{"id":59874,"date":"2025-12-23T20:48:17","date_gmt":"2025-12-23T20:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/23\/lidhje-mes-policise-dhe-agasit-deshmia-e-meces-implikon-zv-drejtorin-erion-ismaili\/"},"modified":"2025-12-23T20:48:17","modified_gmt":"2025-12-23T20:48:17","slug":"lidhje-mes-policise-dhe-agasit-deshmia-e-meces-implikon-zv-drejtorin-erion-ismaili","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/23\/lidhje-mes-policise-dhe-agasit-deshmia-e-meces-implikon-zv-drejtorin-erion-ismaili\/","title":{"rendered":"Lidhje mes policis\u00eb dhe Agasit? D\u00ebshmia e Me\u00e7es implikon zv\/drejtorin Erion Ismaili \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>N\u00eb dosjen hetimore p\u00ebr skandalin me tenderat e AKSHI-t, n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij, Gerond Me\u00e7e refuzoi t\u00eb kall\u00ebzonte n\u00eb polici, rr\u00ebmbimin e tij, \u00e7far\u00eb e pengoi at\u00eb t\u2019i drejtohej k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>Me\u00e7e dyshonte mbi lidhjet e zv\/ drejtorit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00eb, Erion Ismaili, q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga personat e ndaluar, me grupin e strukturuar kriminal q\u00eb lidhet me tenderat n\u00eb AKSHI.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb rr\u00ebmbimit, un\u00eb d\u00ebgjova nga pengmarr\u00ebsit e mi q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb denoncim n\u00eb polici.<\/p>\n<p>Arsyeja p\u00ebrse nuk b\u00ebm\u00eb denoncim n\u00eb polici \u00ebsht\u00eb se n\u00ebndrejtori i Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Ismaili, disa koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, m\u00eb ka \u00e7uar lajm n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb personi q\u00eb t\u00eb rrija sa m\u00eb shum\u00eb larg tenderave t\u00eb AKSHI-t.<\/p>\n<p>Por rast\u00ebsisht rreth muajve prill-maj 2025, mua m\u00eb vjen nj\u00eb zarf i hapur, ku brenda kishte nj\u00eb let\u00ebr, ku brenda saj Prokuroria e Tiran\u00ebs k\u00ebrkonte informacion bankar dhe informacion \u00a0nga sigurimet p\u00ebr t\u00eb dhe familjen e tij.<\/p>\n<p>Fill pas k\u00ebsaj un\u00eb u interesova dhe mora vesh q\u00eb kjo praktik\u00eb hetimore ishte iniciuar nga Erion Ismaili, q\u00eb ishte n\u00ebndrejtor i Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e Gerond Me\u00e7es.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto d\u00ebshmi t\u00eb ofruara nga biznesmeni Gerond Me\u00e7e, u provuan edhe nga pamjet filmike q\u00eb ai kishte mundur t\u00eb siguronte nga rr\u00ebmbimi.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e shikoni edhe n\u00eb k\u00ebto foto q\u00eb tregojn\u00eb momentin e shoq\u00ebrimit t\u00eb tij nga persona t\u00eb veshur me bluza me stamp\u00ebn e policis\u00eb apo t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit.<\/p>\n<p>Por cila \u00ebsht\u00eb lidhja e Mirlinda Kar\u00e7anaj me Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqirin.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb takimet q\u00eb t\u00eb tre kan\u00eb zhvilluar me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb nj\u00ebrin prej bizneseve t\u00eb Agasit; takime t\u00eb cilat Ergys Agasi jo vet\u00ebm i ka filmuar por i ka ruajtur me kujdes.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore t\u00eb siguruar nga emisioni \u2018N\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u2019 pik\u00ebrisht nga kqyrja e k\u00ebtyre pamjeve filmike, grupi hetues ka mundur t\u00eb siguroj\u00eb t\u00eb dh\u00ebna interesante n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn se si kjo treshe paracaktonte tenderat brenda AKSHI-t.<\/p>\n<p>Ku po kaq interesante jan\u00eb edhe komunikimet midis tyre.<\/p>\n<p>Takime q\u00eb jan\u00eb dokumentuar q\u00eb nga viti 2023 dhe n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Ergys Agasi: Merret me kokain\u00eb Gysi, \u00e7a po bo me kokain\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Ermal Beqiri: Informacioni \u00ebsht\u00eb gj\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe se numrat.<\/p>\n<p>Ergys Agasi: Nuk e diskutoj fare o burr\u00eb, tani jemi goxha, shum\u00eb, shum\u00eb m\u00eb lart.<\/p>\n<p>Takime n\u00eb t\u00eb cilat shfaqet edhe Erioni Ismaili, n\u00ebndrejtori i Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Zyrtari i Policis\u00eb q\u00eb biznesmeni Gerond Me\u00e7e, e akuzonte n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij si t\u00eb lidhur me kund\u00ebrshtarin e tij n\u00eb biznes, Ermal Beqirin.<\/p>\n<p>Lidhje midis t\u00eb dyve q\u00eb faktohet edhe nga pamjet filmike t\u00eb ruajtuara nga Ergys Agasi n\u00eb biznesin e tij.<\/p>\n<p>Ergys Agasi: Ky po na e dekonspiron\u2026<\/p>\n<p>Erion Ismaili: O v\u00eblla si je\u2026<\/p>\n<p>Ermal Beqiri: Deklarat\u00eb Noteriale<\/p>\n<p>Ergys Agasi: I ka th\u00ebn\u00eb ky i gjykat\u00ebs?<\/p>\n<p>Ergys Agasi: Tja bojm\u00eb yzmetin nj\u00ebher\u00eb<\/p>\n<p>Erion Ismaili: \u00cbsht\u00eb edhe profesionist, dhe i0 zoti<\/p>\n<p>Ergys Agasi q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb bisedave del se merr informacione t\u00eb sakta p\u00ebr operacionet policore.<\/p>\n<p>Dhe pasi merr k\u00ebt\u00eb informacion, njofton miqt\u00eb e tij q\u00eb t\u00eb ken\u00eb kujdes dhe t\u00eb ruhen.<\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe kjo bised\u00eb e dat\u00ebs 5 Dhjetor 2023.<\/p>\n<p>Q\u00eb ka lidhje me nj\u00eb operacion ku n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb goditjes jan\u00eb fallsifikimet.<\/p>\n<p>Ergys Agasi: H\u00eb mo v\u00eblla, \u00e7a b\u00ebn ti, mir\u00eb. Shiko do vi E***** se do b\u00ebhet nj\u00eb aksion p\u00ebr disa fallsifikime<\/p>\n<p>Dhe q\u00eb t\u00eb mos dali fjala, se dun me i plas mrena. Kupto ti, me kujdes\u2026<\/p>\n<p>K\u00ebshtu vjen edhe takimi midis Mirlinda Kar\u00e7anaj dhe Ergys Agasit n\u00eb ambientin e biznesit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Takim q\u00eb mban dat\u00ebn 17 Janar 2024.<\/p>\n<p>Ku nga konteksti i bised\u00ebs lihet t\u00eb kuptohet se flasin p\u00ebr nj\u00eb tender dhe paracaktimin e tij.<\/p>\n<p>Mirlinda Kar\u00e7anaj: Ja ta tregoj pse<\/p>\n<p>Ke procedura SPA, q\u00eb na \u00e7oj kjo A****<\/p>\n<p>Ergys Agasi: Po tja fillosh ti e tja them un\u00eb, do digjem un\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Mirlinda Kar\u00e7anaj e cila shfaqet edhe n\u00eb vazhdim n\u00eb ambientet e shoq\u00ebris\u00eb \u2018EA Taba\u00e7o\u2019<\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe ky takim q\u00eb mban dat\u00ebn 16 Mars 2024.<\/p>\n<p>Ayty ku i pranish\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe biznesmeni Ermal Beqiri.<\/p>\n<p>Ku edhe k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar lidhur mbi nj\u00eb tender, ku n\u00eb fund Ergys Agasi thot\u00eb se nga 2 do e b\u00ebjn\u00eb 4 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ku thot\u00eb se ka marr\u00eb garanci, por pa e p\u00ebrcaktuar se nga kush.<\/p>\n<p>Ergys Agasi: Hej \u00e7a b\u00ebn ti \u2026<\/p>\n<p>Do ta them un\u00eb cop\u00eb, tremb\u00ebdhjet\u00eb i kishe bo<\/p>\n<p>Mirlinda Kar\u00e7anaj: Me izraelit\u00ebt testin, ok Ermal<\/p>\n<p>Ergys Agasi: Projekti b\u00ebn 2 milion, ne do ta b\u00ebjm\u00eb kat\u00ebr milion<\/p>\n<p>Shife \u00e7do b\u00ebj un\u00eb tashi, k\u00eb do tja japim projektin.<\/p>\n<p>Mirlinda Kar\u00e7anaj: Kaq garanci<\/p>\n<p>Komunikimet midis Ergys Agasit dhe Mirlinda Kar\u00e7anaj q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vazhdueshme, edhe n\u00ebp\u00ebrmjet bisedave t\u00eb zhvilluara n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit apo \u00ebhats app. Gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb provuar edhe nga zbardhja e tabulateve telefonike si edhe nga qelizat telefonike q\u00eb kan\u00eb provuar vendndodhjen e tyre t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb zon\u00ebn ku ndodhen ambientet e biznesit t\u00eb Ergys Agasit.<\/p>\n<p>Prova e lidhjes s\u00eb Ergys Agasit me biznesmenin Ermal Beqiri, dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si ai p\u00ebrfitonte parat\u00eb nga AKSHI i drejtuar nga Mirlinda Kar\u00e7anaj, ishte kompania \u2018EA Solution\u2019. Nj\u00eb kompani fiktive e cila fshihej pas \u2018Soft Solution\u2019 me administrator Ermal Beqirin.<\/p>\n<p>E cila nga hetimi del se ka fituar miliona euro pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Gj\u00eb q\u00eb doli edhe nga k\u00ebrkimet e SPAK, t\u00eb cilat pasi shkuan n\u00eb zyrat e EA Solution, pan\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zyr\u00eb nuk kishte as drita.<\/p>\n<p>Dhe se EA Solution ishte krijuar fiktivisht me q\u00ebllim kalimin e pagesave t\u00eb p\u00ebrftuara nga shoq\u00ebria Soft Solution n\u00eb drejtim t\u00eb shtetasit Ergys Agasi.\/ N\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr, BW<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dosjen hetimore p\u00ebr skandalin me tenderat e AKSHI-t, n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij, Gerond Me\u00e7e refuzoi t\u00eb kall\u00ebzonte n\u00eb polici, rr\u00ebmbimin e tij, \u00e7far\u00eb e pengoi at\u00eb t\u2019i drejtohej k\u00ebtij institucioni. Me\u00e7e dyshonte mbi lidhjet e zv\/ drejtorit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00eb, Erion Ismaili, q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga personat e ndaluar, me grupin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59874","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59874","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59874"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59874\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59874"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59874"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59874"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}