{"id":59938,"date":"2025-12-24T08:48:26","date_gmt":"2025-12-24T08:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/24\/dosja-e-spak-fitimet-marramendese-te-kontraktoreve-te-akshi-nga-xhepat-e-taksapaguesve\/"},"modified":"2025-12-24T08:48:26","modified_gmt":"2025-12-24T08:48:26","slug":"dosja-e-spak-fitimet-marramendese-te-kontraktoreve-te-akshi-nga-xhepat-e-taksapaguesve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/24\/dosja-e-spak-fitimet-marramendese-te-kontraktoreve-te-akshi-nga-xhepat-e-taksapaguesve\/","title":{"rendered":"Dosja e SPAK: Fitimet marramend\u00ebse t\u00eb kontraktor\u00ebve t\u00eb AKSHI  nga xhepat e taksapaguesve"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb 15 shtator 2023, Ergys Agasi, 36 vje\u00e7, themeloi nj\u00eb kompani me kapital 1 mij\u00eb lek (10 euro) me aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit. N\u00ebn emrin EA Solutions, kompania pati nj\u00eb aktivitet t\u00eb vrullsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb bilancin e depozituar n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, kompania n\u00eb fjal\u00eb deklaroi t\u00eb ardhura n\u00eb mas\u00ebn 242.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe fitime para tatimit mbi fitimin n\u00eb mas\u00ebn 232.1 milion\u00eb euro, p\u00ebr aktivitetin e kryer nga data e themelimit, 15 shtator 2023, deri n\u00eb mbylljen e vitit fiskal, 31 dhjetor 2023.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb norm\u00eb fitimi p\u00ebrkundrejt t\u00eb ardhurave n\u00eb mas\u00ebn 95.7%, nj\u00eb norm\u00eb kthimi mbi kapitalin themeltar n\u00eb mas\u00ebn 220 mij\u00eb her\u00eb, ose Kthim nga Investimi n\u00eb mas\u00ebn 22 milion\u00eb p\u00ebrqind, brenda nj\u00eb periudhe prej m\u00eb pak se kat\u00ebr muajsh, kjo mund t\u00eb jet\u00eb kompania absolutisht m\u00eb fitimprur\u00ebse n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit. Sa p\u00ebr krahasim, investitor\u00ebt fillestar\u00eb t\u00eb gjigandit t\u00eb teknologjis\u00eb, Apple, kan\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb fitim mesatar vjetor prej 20% q\u00eb kur kompania u b\u00eb publike n\u00eb vitin 1982.<\/p>\n<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb se nga erdh\u00ebn parat\u00eb q\u00eb financuan t\u00eb ardhurat dhe as nuk ka nj\u00eb shpjegim bind\u00ebs se p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsyeje k\u00ebsaj kompanie iu paguan shuma kaq t\u00eb m\u00ebdha parash, supozohet p\u00ebrkundrejt sh\u00ebrbimeve q\u00eb i kan\u00eb kushtuar kompanis\u00eb m\u00eb pak se 4.3 lek\u00eb p\u00ebr \u00e7do 100 lek\u00eb t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me thot\u00eb se n\u00eb fakt, suksesi i paimagjinuesh\u00ebm financiar i EA Solutions dhe pronarit t\u00eb saj, Ergys Agasi, nuk i dedikohet ndonj\u00eb shpikjeje teknologjike si Apple apo Iphone, por rrjedh nga nj\u00eb mekaniz\u00ebm tradicional: manipulim prokurimesh publike, dhun\u00eb dhe pengmarrje p\u00ebrkundrejt konkurrentit.<\/p>\n<p>Agasi, sot 38 vje\u00e7, u shpall n\u00eb k\u00ebrkim nga Prokuroria e Posa\u00e7me n\u00ebn akuzat e heqjes s\u00eb paligjshme t\u00eb liris\u00eb, konkurrenc\u00eb e paligjshme p\u00ebrmes dhun\u00ebs dhe pastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale, vepra penale t\u00eb kryera n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal.<\/p>\n<p>Heqja e paligjshme e liris\u00eb \u00ebsht\u00eb vepra e dyt\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb legjislacionin penal t\u00eb vendit dhe mbart d\u00ebnim n\u00eb mas\u00ebn minimale 10 dhe maksimale 20 vjet burg. Kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb proceset e prokurimit publik n\u00eb Shqip\u00ebri trajtohen nga prokuroria si operacion i strukturave t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Mirlinda Kar\u00e7anaj, drejtoresha jet\u00ebgjat\u00eb e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit dhe personi q\u00eb ka menaxhuar qindramilion\u00eb euro nga taksat e qytetar\u00ebve, u mor e pandehur dhe u vendos n\u00ebn mas\u00ebn e siguris\u00eb arrest sht\u00ebpie, bashk\u00eb me z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresh\u00ebn Hava Delibashi. Tre biznesmen\u00eb, Andis Papa, G\u00ebzim Hoxha e Rogers Rryta, u lan\u00eb n\u00eb mas\u00eb sigurie ndalim t\u00eb largimit nga\u00a0 vendi.<\/p>\n<p><strong>Fitime marramend\u00ebse<\/strong><\/p>\n<p>Normat shum\u00eb t\u00eb larta t\u00eb fitimeve neto n\u00eb raport me t\u00eb ardhurat jan\u00eb n\u00eb fakt tipar dallues i subjekteve ekonomike q\u00eb kan\u00eb fituar prokurime publike nga Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, AKSHI, nj\u00eb zyr\u00eb n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e kryeministrit, e cila merret me infrastruktur\u00ebn digjitale t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Drejtoresha e k\u00ebtij institucioni, Mirlinda Kar\u00e7anaj, u mor e pandehur p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shkeljes s\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tender\u00eb, kryer n\u00eb form\u00ebn e bashk\u00ebpunimit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb grupi kriminal, krahas Agasit dhe Ermal Beqirit, nj\u00eb biznesmen tjet\u00ebr fitues i prokurimeve t\u00eb AKSHI-t, kompania e t\u00eb cilit SOFT &amp; SOLUTION, pati afro 18 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura dhe pothuajse 11 milion\u00eb euro fitime n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>SOFT &amp; SOLUTION \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2011 dhe deri n\u00eb vitin 2020, ishte nj\u00eb kompani programimi me t\u00eb ardhura q\u00eb luhateshin nga 1 n\u00eb 6 milion\u00eb euro n\u00eb vit, por fitimet e saj ishin n\u00eb shkall\u00eb jo t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, nga thuajse zero n\u00eb maksimumi 28% mbi t\u00eb ardhurat. Kompania njohu sukses t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm nga viti 2021 e m\u00eb pas, dhe kjo duket se lidhet me ndryshimin e pronarit. Kompania, e themeluar n\u00eb vitin 2011, u ble nga Beqiri n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2021, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2023, i dyfishoi t\u00eb ardhurat, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2024, i trefishoi n\u00eb krahasim me vitin 2021.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb rastin e Soft &amp; Solution, ashtu si n\u00eb rastin e EA Solution, \u00e7el\u00ebsi i suksesit nuk q\u00ebndronte aq shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb novacion se sa n\u00eb metodat m\u00eb tradicionale t\u00eb dhun\u00ebs dhe t\u00eb rr\u00ebmbimit t\u00eb konkurrentit. Fitimet u realizuan fal\u00eb manipulimit t\u00eb proceseve t\u00eb prokurimeve publike, t\u00eb cilat u realizuan me \u00e7mime t\u00eb fryra shum\u00ebfish n\u00eb raport me kostot normale, n\u00eb kurriz t\u00eb tatimpaguesve.<\/p>\n<p>Procesi i prokurimeve publike duket q\u00eb n\u00eb themel i destinuar p\u00ebr t\u00eb prodhuar abuzime. Sipas praktik\u00ebs aktuale, zyrtar\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb llogaritur \u201cfondin limit\u201d p\u00ebr nj\u00eb proces prokurimesh, pyesin nj\u00eb num\u00ebr kompanish, t\u00eb cilat japin nj\u00eb opinion mbi koston e p\u00ebraf\u00ebrt. Mesatarja e \u00e7mimeve t\u00eb mbledhura n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrb\u00ebn \u201cfondin limit\u201d. Duke qen\u00eb se kompanit\u00eb q\u00eb pyeten p\u00ebr fondin limit jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb procedurat e prokurimit, interesi i tyre normal \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i fryjn\u00eb k\u00ebto kosto, duke prodhuar fitime anomalisht t\u00eb larta p\u00ebr kontraktor\u00ebt e fondeve publike, n\u00eb kurriz t\u00eb taksapaguesve.<\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me q\u00eb caktoi mas\u00eb sigurie arrest me burg n\u00eb munges\u00eb p\u00ebr Ergys Agasin, pronarin e EA Solution dhe Ermal Beqirin, pronarin e Soft &amp; Solution, v\u00ebren se oficer\u00ebt e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit zbuluan se zyrat e EA Solution, t\u00eb vendosura n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb rrug\u00ebn Hoxha Tahsin n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb fakt ishin zyrat e nj\u00eb kompanie me emrin INGW-T, e cila gjithashtu merret me programime kompjuter\u00ebsh, nd\u00ebrsa punonj\u00ebsit q\u00eb gjet\u00ebn n\u00eb t\u00eb i than\u00eb se pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i tyre ishte Soft &amp; Solution. Ata ishin duke u marr\u00eb me\u00a0<em>Regjistrin e \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit<\/em>.<\/p>\n<p>Analiza q\u00eb prokuror\u00ebt i b\u00ebn\u00eb librave t\u00eb llogarive t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb Agasit doli n\u00eb konkluzionin se n\u00eb fakt, EA Solution nuk ekziston realisht si entitet fizik por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani e cila, n\u00eb aktivitetin e saj t\u00eb deritanish\u00ebm, ka ark\u00ebtuar afro 8 milion\u00eb euro dhe ka bler\u00eb nj\u00eb automjet n\u00eb Gjermani me vler\u00eb 280 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e faturave t\u00eb blerjes mund t\u00eb mos jet\u00eb problematike, nisur nga lloji i veprimtaris\u00eb s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, megjithat\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb volumit t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb shitjeve q\u00eb kjo shoq\u00ebri ka, duhet t\u00eb kishte disa z\u00ebra apo blerje pajisjesh elektronike, programe etj.,\u201d v\u00ebrejn\u00eb prokuror\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga t\u00eb dh\u00ebnat [\u2026], krijohet dyshimi se \u201cEA Solution\u201d \u00ebsht\u00eb themeluar fiktivisht, me q\u00ebllim kalimin e pagesave t\u00eb p\u00ebrfituara nga shoq\u00ebria \u201cSoft &amp; Solution\u201d drejt shtetasit Ergys Agasi,\u201d shkruhet m\u00eb tej n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Krahas faturimeve t\u00eb dyshuara fiktive p\u00ebr Soft &amp; Solution, EA Solution ka faturuar dy subjekte t\u00eb tjera, First dhe Fastech, pronar\u00ebt e s\u00eb cilave, G\u00ebzim Hoxha dhe Andis Papa, paguan sipas Prokuroris\u00eb Agasin p\u00ebr sh\u00ebrbime joreale.<\/p>\n<p><strong>Tender\u00eb sekret\u00eb dhe dhun\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Agasit, njeriu tjet\u00ebr ky\u00e7 n\u00eb historin\u00eb e grupit t\u00eb strukturuar kriminal t\u00eb dyshuar n\u00eb prokurimet e AKSHI-t \u00ebsht\u00eb Ermal Beqiri. T\u00eb dh\u00ebnat e dosjes tregojn\u00eb se ai e ka nisur karrier\u00ebn si punonj\u00ebs i Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme n\u00eb pozicion drejtues p\u00ebr teknologjin\u00eb e informacionit. Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkrimi q\u00eb b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb Andis Papa, pronari i Fastech, e cila shiste kompjuter\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, Papa dhe Beqiri kan\u00eb bler\u00eb p\u00ebrmes kompanive t\u00eb tyre Fastech dhe Soft &amp; Solution sh\u00ebrbime me vler\u00eb 10 milion\u00eb euro p\u00ebrmes nj\u00eb kompanie q\u00eb shiste \u00e7okollata dhe mallra t\u00eb tjera konsumi t\u00eb importuara nga Turqia, t\u00eb gjitha para vitit 2020. Pas k\u00ebsaj, Beqiri shfaqet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb nj\u00eb rrjeti kompanish super t\u00eb sukseshme me prokurimet publike n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit.<\/p>\n<p>Ai raportohet se ishte nd\u00ebrmjet\u00ebsi q\u00eb futi Agasin n\u00eb rrjetin e vog\u00ebl t\u00eb kontraktor\u00ebve t\u00eb AKSHI-t dhe, n\u00eb prokurime t\u00eb shumta publike, t\u00eb kryera ne procedurat e shpallura \u201csekret shtet\u00ebror\u201d. Avantazhi i tij ishte posedimi i Cerfitikat\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb, nj\u00eb dokument q\u00eb l\u00ebshohet nga Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, supozohet institucioni q\u00eb garanton q\u00eb shteti shqiptar nuk infiltrohet nga agjent\u00eb t\u00eb huaj apo eksponent\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt v\u00ebrejn\u00eb se nj\u00eb arsye e preferuar e zyrtar\u00ebve t\u00eb AKSHI p\u00ebr klasifikimin e nj\u00eb procedure sigurimi si \u201csekret\u201d ishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kufizimi i konkurrenc\u00ebs mes kandidat\u00ebve q\u00eb potencialisht disponojn\u00eb certifikata sigurie. N\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb procedur\u00eb, prokuror\u00ebt konkludojn\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebr certifikat\u00eb sigurie \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paarsyeshme, q\u00ebllimisht p\u00ebr t\u00eb kufizuar konkurrenc\u00ebn dhe paracaktuar fituesin, pasi prokurimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb fusha ku nuk ekziston informacion i klasifikuar sipas ligjit n\u00eb fuqi. K\u00ebshtu,\u00a0 n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb prokurimi p\u00ebr llogari t\u00eb Autoritetit t\u00eb Aviacionit Civil, mes kritereve u caktua q\u00eb punonj\u00ebsit e kontraktorit t\u00eb dispononin certifikat\u00eb sigurie. Tenderi u fitua nga Communication Progress, nj\u00eb kompani q\u00eb SPAK e cil\u00ebson si t\u00eb lidhur me Beqirin, p\u00ebr shkak se aksioneri i saj Gentian Likaj \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebjetues i motr\u00ebs s\u00eb Beqirajt. (Mbi Likajn dhe mbi kompanin\u00eb Communication Progress nuk ka akuza).<\/p>\n<p>\u201c\u2026edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb vihet re futja e kriterit t\u00eb pajisjes s\u00eb Aviacionit\u00a0 me CSP e cila \u00ebsht\u00eb e pavend, pasi t\u00eb dh\u00ebnat e prodhuara dhe komunikuara nga Autoriteti i\u00a0 Civil nuk jan\u00eb t\u00eb klasifikuara, si dhe vendndodhja e infrastruktur\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb e klasifikuar,\u201d shkruhet n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Numri i procedurave t\u00eb fituara me hilen\u00eb e kriterit t\u00eb Certifikat\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Suksesi i Beqirit dhe Agasit nuk i dedikohet t\u00ebr\u00ebsisht vet\u00ebm manipulimit t\u00eb kritereve dhe diskrecionit n\u00eb gjykimin e plot\u00ebsimit t\u00eb kritereve nga kompania\u00a0 fituese, zakonisht Soft &amp; Solution, dhe skualifikimit t\u00eb kompanive konkurrente p\u00ebr mosplot\u00ebsim kushtesh, kur k\u00ebto t\u00eb fundit b\u00ebnin ofert\u00eb me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Nj\u00eb nga kompanit\u00eb q\u00eb nuk dispononte certifikata sigurie p\u00ebr punonj\u00ebsit ishte ajo e biznesmenit Gerond Me\u00e7e. Ai jo vet\u00ebm q\u00eb konkurroi n\u00eb procese t\u00eb prokurimeve me \u00e7mime konkurruese, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur ankimoi kriteret e vendosura nga AKSHI apo rezultatet.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 gusht 2025, rreth or\u00ebs 10.30 t\u00eb m\u00ebngjesit, persona t\u00eb paidentifikuar u paraqit\u00ebn te ai t\u00eb prezantuar si oficer\u00eb t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit. Ata e rr\u00ebmbyen biznesmenin dhe e d\u00ebrguan n\u00eb zon\u00ebn e njohur si Kilometri 26 n\u00eb rrug\u00ebn e vjet\u00ebr Tiran\u00eb-Elbasan, ku e k\u00ebrc\u00ebnuan dhe e detyruan t\u00eb t\u00ebrhiqet nga procedurat e ankimimit, duke lejuar eventualisht fitimin e tender\u00ebve nga Beqiri.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt kan\u00eb arritur t\u00eb identifikojn\u00eb se nj\u00eb nga automjetet e p\u00ebrdorura n\u00eb rr\u00ebmbimin e Me\u00e7es \u00ebsht\u00eb n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e kompanis\u00eb Merkaj 3, e cila besohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si mjet p\u00ebr qarkullimin e parave t\u00eb pista t\u00eb grupit fam\u00ebkeq kriminal t\u00eb \u00c7opjave. Grupi \u00c7opja u godit nga SPAK n\u00eb vitin 2024 por kreu i grupit dhe shum\u00eb eksponent\u00eb t\u00eb tij vijojn\u00eb t\u00eb mbeten n\u00eb arrati. Rr\u00ebmbimi i Me\u00e7es nga eksponent\u00eb t\u00eb dyshuar t\u00eb k\u00ebtij grupi n\u00eb gusht t\u00eb k\u00ebtij viti, sugjeron se grupi \u00ebsht\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe n\u00eb gjendje operative t\u00eb shk\u00eblqyer. Jo vet\u00ebm kaq, por aksesi i tyre n\u00eb informacion shtet\u00ebror duket n\u00eb nivele drith\u00ebruese.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb \u00e7uditshme t\u00eb Sindromit t\u00eb Stokholmit, n\u00eb t\u00eb cilin, personi i rr\u00ebmbyer zhvillon simpati p\u00ebr rr\u00ebmbyesin, n\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb, nj\u00eb nga pengmarr\u00ebsit, pasi siguroi at\u00eb q\u00eb kishte n\u00eb plan t\u00eb siguronte p\u00ebrmes k\u00ebrc\u00ebnimeve me arm\u00eb p\u00ebr vrasje dhe paralajm\u00ebrimeve p\u00ebr vrasje t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb personit t\u00eb rr\u00ebmbyer, hoqi mask\u00ebn dhe i tha: \u201cPo t\u00eb t\u00eb shoh n\u00eb Elbasan un\u00eb do t\u00eb t\u00eb flas, nuk e di p\u00ebr ty, por un\u00eb do t\u00eb t\u00eb flas. \/BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dosja-e-spak-fitimet-marramendese-te-kontraktoreve-te-akshi-nga-xhepat-e-taksapaguesve\/\">Dosja e SPAK: Fitimet marramend\u00ebse t\u00eb kontraktor\u00ebve t\u00eb AKSHI  nga xhepat e taksapaguesve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 15 shtator 2023, Ergys Agasi, 36 vje\u00e7, themeloi nj\u00eb kompani me kapital 1 mij\u00eb lek (10 euro) me aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit. N\u00ebn emrin EA Solutions, kompania pati nj\u00eb aktivitet t\u00eb vrullsh\u00ebm. N\u00eb bilancin e depozituar n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, kompania n\u00eb fjal\u00eb deklaroi t\u00eb ardhura n\u00eb mas\u00ebn 242.4 milion\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59938","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59938","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59938"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59938\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59938"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59938"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59938"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}