{"id":60041,"date":"2025-12-24T15:21:21","date_gmt":"2025-12-24T15:21:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/24\/afati-per-marco-rubio-90-dite-monitorim-autokracive-te-ballkanit-perendimor\/"},"modified":"2025-12-24T15:21:21","modified_gmt":"2025-12-24T15:21:21","slug":"afati-per-marco-rubio-90-dite-monitorim-autokracive-te-ballkanit-perendimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/24\/afati-per-marco-rubio-90-dite-monitorim-autokracive-te-ballkanit-perendimor\/","title":{"rendered":"Afati p\u00ebr Marco Rubio\/ 90 dit\u00eb monitorim autokracive t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 18 dhjetor 2025, Presidenti Donald Trump firmosi ligjin vjetor t\u00eb mbrojtjes s\u00eb SHBA, <a href=\"https:\/\/www.congress.gov\/bill\/119th-congress\/senate-bill\/2296\/text\">NDAA 2026<\/a>, nj\u00eb akt q\u00eb tradicionalisht sh\u00ebrben jo vet\u00ebm p\u00ebr buxhetet ushtarake, por edhe si dokument orientues i politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane. Brenda k\u00ebtij ligji, Ballkani Per\u00ebndimor trajtohet si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku demokracia, korrupsioni, media, ekonomia dhe siguria kibernetike shihen si pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit problem strategjik. Kapitulli p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor mban emrin \u201cKapitulli F p\u00ebr Demokracin\u00eb dhe Prosperitetin e Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb hyrje, Kongresi amerikan e vendos tonin politik duke e p\u00ebrkufizuar rajonin si <strong>\u201cnj\u00eb rajon pluralist, shumetnik, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, kritik p\u00ebr paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit\u201d.<\/strong> Ky formulim sinjalizon se destabiliteti n\u00eb Ballkan shihet si risk europian dhe transatlantik.<\/p>\n<h3><strong>Demokracia si \u00e7\u00ebshtje sigurie, jo si retorik\u00eb<\/strong><\/h3>\n<p>Nj\u00eb nga mesazhet m\u00eb t\u00eb qarta t\u00eb kapitullit p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si SHBA e trajton demokracin\u00eb, jo si vler\u00eb abstrakte, por si kusht funksional p\u00ebr <strong>stabilitetin.<\/strong> Teksti thot\u00eb se <strong>\u201cpaqja, stabiliteti dhe prosperiteti i vazhduesh\u00ebm n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor lidhen drejtp\u00ebrdrejt me mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr p\u00ebrparim demokratik dhe ekonomik q\u00eb u ofrohen qytetar\u00ebve\u201d.<\/strong> Me pak fjal\u00eb, mungesa e zgjedhjeve reale, kapja e institucioneve apo varf\u00ebrimi i debatit publik konsiderohen faktor\u00eb destabilizues.<\/p>\n<p>Ligji shkon edhe m\u00eb tej duke e identifikuar korrupsionin n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor si nyj\u00ebn kryesore t\u00eb kriz\u00ebs demokratike. N\u00eb formulim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb thuhet se <strong>\u201ckorrupsioni, p\u00ebrfshir\u00eb edhe mes drejtuesve kryesor\u00eb politik\u00eb, vazhdon t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga pengesat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm ekonomik dhe politik\u201d.<\/strong> N\u00eb kontekstin shqiptar, ku korrupsioni shpesh relativizohet si <strong>\u201ckosto tranzicioni\u201d<\/strong>, ky p\u00ebrkufizim amerikan e zhvesh nga \u00e7do justifikim kulturor apo historik.<\/p>\n<p>Po aq dometh\u00ebn\u00ebse \u00ebsht\u00eb fjalia tjet\u00ebr: <strong>\u201ckorrupsioni dhe dezinformimi p\u00ebrhapen n\u00eb mjedise politike t\u00eb sh\u00ebnuara nga kontroll autokratik ose konflikt i ashp\u00ebr partiak\u201d.<\/strong> Ajo sugjeron se kur pushteti p\u00ebrqendrohet dhe institucionet kontrolluese dob\u00ebsohen dhe korrupsioni \u00ebsht\u00eb rezultat i natyrsh\u00ebm.<\/p>\n<h3><strong>Media e lir\u00eb, instrument kund\u00ebr korrupsionit<\/strong><\/h3>\n<p>N\u00eb kapitullin p\u00ebr nism\u00ebn antikorrupsion, SHBA k\u00ebrkon t\u00eb <strong>\u201cpromovoj\u00eb rolin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb nj\u00eb mediaje t\u00eb pavarur n\u00eb kund\u00ebrshtimin e korrupsionit\u201d,<\/strong> n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor duke e shoq\u00ebruar k\u00ebt\u00eb me trajnime p\u00ebr gazetarin\u00eb investigative dhe angazhim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me qeverit\u00eb e rajonit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pjes\u00eb, Kongresi thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr <strong>\u201cmedia t\u00eb pavarura\u201d<\/strong> dhe <strong>\u201cqeverisje transparente, t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe q\u00eb i p\u00ebrgjigjet qytetar\u00ebve\u201d.<\/strong> N\u00eb kontekstin e Shqip\u00ebris\u00eb, ku presioni ekonomik, politik dhe ligjor mbi mediat \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e normalitetit, ky formulim dikton nj\u00eb tjet\u00ebr kontradikt\u00eb me realitetin shqiptar.<\/p>\n<h3><strong>Kosova dhe Serbia, vij\u00eb e kuqe ndaj shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve<\/strong><\/h3>\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb kapitull i ve\u00e7ant\u00eb i kushtohet marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-Serbi. Kongresi amerikan e vler\u00ebson marr\u00ebveshjen e 27 shkurtit 2023 si <strong>\u201cnj\u00eb hap pozitiv drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve\u201d,<\/strong> por k\u00ebrkon q\u00eb pal\u00ebt <strong>\u201ct\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb Aneksin e Zbatimit\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Ligji e formulon pa ekuivok se SHBA <strong>\u201cnuk do t\u00eb ndjek\u00eb asnj\u00eb politik\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtet shk\u00ebmbim territoresh, ndarje, ose forma t\u00eb tjera t\u00eb ridizenjimit t\u00eb kufijve sipas vijave etnike n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor\u201d.<\/strong> Dhe arsyetimi \u00ebsht\u00eb po aq i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb: mb\u00ebshtetja e demokracive pluraliste shihet si m\u00ebnyra p\u00ebr <strong>\u201ct\u00eb parandaluar kthimin e p\u00ebrplasjeve etnike q\u00eb dikur e karakterizonin rajonin\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr rajonin kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci politike q\u00eb vjen nga SHBA. Ajo e p\u00ebrjashton logjik\u00ebn e pazareve territoriale si zgjidhje dhe e lidh stabilitetin afatgjat\u00eb me demokracin\u00eb dhe njohjen reciproke, jo me rishkrimin e hartave.<\/p>\n<h3><strong>Siguria kibernetike, shteti n\u00ebn sulm pa arm\u00eb<\/strong><\/h3>\n<p>Nj\u00eb nga risit\u00eb e ligjit \u00ebsht\u00eb pesha q\u00eb i jepet <strong>siguris\u00eb kibernetike.<\/strong> Kongresi paralajm\u00ebron se <strong>\u201ccenueshm\u00ebria ndaj sulmeve kibernetike ose ndaj infrastruktur\u00ebs s\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit rrit rreziqet p\u00ebr funksionimin e qeveris\u00eb dhe ofrimin e sh\u00ebrbimeve publike\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Kjo fjali ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, pas skandaleve t\u00eb fundit q\u00eb u zbuluan kur sistemet kibernetike kishin kaluar n\u00eb dor\u00eb t\u00eb miqve t\u00eb kryeministrit dhe dyshimet jan\u00eb se jan\u00eb shfryt\u00ebzuar edhe nga bandat kriminale. SHBA e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje IT, por \u00e7\u00ebshtje sigurie komb\u00ebtare. Madje ligji thekson se \u00ebsht\u00eb <strong>\u201cn\u00eb interesin e siguris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d<\/strong> q\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb forcojn\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb kibernetike.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, Ballkani trajtohet si front i luft\u00ebs hibride, ku zgjedhjet, sh\u00ebrbimet publike dhe infrastruktura digjitale jan\u00eb objektiva strategjike.<\/p>\n<h3><strong>Rusia, Kina dhe lufta hibride<\/strong><\/h3>\n<p>Ligji e lidh drejtp\u00ebrdrejt dob\u00ebsin\u00eb e institucioneve demokratike dhe korrupsionin me ndikimin e jasht\u00ebm. Ai paralajm\u00ebron se var\u00ebsia nga energjia ruse <strong>\u201cua lidh ekonomit\u00eb dhe politikat vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor me Federat\u00ebn Ruse dhe pengon aspiratat e tyre p\u00ebr integrim europian\u201d.<\/strong> N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn frym\u00eb, ndikimi i Kin\u00ebs p\u00ebrshkruhet si faktor q\u00eb <strong>\u201cmund t\u00eb ket\u00eb ndikim t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm mbi konkurrenc\u00ebn strategjike, demokracin\u00eb dhe integrimin ekonomik me Europ\u00ebn\u201d<\/strong>.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00eb shum\u00eb se retorik\u00eb, ligji vendos detyrime raportimi nga sekretari i Shtetit Marko Rubio q\u00eb duhet t\u00eb raportoj\u00eb mbi operacionet keqdash\u00ebse ruse dhe kineze q\u00eb synojn\u00eb \u201ct\u00eb minojn\u00eb institucionet demokratike\u201d, \u201ct\u00eb nxisin paq\u00ebndrueshm\u00ebri politike\u201d dhe \u201ct\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb interesat e SHBA dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj\u201d.<\/p>\n<h3><strong>Afatet p\u00ebr Marco Rubio, presion p\u00ebr rezultate konkrete<\/strong><\/h3>\n<p>Ligji nuk mjaftohet me parimet e politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane, por p\u00ebrfshin afate t\u00eb qarta raportimi mbi rezultatet q\u00eb ka arritur administrata amerikane, dhe kur, me data.<\/p>\n<p>Meq\u00eb ligji u firmos m\u00eb 18 dhjetor 2025, afatet kryesore q\u00eb dalin nga ky n\u00ebnkapitull, t\u00eb llogaritura n\u00eb kalendar, jan\u00eb k\u00ebto.<\/p>\n<p><strong>Brenda 90 dit\u00ebsh,<\/strong> pra jo m\u00eb von\u00eb se <strong>18 mars 2026,<\/strong> Sekretari i Shtetit Marko Rubio duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb briefing p\u00ebr Kongresin mbi progresin p\u00ebr strategjin\u00eb rajonale 5 vje\u00e7are t\u00eb zhvillimit ekonomik dhe rip\u00ebrt\u00ebritjen e demokracis\u00eb n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor. \ufffc<\/p>\n<p><strong>Brenda 180 dit\u00ebsh,<\/strong> po ashtu jo m\u00eb von\u00eb se <strong>16 qershor 2026,<\/strong> CEO i DFC dhe Sekretari i Shtetit duhet t\u00eb paraqesin raport t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ku p\u00ebrfshihen edhe garancit\u00eb sovrane t\u00eb huave p\u00ebr projekte infrastrukture dhe diversifikimi energjie. \ufffc<\/p>\n<p><strong>Brenda 1 viti,<\/strong> pra jo m\u00eb von\u00eb se <strong>18 dhjetor 2026<\/strong>, k\u00ebrkohet raport nd\u00ebrinstitucional p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike dhe mjedisin digjital t\u00eb informacionit n\u00eb vendet e rajonit. \ufffc<\/p>\n<p>Gjithsesi, mesazhi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb se SHBA do t\u00eb shtojn\u00eb v\u00ebm\u00ebndjen e tyre ndaj rajonit, duke shtuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr demokratizimin e shoq\u00ebrive t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtohet integrimi n\u00eb Bashkimin Europian. Po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb mohimi i pazareve etnike, loj\u00ebrat me territorin e Kosov\u00ebs q\u00eb nuk shihen m\u00eb si zgjidhje, por si rrezik.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/24\/afati-per-marco-rubio-90-dite-monitorim-autokracive-te-ballkanit-perendimor\/\">Afati p\u00ebr Marco Rubio\/ 90 dit\u00eb monitorim autokracive t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 18 dhjetor 2025, Presidenti Donald Trump firmosi ligjin vjetor t\u00eb mbrojtjes s\u00eb SHBA, NDAA 2026, nj\u00eb akt q\u00eb tradicionalisht sh\u00ebrben jo vet\u00ebm p\u00ebr buxhetet ushtarake, por edhe si dokument orientues i politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane. Brenda k\u00ebtij ligji, Ballkani Per\u00ebndimor trajtohet si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku demokracia, korrupsioni, media, ekonomia dhe siguria kibernetike shihen si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-60041","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60041","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60041"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60041\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60041"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60041"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60041"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}