{"id":60100,"date":"2025-12-24T21:00:32","date_gmt":"2025-12-24T21:00:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/24\/historia-e-rralle-si-ushtaret-ndalen-luften-ne-front-naten-e-krishtlindjeve-te-1914\/"},"modified":"2025-12-24T21:00:32","modified_gmt":"2025-12-24T21:00:32","slug":"historia-e-rralle-si-ushtaret-ndalen-luften-ne-front-naten-e-krishtlindjeve-te-1914","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/24\/historia-e-rralle-si-ushtaret-ndalen-luften-ne-front-naten-e-krishtlindjeve-te-1914\/","title":{"rendered":"Historia e rrall\u00eb\/ Si ushtar\u00ebt ndal\u00ebn luft\u00ebn n\u00eb front nat\u00ebn e Krishtlindjeve t\u00eb 1914"},"content":{"rendered":"<p><strong><em><span>Gjat\u00eb dimrit t\u00eb zymt\u00eb t\u00eb vitit 1914, mes balt\u00ebs, gjakut dhe kaosit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, nj\u00eb seri e jasht\u00ebzakonshme arm\u00ebpushimesh ndodhi spontanisht p\u00ebrgjat\u00eb Frontit Per\u00ebndimor. N\u00eb vitet 1960, BBC intervistoi disa nga burrat t\u00eb cil\u00ebt, gjat\u00eb asaj periudhe t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Krishtlindjesh, vendos\u00ebn t\u00eb dor\u00ebzonin arm\u00ebt.<\/span><\/em><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb prag t\u00eb Krishtlindjes 1914, ushtari Graham Williams, i Brigad\u00ebs s\u00eb 5-t\u00eb t\u00eb k\u00ebmb\u00ebsoris\u00eb s\u00eb Londr\u00ebs kishte detyr\u00ebn e roj\u00ebs. Ai rrinte dhe shihte me ankth n\u00ebp\u00ebr tok\u00ebn e shkret\u00eb t\u00eb askujt mes tij dhe llogoreve gjermane. Ai kishte duruar tashm\u00eb muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs brutale, gjakderdhjes dhe shkat\u00ebrrimit q\u00eb karakterizonte Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ndodhi di\u00e7ka e jasht\u00ebzakonshme.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cPapritur, dritat u ndez\u00ebn p\u00ebrgjat\u00eb llogores gjermane. Mendova se kjo ishte nj\u00eb gj\u00eb qesharake. Dhe pastaj gjerman\u00ebt filluan t\u00eb k\u00ebndonin \u201cStille Nacht, heilige Nacht\u201d. M\u00eb doli komplet gjumi. T\u00eb gjith\u00eb rojet b\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb zgjuan njer\u00ebzit e tjer\u00eb q\u00eb t\u00eb vinin dhe t\u00eb shihnin k\u00ebt\u00eb dhe \u00e7far\u00eb po ndodhte\u201d,<\/em> kujtoi ai, n\u00eb emisionin radiofonik BBC Witness History. <em>\u201cKur ata mbaruan k\u00ebng\u00ebn e tyre, ne i duartrokit\u00ebm dhe menduam se duhet t\u00eb hakmerremi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb. K\u00ebshtu, ne u p\u00ebrgjigj\u00ebm me k\u00ebng\u00ebn \u201cNoeli i Par\u00eb\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet origjina e sakt\u00eb e arm\u00ebpushimit t\u00eb Krishtlindjeve t\u00eb vitit 1914. Dukej se ai ndodhi spontanisht n\u00eb vende t\u00eb shumta p\u00ebrgjat\u00eb Frontit Per\u00ebndimor. Nuk kishte nj\u00eb arm\u00ebpushim uniform t\u00eb Krishtlindjeve, por pati disa ngjarje t\u00eb lokalizuara. P\u00ebr disa ushtar\u00eb n\u00eb llogore, ajo zgjati disa or\u00eb, n\u00eb disa zona deri edhe nj\u00eb dit\u00eb pas Krishtlinjdes, madje n\u00eb xhepa t\u00eb izoluar deri p\u00ebr Vitin e Ri. Nd\u00ebrsa n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb Frontit Per\u00ebndimor, nuk fare arm\u00ebpushim. Rreth 77 ushtar\u00eb britanik\u00eb u vran\u00eb n\u00eb luftimet e dit\u00ebs s\u00eb Krishtlindjes 1914.<\/span><\/p>\n\n<p><span>P\u00ebr Kol Scott Shepherd, at\u00ebher\u00eb nj\u00eb oficer i ri q\u00eb luftonte pran\u00eb qytetit Armenti\u00e8res n\u00eb Franc\u00ebn veriore, duket se gjith\u00e7ka filloi pothuajse rast\u00ebsisht. N\u00eb agim t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb Krishtlindjes, \u201ctoka e askujt\u201d ishte e mbuluar nga nj\u00eb mjegull e r\u00ebnd\u00eb. <em>\u201cMjegulla ishte aq e dendur sa nuk mund ta shihje dor\u00ebn para teje\u201d \u2013<\/em> kujton ai kur rr\u00ebfeu p\u00ebr BBC-n\u00eb n\u00eb 1968 historit\u00eb e fush\u00ebs s\u00eb betej\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai thot\u00eb se n\u00eb at\u00eb situat\u00eb u vendos q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitohej nga mbulesa e siguruar nga moti p\u00ebr t\u00eb riparuar llogoret e tyre t\u00eb shkat\u00ebrruara. Por teksa ushtar\u00ebt po punonin duke mbushur thas\u00eb me r\u00ebr\u00eb dhe duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb rivendosnin parapetin e hendekut, mjegulla filloi papritmas t\u00eb shp\u00ebrndahej.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cU ngrit befas shum\u00eb shpejt. Dhe p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj linje ne papritmas pam\u00eb gjerman\u00ebt q\u00eb b\u00ebnin sakt\u00ebsisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Dhe ne pam\u00eb nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr pak koh\u00eb dhe m\u00eb pas nj\u00eb ose dy ushtar\u00eb shkuan drejt tyre. Ata u takuan, shtr\u00ebnguan duart, k\u00ebmbyen cigare, filluan t\u00eb bisedojn\u00eb. Lufta, p\u00ebr at\u00eb moment, u ndal\u201d.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Gjenerali Walter Congreve, i cili drejtonte Brigad\u00ebn e pushk\u00ebve, i shkroi gruas s\u00eb tij dit\u00ebn e Krishtlindjes, duke e p\u00ebrshkruar arm\u00ebpushimin si <em>\u201cnj\u00eb gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u201d.<\/em> P\u00ebr shkak se llogoret ishin shum\u00eb af\u00ebr, ushtar\u00ebt ishin n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndesnin nj\u00ebri \u2013 tjetrin.<\/span><\/p>\n\n<p><span><em>\u201cNj\u00eb gjerman b\u00ebrtiti se ata donin arm\u00ebpushim nj\u00eb dit\u00eb dhe n\u00ebse do t\u00eb dilte dikush q\u00eb t\u00eb merreshin vesh. Me shum\u00eb kujdes nj\u00eb nga njer\u00ebzit tan\u00eb u ngrit mbi parapet dhe pa nj\u00eb gjerman q\u00eb b\u00ebnte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. T\u00eb dy dol\u00ebn jasht\u00eb, pastaj dol\u00ebn m\u00eb shum\u00eb\u2026 Ata ec\u00ebn s\u00eb bashku gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit puro dhe duke k\u00ebnduar k\u00ebng\u00eb\u201d<\/em> \u2013 i shkruante ai gruas s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Arm\u00ebpushimet u dhan\u00eb pak koh\u00eb ushtar\u00ebve t\u00eb rimerrnin t\u00eb vdekurit e tyre nga toka e askujt dhe t\u2019i varrosnin si\u00e7 duhej shok\u00ebt e r\u00ebn\u00eb. Burrat q\u00eb vet\u00ebm disa or\u00eb m\u00eb par\u00eb ishin p\u00ebrpjekur t\u00eb vrisnin nj\u00ebri-tjetrin, shk\u00ebmbyen cigare, ushqime dhe suvenire nga sht\u00ebpia. Madje, ka raporte se pati edhe loj\u00ebra t\u00eb improvizuara futbolli, me ushtar\u00ebt q\u00eb godisnin n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn djerr\u00eb midis llogoreve kund\u00ebrshtare. Kolonel Johannes Niemann, nj\u00eb toger i dyt\u00eb me Regjimentin e 33-t\u00eb Sakson, ishte nj\u00eb nga ushtar\u00ebt q\u00eb mori pjes\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cPapritmas erdhi nj\u00eb Tommy me nj\u00eb top futbolli\u2026 Dhe m\u00eb pas filloi nj\u00eb ndeshje futbolli. Ne sh\u00ebnuam golat tan\u00eb me gok\u00eb. Tommy b\u00ebri gjithashtu. Dhe ne pat\u00ebm shum\u00eb goditje. Dhe n\u00eb fund, gjerman\u00ebt fituan ndeshjen e futbollit 3-2\u201d.<\/span><\/em><\/p>\n\n<p><strong><span>Rifillimi i luft\u00ebs<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Asnj\u00eb si ky arm\u00ebpushim nuk do t\u00eb ndodhte m\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore. Udh\u00ebheq\u00ebsit ushtarak\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin kapur n\u00eb befasi nga arm\u00ebpushimet dhe shoq\u00ebria e papritur q\u00eb lul\u00ebzoi gjat\u00eb tyre, kishin frik\u00eb se do t\u00eb shkat\u00ebrronin gatishm\u00ebrin\u00eb e trupave t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb luftuar dhe do t\u00eb minonin p\u00ebrpjekjet e luft\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga t\u00eb dyja pal\u00ebt u dhan\u00eb urdhra p\u00ebr t\u00eb ndaluar <em>\u201cv\u00ebllaz\u00ebrimin me armikun\u201d<\/em> duke mos munguar k\u00ebrc\u00ebnimet e marshall\u00ebve. Oficer\u00ebve iu tha t\u00eb hapnin zjarr mbi ushtar\u00ebt e armikut q\u00eb do i afroheshin hendekut dhe gradualisht t\u00eb sht\u00ebnat filluan t\u00eb d\u00ebgjoheshin p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrgjat\u00eb vij\u00ebs. Lufta rifilloi me brutalitetin e saj dhe tmerret e pam\u00ebshirshme u p\u00ebrshkall\u00ebzuan. Hidh\u00ebrimi midis kombeve kund\u00ebrshtare u thellua. N\u00eb Krishtlindjet e ardhshme, u p\u00ebrcaktua q\u00eb t\u00eb mos ndaleshin bresh\u00ebrit\u00eb e mitraloz\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbytur \u00e7do tingull t\u00eb k\u00ebng\u00ebs p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrs\u00ebritjen e arm\u00ebpushimeve spontane.<\/span><\/p>\n<p><span>Arm\u00ebpushimi i Krishtlindjeve i vitit 1914 mund t\u00eb mos ket\u00eb ndryshuar p\u00ebrfundimisht rrjedh\u00ebn e luft\u00ebs, por si\u00e7 thot\u00eb historiani Dan Snow n\u00eb podkastin e BBC-s\u00eb <em>\u201cZ\u00ebrat e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore\u201d,<\/em> fakti q\u00eb ndodhi \u00ebsht\u00eb i mrekulluesh\u00ebm. <em>\u201cArm\u00ebpushimi ishte nj\u00eb ndezje e shkurt\u00ebr josh\u00ebse e njer\u00ebzimit individual, n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb burokracish, makinerish dhe eksploziv\u00ebsh t\u00eb fuqish\u00ebm\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n\n<p><span>Dhe kjo pati nj\u00eb ndikim t\u00eb thell\u00eb te k\u00ebta burra, si Kolonel Scott Shepherd, t\u00eb cil\u00ebt e p\u00ebrjetuan at\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb moment t\u00eb shkurt\u00ebr, ushtar\u00ebt nga an\u00ebt e ndryshme e pan\u00eb nj\u00ebri-tjetrin si baballar\u00eb, v\u00ebllez\u00ebr dhe bij q\u00eb vet\u00ebm d\u00ebshironin t\u00eb shkonin n\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u00eb ktheheshin te njer\u00ebzit e dashur, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb vriteshin si armiq pa fytyr\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cDisa prej tyre flisnin anglisht. Ata m\u00eb tep\u00ebr shpreh\u00ebn mosp\u00eblqimin e tyre\u2026 p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb luft\u00ebn n\u00eb fakt. Ata nuk ishin aspak agresiv\u00eb. Disa prej tyre than\u00eb se kishin qen\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr, kishin qen\u00eb n\u00eb Angli. N\u00eb fakt, ata dhan\u00eb \u00e7do indikacion dhe jam i lumtur q\u00eb i takova\u201d,<\/em> \u2013 tha ai. \u00a9<a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/culture\/article\/20231219-the-ww1-christmas-truce-the-war-for-that-moment-came-to-a-standstill\">BBC<\/a>, <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">LAPSI.al<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/24\/historia-e-rralle-si-ushtaret-ndalen-luften-naten-e-krishtlindjeve-ne-1914-en\/\">Historia e rrall\u00eb\/ Si ushtar\u00ebt ndal\u00ebn luft\u00ebn n\u00eb front nat\u00ebn e Krishtlindjeve t\u00eb 1914<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb dimrit t\u00eb zymt\u00eb t\u00eb vitit 1914, mes balt\u00ebs, gjakut dhe kaosit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, nj\u00eb seri e jasht\u00ebzakonshme arm\u00ebpushimesh ndodhi spontanisht p\u00ebrgjat\u00eb Frontit Per\u00ebndimor. N\u00eb vitet 1960, BBC intervistoi disa nga burrat t\u00eb cil\u00ebt, gjat\u00eb asaj periudhe t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Krishtlindjesh, vendos\u00ebn t\u00eb dor\u00ebzonin arm\u00ebt. N\u00eb prag t\u00eb Krishtlindjes 1914, ushtari Graham [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":60101,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-60100","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60100","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60100"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60100\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60101"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60100"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60100"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60100"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}