{"id":60292,"date":"2025-12-25T19:43:56","date_gmt":"2025-12-25T19:43:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/25\/ekspertja-gjermane-per-ballkanin-nuk-mund-te-perjashtohet-bllokim-i-ri-ne-kosove\/"},"modified":"2025-12-25T19:43:56","modified_gmt":"2025-12-25T19:43:56","slug":"ekspertja-gjermane-per-ballkanin-nuk-mund-te-perjashtohet-bllokim-i-ri-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/25\/ekspertja-gjermane-per-ballkanin-nuk-mund-te-perjashtohet-bllokim-i-ri-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Ekspertja gjermane p\u00ebr Ballkanin: Nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet bllokim i ri n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><span><strong><em>Kosova voton p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb k\u00ebt\u00eb vit. Ekspertja gjermane p\u00ebr Ballkanin, Frauke Seebass k\u00ebrkon dialog mes partive dhe kujton, se Kosova ka humbur shum\u00eb nga reputacioni i saj nd\u00ebrkomb\u00ebtar k\u00ebt\u00eb vit.<\/em><\/strong><\/span><\/p>\n<p><strong><span>DW: P\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb brenda nj\u00eb viti kemi zgjedhje t\u00eb reja n\u00eb Kosov\u00eb. Mendoni, se k\u00ebto votime do t\u00eb sjellin zhbllokimin e situat\u00ebs n\u00eb vend? Gjat\u00eb fushat\u00ebs partit\u00eb e tjera s\u00ebrish shprehen, se nuk do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb koalicion me partin\u00eb \u201cVet\u00ebvendosje\u201d t\u00eb Albin Kurtit\u2026<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span><strong>Frauke Seebass:<\/strong> Gjith\u00e7ka do t\u00eb varet nga rezultati i zgjedhjeve. Vet\u00ebvendosje shpreson p\u00ebr nj\u00eb shumic\u00eb kaq t\u00eb madhe sa t\u00eb mund t\u00eb qeveris\u00eb e vetme ose \u201cvet\u00ebm\u201d me mb\u00ebshtetjen e pakicave, t\u00eb cilave Kushtetuta u garanton nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb caktuar vendesh. Kjo taktik\u00eb d\u00ebshtoi pas zgjedhjeve n\u00eb shkurt.<\/span><\/p>\n<p><span>VV mund t\u00eb p\u00ebrpiqet n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb rezultati zgjedhor t\u00eb ngusht\u00eb, t\u00eb bind\u00eb politikan\u00eb individual\u00eb nga partit\u00eb e tjera q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin koalicionin. Aleanca me PSHDK-n\u00eb e vog\u00ebl para zgjedhjeve (p\u00ebrve\u00e7 Guxo dhe Alternativ\u00ebs), partner\u00eb tradicional\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i k\u00ebsaj. Por \u00ebsht\u00eb gjithashtu e mundur q\u00eb partit\u00eb opozitare t\u00eb mund t\u00eb mobilizojn\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb qeveri pa VV-n\u00eb, megjith\u00ebse shanset p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb t\u00eb pakta. N\u00ebse kemi nj\u00eb rezultat t\u00eb ngjash\u00ebm si n\u00eb shkurt, nj\u00eb bllokim i ri nuk \u00ebsht\u00eb i pamundur.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>DW: Pse ky q\u00ebndrim kaq refuzues ndaj Albin Kurtit?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Para s\u00eb gjithash ky lidhet kryesisht me q\u00ebndrimin e tij pa kompromis, me t\u00eb cilin ai i shpalli luft\u00eb \u201celitave t\u00eb korruptuara\u201d dhe, n\u00eb fakt, t\u00eb gjitha partive t\u00eb tjera. Para zgjedhjeve t\u00eb shkurtit, VV synonte t\u00eb rifitonte nj\u00eb shumic\u00eb konstituuese, nd\u00ebrsa partit\u00eb e tjera t\u00eb m\u00ebdha e pozicionuan veten para s\u00eb gjithash n\u00eb opozit\u00eb me Albin Kurtin, kjo \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb helmuar mes tyre. Pas fars\u00ebs q\u00eb shoq\u00ebroi zgjedhjen e Kryetares s\u00eb Kuvendit, t\u00eb cil\u00ebn Kurti e interpretoi si nj\u00eb penges\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme, nuk mbeti m\u00eb ndonj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb \u200b\u200bp\u00ebr kompromis. N\u00ebse Kurti nuk ia del t\u00eb angazhohet n\u00eb dialog me partit\u00eb e tjera, pritet nj\u00eb bllokim i m\u00ebtejsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>DW: Po, mungesa e vullnetit politik t\u00eb partive n\u00eb Kosov\u00eb solli k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, por Kosova nuk e kishte nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb nj\u00eb mungese t\u00eb till\u00eb kaq t\u00eb madhe t\u00eb kompromisit. Si e shpjegoni k\u00ebt\u00eb polarizim politik t\u00eb nj\u00eb shkalle t\u00eb till\u00eb n\u00eb vend?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Zgjedhjet e Vet\u00ebvendosjes n\u00eb vitin 2021 ishte nj\u00eb vot\u00eb proteste, pas r\u00ebnies s\u00eb koalicionit me LDK-n\u00eb me ndihm\u00ebn e SHBA-s\u00eb. Nd\u00ebrsa VV ishte detyruar t\u00eb b\u00ebnte kompromis n\u00eb at\u00eb koalicion, tani ishte n\u00eb gjendje t\u00eb qeveriste praktikisht e pakontestueshme p\u00ebr kat\u00ebr vjet. Fushata zgjedhore q\u00eb \u00e7oi n\u00eb zgjedhjet e shkurtit dhe muajt e bllokimit helmuan atmosfer\u00ebn n\u00eb parlament dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Mbetet t\u00eb shpresohet q\u00eb partit\u00eb t\u2019i rikthehen e t\u00eb kujtojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndaj qytetar:\u00ebve, pavar\u00ebsisht rezultatit t\u00eb zgjedhjeve.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>DW: Albin Kurti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur gjithashtu me mjaft kritika edhe nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 n\u00ebn nj\u00eb qeveri t\u00eb mundshme Kurti si mund t\u00eb sigurohet progres n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb, nj\u00eb kusht p\u00ebr integrimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb BE?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>P\u00ebr BE-n\u00eb, zbatimi i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit t\u00eb vitit 2023 mbetet thelb\u00ebsor, dhe Kosova duhet t\u00eb tregoj\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb krijimin e nj\u00eb Asociacionit t\u00eb Komunave Serbe. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb e lidhur me t\u00eb gjith\u00eb progresin e Kosov\u00ebs n\u00eb integrimin transatlantik, q\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs deri tek trajtimi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. P\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs politike n\u00eb Serbi, afrimi me BE aktualisht \u00ebsht\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebn Kurtin, por Kosova mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb konsideruesh\u00ebm si n\u00eb nivel vendas ashtu edhe n\u00eb politik\u00ebn e jashtme me zbatimin e Asociacionit.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>DW: Deri tani, Asociacioni duket i larg\u00ebt. A mund t\u00eb quhet ai arsye kryesore pse Kosova aktualisht ka ngecur n\u00eb integrimin drejt BE? Deri tani BE kishte edhe sanksione n\u00eb fuqi. SHBA pezulloi dialogun strategjik.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Masat dhe bllokadat drejtohen kund\u00ebr Kurtit dhe politikave t\u00eb tij t\u00eb nj\u00ebanshme, ve\u00e7an\u00ebrisht munges\u00ebs s\u00eb konsultimeve dhe p\u00ebrshkall\u00ebzimeve n\u00eb komunat veriore. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb denoncoj\u00eb trajtimin e pabarabart\u00eb krahasuar me Serbin\u00eb, qeveria duhet t\u00eb kuptoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozicion defensiv dhe se nuk ka konsensus brenda BE-s\u00eb. Masat jan\u00eb ligj\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb gri, k\u00ebrkohet unanimitet p\u00ebr shfuqizimin e tyre, por shum\u00eb vende duan t\u00eb shohin q\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebj\u00eb l\u00ebshime e para. Mund t\u00eb supozohet se partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb do t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb hapur ndaj nj\u00eb qeverie n\u00ebn dik\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Kurtit.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>DW: Por Kosova ka frik\u00eb se Asociacioni do t\u00eb rrezikoj\u00eb funksionalitetin e shtetit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb Evrop\u00ebs. Sa real \u00ebsht\u00eb ky rrezik, duke pasur parasysh se komunat serbe duan t\u00eb arrijn\u00eb nj\u00eb lloj vet\u00ebqeverisjeje brenda Kosov\u00ebs p\u00ebrmes Asociacionit?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Nuk e shoh m\u00eb k\u00ebt\u00eb rrezik pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe propozimeve aktuale sipas Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit. P\u00ebrkundrazi, besoj se Asociacioni i Komunave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parakusht p\u00ebr integrimin e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe demokratizimin e m\u00ebtejsh\u00ebm, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse edhe komunat jugore jan\u00eb pjes\u00eb e tij, dhe ky integrim m\u00eb i thell\u00eb mund t\u00eb parandaloj\u00eb gjithashtu propozime t\u00eb reja p\u00ebr ndryshime territoriale (shk\u00ebmbim territoresh). Asociacioni i Komunave \u2013 i mbrojtur nga kushtetuta dhe e drejta e vet\u00ebmenaxhimit e sanksionuar n\u00eb t\u00eb \u2013 do t\u00eb administronte vet\u00eb fusha t\u00eb tilla si arsimi dhe planifikimi urban, por nuk mund t\u00eb bllokoj\u00eb vendimet komb\u00ebtare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti, p\u00ebr shembull, n\u00eb Republik\u00ebn Srpska. Ideja e Vet\u00ebvendosjes p\u00ebr t\u00eb detyruar integrimin p\u00ebrmes reciprocitetit, nga ana tjet\u00ebr, ka d\u00ebshtuar.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>DW: Nd\u00ebrkoh\u00eb Serbia dhe Kosova akuzojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn p\u00ebr shkelje t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb Brukselit t\u00eb arritura p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb BE-ja p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje, pasi t\u00eb n\u00ebnshkruhet edhe t\u00eb zbatohet v\u00ebrtet?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>BE-ja n\u00eb fakt ka shum\u00eb leva p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb progres n\u00eb zbatimin e marr\u00ebveshjeve, por mungojn\u00eb vullneti politik dhe, mbi t\u00eb gjitha, uniteti. Prandaj, shoh m\u00eb shum\u00eb potencial veprimi n\u00eb nj\u00eb koalicion shtetesh q\u00eb marrin drejtimin k\u00ebtu dhe ofrojn\u00eb stimuj pozitiv\u00eb dhe negativ\u00eb. Megjithat\u00eb, duke pasur parasysh situat\u00ebn aktuale n\u00eb Serbi, kjo strategji do t\u00eb vinte vite me vones\u00eb, nuk shoh q\u00eb Serbia do t\u00eb zbatoj\u00eb marr\u00ebveshjet n\u00eb vitet e ardhshme.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>DW: Kosova mbetet vendi m\u00eb i varf\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb, i vetmi shtet ballkanik pa statusin kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. A ka qen\u00eb BE shum\u00eb e ashp\u00ebr me Kosov\u00ebn, apo arsyet duhen k\u00ebrkuar brenda politikave t\u00eb qeveris\u00eb aktuale?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Kjo \u00ebsht\u00eb komplekse, por th\u00ebn\u00eb p\u00ebrmbledhtazi, ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tek t\u00eb dyja. P\u00ebr mua, pika e kthes\u00ebs ishte viti 2018, kur shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb refuzuan liberalizimin e vizave p\u00ebr arsye politike t\u00eb brendshme. Perceptimi n\u00eb Kosov\u00eb ishte se ishin b\u00ebr\u00eb kaq shum\u00eb kompromise pa rezultate konkrete, dhe VV e shfryt\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb krijuar. Nga ana tjet\u00ebr, veprimet e nj\u00ebanshme t\u00eb Kurtit dhe bllokimi i muajve t\u00eb fundit kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb at\u00eb q\u00eb edhe partner\u00eb tradicional\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs ndihen t\u00eb ofenduar, reputacioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Kosov\u00ebs ka p\u00ebsuar d\u00ebme t\u00eb konsiderueshme.<\/span><\/p>\n<p><strong><em><span>Ekspertja p\u00ebr Ballkanin, Frauke Seebass aktualisht \u00ebsht\u00eb studiuese e ftuar n\u00eb Zyr\u00ebn e Brukselit n\u00eb Fondacionin e njohur gjerman \u201cShkenca dhe Politika\u201d, fokusi i pun\u00ebs s\u00eb saj \u00ebsht\u00eb Ballkani dhe zgjerimi i BE-s\u00eb, studimet p\u00ebr paqen dhe konfliktet. \/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/seebass-n%C3%ABse-rezultati-i-zgjedhjeve-%C3%ABsht%C3%AB-i-ngusht%C3%AB-nj%C3%AB-bllokim-i-ri-nuk-%C3%ABsht%C3%AB-i-pamundur\/a-75300064\">DW<\/a><\/span><\/em><\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/25\/ekspertja-gjermane-per-ballkanin-nuk-mund-te-perjashtohet-bllokim-i-ri-ne-kosove\/\">Ekspertja gjermane p\u00ebr Ballkanin: Nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet bllokim i ri n\u00eb Kosov\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova voton p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb k\u00ebt\u00eb vit. Ekspertja gjermane p\u00ebr Ballkanin, Frauke Seebass k\u00ebrkon dialog mes partive dhe kujton, se Kosova ka humbur shum\u00eb nga reputacioni i saj nd\u00ebrkomb\u00ebtar k\u00ebt\u00eb vit. DW: P\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb brenda nj\u00eb viti kemi zgjedhje t\u00eb reja n\u00eb Kosov\u00eb. Mendoni, se k\u00ebto votime do t\u00eb sjellin zhbllokimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-60292","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60292","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60292"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60292\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60292"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60292"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60292"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}