{"id":59987,"date":"2025-12-24T11:48:19","date_gmt":"2025-12-24T11:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/24\/nje-spirance-amerikane-per-ballkanin-perendimor\/"},"modified":"2025-12-24T11:48:19","modified_gmt":"2025-12-24T11:48:19","slug":"nje-spirance-amerikane-per-ballkanin-perendimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/24\/nje-spirance-amerikane-per-ballkanin-perendimor\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb spiranc\u00eb amerikane p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor"},"content":{"rendered":"<p>Nga Veton Surroi<\/p>\n<p>1.<\/p>\n<p>Hap\u00ebsira publike n\u00eb Kosov\u00eb v\u00ebrshoi me reagime pozitive pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb NDAA 2026  (Ligji p\u00ebr Autorizimin e Mbrojtjes Komb\u00ebtare) nga presidenti Trump. Reagimet u p\u00ebrqendruan tek insistimi q\u00eb normalizimi mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb duhet t\u00eb jet\u00ebsohet me njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb t\u00eb dy shteteve dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim nuk do t\u00eb tolerohen \u201ck\u00ebmbim territoresh, ndarje ose forma t\u00eb tjera t\u00eb rivizatimit t\u00eb kufijve p\u00ebrgjat\u00eb vijave etnike n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor\u201d<\/p>\n<p>Por, NDAA \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kaq dhe kjo \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi si p\u00ebr opinionin publik, ashtu edhe p\u00ebr qeverin\u00eb e ardhshme t\u00eb Kosov\u00ebs, qeverit\u00eb e pes\u00eb shteteve t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor si dhe EEAS-Komisionin Evropian: Kongresi amerikan votoi e presidenti Trump n\u00ebnshkroi nj\u00eb ligj i cili do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb politik\u00ebn e jashtme amerikane karshi Ballkanit per\u00ebndimor p\u00ebr s\u00eb paku tet\u00eb vjet\u00ebt e ardhsh\u00ebm. NDAA 2026, n\u00eb tre mij\u00eb faqet e veta shpjegon se si duhet t\u00eb shpenzohen parat\u00eb e buxhetit p\u00ebr siguri komb\u00ebtare dhe n\u00eb ato tre mij\u00eb faqe \u00ebsht\u00eb specifikuar se si dhe pse p\u00ebrfshihet Ballkani Per\u00ebndimor n\u00eb sfer\u00ebn e siguris\u00eb komb\u00ebtare amerikane. Administrata amerikane-prej State Department, Sekretariatit t\u00eb Luft\u00ebs(dikur Mbrojtjes) e deri te Departamentet e tjera si t\u00eb Thesarit-  tash ka n\u00eb duar nj\u00eb strategji t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare (NSS) q\u00eb e p\u00ebrcakton rolin e ri amerikan n\u00eb bot\u00ebn multipolare (nj\u00eb strategji q\u00eb ka nxitur reagime jo pozitive n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Evrop\u00ebs) dhe nj\u00eb politik\u00eb specifike ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb \u00ebsht\u00eb tash ligj. <\/p>\n<p>Pjes\u00eb e atij ligji \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi se \u00ebsht\u00eb interes amerikan q\u00eb gjasht\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb jen\u00eb shtete funksionale, demokratike, multietnike, q\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb n\u00eb paqe mes vete, me respekt t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, me integrim t\u00eb ekonomive t\u00eb veta n\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt regjional, t\u00eb integruara n\u00eb BE dhe n\u00eb NATO (p\u00ebr ata q\u00eb duan). Kjo \u00ebsht\u00eb prej vitesh, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb a tjetr\u00ebn, politika e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb, por paradoksalisht \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ligj n\u00eb SHBA e jo n\u00eb BE; n\u00eb BE ende duhet t\u00eb arrihet konsensusi fillestar q\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor ka gjasht\u00eb shtete t\u00eb pavarura.<\/p>\n<p>2.<\/p>\n<p>\u201cLigji i demokracis\u00eb dhe prosperitetit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d, si\u00e7 d\u00ebshiruan ta quajn\u00eb pjes\u00ebn e NDAA 2026 autor\u00ebt e saj \u00ebsht\u00eb i paprecedent\u00eb p\u00ebr regjion nga fakti se nj\u00eb ligj i k\u00ebtill\u00eb (a pjes\u00eb ligji) nuk ka ekzistuar si kompleks parimesh politike dhe obligimesh ligjore p\u00ebr administrat\u00ebn amerikane karshi t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Nga ana tjet\u00ebr, ky ligj ka nj\u00eb lloj precedence politike, ngase Kongresi amerikan kishte marr\u00eb rol prij\u00ebs nxit\u00ebs t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane n\u00eb ish-Jugosllavi q\u00eb nga viti 1989 e tutje dhe politika amerikane u tregua e suksesshme n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb saj\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngusht\u00eb mes republikan\u00ebve dhe demokrat\u00ebve. Analogjikisht, pjesa e Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb NDAA u iniciua n\u00eb Dhom\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve nga nj\u00eb demokrat e me p\u00ebrkrahje t\u00eb dy republikan\u00ebve dhe arriti n\u00eb Senat si nj\u00eb amendament i p\u00ebrbashk\u00ebt i nj\u00eb demokrateje dhe nj\u00eb republikani. <\/p>\n<p>Kjo tash \u00ebsht\u00eb politik\u00eb e jashtme e p\u00ebrbashk\u00ebt amerikane e legjitimuar nga t\u00eb dy partit\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb politik\u00eb e jashtme t\u00eb cilin do ta trash\u00ebgoj\u00eb presidenti i ardhsh\u00ebm amerikan dhe ai pas tij. \u00cbsht\u00eb spiranca e politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane n\u00eb regjion.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb porosia e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjasht\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe porosia p\u00ebr Bashkimin Evropian. P\u00ebrkund\u00ebr divergjencave n\u00eb relacionet SHBA-BE (apo vendet an\u00ebtare) NDAA 26, ndon\u00ebse ligj amerikan ka kapacitet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb pik\u00eb konvergjence t\u00eb politik\u00ebs amerikane dhe asaj t\u00eb BE-s\u00eb, n\u00eb mos p\u00ebr kurrgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr faktin se caku p\u00ebrfundimtar i k\u00ebsaj politike amerikane \u00ebsht\u00eb integrimi i plot\u00eb euroatlantik i gjasht\u00eb shteteve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Dhe, kjo \u00ebsht\u00eb mbase nj\u00eb pik\u00ebnisje e mir\u00eb p\u00ebr BE-n\u00eb, mbase t\u00eb rralla n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebdyzuar veprimet politike. SHBA-ja me \u201cLigjin e demokracis\u00eb dhe prosperitetit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d po b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb investim t\u00eb madh t\u00eb prestigjit t\u00eb vet n\u00eb di\u00e7ka q\u00eb konsiderohej politik\u00eb e BE-s\u00eb, ngase zbatimi i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit shnd\u00ebrrohet n\u00eb pik\u00ebn mat\u00ebse p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e zhvillimit t\u00eb dialogut strategjik t\u00eb Kosov\u00ebs a Serbis\u00eb me SHBA-n\u00eb. Tash, normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit\/Ohrit kalon po ashtu nga Washingtoni dhe e ka t\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00ebsin\u00eb, korniz\u00ebn, njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p>3.<\/p>\n<p>Qeveria e ardhshme e Kosov\u00ebs do ta ket\u00eb fatin q\u00eb duke shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb ligj t\u00eb gjendet para nj\u00eb shansi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb politik\u00eb shum\u00eb m\u00eb aktive e t\u00eb thelluar me SHBA-n\u00eb, e nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb integroj\u00eb k\u00ebt\u00eb thellim si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb dinamike t\u00eb re t\u00eb normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb. <\/p>\n<p>Qeverin\u00eb e ardhshme, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, e pret nj\u00eb bashk\u00ebbisedim intensiv me administrat\u00ebn amerikane p\u00ebr kutet mat\u00ebse t\u00eb avancimit n\u00eb zbatim t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit dhe nd\u00ebrlidhjen e tyre me hapjen e dialogut strategjik. Kjo, natyrisht n\u00ebnkupton nd\u00ebrlidhjen e BE-s\u00eb si leht\u00ebsues, n\u00eb optimalizimin e nj\u00eb dinamike q\u00eb do ta \u00e7oj\u00eb procesin p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Por, ndon\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e dukshme fillimisht, sfida p\u00ebr Qeverin\u00eb e ardhshme t\u00eb Kosov\u00ebs-dhe k\u00ebtu fjal\u00ebn sfid\u00eb e konsideroj si vist\u00ebr mund\u00ebsish-do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb t\u00eb identifikoj\u00eb iniciativa p\u00ebr bashk\u00ebveprim me SHBA-n\u00eb q\u00eb rrjedhin nga Ligji. E k\u00ebtu lista fillon, mes tjerash, me krijimin e nj\u00eb strukture ombrell\u00eb t\u00eb siguris\u00eb kibernetike, t\u00eb ndihm\u00ebs p\u00ebr avancim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe n\u00eb zhvillimin e nj\u00eb strategjie t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb zhvillimit ekonomik duke u p\u00ebrqendruar n\u00eb ndryshimin strukturor t\u00eb burimeve t\u00eb energjis\u00eb. <\/p>\n<p>S\u2019do mend, e t\u00ebra k\u00ebrkohet t\u00eb vendoset n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj n\u00eb logjik\u00ebn e korniz\u00ebs s\u00eb krijimit t\u00eb kushteve sa m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb nd\u00ebrlidhjes s\u00eb regjionit dhe k\u00ebtu do t\u00eb dal\u00eb si nj\u00ebra prej \u00e7\u00ebshtjeve par\u00ebsore p\u00ebr Kosov\u00ebn si t\u00eb rimendohet, mes tjerash, nd\u00ebrlidhja ekonomike, ajo e transportit, k\u00ebmbimeve kulturore dhe t\u00eb dijes si pjes\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb me Serbin\u00eb.    <\/p>\n<p>4.<\/p>\n<p>Viti 2026 mund t\u00eb vazhdoj\u00eb me trendin e filluar m\u00eb 2025 t\u00eb ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha gjeopolitike, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb arm\u00ebpushim n\u00eb Ukrain\u00eb q\u00eb do t\u00eb vendoste nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb qart\u00eb ndar\u00ebse mes bot\u00ebs euro-atlantike dhe asaj euro-aziatike. N\u00eb nj\u00eb k\u00ebso rasti, do t\u00eb rritet pritshm\u00ebria q\u00eb regjioni i Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb integrimin brenda identitetit t\u00eb vet t\u00eb natyrsh\u00ebm, bot\u00ebs euro-atlantike. \u201cLigji i demokracis\u00eb dhe Prosperitetit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d nuk ka mundur t\u00eb vij\u00eb n\u00eb koh\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/nje-spirance-amerikane-per-ballkanin-perendimor\/\">Nj\u00eb spiranc\u00eb amerikane p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Veton Surroi 1. Hap\u00ebsira publike n\u00eb Kosov\u00eb v\u00ebrshoi me reagime pozitive pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb NDAA 2026 (Ligji p\u00ebr Autorizimin e Mbrojtjes Komb\u00ebtare) nga presidenti Trump. Reagimet u p\u00ebrqendruan tek insistimi q\u00eb normalizimi mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb duhet t\u00eb jet\u00ebsohet me njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb t\u00eb dy shteteve dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim nuk do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59987","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59987","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59987"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59987\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59987"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59987"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59987"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}