{"id":60094,"date":"2025-12-24T20:12:55","date_gmt":"2025-12-24T20:12:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/24\/vucic-i-pakenaqur-prisja-me-shume-nga-trump\/"},"modified":"2025-12-24T20:12:55","modified_gmt":"2025-12-24T20:12:55","slug":"vucic-i-pakenaqur-prisja-me-shume-nga-trump","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/24\/vucic-i-pakenaqur-prisja-me-shume-nga-trump\/","title":{"rendered":"Vu\u00e7i\u00e7 i pak\u00ebnaqur: Prisja m\u00eb shum\u00eb nga Trump"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, ka deklaruar se Beogradi kishte pritur hapa t\u00eb m\u00ebdhenj p\u00ebrpara nga administrata e presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald Trump, por se deri nj\u00eb ndikim i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndier.\u201cKur flasim edhe p\u00ebr tarifat, kur flasim p\u00ebr sanksionet ndaj NIS-it, asgj\u00eb nga k\u00ebto nuk ka qen\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb interesave t\u00eb Serbis\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, kur u p\u00ebrball\u00ebm me \u00e7aste t\u00eb v\u00ebshtira, nuk e mor\u00ebm at\u00eb mb\u00ebshtetje as nga fuqit\u00eb e tjera t\u00eb m\u00ebdha, as nga Lindja, as nga BE-ja\u201d, tha Vu\u00e7i\u00e7 n\u00eb hapjen e Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara vendos\u00ebn sanksione n\u00eb tetor ndaj Industris\u00eb s\u00eb Naft\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb (NIS), kompanis\u00eb kryesore t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit n\u00eb Serbi, p\u00ebr shkak t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb ruse.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Rusia nuk ka treguar gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u2019i shitur aksionet e saj shumic\u00eb n\u00eb NIS, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur heqjen e sanksioneve dhe ta ndihmoj\u00eb Serbin\u00eb ta shmang\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb gazi.<\/p>\n<p>Presidenti i Rusis\u00eb, Vladimir Putin, tha dit\u00eb m\u00eb par\u00eb se Moska \u201cka ide\u201d se si NIS-i mund t\u00eb dal\u00eb nga kriza, por nuk dha holl\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket tarifave amerikane mbi produktet e huaja, t\u00eb cilat Trumpi i vendosi n\u00eb prill t\u00eb vitit 2025, nga shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor m\u00eb e goditura \u00ebsht\u00eb Serbia.<\/p>\n<p>Tarifat doganore t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb q\u00eb nga ajo koh\u00eb jan\u00eb 37 p\u00ebr qind, ose dy p\u00ebr qind m\u00eb t\u00eb larta se tarifat e reja doganore t\u00eb vendosura p\u00ebr produktet nga Bosnja.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr problemet e ndryshme me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Serbia, Vu\u00e7i\u00e7 tha se cilado nga fuqit\u00eb e m\u00ebdha mund t\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb \u201cmomentet e v\u00ebshtira p\u00ebr Serbin\u00eb\u201d se ishte pran\u00eb saj, por se secila kishte arsyet e veta shtes\u00eb p\u00ebr trysni, duke pritur edhe m\u00eb shum\u00eb nga Beogradi dhe \u201cduke k\u00ebrkuar shum\u00eb, e duke mos dh\u00ebn\u00eb asgj\u00eb\u201d, transmetoi Radio-Televizioni i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE kemi kuptuar mir\u00eb k\u00ebt\u00eb mesazh dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ta kemi kuptuar mir\u00eb, duke e ditur se nuk mund t\u00eb jemi vet\u00ebm n\u00eb bot\u00eb. Prandaj, jemi n\u00eb rrug\u00ebn evropiane dhe do t\u00eb mbetemi n\u00eb rrug\u00ebn evropiane, t\u00eb pakt\u00ebn sa t\u00eb jem un\u00eb president dhe sa t\u00eb ket\u00eb k\u00ebt\u00eb shumic\u00eb parlamentare, por ky \u00ebsht\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr ne\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebve t\u00eb fundit, Serbia nuk ka hapur asnj\u00eb kapitull n\u00eb negociatat me BE-n\u00eb, t\u00eb cilat filluan para m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vjet\u00ebsh. N\u00eb p\u00ebrfundimet e fundit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkimit Evropian konstatohet se rruga drejt BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim strategjik i Serbis\u00eb, por se reformat jan\u00eb ngadal\u00ebsuar, nd\u00ebrsa p\u00ebrparimi n\u00eb drejt\u00ebsi dhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb minimal.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin para ambasador\u00ebve, Vu\u00e7i\u00e7 akuzoi vendet e rajonit se veprojn\u00eb kund\u00ebr Serbis\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar ushtarakisht.<\/p>\n<p>Ai i ka akuzuar edhe m\u00eb her\u00ebt Shqip\u00ebrin\u00eb, Kroacin\u00eb dhe Kosov\u00ebn se po krijojn\u00eb nj\u00eb \u201caleanc\u00eb ushtarake\u201d, pasi k\u00ebto tri vende n\u00eb mars n\u00ebnshkruan nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr ta forcuar bashk\u00ebpunimin n\u00eb sfidat e siguris\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnimeve hibride dhe rreziqeve t\u00eb tjera q\u00eb mund ta rrezikojn\u00eb stabilitetin rajonal.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrse i kan\u00eb zgjeruar k\u00ebto marr\u00ebveshje ushtarake edhe me Sllovenin\u00eb dhe p\u00ebrse jan\u00eb p\u00ebrpjekur kaq fort t\u00eb fusin edhe Bullgarin\u00eb n\u00eb k\u00ebto procese? \u00cbsht\u00eb plot\u00ebsisht e qart\u00eb se k\u00ebt\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb histori gazetash. P\u00ebrkundrazi, edhe kur kam biseduar me sekretarin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s dhe me njer\u00ebz n\u00eb BE, t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb rrudhur krah\u00ebt\u201d, deklaroi Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Institutit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr K\u00ebrkime mbi Paqen n\u00eb Stokholm (SIPRI), Serbia n\u00eb vitin 2024 ka investuar m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb q\u00ebllime ushtarake, krahasuar me t\u00eb gjitha shtetet e tjera ballkanike.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, Serbia ka ndar\u00eb p\u00ebr ushtrin\u00eb 2.2 miliard\u00eb dollar\u00eb, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 2.6 p\u00ebr qind t\u00eb produktit t\u00eb brendsh\u00ebm bruto.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Vu\u00e7i\u00e7 tha se \u201camerikan\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb hapur po i armatosin shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, ashtu si edhe Turqia\u201d.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb rrezikimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i Serbis\u00eb dhe integritetit t\u00eb saj territorial dhe, natyrisht, sulmet ndaj popullsis\u00eb civile dhe strukturave ushtarako-policore t\u00eb Serbis\u00eb. Nuk ka q\u00ebllim tjet\u00ebr. P\u00ebrse ka kaq shum\u00eb armatim t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kroacis\u00eb? Nj\u00eb fushat\u00eb e vazhdueshme dhe permanente kund\u00ebr Serbis\u00eb dhe popullit serb\u201d, theksoi Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Incidenti m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb i armatosur koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor ndodhi n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023 n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, kur nj\u00eb grup i serb\u00ebve t\u00eb armatosur e sulmoi Policin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb fshatin Banjsk\u00eb, duke e vrar\u00eb nj\u00eb rreshter policor. Tre sulmues mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb gjithashtu.<\/p>\n<p>Politikani nga Kosova dhe biznesmeni Millan Radoi\u00e7i\u00e7 e mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin, dhe prej at\u00ebher\u00eb ai ndodhet n\u00eb Serbi, ku nuk \u00ebsht\u00eb ndjekur penalisht deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>Sulme nga vendet fqinje n\u00eb territorin e Serbis\u00eb nuk ka pasur.<\/p>\n<p>Vu\u00e7i\u00e7 gjithashtu akuzoi Kosov\u00ebn dhe fuqit\u00eb e m\u00ebdha se nuk po respektojn\u00eb asgj\u00eb nga ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar deri tani n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut t\u00eb Brukselit nd\u00ebrmjet Beogradit dhe Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e fundit u arrit pik\u00ebrisht nga Vu\u00e7i\u00e7 dhe kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Zbatimi i asaj marr\u00ebveshjeje, p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve fqinj\u00ebsore, nuk ka filluar kurr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim me marr\u00ebveshjen e arritur at\u00ebher\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs Serbia do t\u00eb nd\u00ebrpriste fushat\u00ebn p\u00ebr \u00e7njohjen e Kosov\u00ebs, Vu\u00e7i\u00e7 paralajm\u00ebroi se Serbia \u201cdo t\u00eb duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb pun\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb dhe t\u00eb lodhshme p\u00ebr anulimin e njohjeve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ne, Kosova dhe Metohia jan\u00eb pjes\u00eb e patjet\u00ebrsueshme e Serbis\u00eb \u2013 k\u00ebshtu ka qen\u00eb dhe k\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb, dhe e di q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e k\u00ebndshme kur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb flisni n\u00eb Lond\u00ebr apo Uashington\u2026 Por k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb, ndaj ju lutem t\u00eb mos kemi debat lidhur me k\u00ebt\u00eb, t\u00eb mos kemi biseda\u201d, tha Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, Kosov\u00ebn e njoh\u00ebn m\u00eb shum\u00eb shtete.<\/p>\n<p>Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamet e njoh\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb e saj k\u00ebt\u00eb vit, duke e \u00e7uar n\u00eb 121 numrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb vende q\u00eb e njohin Kosov\u00ebn.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/24\/vucic-i-pakenaqur-prisja-me-shume-nga-trump\/\">Vu\u00e7i\u00e7 i pak\u00ebnaqur: Prisja m\u00eb shum\u00eb nga Trump<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, ka deklaruar se Beogradi kishte pritur hapa t\u00eb m\u00ebdhenj p\u00ebrpara nga administrata e presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald Trump, por se deri nj\u00eb ndikim i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndier.\u201cKur flasim edhe p\u00ebr tarifat, kur flasim p\u00ebr sanksionet ndaj NIS-it, asgj\u00eb nga k\u00ebto nuk ka qen\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb interesave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-60094","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60094","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60094"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60094\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60094"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60094"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60094"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}