\u00eb filloj\u00eb nga sakrifikimi i Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Flamur Noka!<\/p>\n<p>Kreu demokrat i ka r\u00ebn\u00eb shkurt n\u00eb zgjedhjen e tij. Mes Flamur Nok\u00ebs besnik i paepur ndaj tij, q\u00eb sillet dhe vepron vet\u00ebm me urdh\u00ebr t\u00eb tij pavar\u00ebsisht q\u00eb nuk t\u00eb sjell kok\u00ebrr vote n\u00eb asnj\u00eb pal\u00eb zgjedhje, p\u00ebrkundrazi me tonet q\u00eb p\u00ebrdor largon dhe ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb thekur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb parti, dhe Ervin Salianjit q\u00eb nuk vihet n\u00eb rresht fort kollaj por q\u00eb ka mb\u00ebshtetje duke dh\u00ebn\u00eb rezultat aty ku ka shkuar, ka zgjedhur t\u00eb parin! Salianjin e quan t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrjeshtuar, nj\u00eb histori kjo q\u00eb ka plot 35 vite q\u00eb d\u00ebgjohet n\u00eb PD, sa her\u00eb q\u00eb Berisha, i nj\u00ebjti kryetar, zbulon \u2018grupe armiq\u00ebsore\u2019 n\u00eb parti!<\/p>\n<p>\u2018Faji\u2019 i vet\u00ebm i Salianjit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb raport me PD, \u00ebsht\u00eb se, ka k\u00ebrkuar nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb rr\u00ebnimit t\u00eb PD, ka k\u00ebrkuar reformim dhe ringritje t\u00eb saj p\u00ebrmes sjelljes n\u00eb krye t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetje jo vfet\u00ebm n\u00eb PD por dhe n\u00eb komunitet, p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin e atyre q\u00eb vegjetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti! Por dhe marrin t\u00eb mirat m\u00eb t\u00eb mundshme nga prania n\u00eb kupol\u00ebn drejtuese t\u00eb PD! <\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Salianji, n\u00eb ato foltoret e tij n\u00ebp\u00ebr rrethe nuk ka p\u00ebrmendur n\u00eb asnj\u00eb moment Berish\u00ebn si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr humbjet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme n\u00eb PD sa her\u00eb ka pasur gar\u00eb elektorale, duke k\u00ebrkuar vet\u00ebm \u2018kok\u00ebn\u2019 e Nok\u00ebs, t\u00eb Bardhit dhe t\u00eb Vokshit, Berisha e di si dreqi se \u2018k\u00ebmbora bie p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka vesh\u00eb\u2019. Pra, e gjith\u00eb l\u00ebvizja e Salianjit, indirekt \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr liderit, i cili po e mban peng PD p\u00ebr gati dy dekada, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb opozit\u00eb! Pa asnj\u00eb shpres\u00eb madje, as p\u00ebr t\u00eb ardhmen!<\/p>\n<p>Ndaj Berisha e p\u00ebrjashtoi Salianjin, n\u00ebn akuz\u00ebn e kalimit t\u00eb \u2018vijave t\u00eb kuqe\u2019 q\u00eb p\u00ebr t\u00eb, jan\u00eb bashk\u00ebpunimi me element\u00ebt e krimit n\u00eb Elbasan, n\u00eb kurriz t\u00eb PD! Amplifikohet dhe nga Noka nj\u00eb justifikim i till\u00eb i \u2018vet\u00ebp\u00ebrjashtimit\u2019 t\u00eb Salianjit aq sa duket sikur burimi kryesor dhe n\u00eb \u2018dor\u00eb t\u00eb par\u00eb\u2019 i k\u00ebtij argumenti \u00ebsht\u00eb Flamuri dhe jo Berisha, duke p\u00ebrmendur madje vend e pavend Suel \u00c7el\u00ebn si njeriun q\u00eb b\u00ebn ligjin n\u00eb PD! <\/p>\n<p>N\u00ebse Noka akuzoi Salianjin p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Suel \u00c7el\u00ebn p\u00ebr organizimin e Foltores n\u00eb Elbasan, ish an\u00ebtari i kryesis\u00eb s\u00eb PD nuk ka munguar t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dije p\u00ebr publikun se firmat p\u00ebr foltoren e par\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, at\u00eb kund\u00ebr Bash\u00ebs, n\u00eb Elbasan si dhe p\u00ebr k\u00ebshillin paralel komb\u00ebtar t\u00eb Berish\u00ebs, i ka mbledhur Suel \u00c7ela! Madje sipas Salianjit, njeriu i kontaktit ka q\u00ebn\u00eb pik\u00ebrisht Noka! Akuza t\u00eb tilla t\u00eb nd\u00ebrsjella, ku n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunimit me njer\u00ebz t\u00eb akuzuar p\u00ebr krime gjendet PD e lidershipi i saj, m\u00eb shum\u00eb se sa aktor\u00ebt e lakuar n\u00eb sherrin mes tyre, d\u00ebmtojn\u00eb PD!<br \/>\nNdon\u00ebse Salianji ka deklaruar m\u00eb se nj\u00ebher\u00eb q\u00eb, nuk do t\u00eb ket\u00eb asesi nj\u00eb largim t\u00eb nundsh\u00ebm nga radh\u00ebt e PD, por luft\u00ebn p\u00ebr reformimin e saj do ta b\u00ebj\u00eb pik\u00ebrisht brenda partis\u00eb, dhe k\u00ebt\u00eb ai e ka manifestuar edhe me pjes\u00ebmarrjen n\u00eb protest\u00ebn e 22 dhjetorit para kryeministris\u00eb bashk\u00eb me Berish\u00ebn e demokrat\u00ebt, n\u00eb takimet e \u201cFoltoreve\u2019 paralele n\u00ebp\u00ebr rrethe, shihet nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 i madh q\u00eb ka kapluar deg\u00ebt e PD n\u00ebp\u00ebr rrethe e qarqe! T\u00eb cil\u00ebt duket se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb!<br \/>\nN\u00ebse Berisha, kuptohet q\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn \u2018gjat\u00ebsi vale\u2019 \u00ebsht\u00eb edhe Noka, e akuzojn\u00eb Salianjin se pjes\u00ebmarrjen masive n\u00eb foltoret e tij ia garantojn\u00eb njer\u00ebzit e krimit dhe kund\u00ebrshtari politik i PD, vet\u00eb Foltoret e Berish\u00ebs jan\u00eb t\u00eb zbehta, pa pjes\u00ebmarrje dhe pa frym\u00ebmarrje! Esht\u00eb si nj\u00eb paraqitje me detyrim apo si nj\u00eb \u2018havale\u2019 q\u00eb duhet hequr nga ana e drejtuesve vendor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mezi arrijn\u00eb t\u00eb mbledhin ata pak njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar Berish\u00ebn, i cili n\u00eb vend t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb premtuar, u mban fjalime p\u00ebr vjedhjen e vot\u00ebs, \u2018armiqt\u00eb\u2019 e brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb tij, q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb probleme n\u00eb PD, dhe deklaratat q\u00eb \u2018fikin\u2019 \u00e7do shpres\u00eb, se Ram\u00ebn nuk e mundin dot!<br \/>\nShpresoi t\u00eb niste \u2018sulmin\u2019 nga Mirdita apo La\u00e7i, ku ishin mbledhur nga i gjith\u00eb qarku i Lezh\u00ebs, pa mundur dot t\u00eb mbushin sallat e vogla t\u00eb Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs respektiv, megjith\u00ebse bashkin\u00eb e drejton nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i PD n\u00eb Mirdit\u00eb, por hasi n\u00eb t\u00eb njejtat akuza q\u00eb kishte hedhur Salianji: Largojeni Nok\u00ebn, Vokshin e Bardhin nga drejtimi i PD. Madje nuk kursyen as Gjekmarkajn, apo deputet\u00ebt e qarkut, t\u00eb cil\u00ebt kishin \u2018harruar\u2019 t\u00eb shkonin e t\u00eb takonin ata q\u00eb i kishin zgjedhur! <\/p>\n<p>Zhvilloi dhe foltore t\u00eb tjera Berisha, pa p\u00ebrjashtuar k\u00ebto \u2018paradat\u2019 para kryeministris\u00eb \u00e7do t\u00eb h\u00ebn\u00eb q\u00eb u b\u00ebn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb barcalet\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e ul\u00ebt dhe m\u00ebnyr\u00ebn e zhvillimit, por s\u00ebrish ishin n\u00eb kontrast t\u00eb thell\u00eb me \u201cFoltoret\u201d e Salianjit me demokrat\u00ebt, p\u00ebr nga pjes\u00ebmarrja dhe mesazhet q\u00eb p\u00ebrcjellin! Duke treguar qart\u00eb se Berisha dita dit\u00ebs po humbet terren, edhe p\u00ebrball\u00eb Salianjit q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb vet\u00ebp\u00ebrjashtuar dhe zhvillon takime private jasht\u00eb strukturave, jo m\u00eb p\u00ebrball\u00eb kund\u00ebrshtarit politik, Rama, tashm\u00eb n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt rresht n\u00eb qeverisje t\u00eb vendit!<br \/>\nKjo humbje terreni u vu re me sy t\u00eb lir\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte, vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pas fest\u00ebs s\u00eb Krishtlindjes, teksa Berisha organizoi folktoren e radh\u00ebs! Nuk guxoi t\u00eb merrte rrug\u00ebn drejt Durr\u00ebsit, pasi me sa duket deg\u00ebs s\u00eb PD n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki i ka mbetur vet\u00ebm kryetari! Edhe Ogert Bylykbashi, t\u00eb kuptohemi! Prandaj, iu \u2018fut\u2019 me radh\u00eb fshatrave p\u00ebr t\u00eb organizuar foltoren e radh\u00ebs Berisha, teksa k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte isht\u00eb n\u00eb Man\u00ebz! P\u00ebrball\u00eb atyre pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb pakt\u00eb, Berisha u betua ta rr\u00ebzonte Ram\u00ebn, por pasi t\u00eb \u2018hante\u2019 festat e fundvitit! Dhe po n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn foltore n\u00eb Man\u00ebz, Berisha akuzoi Lul Bash\u00ebn e d\u00ebbuar me koh\u00eb e vakt nga PD, si fajtor p\u00ebr rr\u00ebnimin e k\u00ebsaj partie! Megjith\u00ebse Basha, diferenc\u00ebn me Ram\u00ebn m\u00eb 2021 e kishte 38 mij\u00eb vota, nd\u00ebrsa Berisha e thelloi me 300 mij\u00eb vota minus, kat\u00ebr vite m\u00eb pas! Po Berisha flet me realitetin e tij, i mat gj\u00ebrat me \u2018kutin\u2019 e tij, duke tentuar t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb tek mb\u00ebshtet\u00ebsit vet\u00ebm faktin se ai ka fituar mbi Bash\u00ebn, e premtuar se do t\u00eb fitoj\u00eb mbi Salianjin, dhe do jet\u00eb kreu i PD sa t\u00eb jet\u00eb gjall\u00eb!<br \/>\nMegjithat\u00eb, v\u00ebrejm\u00eb jo pa dhimbje se PD zyrtare \u00ebsht\u00eb katandisur aq keq, sa nuk arrin dot q\u00eb t\u00eb organizojn\u00eb asnj\u00eb takim p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00ebp\u00ebr qendrat e qyteteve t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb vogla, duke zgjedhur takimet n\u00ebp\u00ebr katunde! Nuk i paragjykojm\u00eb aspak, por po shohim se Berisha e ktheu PD-n\u00eb n\u00eb nj\u00eb parti rurale jo vet\u00ebm n\u00eb raport me PS dhe Edi Ram\u00ebn, por dhe me kund\u00ebrshtarin e tij politik brenda PD, t\u00eb p\u00ebrjashtuarin Salianji, i cili me sa duket ia ka dal\u00eb ta fus\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u2018cep\u2019 Berish\u00ebn, duke e detyruar t\u00eb marr\u00eb fshatrat n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve p\u00ebr \u2018Foltoren\u2019 e radh\u00ebs!<br \/>\nNuk po hyjm\u00eb analiz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb evidentuar asrsyet se p\u00ebrse Berisha 81 vje\u00e7ar dhe i rikthyer nga pensionimi politik n\u00eb krye t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb tij PD p\u00ebr ta drejtuar, duke e marr\u00eb peng p\u00ebrfundimisht k\u00ebt\u00eb parti, nuk arrin t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb frym\u00eb, shpres\u00eb dhe siguri p\u00ebr ardhjen nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb pushtet t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare! Berisha p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb as q\u00eb e mendon ardhjen n\u00eb pushtet se ta jet\u00eb vet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb PD! K\u00ebrkon vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb dominoj\u00eb opozit\u00ebn, t\u00eb flas\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb dhe ndonj\u00eb pazar personal p\u00ebr t\u00eb fituar familjarisht ndonj\u00eb lek sikurse ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb opozit\u00eb. Pra, t\u00eb jet\u00eb \u2018kapo\u2019 i pakic\u00ebs politike n\u00eb Shqip\u00ebri! Kaq d\u00ebshiron Berisha! Duke i \u2018f\u00eblliqur\u2019 dhe k\u00ebto partit\u00eb e reja, her\u00eb p\u00ebrmes \u2018kandidat\u00ebve t\u00eb pavarur\u2019 e her\u00eb me k\u00ebto \u2018rokadat\u2019 e protestave p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb! Pa mundur t\u00eb shkaktoj\u00eb asnj\u00eb tronditje p\u00ebr mazhoranc\u00ebn!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/berisha-po-humb-terren-ndaj-salianjit-foltore-neper-katunde\/\">Berisha po humb terren ndaj Salianjit, \u201cFoltore\u2019 n\u00ebp\u00ebr katunde<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Sali Berisha u ka dh\u00ebn\u00eb fund dilemave t\u00eb p\u00ebrplasjes n\u00eb PD me an\u00ebtarin e kryesis\u00eb Ervin Salianji, i cili kishte k\u00ebrkuar q\u00eb procesi i reformimit dhe ringritjes s\u00eb partis\u00eb, pas humbjes rr\u00ebnuese n\u00eb t\u00eb gjitha zgjedhjet e zhvilluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nga viti 2013 e k\u00ebtej, t\u00eb filloj\u00eb nga sakrifikimi i Sekretarit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-60414","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60414","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60414"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60414\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60414"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60414"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60414"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}