{"id":59819,"date":"2025-12-23T15:48:36","date_gmt":"2025-12-23T15:48:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/23\/pas-arrestimit-per-mashtrim-ne-tendera-elvis-miri-merr-520-mln-leke-nga-pjerin-ndreu-dhe-blendi-gonxhe\/"},"modified":"2025-12-23T15:48:36","modified_gmt":"2025-12-23T15:48:36","slug":"pas-arrestimit-per-mashtrim-ne-tendera-elvis-miri-merr-520-mln-leke-nga-pjerin-ndreu-dhe-blendi-gonxhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/23\/pas-arrestimit-per-mashtrim-ne-tendera-elvis-miri-merr-520-mln-leke-nga-pjerin-ndreu-dhe-blendi-gonxhe\/","title":{"rendered":"Pas arrestimit p\u00ebr mashtrim n\u00eb tendera, Elvis Miri merr 520 MLN lek\u00eb nga Pjerin Ndreu dhe Blendi Gonxhe \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Elvis Miri i arrestuar p\u00ebr mashtrim n\u00eb tendera me dhe ndotje t\u00eb mjedisit, nd\u00ebrsa Blendi Gonxhe vazhdon ta favorizoj\u00eb duke i dh\u00ebn\u00eb pa gar\u00eb kontratat e evadimit t\u00eb mbetjeve spitalore.<\/p>\n<p>Ministri Gonxhe, prej t\u00eb cilit varet Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara duket sikur jeton n\u00eb nj\u00eb rrealitet tjet\u00ebr dhe p\u00ebr t\u00eb kan\u00eb vler\u00eb vet\u00ebm parat\u00eb q\u00eb p\u00ebrfiton.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur, Gonxhe dhe vart\u00ebsja e tij Arlinda Pogaj, organizojn\u00eb tendera ku merr pjes\u00eb vet\u00ebm Elvis Miri. K\u00ebshtu ka ndodhur gjat\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit me objekt Sh\u00ebrbim Evadimi t\u00eb Mbetjeve Urbane p\u00ebr SUT\u201d p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 24 mujore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim tek Trauma \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar \u00a0Fondi Limit 7 949 700,00lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Open Data Albania e ka sh\u00ebnuar procedur\u00ebn me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb risku i korrupsionit.<\/p>\n<p>N\u00eb tenderin e mbajtur m\u00eb 25 n\u00ebntor 2025 ka marr\u00eb pjes\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb Operatore Konkurues: \u201cV.A.L.E. RECYCLING\u201d shpk. M\u00eb tej kompania e Elvis Mirit \u00ebsht\u00eb shpallur fituese n\u00eb 16 dhjetor 2025 dhe kontrata \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik m\u00eb 22 dhjetor.<\/p>\n<p><strong>Elvis Miri i fshin t\u00eb gjith\u00eb tender\u00ebt e pastrimit<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb para tenderit p\u00ebr mbetjet e Spitalit t\u00eb Traum\u00ebs, m\u00eb 15 dhjetor 2025, Miri ka marr\u00eb nga Pjerin Ndreu i Bashkis\u00eb Lezh\u00eb kontrat\u00ebn me objekt \u201cEvadimi i Mbetjeve Inerte p\u00ebr nevoja t\u00eb Bashkis\u00eb Lezh\u00eb\u201d. Sic m\u00ebsojm\u00eb, jan\u00eb para t\u00eb buxhetit t\u00eb vitit 2025, q\u00eb mbyllet pas disa dit\u00ebsh. \u00a0P\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto lek\u00eb Elvis Mirit, kryetari Pjerin Ndreu ka ndryshuar me vendim t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak buxhetin. Pasi ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim, m\u00eb 6 tetor 2025, Fondi Limit 16 998 660,00 lek\u00eb pa TVSH i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb biznesmenit me tender pa gar\u00eb.<\/p>\n\n<p>Edhe kjo procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nga Open Data Albania me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb sinjalizon risk korrupsioni. Tenderi \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 9 dhjetor 2025 me vet\u00ebm nj\u00eb operator pjes\u00ebmarr\u00ebs \u201cV.A.L.E. RECYCLING\u201d Shpk me Subjekt Mb\u00ebshtet\u00ebs: \u201cDION-AL\u201d Shpk, nd\u00ebrsa m\u00eb 15 dhjetor 2025 \u00ebsht\u00eb shpallur fituesi me firm\u00ebn e Pjerin Ndreut.<\/p>\n\n<p><strong>P\u00ebr Mirin, komisioni i skualifikon t\u00eb gjith\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kompania e Mirit i mori masat q\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb qeli t\u00eb pronarit, puna me tenderat t\u00eb vazhdonte. T\u00eb nes\u00ebrmen e arrestimit, u nxor nj\u00eb prokur\u00eb nga nj\u00eb notere p\u00ebr llogarit t\u00eb Mirit, q\u00eb autorizonte veprimet p\u00ebr nj\u00eb administratore t\u00eb re. Po ashtu, Miri kishte bllokuar n\u00eb gjykat\u00eb urdhrin e ministrit t\u00eb Turizmit dhe Mjedisit p\u00ebr heqjen e licenc\u00ebs. E si mund t\u00eb lihen tenderat, ku Mirit i garantohen parat\u00eb pa gar\u00eb?!<\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operatoreve konkurrues p\u00ebrvec fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e ka klasifikuar Open Data Albania tenderin e organizuar nga Arlinda Pogaj, vart\u00ebsja e Gonxhes n\u00eb krye t\u00eb OBP.<\/p>\n\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr procedur\u00ebn me objekt \u201cEVADIM, TRAJTIM DHE ASGJESIM I MBETJEVE T\u00cb RREZIKSHME SPITALORE N\u00cb S.U.O.GJ MBRET\u00cbRESHA GERALDIN\u00cb TIRAN\u00cb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb tenderin me fond limit 18 300 000,00 lek\u00eb pa TVSH mor\u00ebn pjes\u00eb dy operator\u00eb, ku nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar menj\u00ebher\u00eb, duke e ia dh\u00ebn\u00eb fitoren n\u00ebn tavolin\u00eb Elvis Mirit.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrr\u00ebsi tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb MEDI-TEL shpk. E nj\u00ebjta skem\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjtin konkurrent p\u00ebrball\u00eb, ka ndodhur paralelisht n\u00eb zyrat e Spitalit Kuk\u00ebs. M\u00eb 30 qershor 2025, kompania \u201cV.A.L.E. Recycling\u201d shpk \u00ebsht\u00eb shpallur fituese e tenderit \u201cTrajtim dhe evadim i mbetjeve t\u00eb rrezikshme spitalore n\u00eb Drejtorin\u00eb e Sh\u00ebrbimit Spitalor Kuk\u00ebs\u201d me Fondin Limit 6 180 582,00 lek\u00eb pa TVSH.\u00a0 Kompania e dyt\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse ishte MEDI \u2013 TEL SHPK, q\u00eb \u00ebsht\u00eb skualifikuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, m\u00eb 19 mars 2025, kompania \u00ebsht\u00eb kredituar nga Qendra Sh\u00ebndet\u00ebsore Kam\u00ebz, p\u00ebrmes nj\u00eb tjet\u00ebr tenderi me vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>Objekti i tenderit \u00ebsht\u00eb \u201cEvadimi, trajtimi i mbetjeve spitalore\u201d ku \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata me vler\u00eb torale 2 851 200,00 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, nga dita e arrestimit deri m\u00eb sot, p\u00ebr 1 vit kompania e Elvis Mirit Xhiroi nga buxheti i shtetit 520 milion\u00eb lek\u00eb tendera, pa u tronditur aspak nga hetimet.<\/p>\n<p><strong>Arrestimi i pronarit t\u00eb \u201cV.A.L.E. Recycling\u201d shpk <\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 6 qershor 2024, Prokuroria e Tiran\u00ebs njoftoi arrestimin e Elvis Mirit,pronar dhe administrator i kompanis\u00eb \u201cVale Recycling\u201d Shpk, i cili akuzohet se p\u00ebrmes dokumenteve t\u00eb falsifikuara p\u00ebrfitoi tendera n\u00eb vler\u00eb mbi 65 milion\u00eb lek\u00eb nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb spitalesh publike. Miri dyshohet se ka falsifikuar dokumentet p\u00ebr pasjen n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb nj\u00eb autoklave Econos Tsc 150, t\u00eb specializuar n\u00eb p\u00ebrpunimin e mbetjeve spitalore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk e kishte k\u00ebt\u00eb paisje n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRezulton e provuar se personi n\u00ebn hetim E.M, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbi 200 procedura tenderi p\u00ebr asgj\u00ebsim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e n\u00eb vijim, duke dor\u00ebzuar dokumentacion t\u00eb rrem\u00eb. Personi n\u00eb hetim pretendonte se kishte kapacitete p\u00ebr grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga t\u00eb d\u00ebmshme n\u00eb t\u00eb pad\u00ebmshme por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet p\u00ebr ta realizuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokuroria b\u00ebri me dije se hetimet provuan p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb tre vepra penale: falsifikimin e dokumenteve, keqmenaxhim t\u00eb mbetjeve dhe aktivitete t\u00eb rrezikshme p\u00ebr mjedisin.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Mirit, Prokuroria k\u00ebrkoi mas\u00eb sigurimi \u201cdetyrim paraqitje\u201d edhe p\u00ebr dy ekspert\u00ebt e mjedisit, Elidiana Shehu, administratore e kompanis\u00eb EMC dhe Laert Shehu, administrator i kompanis\u00eb S\u00ebot Shpk, t\u00eb dy t\u00eb akuzuar se n\u00eb p\u00ebrpilimin e raporteve t\u00eb vet\u00ebmonitorimit t\u00eb mjedisit ndihmuan Mirin t\u00eb fshihte munges\u00ebn e paisjes.<\/p>\n<p>Tet\u00eb inspektor\u00eb t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mjedisit dhe Agjencis\u00eb Rajonale t\u00eb Mjedisit Lezh\u00eb, q\u00eb kishin kryer detyra inspektimi pran\u00eb kompanis\u00eb \u201cVale Recycling\u201d prej vitit 2016 e n\u00eb vijim u pezulluan nga detyra dhe po ashtu u \u00ebsht\u00eb ndaluar largimi nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, inspektor\u00ebt Jorida Shabaku, Edmond Palushi, Arben Marku, Norbert Dacaj, Alba Kurti, Besarta Leka, Ilir Bardhi, Kejdi Ahmetaj dyshohen p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mas\u00eb sigurimi, Prokuroria renditi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb tenderash n\u00eb t\u00eb cilat \u201cVale Recycling\u201d \u00ebsht\u00eb shpallur fituese duke pretenduar se kishte paisjet e nevojshme p\u00ebr riciklimin e mbetejeve spitalore. Prokuroria thot\u00eb se kompania fitoi tendera n\u00eb spitalet e\u00a0 Beratit, maternitetin Ko\u00e7o Gliozheni, Qendr\u00ebn Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d dhe Spitalin Shefqet Ndroqi. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb prokuroris\u00eb, fondi limit n\u00eb tederat ku kompania \u00ebsht\u00eb shpallur fituese \u00ebsht\u00eb mbi 65 milion\u00eb lek\u00eb (t\u00eb reja). N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto tendera, sipas prokuroris\u00eb ,kompania ka pretenduar pasjen e paisjes Econos Tsc 150.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00eb prokurori p\u00ebr koh\u00ebn e blerjes s\u00eb k\u00ebsaj paisje, Miri ka k\u00ebmb\u00ebngulur se ajo ishte importuar n\u00eb vitin 2016. \u201cPaisja Econos ka ardhur n\u00eb vitin 2016, nga Italia dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb instalimi\u201d, citohet ai n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mas\u00eb sigurimi. Miri ka pretenduar padijeni p\u00ebr nj\u00eb paisje me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nga kompania e tij n\u00eb vitin 2024 dhe ka k\u00ebmb\u00ebngulur se kompania ka kryer procesin q\u00eb \u201ci kthen ato\u00a0 (mbetjet spitalore) t\u00eb pad\u00ebmshme p\u00ebr ambjentin\u201d.<\/p>\n<p>Dy drejtuesit e kompanive t\u00eb ekspertiz\u00ebs mjedisore dhe 8 inspektor\u00ebt e AKM kan\u00eb mohuar t\u00eb ken\u00eb identifikuar paisjen gjat\u00eb inspektimeve t\u00eb tyre apo p\u00ebrpilimit t\u00eb raporteve t\u00eb nevojshme p\u00ebr pasije me leje mjedisore t\u00eb tipeve A dhe B.<\/p>\n<p>Rezulton e provuar se pasija Econos TSC 150, e kqyrur nga oficer\u00ebt e policis\u00eb gjyq\u00ebsore, \u00ebsht\u00eb importuar, n\u00eb dat\u00ebn 22.01.2024, nga personi juridik ndryshe nga sa ka deklaruar personin n\u00ebn hetim Elvis Miri se pajisjen Econs TSC 150 e ka importur dhe instaluar n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte ngrihen dyshime se me munges\u00ebn e paisjes Econos Tsc 150, dhe munges\u00ebn e nj\u00eb prej incenenatoreve, personi juridik, t\u00eb mos ket\u00eb pasur aft\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb objektin e kontratave t\u00eb lidhura me pal\u00eb t\u00eb treta p\u00ebr trajtimin e mbetjeve spitalore.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb k\u00ebto probleme, me leje mjedisi t\u00eb revokuara, me pronar t\u00eb arrestuar p\u00ebr mashtrim n\u00eb tendera, kompania e Elvis Mirit vazhdon zhvatjen e buxhetit t\u00eb spitaleve dhe t\u00eb bashkive p\u00ebr pastrimin. Kjo do t\u00eb vazhdoj\u00eb derisa t\u00eb bllokohet burimi, kur zyrtar\u00eb si Blendi Gonxhe dhe Pjerin Ndreu t\u00eb shkojn\u00eb para Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr korrupsionin me tenderat.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Elvis Miri i arrestuar p\u00ebr mashtrim n\u00eb tendera me dhe ndotje t\u00eb mjedisit, nd\u00ebrsa Blendi Gonxhe vazhdon ta favorizoj\u00eb duke i dh\u00ebn\u00eb pa gar\u00eb kontratat e evadimit t\u00eb mbetjeve spitalore. Ministri Gonxhe, prej t\u00eb cilit varet Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara duket sikur jeton n\u00eb nj\u00eb rrealitet tjet\u00ebr dhe p\u00ebr t\u00eb kan\u00eb vler\u00eb vet\u00ebm parat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59819","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59819","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59819"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59819\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59819"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59819"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59819"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}