{"id":60389,"date":"2025-12-26T11:48:15","date_gmt":"2025-12-26T11:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/26\/armand-duka-flet-pa-doreza-nga-koha-me-familjen-dhe-ushqimi-deri-te-kombetarja-dhe-tifozet-kuqezi\/"},"modified":"2025-12-26T11:48:15","modified_gmt":"2025-12-26T11:48:15","slug":"armand-duka-flet-pa-doreza-nga-koha-me-familjen-dhe-ushqimi-deri-te-kombetarja-dhe-tifozet-kuqezi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/26\/armand-duka-flet-pa-doreza-nga-koha-me-familjen-dhe-ushqimi-deri-te-kombetarja-dhe-tifozet-kuqezi\/","title":{"rendered":"Armand Duka flet pa \u201cdoreza\u201d: Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te komb\u00ebtarja dhe tifoz\u00ebt kuqezi"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb mbr\u00ebmjen festive t\u00eb 25 dhjetorit, Presidenti i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar n\u00eb emisionin \u201cMir\u00ebmbr\u00ebma yje\u201d, t\u00eb moderuar nga Arbana Osmani, ku zhvilloi nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb hapur dhe reflektues, ai ndau me publikun aspekte nga jeta personale, filozofia e drejtimit dhe vizioni p\u00ebr zhvillimin e futbollit shqiptar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bised\u00ebs, Presidenti Duka u ndal te puna e p\u00ebrditshme n\u00eb krye t\u00eb Federat\u00ebs, te progresi i futbollit komb\u00ebtar dhe ambicia p\u00ebr kualifikimin e Komb\u00ebtares shqiptare n\u00eb Kampionatin Bot\u00ebror, nj\u00eb objektiv q\u00eb, sipas tij, mb\u00ebshtetet n\u00eb pun\u00ebn e vazhdueshme dhe potencialin real t\u00eb skuadr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>A festohet n\u00eb familjen tuaj festa e Krishtlindjes?<\/strong>\u00a0\u2013 I shfryt\u00ebzojm\u00eb t\u00eb gjitha festat, edhe Krishtlindjen b\u00ebjm\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb, por jo shum\u00eb. N\u00eb fakt nuk b\u00ebjm\u00eb pushime, fest\u00eb p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb po, por koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pushime nuk kemi mund\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Kam d\u00ebgjuar q\u00eb fle shum\u00eb pak dhe nuk pushon kurr\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb?<\/strong>\u00a0\u2013 Q\u00eb fle pak \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Nuk pushoj, pushoj pak.<\/p>\n<p><strong>Kur ka qen\u00eb hera e fundit q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb pushime?<\/strong>\u00a0\u2013 N\u00eb ver\u00eb po, b\u00ebj pushime. Nd\u00ebrsa pushime dimri, ose t\u00eb shtunave dhe t\u00eb dielave, pothuajse jo. N\u00eb ver\u00eb mundohem t\u00eb b\u00ebj, sepse m\u00eb p\u00eblqen deti dhe e shfryt\u00ebzoj pak.<\/p>\n<p><strong>Si duhet t\u00eb t\u00eb th\u00ebrras sot, q\u00eb ti t\u00eb ndihesh sa m\u00eb rehat dhe t\u00eb jesh mir\u00eb?\u00a0<\/strong>\u2013 N\u00eb familje m\u00eb kan\u00eb thirrur Mondi, n\u00ebse do m\u00eb th\u00ebrras\u00ebsh Mondi, do m\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb favor.<\/p>\n<p><strong>Nuk besoj se b\u00ebj gabim n\u00ebse them q\u00eb duket se t\u00eb p\u00eblqen ushqimi?<\/strong>\u00a0\u2013 \u00cbsht\u00eb konstrukti q\u00eb tregon, jo vet\u00ebm q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen ushqimi, por un\u00eb nuk di n\u00ebse ka ndonj\u00eb ushqim q\u00eb nuk e p\u00eblqej. Jam klienti m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr \u00e7do lloj restoranti, sepse i ha t\u00eb gjitha dhe i shijoj. Por n\u00eb fakt, kjo q\u00eb po shoh q\u00eb po p\u00ebrgatitet m\u00eb duket se e shijoj m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjerat, sepse \u00ebsht\u00eb m\u00eb tradicionale dhe ne e kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi tradicionalisht p\u00ebrsheshin.<\/p>\n<p><strong>Sa her\u00eb kam ardhur p\u00ebr t\u00eb par\u00eb ndeshje n\u00eb stadium, ushqimi m\u00eb ka p\u00eblqyer dhe e kam vler\u00ebsuar. A ka dikush q\u00eb kujdeset q\u00eb ushqimi t\u00eb jet\u00eb cil\u00ebsisht shum\u00eb i mir\u00eb atje?<\/strong>\u00a0\u2013 E kemi prioritet ushqimin. Edhe kujdesi p\u00ebr t\u2019u ofruar sa m\u00eb shum\u00eb kualitet atyre q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb stadium dhe, n\u00eb fund t\u00eb fundit, q\u00eb e paguajn\u00eb at\u00eb vend, duhet t\u00eb marrin t\u00eb nj\u00ebjtin sh\u00ebrbim. M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb t\u00eb ka p\u00eblqyer.<\/p>\n<p><strong>Ku jeton?<\/strong>\u00a0\u2013 Ne jetojm\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs prej 30 vitesh. Un\u00eb kam lindur dhe jam rritur n\u00eb Shijak, nd\u00ebrsa ime shoqe, Suela, ka lindur dhe \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb Durr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb m\u00eb qytetare se un\u00eb. N\u00eb korrik kishim 30-vjetorin q\u00eb jemi bashk\u00eb dhe m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb mbaron kontrata jon\u00eb k\u00ebtu dhe do t\u00eb shohim n\u00ebse do ta rinovojm\u00eb apo jo. Tani nuk e kemi rinovuar akoma dhe m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb ka rinovim automatik n\u00ebse do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Bot\u00ebror. K\u00ebshtu q\u00eb Bot\u00ebrori \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ne, jo vet\u00ebm p\u00ebr Federat\u00ebn, por edhe p\u00ebr familjen.<\/p>\n<p><strong>Si e mendon, sa shanse kemi?<\/strong>\u00a0\u2013 P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb brenda kornizave t\u00eb profesionit tim, ne kemi 25% probabilitet, sepse jemi kat\u00ebr skuadra me t\u00eb nj\u00ebjtin nivel dhe t\u00eb kat\u00ebrta kemi nga 25%. Un\u00eb kam shum\u00eb besim dhe e kam pasur gjithmon\u00eb. Besimi im \u00ebsht\u00eb real, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht d\u00ebshir\u00eb. \u00cbsht\u00eb real p\u00ebr nga niveli dhe skuadra q\u00eb kemi, p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb ne kemi b\u00ebr\u00eb, futbollist\u00ebt n\u00eb fush\u00eb i kan\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse e krahason me 2016-\u00ebn?<\/strong>\u00a0\u2013 Bot\u00ebrori \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb se Europiani p\u00ebr t\u2019u kualifikuar. Nd\u00ebrsa, n\u00ebse shkon n\u00eb turneun final, n\u00eb Bot\u00ebror \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb e leht\u00eb se n\u00eb Europian, sepse skuadrat n\u00eb Europian jan\u00eb v\u00ebrtet shum\u00eb t\u00eb mira, pasi kualiteti i futbollit \u00ebsht\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. N\u00eb Bot\u00ebror shkojn\u00eb vet\u00ebm 16 skuadra nga Europa dhe shkalla e v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb stadium mua m\u00eb p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb atmosfera, n\u00eb vitet e fundit mendoj q\u00eb krijohet nj\u00eb atmosfer\u00eb shum\u00eb e bukur.<\/strong>\u00a0\u2013 Doje t\u00eb thoje njer\u00ebz t\u00eb kulturuar. Nuk jemi fiks n\u00eb nivelin e duhur, por jemi p\u00ebrmir\u00ebsuar shum\u00eb, sidomos n\u00eb ndeshjet e ekipit Komb\u00ebtar. Krijohet nj\u00eb ambient i bukur, q\u00eb ke d\u00ebshir\u00eb t\u00eb jesh n\u00eb shkall\u00ebt e stadiumit. Pastaj, kur fiton, b\u00ebhet akoma edhe m\u00eb e bukur. Jemi ende n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Bot\u00ebror. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk e kemi arritur, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt duan ta prekin, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb zhvillohet n\u00eb Amerik\u00eb dhe ne duam t\u00eb shkojm\u00eb atje, jo si tifoz\u00eb, por me ekip.<\/p>\n<p><strong>Si ia del q\u00eb t\u00eb negociosh, t\u00eb kesh sukses, t\u00eb bind\u00ebsh k\u00ebdo?<\/strong>\u00a0\u2013 Nuk e di n\u00ebse kam bindur k\u00ebdo, sepse mund t\u00eb ket\u00eb edhe ndonj\u00eb q\u00eb nuk e kam bindur. Nj\u00eb nga ata q\u00eb nuk e kam bindur shum\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshortja ime. Nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lumtur, sepse si\u00e7 t\u00eb thash\u00eb, ende nuk e ka vendosur rinovimin e kontrat\u00ebs p\u00ebr vitet e ardhshme. Realisht, un\u00eb nuk kam pasur mund\u00ebsi t\u00eb jem nj\u00eb prind shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi. E di q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebja shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, jo vet\u00ebm p\u00ebr arsye t\u00eb futbollit, por edhe p\u00ebr arsye biznesi dhe p\u00ebr shkak t\u00eb impenjimeve t\u00eb mia, kam shpenzuar shum\u00eb pak koh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, ajo ka shpenzuar m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb dhe i ka edukuar f\u00ebmij\u00ebt m\u00eb shum\u00eb se un\u00eb. Por mendoj q\u00eb edhe un\u00eb i kam edukuar, sepse sipas filozofis\u00eb sime, f\u00ebmij\u00ebt nuk edukohen vet\u00ebm me fjal\u00eb, por edhe me shembull. Besoj q\u00eb kan\u00eb par\u00eb nj\u00eb shembull pozitiv dhe jan\u00eb edukuar mir\u00eb. Jam p\u00ebrpjekur t\u00eb b\u00ebj \u00e7do gj\u00eb mir\u00eb. Padyshim q\u00eb kam qen\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb momenteve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb edukimit t\u00eb tyre apo t\u00eb festave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e thash\u00eb, koha nuk ka qen\u00eb aq e mjaftueshme. K\u00ebshtu q\u00eb ajo nuk ma ka dh\u00ebn\u00eb diplom\u00ebn, por n\u00eb fakt babai im m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb gruaja nuk ta jep diplom\u00ebn kurr\u00eb, nuk e di n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb apo jo. Nuk e di n\u00ebse ia ke dh\u00ebn\u00eb ti Edit diplom\u00ebn. N\u00eb rastin tim, mbase ka pak t\u00eb drejt\u00eb, por thon\u00eb q\u00eb k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Si \u00ebsht\u00eb raporti yt me nipat?<\/strong>\u00a0\u2013 Te ndeshja me Anglin\u00eb ishim n\u00eb drek\u00eb zyrtare dhe Presidentja e Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit t\u00eb Anglis\u00eb \u00ebsht\u00eb grua. Edhe un\u00eb rrija duke treguar fotografit\u00eb e nipave. Ajo ka djalin 12 vje\u00e7 dhe i thash\u00eb, a e di si m\u00eb shihni ju mua, m\u00eb shihni \u00e7uditsh\u00ebm, por kur ta provoni q\u00eb t\u00eb keni nipa, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb m\u00eb kujtoni. Kjo i ndodh t\u00eb gjith\u00ebve dhe m\u00eb ndodh edhe mua.<\/p>\n<p>Sipas meje, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb tjet\u00ebr, je m\u00eb pak i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm kur b\u00ebhesh me f\u00ebmij\u00eb, sepse je shum\u00eb i ri, dhe je shum\u00eb m\u00eb i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm kur b\u00ebhesh me nip apo mbes\u00eb. I shijon m\u00eb shum\u00eb. Nuk e di, \u201cmjalt\u00eb i mjaltit\u201d, thon\u00eb. Kam tre nipa, 4 vje\u00e7, 2 vje\u00e7 dhe 4 muajsh. Jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur.<\/p>\n<p><strong>Je njeri q\u00eb i ruan marr\u00ebdh\u00ebniet me njer\u00ebzit?<\/strong>\u00a0\u2013 Un\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb jem korrekt. Nuk jam nj\u00eb njeri, le t\u00eb themi, v\u00ebrtet \u201cmanjak\u201d i mir\u00ebmbajtjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, sepse ato jan\u00eb nj\u00eb tip tjet\u00ebr njeriu. Por jam korrekt, pavar\u00ebsisht se mund t\u00eb krijojm\u00eb distanca mes, le t\u00eb themi, kontakteve apo marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pun\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb se njer\u00ebzit kan\u00eb pasur nj\u00eb vler\u00ebsim negativ nga kjo, p\u00ebrkundrazi.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb m\u00eb k\u00ebshillon n\u00ebse un\u00eb dua q\u00eb karrier\u00ebn time ta ruaj dhe ta zgjas sa m\u00eb tep\u00ebr?\u00a0<\/strong>\u2013 Un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris at\u00eb q\u00eb t\u00eb thash\u00eb, at\u00eb q\u00eb un\u00eb mendoj gjithmon\u00eb, p\u00ebrkushtimi, puna dhe disiplina.<\/p>\n<p><strong>Kompromise duhen b\u00ebr\u00eb?<\/strong>\u00a0\u2013 N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jeta \u00ebsht\u00eb kompromis dhe n\u00eb familje do b\u00ebsh kompromis. Varet n\u00ebse kompromisi cenon gj\u00ebn\u00eb kryesore apo jo. Ky lloj kompromisi nuk b\u00ebhet. Nd\u00ebrsa kompromiset e tjera, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e pun\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat, duhen b\u00ebr\u00eb. Mendoj q\u00eb jan\u00eb kompromise pozitive dhe t\u00eb pashmangshme. Kush thot\u00eb ndryshe, mendoj q\u00eb g\u00ebnjen.<\/p>\n<p><strong>Ka pasur shum\u00eb periudha kur ju jeni sulmuar dhe m\u00eb b\u00ebn shum\u00eb p\u00ebrshtypje q\u00eb jeni shum\u00eb i qet\u00eb?<\/strong>\u00a0\u2013 Nuk jam nga ata. Sot, n\u00eb koh\u00ebt moderne, kur njer\u00ebzit marrin nj\u00eb lajm, gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb kapin telefonin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dik\u00eb. Nuk jam nga ata q\u00eb e kapin telefonin si reagim i par\u00eb. Por mundohem ta p\u00ebrpunoj, ta mendoj dhe pastaj t\u00eb jap reagimin tim. K\u00ebshtu q\u00eb nuk kam qen\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb jet\u00ebn time t\u00eb kem sulmuar dik\u00eb, por kam ditur t\u00eb mbrohem mir\u00eb. N\u00eb kuptimin q\u00eb ti je i qet\u00eb kur e gjykon q\u00eb je n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00ebnde, kur nuk i ke r\u00ebn\u00eb n\u00eb qaf\u00eb dikujt dhe nuk ke cenuar dik\u00eb. Kur je n\u00eb paqe me veten, e gjen edhe qet\u00ebsin\u00eb. Nd\u00ebrsa kur ke b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta ruash qet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A ka njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb kan\u00eb zhg\u00ebnjyer?<\/strong>\u00a0\u2013 Q\u00eb m\u00eb kan\u00eb zhg\u00ebnjyer, padyshim, n\u00ebse kam zhg\u00ebnjyer, se di, mbase duhet t\u00eb kem zhg\u00ebnjyer edhe un\u00eb. Zhg\u00ebnjimi vjen si rezultat i pritshm\u00ebris\u00eb q\u00eb ti ke p\u00ebr dik\u00eb dhe dikush mund t\u00eb ket\u00eb pasur pritshm\u00ebri m\u00eb shum\u00eb nga un\u00eb, nuk i ka marr\u00eb ato pritshm\u00ebri dhe \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjyer. A ka apo jo t\u00eb drejt\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr lloj analize. N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, edhe un\u00eb jam zhg\u00ebnjyer me njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm, nga t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb kem pritur m\u00eb shum\u00eb, qoft\u00eb edhe miq\u00ebsi apo mir\u00ebnjohje m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn se kam marr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb gjitha intervistat e tua i kam par\u00eb, por kam v\u00ebn\u00eb re q\u00eb je shum\u00eb i kontrolluar.\u00a0<\/strong>\u2013 Nuk e di n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb fakt, m\u00eb b\u00ebhet qejfi q\u00eb e paske vler\u00ebsuar, k\u00ebt\u00eb takimin ton\u00eb. Edhe un\u00eb e kam vler\u00ebsuar shum\u00eb, i kam par\u00eb t\u00eb gjitha emisionet e tua, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb. Ky lloj formati tenton t\u2019i zhvesh\u00eb personazhet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ashtu si\u00e7 jan\u00eb realisht, por n\u00eb pranin\u00eb e kaq shum\u00eb kamerave dhe regjie, nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb q\u00eb t\u00eb zhvishesh 100%. Mbase nj\u00eb pjes\u00eb e televizionit mund t\u00eb jet\u00eb me kamera t\u00eb fshehta dhe e zhvesh mir\u00eb personazhin.<\/p>\n<p><strong>A ke frik\u00eb nga gjykimi i njer\u00ebzve dhe nga m\u00ebnyra si mund t\u00eb interpretohen nga njer\u00ebzit apo media, fjal\u00eb t\u00eb th\u00ebna pa dashakeq\u00ebsi?\u00a0<\/strong>\u2013 Padyshim q\u00eb njeriu \u00ebsht\u00eb i kujdessh\u00ebm kur flet n\u00eb publik dhe pret t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb feedback pozitiv kjo e b\u00ebn njeriun t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i kontrolluar dhe mbase nuk \u00ebsht\u00eb 100% vetvetja, ashtu si\u00e7 duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb format emisioni si ky.<\/p>\n<p>Un\u00eb n\u00eb fakt p\u00ebrpiqem t\u00eb jem vetvetja, nuk e di se sa e arrij. Por edhe kujdesem, jo gjithmon\u00eb e them n\u00eb kok\u00eb at\u00eb q\u00eb mendoj, kur ajo gj\u00eb prish ekuilibrat apo balancat, b\u00ebj nj\u00eb lloj diplomacie, edhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, q\u00eb mos t\u2019i thyej marr\u00ebdh\u00ebnie. Kujdesem, por nuk e shtremb\u00ebroj t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>23 vite si President i FSHF. Cila ka qen\u00eb sfida m\u00eb e madhe personale?<\/strong>\u00a0\u2013 Un\u00eb sfid\u00eb personale n\u00eb futboll \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb t\u00eb them, sepse sfida ime ka qen\u00eb e bashkuar me sfid\u00ebn e institucionit.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur kam filluar si President i FSHF, v\u00ebrtet\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb jo e mir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe akoma m\u00eb e keqe p\u00ebr futbollin dhe p\u00ebr Federat\u00ebn. Ka qen\u00eb nj\u00eb institucion minmalist, me t\u00eb ardhura pothuajse zero, me aktivitete t\u00eb cunguara, me p\u00ebrfaq\u00ebsi pothuajse inekzistente dhe rezultate t\u00eb ekipeve komb\u00ebtare, fatkeq\u00ebsisht gjithmon\u00eb n\u00eb vend t\u00eb fundit.<\/p>\n<p><strong>Si u gjende ti n\u00eb krye t\u00eb Federat\u00ebs 23 vite m\u00eb par\u00eb? \u2013<\/strong>\u00a0Un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb biznes, padyshim q\u00eb jam marr\u00eb me sport, kam financuar n\u00eb futboll, n\u00eb qytetin tim t\u00eb lindjes, n\u00eb Shijak dhe Durr\u00ebs ku un\u00eb jetoj tani. Kam qen\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb ambienteve sportive, aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb e gjith\u00eb familja ime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb familje sportive. Babai im ka qen\u00eb futbollist dhe trajner futbolli, v\u00ebllai im volejbollist, pavar\u00ebsisht se shum\u00eb e njohin si politikan, por ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb sportist dhe ka qen\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrsh\u00ebm kam qen\u00eb n\u00eb ambientet e futbollit, por realisht nuk kam pasur asnj\u00ebher\u00eb ambicie t\u00eb jem drejtues i nj\u00eb institucioni sportiv, aq m\u00eb tep\u00ebr i Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit. Duke qen\u00eb n\u00eb k\u00ebto ambiente, m\u00eb \u00ebsht\u00eb propozuar nga nj\u00eb miku im, i cili nuk jeton m\u00eb, q\u00eb ka qen\u00eb presidenti i Vllaznis\u00eb. Ai m\u00eb donte dhe m\u00eb respektonte shum\u00eb, sidomos p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si b\u00ebja biznes, sepse jemi njohur n\u00ebp\u00ebrmjet biznesit. M\u00eb thoshte: Grup, duhet t\u00eb b\u00ebhesh presidenti i Federat\u00ebs, s\u2019do humbas\u00ebsh shum\u00eb koh\u00eb, ti i b\u00ebn mir\u00eb Federat\u00ebs. P\u00ebrfundimisht m\u00eb bindi, edhe pse nuk e kisha ndar\u00eb mendjen p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr President. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fotograf, Fredi, ne i themi O\u00e7alani, me mustaqe. Ai e thirri Fredin pa dijenin\u00eb time, m\u00eb b\u00ebri fotografi dhe e pash\u00eb veten n\u00eb gazet\u00eb si kandidat p\u00ebr President i FSHF.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, kandidova, u zgjodha President i Federat\u00ebs, u ndodha n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb q\u00eb t\u00eb thash\u00eb, q\u00eb faktikisht kur e preka dhe e pash\u00eb, mu duk shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019ia dal\u00eb dhe pastaj m\u00eb ka rr\u00ebmbyer kjo pun\u00eb dita dit\u00ebs dhe nuk m\u00eb duken si 23 vite, por si 23 dit\u00eb. Jam p\u00ebrfshir\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk hyj n\u00eb asgj\u00eb q\u00eb nuk m\u00eb p\u00eblqen, kjo pun\u00eb m\u00eb ka p\u00eblqyer, m\u00eb ka p\u00eblqyer edhe kur shoh zhvillime e rezultate pozitive, kur shoh f\u00ebmij\u00eb q\u00eb luajn\u00eb futboll, aq pak sa mund t\u00eb ndikojm\u00eb ne. Por futbolli sot ndikon shum\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri apo n\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p><strong>Ke ndonj\u00eb ekip t\u00eb preferuar n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong>\u00a0\u2013 N\u00eb fakt, e di e gjith\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb un\u00eb kam qen\u00eb fans i Vllaznis\u00eb, para se t\u00eb njihesha me Myftar \u00c7el\u00ebn apo q\u00eb ai t\u00eb m\u00eb propozonte p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb President i Federat\u00ebs. Kam filluar t\u00eb ndjek Vllaznin\u00eb, mbase i ndikuar dhe nga v\u00ebllai im, n\u00eb nj\u00eb finale q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e hershme, kur ju nuk kishit lindur akoma, finale e Kup\u00ebs kur Vllaznia fitoi me penallti kund\u00ebr Bes\u00ebs. Sot nuk jam ndonj\u00eb tifoz i thekur i asnj\u00eb klubi shqiptar, jo vet\u00ebm se dua t\u00eb jem i paansh\u00ebm, po emocionet tani i kam p\u00ebr ekipin Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>A je mik me futbollist\u00ebt e Komb\u00ebtares? Dilni p\u00ebr dreka, komunikoni?<\/strong>\u00a0\u2013 Kam raporte shum\u00eb t\u00eb mira, kam pasur gjith\u00eb koh\u00ebn, jam kujdesur q\u00eb t\u2019i kem t\u00eb mira, i kam respektuar maksimalisht, por nuk i kemi tejkaluar kufijt\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb at\u00eb raport q\u00eb cenohet marr\u00ebdh\u00ebnia institucionale e futbollistit me Presidentin e FSHF.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb grumbullimit nuk kemi shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb p\u00ebr dreka dhe darka, por un\u00eb padyshim i vizitoj dhe atje ku jan\u00eb. Gjat\u00eb dit\u00ebve q\u00eb ekipi Komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb i grumbulluar un\u00eb jam gjithmon\u00eb i pranish\u00ebm aty. Padyshim q\u00eb n\u00eb momentet e pushimit dhe koh\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, b\u00ebjm\u00eb biseda dhe lind nj\u00eb lloj raporti miq\u00ebsor, por gjithmon\u00eb duke ruajtur balancat.<\/p>\n<p><strong>Pas ndeshjes me Andorr\u00ebn qarkulluan video ku duket se nuk takove Armando Broj\u00ebn\u2026<\/strong>\u00a0-E kam par\u00eb edhe un\u00eb at\u00eb video, nuk e kam kuptuar n\u00eb momentin q\u00eb ka ndodhur, pasi ishim shum\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar, duke festuar, ishte festim i paprogramuar, por i kam par\u00eb pamjet n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Broja ishte i m\u00ebrzitur me veten e tij, nuk ishte i k\u00ebnaqur me at\u00eb q\u00eb dha n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs. Megjith\u00ebse un\u00eb nuk kam t\u00eb nj\u00ebjtin mendim me t\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb se dha maksimumin e tij, por ai e ndihmoi goxha skuadr\u00ebn, po ta shoh\u00ebsh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale, e ndihmoi goxha skuadr\u00ebn p\u00ebr ato minuta q\u00eb ishte n\u00eb fush\u00eb. Duke qen\u00eb se ishte i m\u00ebrzitur me veten e vet, nuk e kishte me mua.<\/p>\n<p>T\u00eb thash\u00eb q\u00eb kam raporte t\u00eb mira me t\u00eb gjith\u00eb. Me Armandon kam komunikuar, jo vet\u00ebm pas asaj ndeshje padyshim, edhe pas ndeshjes me Anglin\u00eb, q\u00eb ai ishte i d\u00ebmtuar dhe vazhdoj t\u00eb komunikoj \u00e7do dit\u00eb q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb jet\u00eb n\u00eb form\u00eb p\u00ebr veten e tij dhe pse jo, edhe p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar neve. Un\u00eb kam shum\u00eb besim q\u00eb ai mund t\u00eb na ndihmoj\u00eb shum\u00eb neve.<\/p>\n<p><strong>Si i p\u00ebrjeton ti sulmet e tifoz\u00ebve ndaj futbollist\u00ebve kur gabojn\u00eb?<\/strong>\u00a0\u2013 K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb kjo loja jon\u00eb, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e pashmangshme, brenda 90 minutave mund t\u00eb jesh hero dhe armik. Ne kemi nj\u00eb nga lojtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe q\u00eb ka kontribuar m\u00eb shum\u00eb me ekipin Komb\u00ebtar, me m\u00eb shum\u00eb ndeshje n\u00eb Komb\u00ebtare, Elseid Hysaj, i cili sipas tifoz\u00ebve gaboi, q\u00eb p\u00ebr mua b\u00ebri nj\u00eb veprim normal, gati-gati e persekutuan. Pas ndeshjes i kam th\u00ebn\u00eb: Elsi, fiki rrjetet sociale dhe p\u00ebrqendrohu te ndeshja e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i kujdessh\u00ebm dhe i mendoj kritikat p\u00ebr t\u2019i korrigjuar, sepse t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebjm\u00eb gabime, mundohem q\u00eb t\u2019i kem parasysh p\u00ebr sa koh\u00eb gjykoj q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb. Shoh edhe sharje, fyerje, baltosje, por nuk m\u00eb ndikojn\u00eb shum\u00eb. Padyshim q\u00eb nuk m\u00eb vjen mir\u00eb, se nuk ka njeri d\u00ebshir\u00eb t\u2019i shoh\u00eb, por nuk m\u00eb ndikojn\u00eb. Asnj\u00eb nga familjar\u00ebt e mi nuk m\u00eb komenton ndonj\u00ebher\u00eb sharjet dhe nuk m\u00eb thon\u00eb gj\u00eb, edhe pse jam i sigurt q\u00eb i shohin. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka e pashmangshme, q\u00eb vjen nga zhvillimi i teknologjis\u00eb dhe rrjeteve sociale.<\/p>\n<p><strong>Je nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb pozicionin tuaj. Si ndihesh, si njeri i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i UEFA-s apo si p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl?<\/strong>\u00a0\u2013 Paragjykimi ekziston, si term dhe fenomen, por mir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ti vet\u00eb mos ta p\u00ebrjetosh at\u00eb. Un\u00eb shoh paragjykimin si produkt i nj\u00eb niveli t\u00eb kufizuar intelektual, sepse nj\u00eb njeri i kultivuar nuk e paragjykon dik\u00eb nga vendi q\u00eb ka lindur apo nga ngjyra e l\u00ebkur\u00ebs q\u00eb ka, sepse nuk \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e imja q\u00eb un\u00eb kam lindur nj\u00eb Shijak dhe ti n\u00eb Paris, apo n\u00ebse kam lindur i bardh\u00eb e ti i zi, etj. Merit\u00eb e imja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse un\u00eb p\u00ebrdor aft\u00ebsit\u00eb e mia p\u00ebr mir\u00eb, luftoj me veten time p\u00ebr t\u2019u zhvilluar, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmir\u00ebsuar. N\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar, n\u00eb per\u00ebndim, minimizohen k\u00ebto.<\/p>\n<p><strong>Kur jan\u00eb zgjedhjet e tjera?<\/strong>\u00a0\u2013 N\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb n\u00eb 2026-\u00ebn, nd\u00ebrsa n\u00eb UEFA jan\u00eb n\u00eb vitin 2027.<\/p>\n<p><strong>A do ket\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ve\u00e7 jush n\u00eb zgjedhjet e vitit 2026<\/strong>\u00a0\u2013 Nuk e di akoma, nuk kam par\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kandidat tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Deri kur mendon t\u00eb jesh President i FSHF?<\/strong>\u00a0\u2013 P\u00ebr aq koh\u00eb sa njer\u00ebzit q\u00eb un\u00eb bashk\u00ebpunoj dhe drejtoj, klubet dhe akademit\u00eb e futbollit do t\u00eb mendojn\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mund t\u2019i ndihmoj dhe bashk\u00eb ta \u00e7ojm\u00eb p\u00ebrpara futbollin. P\u00ebr aq koh\u00eb sa t\u00eb kem energji dhe sfida apo objektiva p\u00ebr t\u00eb realizuar. Nuk \u00ebsht\u00eb pa kufij kjo gj\u00eb dhe mosha b\u00ebn t\u00eb vet\u00ebn dhe do t\u00eb kufizoj\u00eb. Nuk e kam pasur objektiv p\u00ebr ta l\u00ebshuar apo jo.<\/p>\n<p>N\u00eb politik\u00eb r\u00ebndom thuhet q\u00eb u konsultova me k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb dhe vendosa t\u00eb vazhdoj. Por un\u00eb realisht para \u00e7do zgjedhje marr nj\u00eb lloj feedback-u dhe opinioni t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr futbollin, ata q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb, ata q\u00eb e luajn\u00eb, q\u00eb e drejtojn\u00eb. Klubet, akademit\u00eb, trajner\u00ebt. Dhe n\u00ebse shoh v\u00ebrtet\u00eb d\u00ebshir\u00eb apo k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ta vazhduar k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim, e vazhdoj.<\/p>\n<p><strong>Zgjedhjet e kaluara, e dinit q\u00eb do t\u00eb ishte Shakohoxha?<\/strong>\u00a0\u2013 Jo, nuk e dija q\u00eb do ishte. E kam par\u00eb n\u00eb media, jo vet\u00ebm at\u00eb, por edhe t\u00eb tjer\u00eb. Nuk mendoj keq p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb kandidon p\u00ebr nj\u00eb post. Mendon q\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb mir\u00eb, q\u00eb mund ta zhvilloj\u00eb, ka nj\u00eb platform\u00eb dhe e shtron para njer\u00ebzve. Nd\u00ebrsa ata q\u00eb mendojn\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artificiale nga dritarja apo ndryshe nuk i gjykoj pozitivisht.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb zhanri do ishte filmi i jet\u00ebs tuaj<\/strong>\u00a0\u2013 Do t\u00eb ishte nj\u00eb serial n\u00eb rritje, me emocion e aksion n\u00eb rritje dhe deri n\u00eb serin\u00eb e fundit t\u00eb ishte me emocion.<\/p>\n<p><strong>Rubrika me foto<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjesh \u201cBeogradi\u201d<\/strong>\u00a0\u2013 Ka qen\u00eb nj\u00eb nga dit\u00ebt e mia m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb futboll. N\u00eb momentin q\u00eb ka hyr\u00eb ai flamur n\u00eb stadium, nuk e kam kuptuar se si. Kam ndjer\u00eb frik\u00eb, jo p\u00ebr vete, por p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb kisha dhe ndjeja frik\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00e7unat q\u00eb kisha aty.<\/p>\n<p>Kampionatin Europian U-21 e shoh si nj\u00eb zhvillim shum\u00eb pozitiv, \u00ebsht\u00eb aktiviteti i dyt\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb zhvillon UEFA pas ekipeve t\u00eb para. Shqip\u00ebria ka nj\u00eb shans t\u00eb art\u00eb p\u00ebr ta zhvilluar k\u00ebt\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shans historik. Ne do ta shfryt\u00ebzojm\u00eb dhe organizojm\u00eb shum\u00eb mir\u00eb dhe do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb t\u00eb ndjehen shum\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb shohin futboll.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjesh \u201cRei Manaj\u201d<\/strong>\u00a0\u2013 Goli i Manajt \u00ebsht\u00eb me shum\u00eb pesh\u00eb. Akoma edhe m\u00eb shum\u00eb se tre pik\u00ebt. Ja kam th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe Reit. Dhe m\u00ebnyra e festimit q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb fantastike. K\u00ebt\u00eb duhet ta mbaj\u00eb n\u00eb korniz\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs tij. Nuk mendoj se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb bukur se kjo. Uroj q\u00eb po.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjesh \u201cp\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Kosov\u00ebs\u201c<\/strong>\u00a0\u2013 Ka nj\u00eb skuad\u00ebr t\u00eb mir\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre ka luajtur edhe p\u00ebr Komb\u00ebtaren shqiptare. Rrahmani, Rashica, Muriqi.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria apo Kosova?<\/strong>\u00a0Ne jemi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se Kosova. Por Kosova ka futbollist\u00eb t\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb play-off. N\u00eb nj\u00eb histori kaq t\u00eb shkurt\u00ebr, me kaq pak eksperienc\u00eb t\u00eb shkosh n\u00eb play-off \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses i madh dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb duhet ta jetojn\u00eb dhe t\u00eb vazhdojn\u00eb ta synojn\u00eb Bot\u00ebrorin.<\/p>\n<p><strong>A duhet t\u00eb kemi nj\u00eb Komb\u00ebtare?<\/strong>\u00a0\u2013 Ne duhet t\u00eb kemi nj\u00eb Komb\u00ebtare. Por kjo nuk varet as nga un\u00eb dhe as nga ti. Un\u00eb k\u00ebshtu e mendoj, por nuk kemi gj\u00eb n\u00eb dor\u00eb. P\u00ebr sa koh\u00eb jemi dy shtete m\u00eb nj\u00eb komb, do kemi dy ekipe, dy kampionate. N\u00ebse jemi bashk\u00eb jemi nj\u00eb vend m\u00eb i madh, kemi potencial m\u00eb shum\u00eb, jemi treg m\u00eb i madh. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebndv\u00ebshtrimet \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb mendoj, jo vet\u00ebm n\u00eb futboll.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjesh \u201cTifozat Kuqezi\u201d<\/strong>\u00a0\u2013 I kemi prishur pak marr\u00ebdh\u00ebniet koh\u00ebt e fundit p\u00ebr arsye t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb stadium. Kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien personale. Ka disa rregulla q\u00eb ne duhet t\u2019i respektojm\u00eb. Ne e vler\u00ebsojm\u00eb mb\u00ebshtetjen dhe kontributin e \u00e7do tifozi q\u00eb vjen n\u00eb stadium. Por ne d\u00ebshirojm\u00eb nj\u00eb nivel dhe nj\u00eb ambient m\u00eb t\u00eb kulturuar n\u00eb stadium.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjesh \u201cGianni De Biasi\u201d\u00a0<\/strong>\u2013 Trajner shum\u00eb i mir\u00eb. Mik shum\u00eb i mir\u00eb. I dashur p\u00ebr ambientin shqiptar, e respektojn\u00eb shum\u00eb. Por edhe ai na respekton shum\u00eb. \u00cbsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjitha ndeshjet tona t\u00eb Komb\u00ebtares dhe kam marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira me t\u00eb. Gianni ka ngjitur shum\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Edhe Silvinjon e duan shqiptar\u00ebt. Jan\u00eb dy trajner\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb \u00e7uar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb finalet e Europianit dhe pa dyshim q\u00eb ne i jemi shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjesh \u201cEdi Rama\u201d<\/strong>\u00a0\u2013 Kryeministri. Ky nuk \u00ebsht\u00eb trajneri, ky \u00ebsht\u00eb i pari i vendit. Kam marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira institucionale me t\u00eb, me qeverin\u00eb. Jam p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb kem gjithmon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebnie, pavar\u00ebsisht se qeverit\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb pasur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qasje me mua. Si trajner i qeveris\u00eb, m\u00eb duket shum\u00eb i mir\u00eb. Por nuk jam un\u00eb ai q\u00eb mund ta vler\u00ebsoj, sepse nuk e njoh shum\u00eb nga af\u00ebr pun\u00ebn e qeveris\u00eb. N\u00eb lidhje me sportin, na ka ndihmuar. Ka edhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb duhet t\u00eb na ndihmoj\u00eb tani. Me ligjin e sponsorizimeve. Por kemi bashk\u00ebpunuar p\u00ebr nd\u00ebrtimet e stadiumeve, p\u00ebr ndryshimin n\u00eb infrastruktur\u00ebs. Tani duhet t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb p\u00ebr ndryshimin e infrastruktur\u00ebs ligjore q\u00eb na e ka premtuar dhe uroj e besoj q\u00eb do t\u00eb na e b\u00ebj\u00eb. Un\u00eb kam bashk\u00ebpunuar me kat\u00ebr kryeministra.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse do ishit trajner, cila do ishte Komb\u00ebtarja m\u00eb e mir\u00eb e t\u00eb gjitha koh\u00ebrave<\/strong>\u00a0\u2013 Duhet ta mendoj gjat\u00eb, pasi jam shum\u00eb i sigurt q\u00eb do gaboj. Ne kemi pasur shum\u00eb futbollist\u00eb t\u00eb mir\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebj 11-shen tani. Se duhet t\u00eb mendohem gjat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A e mendon Igli Tare si President?<\/strong>\u00a0\u2013 \u00c7do njeri mund t\u00eb mendoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7do lloj pozicioni, jo ve\u00e7 president. Me eksperienc\u00ebn q\u00eb ka fituar n\u00eb menaxhimin e futbollit atje, mund ta sjell\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Qoft\u00eb n\u00eb federat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb klub apo kudo tjet\u00ebr. Federata e Futbollit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktivitet shum\u00eb i gjer\u00eb. Duket vet\u00ebm si kampionat i Kategoris\u00eb Superiore, por sot FSHF organizon 600 ndeshje n\u00eb jav\u00eb, ku aktivizohen rreth 4000 zyrtar\u00eb. Por k\u00ebta nuk menaxhohen vet\u00ebm me gishta, duhen edhe para. Duhen prodhuar para, duhet prodhuar nj\u00eb ekonomi. Sot FSHF \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion solid, me baza t\u00eb sh\u00ebndosha financiare dhe ka nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb sigurt. Un\u00eb e konsideroj si nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb FSHF. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><strong>R\u00ebnd\u00ebsia e paras\u00eb<\/strong>\u00a0\u2013 Pa para \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ket\u00eb zhvillim. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebsia mat\u00ebse e vler\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs t\u00ebnde. Q\u00eb t\u2019i jap\u00ebsh vler\u00eb pun\u00ebs t\u00ebnde, duhet ta k\u00ebmbesh me para dhe ato para t\u2019i kthesh n\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p><strong>Urimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ndjekin Komb\u00ebtaren dhe t\u00eb gjith\u00eb aktivitetet e FSHF-s\u00eb<\/strong>\u00a0\u2013 Jemi n\u00eb periudh\u00eb festash dhe para se t\u2019i uroj dua t\u2019i fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me ne, me FSHF, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb kontribuuar p\u00ebr futbollin n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u2019i k\u00ebrkoj falje p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb kemi gabuar, sepse pa dyshim kemi b\u00ebr\u00eb gabime apo p\u00ebr mosrealizimin e pritshm\u00ebrive. Por dua t\u2019i garantoj q\u00eb jemi munduar t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn.<\/p>\n<p>Dua t\u2019i uroj dhe t\u2019i premtoj q\u00eb do b\u00ebj m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm. T\u00eb kalojm\u00eb festa sa m\u00eb t\u00eb mira, t\u00eb kalojm\u00eb sot dark\u00ebn e Krishtlindjeve n\u00eb familje dhe t\u00eb presim vitin 2026 me sh\u00ebndet t\u00eb plot\u00eb dhe me sa m\u00eb shum\u00eb suksese. Urojm\u00eb q\u00eb ekipi komb\u00ebtar t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Bot\u00ebror. Besoj se kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Gj\u00ebja m\u00eb e bukur q\u00eb ne kemi sot \u00ebsht\u00eb ekipi komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/armand-duka-flet-pa-doreza-nga-koha-me-familjen-dhe-ushqimi-deri-te-kombetarja-dhe-tifozet-kuqezi\/\">Armand Duka flet pa \u201cdoreza\u201d: Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te komb\u00ebtarja dhe tifoz\u00ebt kuqezi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb mbr\u00ebmjen festive t\u00eb 25 dhjetorit, Presidenti i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar n\u00eb emisionin \u201cMir\u00ebmbr\u00ebma yje\u201d, t\u00eb moderuar nga Arbana Osmani, ku zhvilloi nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb hapur dhe reflektues, ai ndau me publikun aspekte nga jeta personale, filozofia e drejtimit dhe vizioni [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-60389","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60389","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60389"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60389\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60389"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60389"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60389"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}