{"id":60299,"date":"2025-12-25T20:48:23","date_gmt":"2025-12-25T20:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/25\/ndryshon-vlera-ne-treg-e-lojtareve-te-kombetares-asllani-merr-kryesimin-2\/"},"modified":"2025-12-25T20:48:23","modified_gmt":"2025-12-25T20:48:23","slug":"ndryshon-vlera-ne-treg-e-lojtareve-te-kombetares-asllani-merr-kryesimin-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/25\/ndryshon-vlera-ne-treg-e-lojtareve-te-kombetares-asllani-merr-kryesimin-2\/","title":{"rendered":"Ndryshon vlera n\u00eb treg e lojtar\u00ebve t\u00eb Komb\u00ebtares, Asllani merr kryesimin"},"content":{"rendered":"<p>Komb\u00ebtarja shqiptare po l\u00eb pas nj\u00eb vit ku rezultatet e arritura, padyshim q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb historike dhe p\u00ebr kuqezinjt\u00eb, ishte nj\u00eb nga vitet m\u00eb t\u00eb suksesshme. Kualifikimi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb \u201cPlay Off\u201d t\u00eb Bot\u00ebrorit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me n\u00eb krye trajnerin Silvinjo, i cili \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb nga trajner\u00ebt m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Braziliani ka formuar nj\u00eb skuad\u00ebr q\u00eb p\u00ebson pak gola, cinike para port\u00ebs, por q\u00eb vet\u00eb braziliani nuk ka shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb eksperimente me lojtar\u00ebt, skuadr\u00ebn apo edhe me listat e gurmbullimit. N\u00eb vit\u00ebt e fundit, ai i ka q\u00ebndruar besnik thuajse t\u00eb gjith\u00eb lojtar\u00ebve dhe q\u00eb nga kualifikueset e Europianit, deri n\u00eb Lig\u00ebn e Kombeve e Bot\u00ebror, kan\u00eb qen\u00eb thuajse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt lojtar\u00eb.<\/p>\n<p>Paraqitjet e tyre, kan\u00eb qen\u00eb bind\u00ebse jo vet\u00ebm me Komb\u00ebtaren, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe me klubet ku luajn\u00eb, si n\u00eb Europ\u00eb, ashtu edhe n\u00eb Azi apo n\u00eb Amerik\u00eb. K\u00ebshtu, vlerat e disa prej futbollsit\u00ebve n\u00eb dritaren e \u201cTransfermarkt\u201d jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm, por ka edhe prej atyre q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar r\u00ebnie n\u00eb treg apo edhe ato q\u00eb nuk kan\u00eb pasur ndryshim. Rritjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb treg, e ka pasur mesfushori i Le\u00e7es, Medon Berisha i cili nga 1.5 milion\u00eb euro vler\u00eb t\u00eb kartonit q\u00eb kishte, tashm\u00eb vler\u00ebsohet me 6 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>LOJTAR\u00cbT ME RRITJE-<\/strong>\u00a0Ve\u00e7 Berish\u00ebs q\u00eb ka pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe me plot 4.5 milion\u00eb euro, rritje vlere kan\u00eb edhe disa futbollist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. K\u00ebshtu, Adrion Pajaziti ka kapur vler\u00ebn e 1.5 milion\u00eb eurove, nga 800 mij\u00eb q\u00eb ishte vlera e tij para rivler\u00ebsimit. Rritje me 1 milion\u00eb euro n\u00eb treg, ka edhe kartoni i Julian Shehut. Ish-mesfushori i La\u00e7it vler\u00ebsohet aktualisht me 3.5 milion\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deri m\u00eb tani ishte 2.5 milion\u00eb. Me 1 milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb rritur edhe kartoni i Arb\u00ebr Hoxh\u00ebs q\u00eb e sheh veten tashm\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 2.5 milion\u00eb eurove, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb leht\u00eb ka pasur kartoni i Jasir Asanit. Sulmuesi u transferua te Esteghlali n\u00eb ver\u00eb dhe nga 1.2 milion\u00eb euro q\u00eb ishte vlera e tij m\u00eb par\u00eb, tashm\u00eb ka shkuar n\u00eb 1.8 milion\u00eb. Lojtar\u00ebt e tjer\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebsuar rritje, por pritet q\u00eb s\u00eb shpejti edhe kartoni i Mu\u00e7it t\u00eb ndryshoj\u00eb, gjithmon\u00eb n\u00ebse sulmuesi vazhdon me k\u00ebto ritme te Trabzonspori, pasi s\u00eb fundmi ka sh\u00ebnuar 7 gola n\u00eb 5 ndeshje.<\/p>\n<p><strong>VLERAT E ULURA-<\/strong>\u00a0Krahas lojtar\u00ebve q\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb\u00a0kan\u00eb par\u00eb q\u00eb kartoni i tyre ka p\u00ebsuar rritje, ka edhe nga ato futbollist\u00eb vlera e t\u00eb cil\u00ebve ka r\u00ebn\u00eb. K\u00ebshtu, r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe e ka p\u00ebsuar Armando Broja i cili me skuadr\u00ebn e tij t\u00eb B\u00ebrnleit po kalonte nj\u00eb moment t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Pavar\u00ebsisht golit n\u00eb ndeshjen e fundit, vlera e Broj\u00ebs ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb 10 milion\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte 14 milion\u00eb euro para rivler\u00ebsimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb s\u00eb fundmi. R\u00ebnie t\u00eb vler\u00ebs ka p\u00ebsuar edhe Berat Gjimshiti. Kapiteni i Komb\u00ebtares ka pasur kartonin me vler\u00eb 6 milion\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aktualisht vlera e kartonit t\u00eb tij ka zbritur n\u00eb 5 milion\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb ka zbritur edhe kartoni i Uzunit, por ky i fundit ka ulje m\u00eb t\u00eb madhe. Vlera e sulmuesit t\u00eb Austin ishte 7 milion\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tani vler\u00ebsohet me 5 milion\u00eb. Ulje t\u00eb leht\u00eb ka p\u00ebsuar edhe Ivan Balliu, kartoni i t\u00eb cilit tashm\u00eb kushton 1.2 milion\u00eb euro, nga 1.4 q\u00eb ishte m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>M\u00cb T\u00cb SHTRENJT\u00cbT-<\/strong>\u00a0Ndryshimet e vlerave t\u00eb kartonit, kan\u00eb ndryshuar edhe renditjen e lojtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb t\u00eb Komb\u00ebtares. K\u00ebshtu, Kristjan Asllani \u00ebsht\u00eb aktualisht futbollisti m\u00eb i shtrenjt\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb, me vler\u00ebn e tij q\u00eb ka shkuar n\u00eb 13 milion\u00eb euro. Pas Asllanit, renditen Broja dhe Daku, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb vler\u00ebn e kartonit nga 10 milion\u00eb euro. \u201cTop 5\u201d e mbyllin Ardian Ismajli me Medon Berish\u00ebn, ku t\u00eb dy lojtar\u00ebt kushtojn\u00eb nga 6 milion\u00eb euro, me Berish\u00ebn q\u00eb e sheh veten p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb klasifikim sa i p\u00ebrket vler\u00ebs s\u00eb lojtar\u00ebve, pasi m\u00eb par\u00eb vlera e tij ishte vet\u00ebm 1.5 milion\u00eb.<\/p>\n<p><strong>LOJTAR\u00cbT M\u00cb T\u00cb LIR\u00cb-<\/strong>\u00a0Lojtari me vler\u00ebn e kartonit m\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb Komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb Naser Aliji. Mbrojt\u00ebsi i Dinamos e ka vler\u00ebn n\u00eb treg 300 mij\u00eb euro dhe pak m\u00eb t\u00eb lart\u00eb e ka portieri i Egnatias, me vler\u00ebn n\u00eb treg 400 mij\u00eb euro. Gjithashtu nj\u00eb tjet\u00ebr portier \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e lojtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Simon Simonin, i cili vler\u00ebsohet me kartonin q\u00eb shkon n\u00eb 600 mij\u00eb euro. Nga 700 mij\u00eb euro kushton kartoni i dy lojtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, Arlind Ajetit dhe Klisman Cakes q\u00eb mbyllin k\u00ebshtu pes\u00ebshen e lojtar\u00ebve me vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb \u201cTransfermarkt\u201d. Ky i fundit, u afrua rishtazi te Shqip\u00ebria, pas d\u00ebmtimit q\u00eb p\u00ebsoi Marash Kumbulla n\u00eb kampionatin spanjoll.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ndryshon-vlera-ne-treg-e-lojtareve-te-kombetares-asllani-merr-kryesimin\/\">Ndryshon vlera n\u00eb treg e lojtar\u00ebve t\u00eb Komb\u00ebtares, Asllani merr kryesimin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komb\u00ebtarja shqiptare po l\u00eb pas nj\u00eb vit ku rezultatet e arritura, padyshim q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb historike dhe p\u00ebr kuqezinjt\u00eb, ishte nj\u00eb nga vitet m\u00eb t\u00eb suksesshme. Kualifikimi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb \u201cPlay Off\u201d t\u00eb Bot\u00ebrorit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me n\u00eb krye trajnerin Silvinjo, i cili \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-60299","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60299","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60299"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60299\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60299"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60299"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60299"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}