{"id":59896,"date":"2025-12-23T21:48:16","date_gmt":"2025-12-23T21:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/23\/ku-eshte-ergys-agasi-avokati-maks-haxhia-mohon-arratisjen-dhe-tregon-vendndodhjen-2\/"},"modified":"2025-12-23T21:48:16","modified_gmt":"2025-12-23T21:48:16","slug":"ku-eshte-ergys-agasi-avokati-maks-haxhia-mohon-arratisjen-dhe-tregon-vendndodhjen-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/23\/ku-eshte-ergys-agasi-avokati-maks-haxhia-mohon-arratisjen-dhe-tregon-vendndodhjen-2\/","title":{"rendered":"Ku \u00ebsht\u00eb Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen"},"content":{"rendered":"<p>Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi nuk \u00ebsht\u00eb arratisur, ja ku ndodhet dhe pse<\/p>\n<p>Avokati Maks Haxhia, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i Ergys Agasit, \u00ebsht\u00eb paraqitur k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb n\u00eb ambientet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me (SPAK), ku ka k\u00ebrkuar t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb dokumentacionin zyrtar q\u00eb lidhet me \u00e7\u00ebshtjen e klientit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Haxhia deklaroi se dosja hetimore \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb tashm\u00eb n\u00eb media, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai dhe vet\u00eb Agasi ende nuk e kan\u00eb marr\u00eb zyrtarisht. Sipas tij, kjo situat\u00eb p\u00ebrb\u00ebn komprometim t\u00eb procesit hetimor.<\/p>\n<p>Avokati theksoi se n\u00eb dosjen e SPAK, sipas tij, nuk ekziston asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb v\u00ebrteton se Ergys Agasi ka lidhje me fush\u00ebn e tenderave apo p\u00ebrfshirje n\u00eb ndonj\u00eb rast rr\u00ebmbimi.<\/p>\n<p>Duke sqaruar edhe vendndodhjen e klientit t\u00eb tij, Haxhia tha se Agasi ndodhet jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku po zhvillon nj\u00eb marr\u00ebveshje biznesi, dhe se ai nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb arrati. Sipas tij, sapo t\u00eb kthehet n\u00eb vend, Agasi do t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb jasht\u00eb shtetit duke lidhur nj\u00eb marr\u00ebveshje biznesi. Patjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb vet\u00ebdor\u00ebzohet. Kur t\u00eb kthehet, do t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrimin e tij dhe do t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb,\u201d u shpreh Haxhia.<\/p>\n<p>Ai kritikoi gjithashtu SPAK-un p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si, sipas tij, po trajtohet \u00e7\u00ebshtja, duke deklaruar se publikimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb dosjes e komprometon hetimin dhe se konkluzionet po nxirren nga politika dhe opozita.<\/p>\n<p>\u201cKur nuk \u00ebsht\u00eb politikan, \u00e7\u2019lidhje ka ai me em\u00ebrime? SPAK thot\u00eb ato q\u00eb do SPAK, por jo ato q\u00eb jan\u00eb n\u00eb realitet dhe prova. Nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb Agasi t\u00eb jet\u00eb marr\u00eb me fush\u00ebn e tenderave dhe as nuk njihet me personin p\u00ebr t\u00eb cilin flitet,\u201d tha Haxhia, duke iu referuar rastit t\u00eb Gerond Me\u00e7es, i cili \u00ebsht\u00eb marr\u00eb peng dhe \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga ankimimet p\u00ebr tender\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja mbetet ende n\u00eb faz\u00eb hetimi, nd\u00ebrsa priten reagime t\u00eb m\u00ebtejshme nga SPAK.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfshirja e drejtoresh\u00ebs s\u00eb AKSHI-t: si zhvilloheshin takimet sekrete n\u00eb zyr\u00ebn e Ergys Agasit \u2013 \u201cProjekti b\u00ebn 2 milion\u00eb, ne do ta b\u00ebjm\u00eb 4\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Dosja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me zbardh detaje t\u00eb reja nga hetimi p\u00ebr nj\u00eb afer\u00eb t\u00eb dyshuar t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshin Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI), ku drejtues t\u00eb institucionit, biznesmen\u00eb dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb dyshohen se kan\u00eb vepruar si grup i strukturuar kriminal p\u00ebr manipulimin e procedurave t\u00eb prokurimit publik.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb hetimit ndodhen drejtoresha e P\u00ebrgjithshme e AKSHI-t, Mirlinda Kar\u00e7anaj, zv.drejtoresha Hava Delibashi, biznesmen\u00ebt Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, si edhe zv.drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erjon Ismaili.<\/p>\n<p>Takime t\u00eb fshehta dhe p\u00ebrgjime n\u00eb zyr\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb argumentimin e SPAK theksohet se Mirlinda Kar\u00e7anaj ka pasur njohje dhe kontakte t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me Ermal Beqirin, ortak n\u00eb shoq\u00ebri tregtare pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb tender\u00ebt e AKSHI-t. K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie, sipas hetuesve, jan\u00eb provuar jo vet\u00ebm p\u00ebrmes deklarimeve, por edhe nga pamje filmike t\u00eb siguruara nga kamera t\u00eb fshehta, t\u00eb instaluara n\u00eb zyr\u00ebn e Ergys Agasit.<\/p>\n<p>Pamjet e sekuestruara nga pajisja \u201c4-Smart Battery Camera\u201d tregojn\u00eb takime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura mes Kar\u00e7anajt, Agasit dhe Beqirit, gjat\u00eb t\u00eb cilave diskutoheshin projekte konkrete dhe procedura prokurimi. N\u00eb nj\u00eb prej bisedave t\u00eb p\u00ebrgjuara, sipas dosjes, d\u00ebgjohet shprehja:<\/p>\n<p>\u201cProjekti b\u00ebn 2 milion\u00eb, ne do ta b\u00ebjm\u00eb 4\u201d, si edhe komente t\u00eb tjera q\u00eb, sipas SPAK, n\u00ebnkuptojn\u00eb p\u00ebrcaktimin e kritereve t\u00eb tender\u00ebve dhe rritjen e fondeve limit t\u00eb kontratave publike.<\/p>\n<p>Lidhje personale dhe konflikt interesi<\/p>\n<p>Hetimi ka zbuluar se Ermal Beqiri ka lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me Ergys Agasin, i cili rezulton ortak i shoq\u00ebris\u00eb \u201cEA Solutions\u201d sh.p.k. T\u00eb dy njihen prej vitesh edhe me Mirlinda Kar\u00e7anajn. Dosja vler\u00ebson se k\u00ebto lidhje personale krijojn\u00eb dyshime serioze p\u00ebr konflikt interesi dhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb paligjshme n\u00eb procedurat e prokurimit t\u00eb AKSHI-t.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb fakti se Viola Agasi, e pun\u00ebsuar pran\u00eb AKSHI-t dhe pjes\u00eb e grupeve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr procedurat e tender\u00ebve, rezulton t\u00eb jet\u00eb motra e Ergys Agasit, \u00e7ka sipas SPAK forcon dyshimet p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb organizuar manipulimi.<\/p>\n<p>Deklarimet e drejtoresh\u00ebs s\u00eb AKSHI-t<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj, Mirlinda Kar\u00e7anaj nuk i ka mohuar njohjet me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin. Ajo ka deklaruar se me Agasin ka marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore dhe njohje t\u00eb hershme, duke pranuar se \u00ebsht\u00eb takuar disa her\u00eb me t\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje private.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Beqirit, Kar\u00e7anaj ka pohuar se e ka takuar rast\u00ebsisht n\u00eb zyr\u00ebn e Agasit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb diskutimeve p\u00ebr zgjidhje teknike dhe partneritete t\u00eb mundshme. Megjithat\u00eb, sipas SPAK, takimet e p\u00ebrbashk\u00ebta dhe p\u00ebrmbajtja e bisedave t\u00eb p\u00ebrgjuara tregojn\u00eb se pal\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lidhura ngusht\u00eb dhe se drejtuesja e AKSHI-t ka pasur dijeni t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes Agasit dhe Beqirit.<\/p>\n<p>Hetimet vijojn\u00eb, nd\u00ebrsa dosja e SPAK pritet t\u00eb hedh\u00eb m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb mbi mekanizmin e dyshuar t\u00eb manipulimit t\u00eb tender\u00ebve publik\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga institucionet ky\u00e7e t\u00eb teknologjis\u00eb dhe informacionit n\u00eb vend.<\/p>\n\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ku-eshte-ergys-agasi-avokati-maks-haxhia-mohon-arratisjen-dhe-tregon-vendndodhjen\/\">Ku \u00ebsht\u00eb Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi nuk \u00ebsht\u00eb arratisur, ja ku ndodhet dhe pse Avokati Maks Haxhia, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i Ergys Agasit, \u00ebsht\u00eb paraqitur k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb n\u00eb ambientet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me (SPAK), ku ka k\u00ebrkuar t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb dokumentacionin zyrtar q\u00eb lidhet me \u00e7\u00ebshtjen e klientit t\u00eb tij. Haxhia deklaroi se dosja hetimore \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59896","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59896","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59896"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59896\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59896"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59896"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59896"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}