{"id":60158,"date":"2025-12-25T09:48:24","date_gmt":"2025-12-25T09:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/25\/kaon-serjani-a-ka-krishtlindja-nje-origjine-pagane\/"},"modified":"2025-12-25T09:48:24","modified_gmt":"2025-12-25T09:48:24","slug":"kaon-serjani-a-ka-krishtlindja-nje-origjine-pagane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/25\/kaon-serjani-a-ka-krishtlindja-nje-origjine-pagane\/","title":{"rendered":"Kaon Serjani: A ka Krishtlindja nj\u00eb origjin\u00eb pagane?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb studimet historike dhe liturgjike t\u00eb krishterimit ekzistojn\u00eb dy teori kryesore p\u00ebr t\u00eb shpjeguar pse festa e Krishtlindjes u vendos t\u00eb kremtohej m\u00eb 25 dhjetor. Teoria e par\u00eb, e p\u00ebrhapur gjer\u00ebsisht, e lidh k\u00ebt\u00eb dat\u00eb me festat pagane romake. Teoria e dyt\u00eb, m\u00eb pak e njohur, por kronologjikisht m\u00eb e hershme dhe m\u00eb mir\u00eb e dokumentuar, e shpjegon vendosjen e k\u00ebsaj date si rezultat t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrllogaritjeje teologjike dhe simbolike t\u00eb zhvilluar brenda tradit\u00ebs judeo-kristiane. N\u00eb vijim do t\u00eb analizohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike t\u00eb dyja k\u00ebto teori.<\/p>\n<p>Teoria e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb festave pagane<\/p>\n<p>Teoria m\u00eb e njohur pretendon se festimi i Krishtlindjes m\u00eb 25 dhjetor ishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje e t\u00eb krishter\u00ebve p\u00ebr t\u00eb konkurruar ose z\u00ebvend\u00ebsuar fest\u00ebn e Sol Invictus-it (\u201cDielli i Pamposhtur\u201d), nj\u00eb hyjni romake e diellit.  Megjith\u00ebse kjo teori \u00ebsht\u00eb sot gjer\u00ebsisht e p\u00ebrhapur, pak dihet fakti se ajo shfaqet relativisht von\u00eb n\u00eb burimet historike. Referenca m\u00eb e hershme e njohur gjendet vet\u00ebm n\u00eb shekullin XII dhe buron nga nj\u00eb sh\u00ebnim an\u00ebsor (n\u00eb an\u00eb t\u00eb faqes) n\u00eb nj\u00eb dor\u00ebshkrim t\u00eb Dionysius bar-Salibi-t (1100\u20131171). Aty thuhet se festa e lindjes s\u00eb Jezusit u zhvendos nga 6 janari n\u00eb 25 dhjetor p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrputhur me fest\u00ebn pagane t\u00eb Sol Invictus-it.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se, duke qen\u00eb se ky pohim nuk gjendet n\u00eb tekstin origjinal t\u00eb autorit, por vet\u00ebm si sh\u00ebnim an\u00ebsor, ai nuk p\u00ebrfaq\u00ebson mendimin e vet\u00eb Dionysius bar-Salibi-t, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koment i shtuar nga nj\u00eb kopjues ose lexues i m\u00ebvonsh\u00ebm. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ky burim nuk mund t\u00eb trajtohet si d\u00ebshmi historike par\u00ebsore.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht mbi baza t\u00eb tilla t\u00eb pasigurta u nd\u00ebrtua m\u00eb von\u00eb nj\u00eb narrativ\u00eb m\u00eb e gjer\u00eb kritike, e cila u rimor dhe u p\u00ebrhap nga disa figura protestante, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb tradit\u00ebn puritane. K\u00ebta, q\u00eb n\u00eb shekujt XVI\u2013XVII, shpreh\u00ebn dyshime dhe kund\u00ebrshtime ndaj m\u00ebnyr\u00ebs se si festohej Krishtlindja. Edhe pse motivimi i tyre ishte shpesh i sinqert\u00eb dhe i lidhur me nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkushtim moral dhe shpirt\u00ebror, zgjidhja q\u00eb ata propozuan \u2013 duke e trajtuar vet\u00eb fest\u00ebn si problematike n\u00eb thelb \u2013 rezultoi e tepruar dhe kontribuoi n\u00eb forcimin e narrativ\u00ebs se Krishtlindja kishte origjin\u00eb pagane, nj\u00eb ide q\u00eb m\u00eb pas u p\u00ebrhap gjer\u00ebsisht n\u00eb diskursin modern.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shqyrtim i kujdessh\u00ebm i burimeve t\u00eb hershme historike tregon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: t\u00eb dh\u00ebnat jo vet\u00ebm q\u00eb nuk p\u00ebrmbajn\u00eb asnj\u00eb pohim se data e Krishtlindjes u zgjodh p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur apo p\u00ebr t\u00eb \u201cpag\u00ebzuar\u201d festat pagane, por p\u00ebrkundrazi tregojn\u00eb se festimi i kultit pagan t\u00eb Sol Invictus-it m\u00eb 25 dhjetor shfaqet m\u00eb von\u00eb sesa koha kur tradita e krishter\u00eb kishte filluar tashm\u00eb t\u00eb kremtonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb lindjen e Krishtit.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, n\u00eb kalendar\u00ebt romak\u00eb, data e fest\u00ebs s\u00eb Diellit nuk ka qen\u00eb e fiksuar nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Burime t\u00eb ndryshme p\u00ebrmendin kremtime t\u00eb Soli Invictus-it m\u00eb 8, 9 ose 28 gusht, m\u00eb 19 ose 22 tetor, apo 11 dhjetor, \u00e7ka tregon se adhurimi i Diellit nuk ishte i p\u00ebrqendruar domosdoshm\u00ebrisht te solstici i dimrit, e aq m\u00eb pak i lidhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ekskluzive me 25 dhjetorin.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb mund t\u00eb pohohet me siguri \u00ebsht\u00eb se vet\u00ebm n\u00eb vitin 274 pas Krishtit shfaqet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb lidhje e dokumentuar midis kultit t\u00eb Sol Invictus-it dhe dat\u00ebs 25 dhjetor, kur perandori Aurelian e rigjall\u00ebroi zyrtarisht k\u00ebt\u00eb kult, e shpalli Sol-in nj\u00eb nga hyjnit\u00eb kryesore t\u00eb perandoris\u00eb dhe i kushtoi nj\u00eb tempull monumental n\u00eb Rom\u00eb, i p\u00ebruruar pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb (25 dhjetor). Megjithat\u00eb, duhet theksuar se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrurim t\u00eb nj\u00eb tempulli, dhe jo p\u00ebr zyrtarizim t\u00eb nj\u00eb feste liturgjike t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hyjni romake. Do t\u00eb duheshin ende disa dekada q\u00eb kjo dat\u00eb t\u00eb konsolidohej dhe t\u00eb merrte statusin e nj\u00eb feste t\u00eb rregullt brenda kultit pagan shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>P\u00ebrmendja e par\u00eb e dokumentuar e dat\u00ebs 25 dhjetor si fest\u00eb n\u00eb nder t\u00eb per\u00ebndis\u00eb romake t\u00eb diellit gjendet n\u00eb Kalendarin e Filokalusit, i hartuar nga Furius Dionysius Filocalus dhe i njohur si Chronographus Anni 354, i p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 354 pas Krishtit. Ky dokument sh\u00ebnon p\u00ebr dat\u00ebn 25 dhjetor formulimin \u201cNatalis Invicti\u201d (\u201cdit\u00eblindja e t\u00eb Pamposhturit\u201d), t\u00eb cilin shumica e studiuesve e interpretojn\u00eb si nj\u00eb referenc\u00eb ndaj fest\u00ebs s\u00eb Sol Invictus-it.<\/p>\n<p>Teoria e p\u00ebrllogaritjes teologjike<\/p>\n<p>N\u00eb dor\u00ebshkrimet e hershme t\u00eb krishtera nuk ka d\u00ebshmi se lindja e Krishtit t\u00eb jet\u00eb festuar gjat\u00eb dy shekujve t\u00eb par\u00eb. Deri rreth vitit 200 pas Krishtit, duket se nuk kishte ende nj\u00eb konsensus t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr dat\u00ebn e lindjes s\u00eb Tij. Sipas Klementit t\u00eb Aleksandris\u00eb, grupe t\u00eb ndryshme t\u00eb krishtera kishin propozuar data t\u00eb ndryshme, dhe ai nuk e p\u00ebrmend 25 dhjetorin mes tyre. Klementi shkruan:<\/p>\n<p>\u201cKa disa q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrcaktuar jo vet\u00ebm vitin e lindjes s\u00eb Zotit ton\u00eb, por edhe dit\u00ebn; dhe ata thon\u00eb se ajo ndodhi n\u00eb vitin e 28-t\u00eb t\u00eb Augustit dhe n\u00eb dit\u00ebn e 25-t\u00eb t\u00eb muajit [egjiptian] Pakhon [20 maj sipas kalendarit ton\u00eb]\u2026 Dhe duke trajtuar me shum\u00eb sakt\u00ebsi vuajtjen e Tij, disa thon\u00eb se ajo ndodhi n\u00eb vitin e 16-t\u00eb t\u00eb Tiberit, m\u00eb 25 t\u00eb Famenothit [21 mars]; t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb 25 t\u00eb Farmuthit [21 prill]; dhe t\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb se Shp\u00ebtimtari vuajti m\u00eb 19 t\u00eb Farmuthit [15 prill]. Madje disa t\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb se Ai lindi m\u00eb 24 ose m\u00eb 25 t\u00eb Farmuthit [20 ose 21 prill].\u201d<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb dy shekujt e par\u00eb Krishtlindja nuk festohej, dhe aq m\u00eb pak m\u00eb 25 dhjetor, lind pyetja: si u formua at\u00ebher\u00eb tradita e festimit t\u00eb saj pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb?<\/p>\n<p>Shpjegimi m\u00eb i besuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zgjedhje nuk lidhet me ndikime nga festat pagane, por me nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb menduari teologjik, e p\u00ebrhapur n\u00eb bot\u00ebn judeo-kristiane, sipas s\u00eb cil\u00ebs data e lindjes lidhej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kuptimore me dat\u00ebn e vdekjes.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shpjegon Andrew McGowan, profesor i Historis\u00eb s\u00eb Krishterimit t\u00eb Hersh\u00ebm n\u00eb Yale University, \u201csado e \u00e7uditshme t\u00eb duket, \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr datimin e lindjes s\u00eb Jezusit mund t\u00eb gjendet te datimi i vdekjes s\u00eb Tij gjat\u00eb Pashk\u00ebs.\u201d  N\u00eb mesin e t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb hersh\u00ebm qarkullonte nj\u00eb tradit\u00eb e huazuar nga hebraizmi, sipas s\u00eb cil\u00ebs njer\u00ebzit e drejt\u00eb jetonin nj\u00eb jet\u00eb me num\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsosur t\u00eb viteve dhe dit\u00ebve, dometh\u00ebn\u00eb se vdisnin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb kur kishin qen\u00eb t\u00eb ngjizur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb besim i till\u00eb d\u00ebshmohet qart\u00eb n\u00eb literatur\u00ebn rabinike. Talmudi Babilonas p\u00ebrmend nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb atribuar Moisiut: \u201cSot dit\u00ebt dhe vitet e mia jan\u00eb plot\u00ebsuar dhe p\u00ebrmbushur plot\u00ebsisht,\u201d duke shpjeguar se \u201cI Shenjti, i Bekuar qoft\u00eb Ai, i p\u00ebrmbush vitet e t\u00eb drejt\u00ebve nga dita n\u00eb dit\u00eb dhe nga muaji n\u00eb muaj,\u201d ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shkruar: \u201cNumrin e dit\u00ebve t\u00eb tua do ta plot\u00ebsoj\u201d (Eksodi 23:26).<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, literatura rabinike ruan iden\u00eb se figura t\u00eb shenjta, si Moisiu, vdiq\u00ebn n\u00eb p\u00ebrvjetorin e lindjes ose t\u00eb ngjizjes s\u00eb tyre. Duke marr\u00eb k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb si pik\u00eb referimi, disa t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb shekujve II\u2013III arsyetuan se Njeriu m\u00eb i shenjt\u00eb, Jezusi, do t\u00eb kishte vdekur pik\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb kur ishte ngjizur nga Fryma e Shenjt\u00eb, duke krijuar k\u00ebshtu baz\u00ebn teologjike p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen e dat\u00ebs s\u00eb lindjes s\u00eb Tij.<\/p>\n<p>Si u p\u00ebrllogarit data 25 dhjetor?<\/p>\n<p>Tertuliani i Kartagjen\u00ebs (rreth 160\u2013225 pas Krishtit.), nj\u00eb nga shkrimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb krishter\u00eb, ofroi nj\u00eb kronologji t\u00eb detajuar t\u00eb ngjarjeve t\u00eb vuajtjeve t\u00eb Krishtit. Sipas tij, Jezusi u kryq\u00ebzua n\u00eb dit\u00ebn e kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb muajit Nisan, sipas kalendarit hebraik (dita kur hebrenjt\u00eb thernin qengjin e Pashk\u00ebs), dat\u00eb q\u00eb Tertuliani e barazoi me 25 marsin n\u00eb kalendarin romak.  Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb tradit\u00ebn teologjike rabinike, t\u00eb shpjeguar m\u00eb sip\u00ebr, sipas s\u00eb cil\u00ebs nj\u00eb njeri i drejt\u00eb apo i shenjt\u00eb e p\u00ebrfundon jet\u00ebn e tij tok\u00ebsore n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb kur \u00ebsht\u00eb ngjizur, rezulton se ngjizja e Jezusit do t\u00eb kishte ndodhur n\u00eb dit\u00ebn e vdekjes s\u00eb Tij. Si rrjedhoj\u00eb, t\u00eb krishter\u00ebt e hersh\u00ebm arsyetuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme se lindja e Krishtit do t\u00eb kishte ndodhur n\u00ebnt\u00eb muaj m\u00eb pas, \u00e7ka e vendos k\u00ebt\u00eb dat\u00eb m\u00eb 25 dhjetor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull dometh\u00ebn\u00ebs i k\u00ebsaj p\u00ebrllogaritjeje, ku p\u00ebrmenden nj\u00ebkoh\u00ebsisht data e lindjes dhe e vdekjes s\u00eb Krishtit, gjendet n\u00eb dor\u00ebshkrimet e Hipolitit t\u00eb Rom\u00ebs (rreth 170\u2013235), i cili njihet si teolog dhe kronograf i hersh\u00ebm i Kish\u00ebs. N\u00eb vepr\u00ebn e tij Komentar mbi Danielin (shkruar rreth vitit 204 pas Krishtit), ai shkruan:<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ardhjen e par\u00eb t\u00eb Zotit ton\u00eb n\u00eb mish, kur Ai lindi n\u00eb Betlehem, kjo ndodhi m\u00eb 25 dhjetor, dit\u00eb e m\u00ebrkur\u00eb, n\u00eb vitin e dyzet e dyt\u00eb t\u00eb sundimit t\u00eb Augustit; \u2026. Ai vuajti n\u00eb vitin e tridhjet\u00eb e tret\u00eb, m\u00eb 25 mars, dit\u00eb e premte, n\u00eb vitin e tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb Tiber Cezarit.\u201d<\/p>\n<p>Ky fragment p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb m\u00eb t\u00eb hershme q\u00eb lidh drejtp\u00ebrdrejt dat\u00ebn e lindjes s\u00eb Krishtit (25 dhjetor) me dat\u00ebn e vdekjes s\u00eb Tij (25 mars), duke reflektuar qart\u00eb parimin teologjik t\u00eb p\u00ebrputhjes midis ngjizjes dhe vdekjes. Megjithat\u00eb, duhet th\u00ebn\u00eb se disa historian\u00eb modern\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim autenticitetin e k\u00ebtij pasazhi, duke sugjeruar se ai mund t\u00eb jet\u00eb rezultat i nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje t\u00eb m\u00ebvonshme n\u00eb vepr\u00ebn e Hipolitit, dhe jo nj\u00eb formulim origjinal i vet\u00eb autorit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, ekziston edhe nj\u00eb d\u00ebshmi tjet\u00ebr e hershme q\u00eb mb\u00ebshtet zhvillimin e tradit\u00ebs s\u00eb festimit t\u00eb Krishtlindjes m\u00eb 25 dhjetor, e cila buron nga e nj\u00ebjta qasje e p\u00ebrllogaritjes teologjike dhe q\u00eb g\u00ebzon pranim t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb studimet bashk\u00ebkohore. Kjo d\u00ebshmi lidhet me Julius Africanus (Sextus Julius Africanus, 160\u2013240 pas Krishtit), nj\u00eb tjet\u00ebr historian dhe kronograf i hersh\u00ebm i krishterimit. Rreth vitit 221, n\u00eb vepr\u00ebn e tij Chronographiai (Kronografit\u00eb), ai ofroi nj\u00eb interpretim alegorik dhe simbolik t\u00eb kronologjis\u00eb biblike, duke nd\u00ebrthurur t\u00eb dh\u00ebnat e Ungjillit me simbolik\u00ebn kozmike t\u00eb krijimit, dhe arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se 25 marsi (ekuinsi pranveror) ishte dita e ngjizjes s\u00eb Jezusit. Sipas k\u00ebsaj llogaritjeje, data e lindjes s\u00eb Jezusit do t\u00eb p\u00ebrkonte me 25 dhjetorin, rreth koh\u00ebs s\u00eb solsticit dim\u00ebror. Edhe pse vet Africanus nuk e p\u00ebrmend shprehimisht dat\u00ebn e lindjes \u2013 pasi vepra e tij ka mbijetuar vet\u00ebm n\u00eb fragmente \u2013 aludimi mbetet i qart\u00eb brenda logjik\u00ebs s\u00eb kronologjis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Studiues modern\u00eb si William Adler dhe C. Philipp E. Nothaft kan\u00eb analizuar k\u00ebto fragmente dhe v\u00ebrejn\u00eb se Africanus mb\u00ebshtetej n\u00eb tradit\u00ebn e p\u00ebrputhjes simbolike midis ngjizjes dhe vdekjes. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb skem\u00ebn e tij kronologjike, Jezusi u ngjiz m\u00eb 25 mars dhe, pas n\u00ebnt\u00eb muajsh, lindi m\u00eb 25 dhjetor, duke e lidhur k\u00ebt\u00eb datim me hyrjen e drit\u00ebs hyjnore n\u00eb bot\u00eb n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb vitit. <\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb theksohet se ky diskutim teologjik mbi p\u00ebrllogaritjen e dat\u00ebs s\u00eb lindjes s\u00eb Krishtit m\u00eb 25 dhjetor ishte zhvilluar tashm\u00eb n\u00eb rrethet e teolog\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb shekullit III. Dor\u00ebshkrimi i Julius Africanus-it, i vitit 221 pas Krishtit, e d\u00ebshmon k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe e vendos k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn pes\u00eb dekada p\u00ebrpara p\u00ebrurimit t\u00eb tempullit t\u00eb Sol Invictus-it nga perandori Aurelian n\u00eb vitin 274 pas Krishtit.<\/p>\n<p>Edhe teolog\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm p\u00ebrmendin lidhjen teologjike midis 25 marsit dhe 25 dhjetorit. P\u00ebr shembull, Sh\u00ebn Augustini, n\u00eb vepr\u00ebn e tij Mbi Trinin\u00eb (De Trinitate, rreth viteve 399\u2013419), shkruan:<\/p>\n<p>\u201cSepse besohet se Ai u ngjiz m\u00eb 25 mars, dit\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn edhe vuajti; k\u00ebshtu q\u00eb barku i Virgj\u00ebresh\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilin Ai u ngjiz, ku asnj\u00eb i vdeksh\u00ebm nuk ishte ngjizur, i p\u00ebrgjigjet varrit t\u00eb ri n\u00eb t\u00eb cilin Ai u varros, ku kurr\u00eb nuk ishte vendosur njeri, as m\u00eb par\u00eb e as m\u00eb pas. Por Ai lindi, sipas tradit\u00ebs, m\u00eb 25 dhjetor.\u201d<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb tradit\u00ebn e krishter\u00eb lindore ekzistonte nj\u00eb lidhje e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb midis dat\u00ebs s\u00eb ngjizjes dhe asaj t\u00eb vdekjes s\u00eb Jezusit. Megjithat\u00eb, ndryshe nga Per\u00ebndimi, t\u00eb krishter\u00ebt e Lindjes nuk u orientuan nga 14 Nisani i kalendarit hebraik, por nga dita e 14-t\u00eb e muajit t\u00eb par\u00eb t\u00eb pranver\u00ebs (Artemisios) n\u00eb kalendarin grek lokal, e cila p\u00ebrkonte me 6 prillin. Kjo dat\u00eb bie pik\u00ebrisht n\u00ebnt\u00eb muaj p\u00ebrpara 6 janarit, dit\u00eb q\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn e Lindjes njihej si festa e Krishtlindjes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb d\u00ebshmi e hershme q\u00eb mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb datim alternativ t\u00eb vdekjes s\u00eb Krishtit \u2013 dhe, si rrjedhoj\u00eb, edhe t\u00eb ngjizjes dhe lindjes s\u00eb tij \u2013 gjendet te Epifani i Salamin\u00ebs (310\u2013403 pas Krishtit), peshkop i Salamin\u00ebs, i cili shkruan se m\u00eb 6 prill:<\/p>\n<p>\u201cQengji u mbyll n\u00eb barkun e past\u00ebr t\u00eb Virgj\u00ebresh\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb, ai q\u00eb mori dhe merr mbi vete, si flijim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, m\u00ebkatet e bot\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr ta p\u00ebrmbledhur, si\u00e7 d\u00ebshmojn\u00eb burimet e hershme t\u00eb krishtera, datimi i lindjes s\u00eb Jezusit m\u00eb 25 dhjetor u bazua n\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb teologjike dhe simbolike. Kjo korniz\u00eb mb\u00ebshtetej, nga nj\u00ebra an\u00eb, n\u00eb tradit\u00ebn rabinike sipas s\u00eb cil\u00ebs njer\u00ebzit e drejt\u00eb mendohej se ngjizeshin dhe vdisnin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb kalendarike, dhe, nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb identifikimin e Krishtit si \u201cDrita e bot\u00ebs\u201d, i lidhur me ritmet kozmike t\u00eb krijimit, ve\u00e7an\u00ebrisht me ekuinokset dhe solsticet.<\/p>\n<p>N\u00eb drit\u00ebn e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave, teza se Kisha e zgjodhi 25 dhjetorin p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nj\u00eb fest\u00eb pagane nuk gjen mb\u00ebshtetje n\u00eb kronologjin\u00eb historike. Madje, disa studiues sugjerojn\u00eb se mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur e kund\u00ebrta: q\u00eb festa pagane t\u00eb jet\u00eb vendosur n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb pasi t\u00eb krishter\u00ebt kishin filluar tashm\u00eb ta kremtonin at\u00eb.  P\u00ebr shembull, historiani Thomas Talley argumenton se \u201c\u00ebsht\u00eb m\u00eb e mundshme q\u00eb perandori romak Aurelian ta ket\u00eb zhvendosur fest\u00ebn e Sol Invictus-it n\u00eb dat\u00ebn 25 dhjetor p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb p\u00ebrhapjes n\u00eb rritje t\u00eb krishterimit.\u201d<\/p>\n<p>Kur lindi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Jezusi?<\/p>\n<p>Studiuesit biblik\u00eb sot jan\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt p\u00ebr vitin dhe periudh\u00ebn kur mund t\u00eb ket\u00eb lindur Jezusi sesa p\u00ebr dat\u00ebn specifike. Dy Ungjijt\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkruajn\u00eb lindjen e Tij (Mateu dhe Luka) e vendosin at\u00eb gjat\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb Herodit t\u00eb Madh n\u00eb Jude. Duke qen\u00eb se Herodi vdiq rreth vitit 4 para Krishtit, sipas Flavius Josephus-it (Ant. 17.6.4; 17.8.1), vdekja e Herodit ndodhi pak pas nj\u00eb eklipsi h\u00ebnor dhe pak para Pashk\u00ebs.  Duke e identifikuar k\u00ebt\u00eb eklips me at\u00eb t\u00eb 13 marsit t\u00eb vitit 4 para Krishtit, shumica e studiuesve e datojn\u00eb vdekjen e Herodit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Jezusi duhet t\u00eb ket\u00eb lindur pak para vitit 4 p.K., ndoshta midis viteve 6 dhe 4 p.K., pra disa vite p\u00ebrpara vitit tradicional t\u00eb fillimit t\u00eb kalendarit Anno Domini \u2013 nj\u00eb sistem i p\u00ebrllogaritur gabimisht nga Dionysius Exiguus n\u00eb shekullin VI.<\/p>\n<p>Edhe pse nuk dim\u00eb dat\u00ebn e sakt\u00eb, Ungjijt\u00eb japin disa pista lidhur me stin\u00ebn kur mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur lindja e Krishtit. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb studiues t\u00eb mendojn\u00eb se Jezusi lindi gjat\u00eb pranver\u00ebs ose vjesht\u00ebs, m\u00eb tep\u00ebr sesa n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb dimrit. Kjo mb\u00ebshtetet kryesisht n\u00eb dy argumente.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Luka 2:8 tregon se, n\u00eb nat\u00ebn e lindjes s\u00eb Jezusit, \u201cishin disa barinj q\u00eb rrinin jasht\u00eb, n\u00eb fusha, dhe nat\u00ebn ruanin kopen\u00eb e tyre.\u201d (ALBB). N\u00eb Palestin\u00ebn e shekullit t\u00eb par\u00eb, tufat e deleve zakonisht kulloteshin jasht\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb ngroht\u00eb (n\u00eb pranver\u00eb, ver\u00eb dhe n\u00eb fillim t\u00eb vjesht\u00ebs) kur bari ishte me boll\u00ebk, nd\u00ebrsa gjat\u00eb dimrit mblidheshin pran\u00eb vathave, pasi dimri n\u00eb Jude \u00ebsht\u00eb stina e shirave t\u00eb ftoht\u00eb. Prania e barinjve me kopet\u00eb jasht\u00eb gjat\u00eb nat\u00ebs sugjeron nj\u00eb periudh\u00eb me mot t\u00eb but\u00eb, ndoshta pranver\u00eb ose vjesht\u00eb. <\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Luka 2:1-4 p\u00ebrshkruan udh\u00ebtimin e Maris\u00eb dhe Jozefit nga Nazareti n\u00eb Betlehem p\u00ebr regjistrimin e popullsis\u00eb sipas dekretit t\u00eb Cezarit. Nj\u00eb udh\u00ebtim i till\u00eb, rreth 150 kilometra, do t\u00eb ishte ve\u00e7an\u00ebrisht i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grua shtatz\u00ebn\u00eb n\u00eb mes t\u00eb dimrit. \u00cbsht\u00eb m\u00eb e arsyeshme t\u00eb mendohet se autoritetet romake do ta organizonin regjistrimin n\u00eb periudha m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr udh\u00ebtim, si pranvera ose vjeshta.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, pranvera ose vjeshta paraqiten si stin\u00ebt m\u00eb t\u00eb mundshme p\u00ebr lindjen e Jezusit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, data 25 dhjetor u p\u00ebrzgjodh nga Kisha p\u00ebr arsye liturgjike dhe simbolike, dhe jo si nj\u00eb pretendim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar dat\u00ebn e sakt\u00eb historike t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, supozimet se Krishtlindja ka \u201cz\u00ebvend\u00ebsuar\u201d festa pagane, si ajo e Diellit t\u00eb Pamposhtur, nuk gjejn\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb burimet e hershme historike. Sido q\u00eb t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb data reale kalendarike e lindjes s\u00eb Jezusit, r\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebsaj ngjarjeje p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt nuk q\u00ebndron te p\u00ebrpikm\u00ebria kronologjike, por te kuptimi i saj teologjik: ardhja e Zotit n\u00eb bot\u00eb si njeri p\u00ebr shp\u00ebtimin e njer\u00ebzimit \u2013 nj\u00eb kuptim q\u00eb mbetet i pandryshuar, pavar\u00ebsisht nga data e vitit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kjo ngjarje p\u00ebrkujtohet.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/kaon-serjani-a-ka-krishtlindja-nje-origjine-pagane\/\">Kaon Serjani: A ka Krishtlindja nj\u00eb origjin\u00eb pagane?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb studimet historike dhe liturgjike t\u00eb krishterimit ekzistojn\u00eb dy teori kryesore p\u00ebr t\u00eb shpjeguar pse festa e Krishtlindjes u vendos t\u00eb kremtohej m\u00eb 25 dhjetor. Teoria e par\u00eb, e p\u00ebrhapur gjer\u00ebsisht, e lidh k\u00ebt\u00eb dat\u00eb me festat pagane romake. Teoria e dyt\u00eb, m\u00eb pak e njohur, por kronologjikisht m\u00eb e hershme dhe m\u00eb mir\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-60158","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60158","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60158"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60158\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60158"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60158"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60158"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}