{"id":60376,"date":"2025-12-26T10:48:20","date_gmt":"2025-12-26T10:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/26\/kush-eshte-zbatuesi-hije-i-shtepise-se-bardhe-me-ndikim-te-jashtezakonshem-te-trump\/"},"modified":"2025-12-26T10:48:20","modified_gmt":"2025-12-26T10:48:20","slug":"kush-eshte-zbatuesi-hije-i-shtepise-se-bardhe-me-ndikim-te-jashtezakonshem-te-trump","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/26\/kush-eshte-zbatuesi-hije-i-shtepise-se-bardhe-me-ndikim-te-jashtezakonshem-te-trump\/","title":{"rendered":"Kush \u00ebsht\u00eb \u201czbatuesi hije\u201d i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb me ndikim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm te Trump"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti Trump ishte i lodhur. Gjat\u00eb nj\u00eb takimi me ligjv\u00ebn\u00ebsit e grupit republikan n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb gjat\u00eb ver\u00ebs, Trump qortoi ashp\u00ebr kreun  e House Freedom Caucus, Andy Harris, sepse kishte ngritur shqet\u00ebsime rreth legjislacionit kryesor t\u00eb presidentit p\u00ebr taksat dhe shpenzimet. Trump k\u00ebrkoi q\u00eb Harris t\u00eb rreshtohej\u2026pastaj presidenti u largua papritur nga dhoma, sipas njer\u00ebzve q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb takim.<\/p>\n<p>Pasi Trump u largua, Harris e drejtoi zem\u00ebrimin e tij te James Blair, nj\u00eb nga k\u00ebshilltar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb presidentit. Harris e akuzoi Blair-in se donte t\u00eb gjente nj\u00eb sfidues republikan n\u00eb zgjedhjet primare p\u00ebr ta rr\u00ebzuar at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb thjesht punoj p\u00ebr presidentin, zot\u00ebri,\u201d u p\u00ebrgjigj Blair, sipas njer\u00ebzve n\u00eb dhom\u00eb. Ky nuk ishte nj\u00eb mohim.<\/p>\n<p>Blair, nj\u00eb operativ 36-vje\u00e7ar qeros nga Florida, t\u00eb cilin koleg\u00ebt e p\u00ebrshkruajn\u00eb si intensiv dhe t\u00eb zjarrt\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb figur\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb mandatin e dyt\u00eb t\u00eb Trump-it, duke bindur ligjv\u00ebn\u00ebsit, duke zbatuar besnik\u00ebrin\u00eb ndaj Trump-it, duke form\u00ebsuar mesazhet e presidentit p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe ekonomin\u00eb, si dhe duke orkestruar strategjin\u00eb e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e mesmandatit t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjurm\u00ebt e tij jan\u00eb aq t\u00eb dukshme n\u00eb planin e rishp\u00ebrndarjes s\u00eb zonave t\u00eb Republikanwve, saq\u00eb disa ndihm\u00ebs t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb i referohen atij si \u201cBlairymandering.\u201d<\/p>\n<p>Titulli i Blair-it \u2013 z\u00ebvend\u00ebsshef i stafit \u2013 nuk e pasqyron plot\u00ebsisht ndikimin e tij. Ai ishte n\u00eb mesin e shtat\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb z\u00ebvend\u00ebspresidentin dhe Sekretarin e Shtetit, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuan administrat\u00ebn \u00eb nj\u00eb set fotografik t\u00eb fundit p\u00ebr Vanity Fair. Ai e p\u00ebrshkroi veten si nj\u00eb \u201crojtar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti mb\u00ebshtetet tek ai jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb,\u201d tha Russell Vought, drejtor i Zyr\u00ebs s\u00eb Menaxhimit dhe Buxhetit, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, Blair i ka mbajtur republikan\u00ebt kryesisht t\u00eb bashkuar rreth Trump-it. Ai ndihmoi n\u00eb sigurimin e kalimit t\u00eb paket\u00ebs s\u00eb taksave dhe shpenzimeve t\u00eb Trump-it, duke kufizuar largimet nga radh\u00ebt e republikan\u00ebve t\u00eb Kongresit dhe duke fituar mb\u00ebshtetjen e Harris dhe konservator\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb, Harris tha se \u201cmosmarr\u00ebveshjet nuk jan\u00eb t\u00eb pazakonta gjat\u00eb negociatave t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb\u201d dhe e quajti pun\u00ebn e Blair-it \u201ct\u00eb lavd\u00ebrueshme\u201d. Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e Harris hodhi posht\u00eb pretendimin se kongresmeni ngriti mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb sfide n\u00eb primare gjat\u00eb takimit n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrpara ka sfida t\u00eb m\u00ebdha. Blair po p\u00ebrpiqet t\u00eb shmang\u00eb humbje republikane n\u00eb mesmandat. Blair po punon p\u00ebr t\u00eb parandaluar thellimin e \u00e7arjeve n\u00eb Partin\u00eb Republikane. Dhe ai do t\u00eb duhet t\u00eb bind\u00eb republikan\u00ebt skeptik\u00eb dhe gjykatat q\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb riformuar hartat e Kongresit.<\/p>\n<p>Jo m\u00eb nj\u00eb \u201ci ngurt\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Blair u soll n\u00eb fushat\u00ebn presidenciale t\u00eb Trump-it t\u00eb vitit 2024 nga at\u00ebher\u00eb shefja e fushat\u00ebs Susie Wiles, e cila tani sh\u00ebrben si shefe e stafit t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb. Wiles dhe Blair m\u00eb par\u00eb punuan p\u00ebr guvernatorin e Florid\u00ebs, Ron DeSantis, dhe m\u00eb von\u00eb u ftoh\u00ebn me t\u00eb pasi u larguan n\u00eb fillim t\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb t\u00eb guvernatorit n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pun\u00ebt e para t\u00eb Blair-it p\u00ebr Trump-in gjat\u00eb primareve t\u00eb vitit 2024 ishte sulmi ndaj DeSantis, shpesh duke p\u00ebrdorur informacione rreth guvernatorit q\u00eb i kishte mbledhur duke punuar p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Pas atentatit ndaj Trump-it n\u00eb korrik 2024, Blair ndonj\u00ebher\u00eb sillte nj\u00eb jelek antiplumb dhe nj\u00eb arm\u00eb n\u00eb pun\u00eb, kujtojn\u00eb ish-ndihm\u00ebsit e fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>Blair fillimisht nuk kishte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngusht\u00eb me Trump-in, i cili u thoshte ndihm\u00ebsve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se ai ishte \u201ci ngurt\u00eb\u201d. Por Trump e njohu Blair-in pas zgjedhjeve dhe tani flet me t\u00eb rregullisht, sipas zyrtar\u00ebve t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Blair \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkues, i prirur p\u00ebr t\u00eb kritikuar dhe vazhdimisht n\u00eb telefonin e tij, sipas njer\u00ebzve q\u00eb e njohin. Disa n\u00eb Uashington e quajn\u00eb at\u00eb \u201cOrakulli\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb njohurive t\u00eb tij enciklopedike mbi t\u00eb dh\u00ebnat. Fjalit\u00eb e tij shpesh fillojn\u00eb me: \u201cPresidenti d\u00ebshiron\u2026\u201d<\/p>\n<p>\u201cKa nj\u00eb arsye pse Presidenti Trump e th\u00ebrret z\u00ebvend\u00ebsshefin e tij t\u00eb stafit \u2018James i Shk\u00eblqyer\u2019,\u201d tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb Karoline Leavitt.<\/p>\n<p>Blair ndonj\u00ebher\u00eb ka p\u00ebrqafuar rolin e \u201cpolicit t\u00eb keq\u201d, duke u d\u00ebrguar lajme t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u g\u00eblltitur ligjv\u00ebn\u00ebsve. Ai u tha republikan\u00ebve q\u00eb kishin shqet\u00ebsime rreth paket\u00ebs s\u00eb taksave dhe shpenzimeve se nj\u00eb vot\u00eb kund\u00ebr legjislacionit do ishte nj\u00eb vot\u00eb kund\u00ebr presidentit dhe axhend\u00ebs s\u00eb tij dhe do trajtohej si e till\u00eb, sipas njer\u00ebzve t\u00eb njohur me bisedat. Kjo u pa nga disa ligjv\u00ebn\u00ebs si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim.<\/p>\n<p>Ai shpesh k\u00ebshillon ligjv\u00ebn\u00ebsit republikan\u00eb se si duhet t\u00eb votojn\u00eb, si duhet t\u00eb drejtojn\u00eb fushatat, kur nuk duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb poste m\u00eb t\u00eb larta dhe kur Trump \u00ebsht\u00eb i zem\u00ebruar. Ai u kujton ligjv\u00ebn\u00ebsve se Trump \u00ebsht\u00eb m\u00eb popullor n\u00eb rrethet e tyre sesa jan\u00eb ata vet\u00eb, duke sjell\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb sondazhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar argumentin e tij. Nd\u00ebrsa Trump ka b\u00ebr\u00eb presion p\u00ebr t\u00eb hequr *\u201dfilibuster\u201d-in, Blair \u00ebsht\u00eb takuar privatisht me senator\u00ebt jav\u00ebt e fundit p\u00ebr t\u00eb paraqitur ndryshimet e mundshme.<\/p>\n<p>Blair ka filluar t\u2019u jap\u00eb k\u00ebshilla an\u00ebtar\u00ebve mbi p\u00ebrballueshm\u00ebrin\u00eb e jetes\u00ebs q\u00eb nuk p\u00ebrputhen gjithmon\u00eb me mesazhet publike t\u00eb Trump-it, duke th\u00ebn\u00eb se kjo \u00e7\u00ebshtje do jet\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb mesmandatit.<\/p>\n<p>\u201cJo shum\u00eb respekt\u201d<\/p>\n<p>Taktikat e Blair-it kan\u00eb zem\u00ebruar disa n\u00eb Kapitol Hill. An\u00ebtar\u00ebt jan\u00eb ankuar privatisht se si Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb nuk duket se e kupton q\u00eb Kongresi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deg\u00eb e barabart\u00eb e qeveris\u00eb. Disa republikan\u00eb kan\u00eb njoftuar t\u00ebrheqjen n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me rizgjedhjen, dhe t\u00eb tjer\u00eb po e konsiderojn\u00eb t\u00ebrheqjen, than\u00eb republikan\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb Hill-it.<\/p>\n<p>Deputetja Marjorie Taylor Greene, q\u00eb po t\u00ebrhiqet, shprehu zem\u00ebrim te zyrtar\u00ebt e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti se Blair dhe ekipi i marr\u00ebdh\u00ebnieve legjislative ishin p\u00ebr\u00e7mues ndaj saj. Zyra e saj nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkesave p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka shum\u00eb respekt ndaj Kongresit\u201d, tha Erick Erickson, nj\u00eb aktivist konservator.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shkruar, Blair citoi nga fjalimi i p\u00ebrgatitur q\u00eb Presidenti John F. Kennedy do mbante n\u00eb Dallas dit\u00ebn kur u vra: \u201cGjithmon\u00eb do ket\u00eb z\u00ebra disident\u00eb n\u00eb vend, duke shprehur kund\u00ebrshtim pa alternativa, duke gjetur gabime por asnj\u00ebher\u00eb favor, duke par\u00eb err\u00ebsir\u00eb n\u00eb \u00e7do an\u00eb dhe duke k\u00ebrkuar ndikim pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi.\u201d<\/p>\n<p>Blair ka b\u00ebr\u00eb presion mbi an\u00ebtar\u00ebt n\u00eb rrethe konkurruese q\u00eb t\u00eb kandidojn\u00eb p\u00ebr rizgjedhje pasi mori vesh se po planifikonin t\u00eb t\u00ebrhiqeshin ose t\u00eb k\u00ebrkonin nj\u00eb zyr\u00eb tjet\u00ebr. Ndonj\u00ebher\u00eb, bisedat jan\u00eb nxehur. Ai e shkurajoi ligjv\u00ebn\u00ebsin Mike Lawler nga kandidimi p\u00ebr guvernator n\u00eb Nju Jork, dhe k\u00ebshilloi deputetin Bill Huizenga kund\u00ebr kandidimit p\u00ebr Senat n\u00eb Mi\u00e7igan, duke zem\u00ebruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u201cA \u00ebsht\u00eb ai i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb? Sigurisht. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr sa m\u00eb p\u00ebrket mua. Nj\u00eb nga problemet n\u00eb Uashington \u00ebsht\u00eb se shum\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb t\u00eb but\u00eb,\u201d tha Lawler. Blair u shpreh \u201cshum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs\u201d q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt d\u00ebgjuan.<\/p>\n<p>Muajt e fundit, Blair e ka kthyer fokusin te zgjedhjet e mesmandatit. Ai dha nj\u00eb prezantim n\u00eb PowerPoint mbi garat dhe strategjit\u00eb e ve\u00e7anta p\u00ebr ndihm\u00ebsit e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb n\u00eb Camp David. Dhe ai ka intervistuar kandidat\u00eb p\u00ebr dhjet\u00ebra gara potenciale, duke pyetur p\u00ebr besnik\u00ebrin\u00eb e tyre ndaj Trump-it, n\u00ebse mb\u00ebshtesin axhend\u00ebn e presidentit dhe si planifikojn\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb.<\/p>\n<p>Blair e ka p\u00ebrshkruar veten te bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt si \u201cshum\u00eb djathtas\u201d, por ai ndonj\u00ebher\u00eb i paraqet presidentit dhe ekipit t\u00eb tij t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb tregojn\u00eb dob\u00ebsit\u00eb e mundshme politike t\u00eb politikave t\u00eb administrat\u00ebs. Ai ka informuar zyrtar\u00ebt e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb mbi sondazhet q\u00eb tregojn\u00eb se bastisjet e emigracionit q\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb d\u00ebbimin e kriminel\u00ebve do ishin m\u00eb popullore sesa bastisjet me shtrirje t\u00eb gjer\u00eb. Ai i dha Trump-it grafiqe s\u00eb fundmi q\u00eb tregonin se sa pesimist\u00eb ishin shum\u00eb amerikan\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb prill, Blair i prezantoi presidentit nj\u00eb plan agresiv p\u00ebr t\u00eb rishikuar hartat e Kongresit n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbajtur kontrollin republikan t\u00eb Dhom\u00ebs. Plani ishte guximsh\u00ebm, por Trump-it i p\u00eblqeu dhe i tha Blair-it t\u00eb sulmonte.<\/p>\n<p>P\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra, Blair u b\u00ebri presion ligjv\u00ebn\u00ebsve t\u00eb Indianas, p\u00ebrfshir\u00eb kreun e Senatit shtet\u00ebror Rodric Bray, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00eb plan rishp\u00ebrndarjeje t\u00eb zonave t\u00eb mb\u00ebshtetur nga Trump. N\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb nat\u00ebn para votimit, Blair e akuzoi Bray-n se po luante loj\u00ebra dhe po punonte kund\u00ebr republikan\u00ebve. Bray i tha se rishikimi i hartave nuk ishte i duhur. Aleat\u00ebt e Trump tani po paralajm\u00ebrojn\u00eb t\u00eb mos mb\u00ebshtesin krer\u00ebt republikan\u00eb t\u00eb shtetit n\u00eb primare.<\/p>\n<p>Wall Street Journal \u2013 P\u00ebrgatiti p\u00ebr Hashtag.al, Klodian Manjani<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/kush-eshte-zbatuesi-hije-i-shtepise-se-bardhe-me-ndikim-te-jashtezakonshem-te-trump\/\">Kush \u00ebsht\u00eb \u201czbatuesi hije\u201d i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb me ndikim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm te Trump<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Trump ishte i lodhur. Gjat\u00eb nj\u00eb takimi me ligjv\u00ebn\u00ebsit e grupit republikan n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb gjat\u00eb ver\u00ebs, Trump qortoi ashp\u00ebr kreun e House Freedom Caucus, Andy Harris, sepse kishte ngritur shqet\u00ebsime rreth legjislacionit kryesor t\u00eb presidentit p\u00ebr taksat dhe shpenzimet. Trump k\u00ebrkoi q\u00eb Harris t\u00eb rreshtohej\u2026pastaj presidenti u largua papritur nga dhoma, sipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-60376","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60376","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60376"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60376\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60376"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60376"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60376"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}