{"id":60138,"date":"2025-12-25T08:48:15","date_gmt":"2025-12-25T08:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/25\/klodian-braho-flet-per-birn-albania-do-kemi-nje-qasje-me-te-ashper-synimi-im-eshte-hetimi-pasuror-askush-nuk-mund-te-denohet-dhe-te-shpetoje-parate\/"},"modified":"2025-12-25T08:48:15","modified_gmt":"2025-12-25T08:48:15","slug":"klodian-braho-flet-per-birn-albania-do-kemi-nje-qasje-me-te-ashper-synimi-im-eshte-hetimi-pasuror-askush-nuk-mund-te-denohet-dhe-te-shpetoje-parate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/25\/klodian-braho-flet-per-birn-albania-do-kemi-nje-qasje-me-te-ashper-synimi-im-eshte-hetimi-pasuror-askush-nuk-mund-te-denohet-dhe-te-shpetoje-parate\/","title":{"rendered":"Klodian Braho flet p\u00ebr BIRN ALBANIA: Do kemi nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr, synimi im \u00ebsht\u00eb hetimi pasuror! Askush nuk mund t\u00eb d\u00ebnohet dhe t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb parat\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Klodjan Braho u p\u00ebrzgjodh k\u00ebt\u00eb muaj si drejtuesi i ri i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar \u2013 nj\u00eb institucion i ngarkuar me detyr\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb hetuar korrupsionin n\u00eb nivele t\u00eb larta \u2013 n\u00eb nj\u00eb moment kur ky institucion \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb fort\u00eb publike dhe presionit politik.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me, e njohur p\u00ebr shqiptar\u00ebt si SPAK, u krijua p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb procesi madhor t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. I mb\u00ebshtetur nga SHBA-ja dhe BE-ja, SPAK-u ka fituar nj\u00eb reputacion t\u00eb madh p\u00ebr hetimin e zyrtar\u00ebve dhe politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, si dhe mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb publike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN se cilat do t\u00eb jen\u00eb prioritetet e tij kryesore gjat\u00eb mandatit si kreu i SPAK-ut, 43-vje\u00e7ari Braho tha se planifikon \u201ct\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb askush t\u00eb mos jet\u00eb mbi ligjin dhe q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb para tij\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb p\u00ebrqendrohemi n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet aktuale dhe do t\u00eb vijojm\u00eb hetimet e thelluara, p\u00ebrfshir\u00eb analiz\u00ebn e pasurive t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe konfiskimin e tyre. Nj\u00eb kusht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr funksionimin e duhur t\u00eb SPAK-ut \u00ebsht\u00eb forcimi i pavar\u00ebsis\u00eb dhe profesionalizmit t\u00eb prokuror\u00ebve dhe hetuesve\u201d, tha prokurori.<\/p>\n<p>Braho, i cili mori detyr\u00ebn m\u00eb 19 dhjetor, shtoi se \u201cdo t\u00eb punojm\u00eb gjithashtu p\u00ebr forcimin institucional t\u00eb SPAK-ut dhe rritjen e kapaciteteve p\u00ebr mbledhjen dhe analiz\u00ebn e informacionit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb rrisim besimin e publikut te drejt\u00ebsia dhe k\u00ebt\u00eb mund ta arrijm\u00eb vet\u00ebm duke vendosur standarde t\u00eb larta n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>SPAK-u rrall\u00ebher\u00eb mungon nga titujt e lajmeve k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Aktualisht, prokuror\u00ebt e tij po hetojn\u00eb zv\/kryeministren Belinda Balluku, e cila akuzohet p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb prokurime publike n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve.<\/p>\n<p>Balluku mohon \u00e7do shkelje, duke i quajtur akuzat \u201cinsinuata\u201d, \u201cgjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta\u201d dhe \u201cg\u00ebnjeshtra\u201d.<\/p>\n<p>SPAK-u i ka k\u00ebrkuar parlamentit t\u2019i heq\u00eb asaj imunitetin q\u00eb t\u00eb mund ta arrestoj\u00eb; pritet q\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb merret n\u00eb janar. Megjithat\u00eb, legjislativi dominohet nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama, e cila ka 83 nga 140 mandatet.<\/p>\n<p>Rama ka shprehur mb\u00ebshtetjen e tij p\u00ebr Ballukun; opozita ka denoncuar situat\u00ebn dhe mbajti nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn para zyr\u00ebs s\u00eb tij, duke k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e Ram\u00ebs. Tubimi u organizua nga Partia Demokratike rivale \u2013 lideri i s\u00eb cil\u00ebs, Sali Berisha, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb gjithashtu i pandehur nga SPAK-u p\u00ebr korrupsion t\u00eb dyshuar, akuza q\u00eb ai i mohon. Protestues t\u00eb zem\u00ebruar m\u00eb pas hodh\u00ebn kokteje Molotov dhe u zotuan p\u00ebr protesta t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>Balluku \u00ebsht\u00eb zyrtarja publike me nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb aktualisht po hetohet nga SPAK-u. Nj\u00eb tjet\u00ebr hetim n\u00eb vazhdim q\u00eb ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e publikut \u00ebsht\u00eb rasti i nj\u00eb grupi kriminal t\u00eb dyshuar me baz\u00eb n\u00eb Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI), i akuzuar p\u00ebr drejtimin e nj\u00eb skeme p\u00ebr manipulimin e tender\u00ebve.<\/p>\n<p>AKSHI \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vend. Ai menaxhon pothuajse t\u00eb gjith\u00eb sistemin e qeverisjes digjitale p\u00ebrmes portalit e-Albania, duke vepruar nj\u00ebkoh\u00ebsisht si nd\u00ebrmjet\u00ebs mes qytetar\u00ebve dhe institucioneve t\u00eb ndryshme p\u00ebr l\u00ebshimin e dokumenteve online.<\/p>\n<p>Kritik\u00ebt thon\u00eb se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsuese sepse nxjerr n\u00eb pah lidhje t\u00eb dyshuara mes krimit dhe institucioneve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm vitin e kaluar, SPAK-u thot\u00eb se ka v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim 33 ish-zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb publik\u00eb, 19 prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>Mes tyre p\u00ebrfshihen disa figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike: Berisha, nj\u00eb figur\u00eb qendrore e politik\u00ebs shqiptare q\u00eb nga r\u00ebnia e komunizmit n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1990, \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb gjyq p\u00ebr korrupsion. Nj\u00eb tjet\u00ebr ish-president, Ilir Meta, dhe bashk\u00ebshortja e tij, ish-deputetja Monika Kryemadhi, po ashtu po gjykohen p\u00ebr akuza p\u00ebr korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, nj\u00eb aleat politik i Ram\u00ebs, ndodhet n\u00eb paraburgim p\u00ebr akuza t\u00eb ngjashme, nd\u00ebrsa ish-zv\/kryeministri Arben Ahmetaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb arrati nga nj\u00eb hetim p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash.<\/p>\n<p>Besimi i publikut, hetime cil\u00ebsore<\/p>\n<p>Braho u diplomua n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2004 dhe n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2008. Ai ka punuar n\u00eb prokurorit\u00eb e qyteteve t\u00eb Beratit dhe Vlor\u00ebs, p\u00ebrpara se t\u00eb em\u00ebrohej prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda. Q\u00eb nga viti 2019, kur u krijua, ai \u00ebsht\u00eb prokuror n\u00eb SPAK; si prokuror karriere, ka p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb hetimin e krimeve t\u00eb r\u00ebnda dhe korrupsionit.<\/p>\n<p>Pritet q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes publike, pasi do t\u00eb pasoj\u00eb Altin Dumanin, i cili perceptohet gjer\u00ebsisht si prokurori q\u00eb theu kultur\u00ebn e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb krye t\u00eb SPAK-ut. Dumani tha se d\u00ebshironte t\u2019i uronte Brahos suksese n\u00eb at\u00eb q\u00eb e p\u00ebrshkroi si nj\u00eb \u201cdetyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe sfiduese\u201d.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb jesh kreu i SPAK-ut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe, jo vet\u00ebm p\u00ebr institucionin, por edhe p\u00ebr besimin e qytetar\u00ebve te drejt\u00ebsia\u201d, tha Dumani p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cJam i bindur se zoti Braho do ta p\u00ebrmbush\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb me profesionaliz\u00ebm dhe integritet. SPAK-u ka vendosur tashm\u00eb standardet e tij dhe jam i bindur se do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb duke p\u00ebrmbushur misionin e vet, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb ligjit dhe qytetar\u00ebve\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Armand Bajrami, gazetar kronike n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb ndjek aktivitetin e SPAK-ut, tha p\u00ebr BIRN se ishte optimist p\u00ebr perspektiv\u00ebn e prokuroris\u00eb antikorrupsion n\u00ebn drejtimin e Brahos.<\/p>\n<p>\u201cKlodian Braho e mori detyr\u00ebn n\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb konsoliduar dhe g\u00ebzon besimin e publikut, por q\u00eb aktualisht po vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje dhe po kritikohet nga aktor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb dy forcave politike m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vend (Rama dhe Berisha)\u201d, tha Bajrami.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrvoja e tij e gjat\u00eb n\u00eb detyr\u00eb dhe n\u00eb hetime t\u00eb nd\u00ebrlikuara, si dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrvoja e ekipit t\u00eb SPAK-ut, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb besoj se Struktura e Posa\u00e7me n\u00ebn drejtimin e tij do t\u00eb synoj\u00eb hetime cil\u00ebsore me rezultate konkrete\u201d, p\u00ebrfundoi ai.\/BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/klodian-braho-flet-per-birn-albania-do-kemi-nje-qasje-me-te-ashper-synimi-im-eshte-hetimi-pasuror-askush-nuk-mund-te-denohet-dhe-te-shpetoje-parate\/\">Klodian Braho flet p\u00ebr BIRN ALBANIA: Do kemi nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr, synimi im \u00ebsht\u00eb hetimi pasuror! Askush nuk mund t\u00eb d\u00ebnohet dhe t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb parat\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klodjan Braho u p\u00ebrzgjodh k\u00ebt\u00eb muaj si drejtuesi i ri i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar \u2013 nj\u00eb institucion i ngarkuar me detyr\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb hetuar korrupsionin n\u00eb nivele t\u00eb larta \u2013 n\u00eb nj\u00eb moment kur ky institucion \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb fort\u00eb publike dhe presionit politik. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-60138","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60138","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60138"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60138\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60138"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60138"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60138"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}