{"id":59988,"date":"2025-12-24T11:48:19","date_gmt":"2025-12-24T11:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/24\/kryepeshkopi-joani-mesazh-per-krishtlindje-pastroni-zemren-dhe-mbusheni-me-dashuri-e-perulesi\/"},"modified":"2025-12-24T11:48:19","modified_gmt":"2025-12-24T11:48:19","slug":"kryepeshkopi-joani-mesazh-per-krishtlindje-pastroni-zemren-dhe-mbusheni-me-dashuri-e-perulesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/24\/kryepeshkopi-joani-mesazh-per-krishtlindje-pastroni-zemren-dhe-mbusheni-me-dashuri-e-perulesi\/","title":{"rendered":"Kryepeshkopi Joani mesazh p\u00ebr Krishtlindje: Pastroni zemr\u00ebn dhe mbusheni me dashuri e p\u00ebrul\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<p>Kryepeshkopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Joani p\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi ka uruar t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt p\u00ebr fest\u00ebn e Krishtlindjes. Joani shprehet se me lindjen e Jezus Krishtit besimtar\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb n\u00eb festimin dhe g\u00ebzimin shpirt\u00ebror. Ai shton se me fest\u00ebn e Krishtlindjes besimtar\u00ebt ndiejn\u00eb fuqin\u00eb transformuese t\u00eb p\u00ebrjetimit t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje.<\/p>\n<p>Kryepeshkopi shton se festa e g\u00ebzuar dhe plot drit\u00eb e Krishtlindjes vjen si rreze shprese, ngush\u00ebllimi dhe paqeje. Ai b\u00ebri thirrje q\u00eb kjo fest\u00eb t\u00eb festohet duke e pastruar zemr\u00ebn nga \u00e7do lig\u00ebsi dhe duke e mbushur at\u00eb me dashuri dhe p\u00ebrul\u00ebsi ndaj t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve, sidomos ndaj atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb varf\u00ebri, s\u00ebmundje, d\u00ebshp\u00ebrim dhe n\u00eb vetmi.<\/p>\n<p>\u201cKlerit dhe popullit shpres\u00ebtar, Bij t\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00eb Zotin, k\u00ebto fjal\u00eb e p\u00ebrmbledhin dhe e shprehin kuptimin fest\u00ebs s\u00eb Krishtlindjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur. N\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrqendrohemi p\u00ebr t\u00eb kuptuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij misteri t\u00eb madh, n\u00eb t\u00eb cilin Biri dhe Fjala e Atit u mish\u00ebrua dhe u b\u00eb njeri, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb festimin dhe g\u00ebzimin shpirt\u00ebror dhe do t\u00eb ndiejm\u00eb brenda nesh fuqin\u00eb transformuese t\u00eb p\u00ebrjetimit t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje.<\/p>\n<p>Mish\u00ebrimi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb mrekulli apo nj\u00eb mister i denj\u00eb p\u00ebr t\u2019u admiruar; \u00ebsht\u00eb dhurata m\u00eb e madhe q\u00eb mund t\u2019i jepej njer\u00ebzimit. Biri dhe Fjala e Per\u00ebndis\u00eb mish\u00ebrohet dhe ulet pran\u00eb vuajtjes njer\u00ebzore, prek shtremb\u00ebrimin e natyr\u00ebs son\u00eb p\u00ebr ta drejtuar, duke na zbuluar thell\u00ebsin\u00eb e dhembshuris\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb s\u00eb thell\u00eb, q\u00eb lind nga dashuria e Tij e pafund p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Sh\u00ebn Athanasi i Madh e  shpreh k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb trondit\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lakonike: Biri i Per\u00ebndis\u00eb u b\u00eb njeri, q\u00eb ne t\u00eb b\u00ebhemi per\u00ebndi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vazhdojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitemi p\u00ebr festimin e Krishtlindjes, na ndihmon t\u00eb kujtojm\u00eb se kjo fest\u00eb e madhe nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me lindjen e nj\u00eb m\u00ebsuesi, profeti apo ligjv\u00ebn\u00ebsi. Per\u00ebndia i p\u00ebrjetsh\u00ebm nd\u00ebrhyn n\u00eb histori dhe b\u00ebhet njeri, pa pushuar s\u00eb qenuri Per\u00ebndi i plot\u00eb, p\u00ebr t\u00eb na sjell\u00eb n\u00eb shenjt\u00ebrin\u00eb e Tij, p\u00ebr t\u00eb na b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb natyr\u00ebs hyjnore (2 Petr. 1:4), p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar, ringritur dhe p\u00ebrmbushur njerishm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb deformuar. N\u00ebp\u00ebrmjet pranis\u00eb s\u00eb energjis\u00eb s\u00eb Tij hyjnore, Krishti, Per\u00ebndinjeriu, aktivizon, fuqizon dhe gjall\u00ebron natyr\u00ebn ton\u00eb njer\u00ebzore dhe na bashkon me Per\u00ebndin\u00eb, gj\u00eb q\u00eb asnj\u00eb m\u00ebsues, profet apo ligjv\u00ebn\u00ebs nuk mund ta b\u00ebnte dot kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Krishtlindja na fton t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb thirrjen e engj\u00ebjve, p\u00ebr ta lavd\u00ebruar edhe ne bashk\u00eb me ta: Lavdi Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb m\u00eb t\u00eb lartat, dhe mbi dhen\u00eb paqe dhe n\u00eb njer\u00ebzit mir\u00ebdashje (Llk. 2:14). Por, lajm\u00ebrimi i Lindjes s\u00eb Krishtit, nuk u b\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb: te barinjt\u00eb e p\u00ebrulur erdhi nj\u00eb engj\u00ebll, sepse zemra e tyre ishte e p\u00ebrulur dhe e hapur. Dijetar\u00ebve t\u00eb Lindjes, q\u00eb kishin etje p\u00ebr k\u00ebrkim, iu dha nj\u00eb yll dhe p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb engj\u00ebll p\u00ebr t\u2019i udh\u00ebhequr. Kurse sundimtar\u00ebve krenar\u00eb dhe dinak\u00eb, lajmi nuk u solli g\u00ebzim, por frik\u00eb, err\u00ebsir\u00eb dhe refuzim, dhe desh\u00ebn t\u00eb vrasin foshnj\u00ebn e porsalindur. Ngjarja u ofrohet t\u00eb gjith\u00ebve, por jep fryt vet\u00ebm tek  ata q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb, p\u00ebrul\u00ebsi dhe q\u00ebllim t\u00eb mir\u00eb. Erdhi tek t\u00eb vet\u00ebt dhe t\u00eb vet\u00ebt nuk e pranuan; por t\u00eb gjith\u00ebve atyre q\u00eb e pranuan\u2026 u dha pushtet t\u00eb b\u00ebhen bij t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb \u2013 shkruan Sh\u00ebn Joani (Jn. 1:11-12).<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do njeri q\u00eb k\u00ebrkon paqen e brendshme, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe plot\u00ebsin\u00eb, festa e g\u00ebzuar dhe plot drit\u00eb e Krishtlindjes vjen si rreze shprese, ngush\u00ebllimi dhe paqeje. N\u00eb nj\u00eb predikim t\u00eb tij, Sh\u00ebn Joan Gojarti thot\u00eb: At\u00ebher\u00eb, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e barabart\u00eb me k\u00ebto lajme t\u00eb mira? Zoti n\u00eb tok\u00eb, njeriu n\u00eb Qiell; dhe t\u00eb gjith\u00eb u bashkuan\u2026 dhe u b\u00eb pajtim midis Zotit dhe natyr\u00ebs son\u00eb\u2026 vdekja u shkat\u00ebrrua, parajsa u hap, mallkimi u fshi, m\u00ebkati u hoq nga rruga, gabimi u d\u00ebbua, e v\u00ebrteta u kthye, fjala e per\u00ebndishm\u00ebris\u00eb u mboll kudo dhe lul\u00ebzoi n\u00eb rritjen e saj, shoq\u00ebria e Qiellit u transferua n\u00eb tok\u00eb, ose m\u00eb sakt\u00eb, gj\u00ebrat n\u00eb tok\u00eb u lidh\u00ebn me ato n\u00eb Qiell (Predikim p\u00ebr Krishtlindjen).<\/p>\n<p>T\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr dhe motra! Duhet ta shpallim me g\u00ebzim k\u00ebt\u00eb lajm t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb me zell dhe pa u lodhur se tashm\u00eb Per\u00ebndia banon nd\u00ebr ne. Nj\u00eb d\u00ebshmitar i v\u00ebrtet\u00eb shp\u00ebton jet\u00eb \u2013 thot\u00eb Solomoni i ditur (Fj. Urt. 16:6). \u00cbsht\u00eb detyra e \u00e7do t\u00eb krishteri ta p\u00ebrhap\u00eb dhe ta bashk\u00ebndaj\u00eb k\u00ebt\u00eb drit\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, sepse vet\u00ebm duke e ndar\u00eb at\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt, drita mund t\u00eb ruhet dhe t\u00eb rritet, p\u00ebrndryshe ajo do t\u00eb zbehet dhe p\u00ebrfundimisht do t\u00eb zhduket.<\/p>\n<p>Tani, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, bota ka nevoj\u00eb p\u00ebr drit\u00ebn e Krishtit. \u00cbsht\u00eb e nevojshme, sepse nj\u00eb jet\u00eb pa pranin\u00eb e Zotit b\u00ebhet e mjerueshme, kthehet n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb pa dashuri, pa g\u00ebzim, pa drit\u00eb: nj\u00eb jet\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. Vet\u00ebm prania e Tij mund t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb zemrat dhe shpirtrat tan\u00eb dhe mund t\u2019i jap\u00eb jet\u00ebs son\u00eb drit\u00eb e g\u00ebzim. Ai \u00ebsht\u00eb drita n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn ton\u00eb dhe m\u00ebsimi i Tij, thot\u00eb psalmisti, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb llamb\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtimin ton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb festuar shpirt\u00ebrisht Lindjen Krishtit, le t\u00eb kujdesemi gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve festive t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb m\u00eb thell\u00eb shenjt\u00ebrin\u00eb dhe madh\u00ebshtin\u00eb e k\u00ebsaj dhurate hyjnore. K\u00ebt\u00eb mund ta realizojm\u00eb duke e pastruar zemr\u00ebn ton\u00eb nga \u00e7do lig\u00ebsi dhe duke e mbushur at\u00eb me dashuri dhe p\u00ebrul\u00ebsi ndaj t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve, sidomos ndaj atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb \u2013 n\u00eb varf\u00ebri, n\u00eb s\u00ebmundje, n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim dhe n\u00eb vetmi.<\/p>\n<p>Zoti e identifikon Veten e Tij me njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb, duke na th\u00ebn\u00eb: Sepse pata uri e m\u00eb dhat\u00eb t\u00eb ha; pata etje, e m\u00eb dhat\u00eb t\u00eb pi; i huaj isha, e m\u00eb mor\u00ebt brenda; i zhveshur, e m\u00eb vesh\u00ebt; u s\u00ebmura, edhe erdh\u00ebt t\u00eb m\u00eb shihni; isha n\u00eb burg, edhe erdh\u00ebt tek un\u00eb\u2026. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po ju them juve, gjith\u00eb sa i b\u00ebt\u00eb nj\u00ebrit prej k\u00ebtyre v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb mi m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, ma keni b\u00ebr\u00eb mua (Mt. 25:35-40). Vet\u00ebm duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebto, Krishtlindja do t\u00eb ket\u00eb kuptim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe gjith\u00e7ka te ne do t\u00eb ndri\u00e7ohet nga Fjala e b\u00ebr\u00eb mish\u201d, thuhet n\u00eb mesazhin e Kryepeshkopit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/kryepeshkopi-joani-mesazh-per-krishtlindje-pastroni-zemren-dhe-mbusheni-me-dashuri-e-perulesi\/\">Kryepeshkopi Joani mesazh p\u00ebr Krishtlindje: Pastroni zemr\u00ebn dhe mbusheni me dashuri e p\u00ebrul\u00ebsi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryepeshkopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Joani p\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi ka uruar t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt p\u00ebr fest\u00ebn e Krishtlindjes. Joani shprehet se me lindjen e Jezus Krishtit besimtar\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb n\u00eb festimin dhe g\u00ebzimin shpirt\u00ebror. Ai shton se me fest\u00ebn e Krishtlindjes besimtar\u00ebt ndiejn\u00eb fuqin\u00eb transformuese t\u00eb p\u00ebrjetimit t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje. Kryepeshkopi shton [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59988","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59988","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59988"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59988\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59988"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59988"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59988"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}