{"id":60093,"date":"2025-12-24T20:20:16","date_gmt":"2025-12-24T20:20:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/24\/vendimi-taksa-e-re-per-pasurite-e-paluajtshme-detyrimi-do-gjenerohet-ne-e-albania\/"},"modified":"2025-12-24T20:20:16","modified_gmt":"2025-12-24T20:20:16","slug":"vendimi-taksa-e-re-per-pasurite-e-paluajtshme-detyrimi-do-gjenerohet-ne-e-albania","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/24\/vendimi-taksa-e-re-per-pasurite-e-paluajtshme-detyrimi-do-gjenerohet-ne-e-albania\/","title":{"rendered":"Vendimi\/ Taksa e re p\u00ebr pasurit\u00eb e paluajtshme, detyrimi do gjenerohet n\u00eb e-Albania"},"content":{"rendered":"<p><span>Nga viti 2028 qeveria parashikon t\u00eb nis\u00eb zbatimin e ligjit t\u00eb ri p\u00ebr taksimin e pasurive t\u00eb paluajtshme p\u00ebr nd\u00ebrtesat e banimit, nd\u00ebrsa nga 2030 do t\u00eb nis\u00eb zbatimin taksimi p\u00ebr truallin.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa periudha nga 2026 deri 2027 n\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si faz\u00eb tranzitore deri n\u00eb aplikimin e ligjit t\u00eb ri.<\/span><\/p>\n<p><span>Po ashtu Ministria e Financave parashikon q\u00eb brenda vitit 2026, t\u00eb gjitha bashkit\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb integruara n\u00eb sistemin e Kadastr\u00ebs Fiskale. Ky \u00ebsht\u00eb konsideruar edhe parakushti thelb\u00ebsor p\u00ebr \u00e7do hap t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procesi K\u00ebshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime n\u00eb vendimin nr.171, dat\u00eb 28.3.2018, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Taks\u00ebs s\u00eb Pasuris\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Vendim p\u00ebrcakton ndryshime n\u00eb organizimin dhe funksionimin e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Taks\u00ebs s\u00eb Pasuris\u00eb, duke theksuar rolin e saj n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb bashkive p\u00ebr administrimin e taks\u00ebs mbi pasurin\u00eb e paluajtshme.<\/span><\/p>\n<p><span>Drejtoria ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr menaxhimin e regjistrit qendror t\u00eb pasurive (Kadastra fiskale), p\u00ebrdit\u00ebsimin e t\u00eb dh\u00ebnave, asistenc\u00ebn teknike ndaj bashkive dhe zbatimin e legjislacionit p\u00ebr taks\u00ebn mbi nd\u00ebrtesat.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo gjithashtu monitoron sakt\u00ebsin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave, verifikon p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e vendimeve t\u00eb k\u00ebshillave bashkiak\u00eb me ligjin, asiston n\u00eb sh\u00ebrbimin ndaj taksapaguesve dhe organizon fushata informuese. Drejtoria bashk\u00ebpunon me institucionet shtet\u00ebrore si AKSHI, p\u00ebrgatit manuale dhe trajnon stafet e bashkive, dhe informon periodikisht ministrin e Financave mbi ecurin\u00eb e procesit dhe t\u00eb ardhurat e mbledhura.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebr t\u00eb tjera vendimi gjithashtu parashikon q\u00eb Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Taks\u00ebs s\u00eb Pasuris\u00eb t\u00eb asistoj\u00eb bashkit\u00eb n\u00eb regjistrimin e pagesave t\u00eb taks\u00ebs mbi pasurin\u00eb e paluajtshme n\u00eb pikat e autorizuara, si dhe p\u00ebrmes portalit \u201ce-Albania\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Taks\u00ebs s\u00eb Pasuris\u00eb do t\u00eb jap\u00eb udh\u00ebzime p\u00ebr llogaritjen e taks\u00ebs dhe p\u00ebr procesin e d\u00ebrgimit t\u00eb njoftimeve t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb taksapaguesve, duke siguruar q\u00eb pagesat t\u00eb kryhen korrekt dhe n\u00eb koh\u00eb. Gjithashtu, Drejtoria monitoron dhe verifikon sakt\u00ebsin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb mbledhura nga k\u00ebto taksa.<\/span><\/p>\n<p><span>Vendimi ngarkon Ministrin\u00eb e Financave dhe Drejtorin\u00eb e Taks\u00ebs p\u00ebr zbatimin e tij dhe hyn n\u00eb fuqi pas botimit n\u00eb \u201cFletoren Zyrtare\u201d.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Vendimi i miratuar<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Pikat 2 dhe 3, t\u00eb vendimit nr.171, dat\u00eb 28.3.2018, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave ,\u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Taks\u00ebs s\u00eb Pasuris\u00eb\u201d, ndryshohen, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>\u201c2. Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Taks\u00ebs s\u00eb Pasuris\u00eb ka si mision kryesor mb\u00ebshtetjen e nj\u00ebsive t\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore (bashkit\u00eb) n\u00eb zbatimin e legjislacionit q\u00eb rregullon taks\u00ebn mbi pasurin\u00eb e paluajtshme.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Taks\u00ebs s\u00eb Pasuris\u00eb ka k\u00ebto kompetenca dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi:<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>a) Administron regjistrin qendror t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme (Kadastra fiskale) dhe \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00ebsja e vetme e t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb p\u00ebrmban ai;<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>b) Ofron asistenc\u00eb p\u00ebr bashkit\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb regjistrimit, p\u00ebrdit\u00ebsimit dhe korrigjimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb regjistrin qendror t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme (Kadastra fiskale), duke siguruar q\u00eb informacioni t\u00eb jet\u00eb i sakt\u00eb dhe i p\u00ebrdit\u00ebsuar;<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>c) Monitoron rregullisht t\u00eb dh\u00ebnat e regjistruara nga bashkit\u00eb n\u00eb regjistrin qendror t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme (Kadastra fiskale) duke identifikuar mang\u00ebsit\u00eb, gabimet ose mosp\u00ebrputhjet, si dhe u jep udh\u00ebzime bashkive mbi m\u00ebnyr\u00ebn e adresimit t\u00eb tyre;<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>\u00e7) Regjistron dhe p\u00ebrdit\u00ebson t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb regjistrin qendror t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme (Kadastra fiskale), si\u00e7 p\u00ebrcaktohet n\u00eb vendimin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr krijimin e baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave shtet\u00ebrore \u201cRegjistri qendror i baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme (Kadastra fiskale)\u201d;<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>d) Pajis p\u00ebrdoruesit e sistemit informatik t\u00eb regjistrit qendror t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme (Kadastra fiskale) me kode hyrjeje dhe u v\u00eb n\u00eb dispozicion kredencialet e p\u00ebrdoruesve (aksesit), n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr krijimin e baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave shtet\u00ebrore \u201cRegjistri qendror i baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave pasurive t\u00eb paluajtshme (Kadastra Fiskale )\u201d;<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>dh) Miraton me vendim t\u00eb drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm modelet tip t\u00eb:<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>njoftimit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb taks\u00ebs mbi nd\u00ebrtes\u00ebn;<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr korrigjim;<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>iii. formularit t\u00eb vet\u00ebdeklarimit;<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>formularit t\u00eb evidentimit n\u00eb terren;<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr pajisjen me kod hyr\u00ebs dhe kredencialet e aksesit n\u00eb sistemin informatik t\u00eb regjistrit qendror t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme (Kadastra fiskale);<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>ekstraktit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave nga regjistri qendror i baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme (Kadastra fiskale).<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>e) Asiston bashkit\u00eb n\u00eb adresimin e k\u00ebrkesave dhe problematikave q\u00eb mund t\u00eb lindin gjat\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr administrimin e taks\u00ebs mbi nd\u00ebrtes\u00ebn, si m\u00eb posht\u00eb:<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>Jep udh\u00ebzime teknike p\u00ebr hyrjen dhe p\u00ebrdorimin e funksionaliteteve t\u00eb sistemit informatik t\u00eb regjistrit qendror t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme (Kadastra fiskale);<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>Jep udh\u00ebzime p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e baz\u00ebs s\u00eb taks\u00ebs p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb e nd\u00ebrtes\u00ebs dhe llogaritjen e taks\u00ebs p\u00ebr to;<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>iii. Jep asistenc\u00eb p\u00ebr adresimin e k\u00ebrkesave dhe problematikave q\u00eb lidhen me procesin e gjenerimit dhe d\u00ebrgimit t\u00eb njoftimeve t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb taks\u00ebs s\u00eb taksapaguesit, p\u00ebrmes portalit \u201ce-Albania\u201d, si dhe regjistrimin e pagesave n\u00eb pikat e autorizuara t\u00eb pages\u00ebs;<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Jep asistenc\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje ose k\u00ebrkesa t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me proceset e ndryshme t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb bashkive n\u00eb administrimin e taks\u00ebs mbi nd\u00ebrtes\u00ebn.<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>\u00eb) Monitoron dhe vler\u00ebson rregullisht zbatimin e legjislacionit q\u00eb lidhet me p\u00ebrcaktimin e baz\u00ebs s\u00eb taks\u00ebs (vler\u00ebs s\u00eb taksueshme), detyrimit p\u00ebr taks\u00ebn dhe aspekte t\u00eb tjera t\u00eb administrimit t\u00eb taks\u00ebs mbi nd\u00ebrtesat n\u00eb bashkit\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si pjes\u00eb e udh\u00ebheqjes s\u00eb k\u00ebtij procesi;<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>f) K\u00ebrkon nga bashkit\u00eb korrektimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ndryshme, q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb baz\u00ebn e taks\u00ebs mbi nd\u00ebrtes\u00ebn dhe detyrimet tatimore, si dhe adresimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera, kur konstaton parregullsi dhe gabime n\u00eb zbatimin e legjislacionit;<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>g) Verifikon p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e parashikimeve t\u00eb vendimeve t\u00eb k\u00ebshillave bashkiak\u00eb p\u00ebr taks\u00ebn mbi pasurin\u00eb e paluajtshme me legjislacionin q\u00eb rregullon taks\u00ebn mbi pasurin\u00eb e paluajtshme, si dhe informon bashkit\u00eb p\u00ebr rezultatet e verifikimit;<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>gj) Administron procesin e mir\u00ebmbajtjes, operimit dhe zhvillimit t\u00eb funksionaliteteve t\u00eb sistemit informatik t\u00eb regjistrit qendror t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme (Kadastra fiskale), q\u00eb kan\u00eb lidhje me procesin e regjistrimit, p\u00ebrcaktimit t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb taks\u00ebs, taksimit, faturimit, mbledhjes s\u00eb detyrimeve tatimore apo aspekte t\u00eb tjera t\u00eb sistemit informatik, me q\u00ebllim sigurimin e pajtueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb sistemit informatik t\u00eb regjistrit qendror t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme (Kadastra fiskale) me legjislacionin n\u00eb fuqi dhe nevojat funksionale;<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>h) B\u00ebn testimin dhe pranimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb funksionaliteteve t\u00eb sistemit informatik t\u00eb regjistrit qendror t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme (Kadastra fiskale);<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>i) Bashk\u00ebpunon dhe mban takime t\u00eb rregullta me Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI) p\u00ebr:<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>adresimin e k\u00ebrkesave dhe problematikave q\u00eb lidhen me mir\u00ebmbajtjen, operimin dhe zhvillimin e funksionaliteteve t\u00eb sistemit informatik t\u00eb regjistrit qendror t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme (Kadastra Fiskale); dhe<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>sigurimin e nd\u00ebrveprimit dhe adresimit t\u00eb nevojave p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e nd\u00ebrveprueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb regjistrit qendror t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme (Kadastra fiskale) me bazat e tjera shtet\u00ebrore t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave.<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>j) Asiston bashkit\u00eb n\u00eb aktivitetet dhe proceset e pun\u00ebs q\u00eb lidhen me informimin dhe sh\u00ebrbimin ndaj taksapaguesve si dhe organizon, kur \u00ebsht\u00eb e mundur, fushata informuese dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese p\u00ebr t\u00eb promovuar p\u00ebrmir\u00ebsimin e nivelit t\u00eb pajtueshm\u00ebris\u00eb me detyrimet ligjore;<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>k) K\u00ebrkon nga bashkit\u00eb informacion t\u00eb detajuar mbi:<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>procesin e administrimit t\u00eb taks\u00ebs mbi pasurin\u00eb e paluajtshme;<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>sh\u00ebrbimin ndaj taksapaguesve;<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>iii. t\u00eb ardhurat e mbledhura nga taksa mbi pasurin\u00eb e paluajtshme;<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>l) Harton dhe i propozon ministris\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr financat ndryshime n\u00eb kuadrin ligjor q\u00eb rregullon taks\u00ebn mbi pasurin\u00eb e paluajtshme;<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>ll) Trajnon stafet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr administrimin e taks\u00ebs mbi pasurin\u00eb e paluajtshme n\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb;<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>m) P\u00ebrgatit manuale informuese p\u00ebr zbatimin e legjislacionit q\u00eb rregullon taks\u00ebn mbi pasurin\u00eb e paluajtshme, si dhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin e funksionaliteteve t\u00eb sistemit informatik t\u00eb regjistrit qendror t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme (Kadastra fiskale);<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>n) Informon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike ministrin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr financat mbi ecurin\u00eb e procesit t\u00eb regjistrimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb regjistrin qendror t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme (Kadastra fiskale), administrimin e taks\u00ebs mbi pasurin\u00eb e paluajtshme, si dhe mbi t\u00eb ardhurat e mbledhura nga k\u00ebto taksa;<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>nj) Bashk\u00ebpunon dhe mban marr\u00ebdh\u00ebnie institucionale me agjentin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbledhjen e taks\u00ebs mbi nd\u00ebrtesat, ofruesit e sh\u00ebrbimeve dhe autoritetet e tjera q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zbatimin e legjislacionit n\u00eb fuqi q\u00eb rregullon taks\u00ebn mbi pasurin\u00eb e paluajtshme.\u201d.<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Taks\u00ebs s\u00eb Pasuris\u00eb p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.<\/span><\/em><br \/>\n<span><em>Ky vendim hyn n\u00eb fuqi pas botimit n\u00eb \u201cFletoren zyrtare\u201d.<\/em><strong> \/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/monitor.al\/vendimi-taksa-e-re-per-pasurite-e-paluajtshme-njoftimet-per-detyrimin-do-gjenerohen-ne-e-albania\/\">Monitor.al<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/24\/vendimi-taksa-e-re-per-pasurite-e-paluajtshme-detyrimi-do-gjenerohet-ne-e-albania\/\">Vendimi\/ Taksa e re p\u00ebr pasurit\u00eb e paluajtshme, detyrimi do gjenerohet n\u00eb e-Albania<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga viti 2028 qeveria parashikon t\u00eb nis\u00eb zbatimin e ligjit t\u00eb ri p\u00ebr taksimin e pasurive t\u00eb paluajtshme p\u00ebr nd\u00ebrtesat e banimit, nd\u00ebrsa nga 2030 do t\u00eb nis\u00eb zbatimin taksimi p\u00ebr truallin. Nd\u00ebrsa periudha nga 2026 deri 2027 n\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si faz\u00eb tranzitore deri n\u00eb aplikimin e ligjit t\u00eb ri. Po ashtu Ministria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-60093","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60093","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60093"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60093\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60093"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60093"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60093"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}