{"id":59815,"date":"2025-12-23T14:15:30","date_gmt":"2025-12-23T14:15:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/23\/ilir-beqaj-kerkon-kompjuter-dhe-printer-ne-burg\/"},"modified":"2025-12-23T14:15:30","modified_gmt":"2025-12-23T14:15:30","slug":"ilir-beqaj-kerkon-kompjuter-dhe-printer-ne-burg","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/23\/ilir-beqaj-kerkon-kompjuter-dhe-printer-ne-burg\/","title":{"rendered":"Ilir Beqaj k\u00ebrkon kompjuter dhe printer n\u00eb burg"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj i cili ndodhet n\u00eb paraburgim p\u00ebr \u201cSterilizimin\u201d dhe abuzime me fondet e SASPAC, i \u00ebsht\u00eb drejtuar institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pajisje pune, konkretisht nj\u00eb kompjuter dhe nj\u00eb printer.<\/p>\n<p>Beqaj ka deklaruar se nuk po k\u00ebrkon privilegje, duke theksuar se ligji nuk e ndalon posedimin e k\u00ebtyre mjeteve n\u00eb kushtet e vuajtjes s\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, duke shtuar se ai q\u00eb nuk lejohet \u00ebsht\u00eb pajisja e komunikimit, si telefoni.<\/p>\n<p><em><strong>Ilir Beqaj n\u00eb GJKKO:\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p>E nderuar Gjykat\u00eb,<\/p>\n<p>Sot nuk po k\u00ebrkoj privilegj. Po k\u00ebrkoj nj\u00eb minimum q\u00eb e k\u00ebrkon ligji dhe e k\u00ebrkon dinjiteti i nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>Nga leximi i nenit 26 t\u00eb Rregullores s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve nuk del q\u00eb kompjuteri t\u00eb jet\u00eb i ndaluar p\u00ebr t\u2019u mbajtur nga i paraburgosuri, as n\u00eb mjediset e banimit. Ajo q\u00eb ndalohet \u00ebsht\u00eb pajisja e transmetimit dhe komunikimit. Kompjuteri \u00ebsht\u00eb pajisje p\u00ebr ruajtje dhe p\u00ebrpunim t\u00eb dh\u00ebnash. K\u00ebt\u00eb e kam m\u00ebsuar para 40 vjet\u00ebsh, kur kam nisur studimet p\u00ebr informatik\u00eb. Edhe printeri, po ashtu, nuk rezulton i ndaluar.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb le ta themi thjesht: n\u00ebse ligji nuk e ndalon, askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta ndaloj\u00eb me \u201czakon\u201d, me \u201curdh\u00ebr gojor\u201d apo me frik\u00ebra administrative.<\/p>\n<p>Prandaj k\u00ebrkova t\u00eb m\u00eb mund\u00ebsohet kompjuteri dhe printeri p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e mbrojtjes, pa pajisje komunikimi\/transmetimi, me \u00e7do kontroll t\u00eb arsyesh\u00ebm q\u00eb gjykata dhe administrata burgjeve e \u00e7mojn\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm sepse mbrojtja efektive nuk \u00ebsht\u00eb dekor n\u00eb Kushtetut\u00eb; \u00ebsht\u00eb themel i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe po e them qart\u00eb. Mos e ktheni t\u00eb drejt\u00ebn e mbrojtjes n\u00eb nj\u00eb formalitet letrash, vulash dhe pritjesh!<\/p>\n<p>Mos e ktheni paraburgimin n\u00eb verb\u00ebri dhe heshtje!<\/p>\n<p>Mos ia lini p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb nj\u00ebri tjetrit:<\/p>\n<p>\u201cs\u2019e kam un\u00eb\u201d,<\/p>\n<p>\u201ce ka prokuroria\u201d,<\/p>\n<p>\u201ce ka administrata\u201d,<\/p>\n<p>\u201ce ka drejtoria\u201d,<\/p>\n<p>\u201ce ka sistemi\u201d, \u201c<\/p>\n<p>\u201ce ka ligji\u201d.<\/p>\n<p>Sistemi nuk \u00ebsht\u00eb askushi. Sistemi jeni ju: institucionet q\u00eb vendosin dhe q\u00eb p\u00ebrgjigjen.<\/p>\n<p>Meq\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb seanc\u00eb publike, duke shfryt\u00ebzuar pranin\u00eb e medias, po e p\u00ebrcjell k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb edhe p\u00ebr:<\/p>\n<p>\u2013 t\u00eb gjitha Prokurorit\u00eb;<\/p>\n<p>\u2013 t\u00eb gjitha Gjykatat;<\/p>\n<p>\u2013 Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb;<\/p>\n<p>\u2013 Komisionet Parlamentarw t\u00eb Ligjeve dhe t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut;<\/p>\n<p>\u2013 Komitetin Shqiptar t\u00eb Helsinkit;<\/p>\n<p>\u2013 Avokatin e Popullit.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsoni q\u00eb t\u00eb paraburgosurit me mas\u00eb sigurimi \u201carrest n\u00eb burg\u201d t\u00eb p\u00ebrgatisin mbrojtje reale. Nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb ligjore. Ka vet\u00ebm munges\u00eb vullneti dhe \u201clarje duarsh\u201d. Boll u fsheh\u00ebt pas gishtit.<\/p>\n<p>E nderuar trup\u00eb gjykuese,<\/p>\n<p>Zhvillimet jasht\u00eb k\u00ebsaj seance n\u00eb dit\u00ebt e fundit e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb proces nga m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebt dhe, fatkeq\u00ebsisht, nga m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si funksionon (apo si nuk funksionon) shteti i s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Procedimi penal nr. 13\/2020 \u00ebsht\u00eb regjistruar mbi baz\u00ebn e nj\u00eb kall\u00ebzimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga personi q\u00eb, sipas njoftimeve publike, para pak dit\u00ebsh u zgjodh Avokat i Popullit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kall\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb 23 dhjetor 2019. Si sot, fiks 6 vjet me pare.<\/p>\n<p>Dhe sot ky person \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt n\u00eb list\u00ebn e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, sot kemi k\u00ebt\u00eb paradoks:<\/p>\n<p>Ai q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb z\u00ebri i qytetarit p\u00ebrball\u00eb pushtetit, del n\u00eb rreshtin e akuz\u00ebs;<\/p>\n<p>Ai q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb garanci kund\u00ebr arbitraritetit, shfaqet si pjes\u00eb e mekanizmit q\u00eb e ushqen at\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas deklarimeve t\u00eb tij publike, ai \u00ebsht\u00eb shprehur se \u00ebsht\u00eb i lumtur q\u00eb un\u00eb jam n\u00eb pranga, edhe pse kjo nuk lidhet me kall\u00ebzimin e tij.<\/p>\n<p>Sipas po deklarimeve publike, ai ka qen\u00eb n\u00eb dijeni se i nj\u00ebjti fakt penal ishte hetuar m\u00eb par\u00eb dhe ishte pushuar hetimi; megjithat\u00eb b\u00ebri kall\u00ebzim s\u00ebrish pa asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb \u201cq\u00ebndrim\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb kultur\u00eb prangash.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb \u201cinteres publik\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb interes p\u00ebr personin, jo p\u00ebr faktin.<\/p>\n<p>Ky person, po ashtu, k\u00ebrkoi shkarkimin e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe ajo k\u00ebrkes\u00eb u rr\u00ebzua si antikushtetuese.<\/p>\n<p>Dhe kur nj\u00eb njeri q\u00eb duhet t\u00eb ruaj\u00eb standardin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut e ul standardin publikisht, at\u00ebher\u00eb problemi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb problem i demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, nj\u00eb individ q\u00eb ka tituj akademik\u00eb juridike dhe formim n\u00eb institucione t\u00eb njohura, por q\u00eb, n\u00eb vler\u00ebsimin tim, shfaq publikisht mosp\u00ebrfillje p\u00ebr parimin e gj\u00ebs\u00eb s\u00eb gjykuar dhe p\u00ebr prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb, sot mban postin q\u00eb duhet t\u00eb mbroj\u00eb t\u00eb drejtat e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ironia m\u00eb e hidhur e k\u00ebtij vendi: posti i mbrojtjes s\u00eb qytetarit p\u00ebrdoret si podium politik, nd\u00ebrsa qytetari mbetet pa mjetet minimale p\u00ebr t\u2019u mbrojtur n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb vet\u00eb mezi pres dit\u00ebn kur ta kem p\u00ebrball\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb. Jo p\u00ebr spektak\u00ebl, por sepse aty, p\u00ebrball\u00eb fakteve dhe ligjit, retorika bie dhe mbetet vet\u00ebm e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Per mua qe vij nga politika nuk perben asnje \u00e7udi qe Grupi Parlametar i PS te votoje per nje post te larte kushtetues nje kundershtar politik dhe nje person qe ka kallezuar penalisht projekte dhe kontrata te qeverise se PS. Historia politike e Shqiperise nga 1912 deri me sot ka pare edhe me shume. Historia boterore nga Roma e lashte e deri me sot ka pare shume me shume.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb m\u00eb habiti nuk ishte vota.<\/p>\n<p>Ishte puthja. Jo puthja e zakonshme njerezore. Puthja me dore nga larg.<\/p>\n<p>Deputet\u00eb q\u00eb kan\u00eb 4 muaj n\u00eb Parlament dhe deputet\u00eb q\u00eb kan\u00eb aty 20 vjet. T\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj u ndez\u00ebn nga puthja.<\/p>\n<p>Pasuan duartrokitje ngaz\u00eblluese, t\u00eb sinkronizuara, me intensitet sikur cili ligj i rendesishem te ishte miratuar.<\/p>\n<p>Ose ndoshta keta 18 muaj paskam humbur une sensin e realitetit.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje, i uroj trup\u00ebs gjykuese dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb prokuroris\u00eb, avokat\u00ebve, trup\u00ebs policore dhe sekretaris\u00eb, si edhe t\u00eb akuzuarve, q\u00eb sot jan\u00eb k\u00ebtu vet\u00ebm sepse u q\u00eblloi nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00eb t\u00eb ken\u00eb pun\u00eb me mua, sh\u00ebndet p\u00ebr vete e p\u00ebr familjet e tyre dhe pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb. Nga mot, g\u00ebzuar Vitin e Ri 2026!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/23\/ilir-beqaj-kerkon-kompjuter-dhe-printer-ne-burg\/\">Ilir Beqaj k\u00ebrkon kompjuter dhe printer n\u00eb burg<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj i cili ndodhet n\u00eb paraburgim p\u00ebr \u201cSterilizimin\u201d dhe abuzime me fondet e SASPAC, i \u00ebsht\u00eb drejtuar institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pajisje pune, konkretisht nj\u00eb kompjuter dhe nj\u00eb printer. Beqaj ka deklaruar se nuk po k\u00ebrkon privilegje, duke theksuar se ligji nuk e ndalon posedimin e k\u00ebtyre mjeteve n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59815","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59815","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59815"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59815\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59815"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}