{"id":59811,"date":"2025-12-23T14:48:21","date_gmt":"2025-12-23T14:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/23\/ergysi-i-kapur-ne-dialog-hajnie\/"},"modified":"2025-12-23T14:48:21","modified_gmt":"2025-12-23T14:48:21","slug":"ergysi-i-kapur-ne-dialog-hajnie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/23\/ergysi-i-kapur-ne-dialog-hajnie\/","title":{"rendered":"Ergysi i kapur n\u00eb dialog hajnie"},"content":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu<\/p>\n<p>N\u00eb dosjet e zakonshme penale, korrupsioni fshihet pas gjuh\u00ebs teknike dhe formulimeve burokratike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje, ai, Ergysi, flet hapur. Me zhargon rruge, me shifra konkrete dhe me sigurin\u00eb e atyre q\u00eb nuk dyshojn\u00eb se dikush po i d\u00ebgjon.<\/p>\n<p>N\u00ebse i besohet k\u00ebsaj dosjeje dhe n\u00ebse komunikimet e dokumentuara n\u00eb t\u00eb mund t\u00eb merren si prova, at\u00ebher\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje serioze korrupsioni.<\/p>\n<p>Jo nj\u00eb episod periferik. Jo nj\u00eb keqkuptim procedural. Por nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si flitet p\u00ebr pushtet, para dhe ndikim mbi fondet publike, larg gjuh\u00ebs zyrtare dhe jasht\u00eb \u00e7do norme institucionale.<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb deklarata politike, por fjali t\u00eb regjistruara. Nuk jan\u00eb interpretime gazetarie, por dialog\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, ku tender\u00ebt shnd\u00ebrrohen n\u00eb shifra, p\u00ebrqindje dhe k\u00ebrc\u00ebnime dhe shteti shfaqet m\u00eb shum\u00eb si territor p\u00ebr t\u2019u menaxhuar, se sa si autoritet p\u00ebr t\u2019u respektuar.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb hetimit jan\u00eb Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Kar\u00e7anaj, emra q\u00eb dalin vazhdimisht n\u00eb transkriptimet e bisedave t\u00eb regjistruara gjat\u00eb hetimit p\u00ebr manipulim tender\u00ebsh publik\u00eb, shantazh dhe pastrim parash. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr aludime apo interpretime. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr fjali t\u00eb th\u00ebna, t\u00eb regjistruara dhe t\u00eb dokumentuara.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb dosjes, Ermal Beqiri artikulon hapur logjik\u00ebn e presionit financiar.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 jap\u00ebsh lek\u00eb, t\u00eb bllokojm\u00eb k\u00ebtu\u201d.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metafor\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb as nj\u00eb negociat\u00eb. \u00cbsht\u00eb shantazh i past\u00ebr, i lidhur drejtp\u00ebrdrejt me pjes\u00ebmarrjen n\u00eb procedura publike. Ose paguan, ose mbetesh i bllokuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrqindjet e pushtetit<\/p>\n<p>N\u00eb dosje nuk flitet vet\u00ebm p\u00ebr pagesa t\u00eb izoluara. Flitet p\u00ebr ndarje p\u00ebrfitimi, p\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb strukturuara. N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr bised\u00eb, Ermal Beqiri flet p\u00ebr p\u00ebrqindje fitimi nga tender\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 e di sa p\u00ebrqind e xhiron\u2026 30 \u2013 33 p\u00ebrqind\u201d .<\/p>\n<p>K\u00ebto shifra nuk kan\u00eb lidhje me komisione ligjore apo tarifa konsulence. Jan\u00eb p\u00ebrqindje pushteti. Jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb ekonomie paralele q\u00eb funksionon mbi fondet publike, jasht\u00eb \u00e7do kontrolli institucional.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr moment, ndarja p\u00ebrshkruhet edhe m\u00eb thjesht, me terminologjin\u00eb klasike t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb pista.<\/p>\n<p>\u201cAty mund t\u2019i v\u00ebm\u00eb gjysmat ne\u201d.<\/p>\n<p>Gjysmat e kujt. Gjysmat e \u00e7far\u00eb. Gjysmat e parave publike.<\/p>\n<p>Fryrja e projekteve<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga episodet m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb dosjes lidhet me manipulimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb projekteve. Ergys Agasi e thot\u00eb pa asnj\u00eb hezitim.<\/p>\n<p>\u201cprojekti 2 milion, ne do ta b\u00ebjm\u00eb 4\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebtu korrupsioni nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm moral apo procedural. \u00cbsht\u00eb matematik. Dyfishim fondesh. Dyfishim d\u00ebmi. Dyfishim grabitjeje.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb momenti kur Ministria  pushon s\u00eb qeni viktim\u00eb dhe shnd\u00ebrrohet n\u00eb mjet. Projekti nuk i sh\u00ebrben m\u00eb nj\u00eb nevoje publike, por nj\u00eb skeme private p\u00ebrfitimi.<\/p>\n<p>Siguria e kapjes<\/p>\n<p>N\u00eb dosje, personazhet flasin me nj\u00eb siguri absolute p\u00ebr rezultatin e procedurave. Nuk ka pasiguri, nuk ka konkurrenc\u00eb reale. Fituesi \u00ebsht\u00eb i paracaktuar.<\/p>\n<p>\u201c99.9 do bohet\u2026 ja me bast\u201d.<\/p>\n<p>Kjo fjali, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do tjet\u00ebr, p\u00ebrshkruan thelbin e problemit. Kur tender\u00ebt nuk jan\u00eb m\u00eb gara, por bast i fituar paraprakisht, demokracia ekonomike \u00ebsht\u00eb e vdekur.<\/p>\n<p>Menaxhimi i parave<\/p>\n<p>Dosja tregon gjithashtu se p\u00ebrfitimi nuk mbaron me fitimin e tenderit. Ai shtrihet te kontrolli i plot\u00eb mbi fondet.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 edhe i ke gjitha ti\u2026 edhe i menaxhojm\u00eb vet\u00eb ne\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, shteti \u00ebsht\u00eb zhdukur plot\u00ebsisht nga ekuacioni. Nuk ka m\u00eb autoritet kontraktor, nuk ka mbik\u00ebqyrje, nuk ka kontroll. Ka vet\u00ebm nj\u00eb grup q\u00eb ndan, menaxhon dhe vendos.<\/p>\n<p>Dosja si pasqyr\u00eb<\/p>\n<p>Kjo dosje nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb e nj\u00eb sistemi ku pushteti real nuk flet n\u00eb konferenca shtypi, por n\u00eb biseda t\u00eb err\u00ebta, larg kamerave, me gjuh\u00eb brutale dhe shifra t\u00eb ftohta.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb dosje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmbajtja penale. \u00cbsht\u00eb normaliteti me t\u00eb cilin flitet p\u00ebr korrupsionin. Si p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb zakonshme. Si p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb menaxhuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, dosja nuk akuzon vet\u00ebm individ\u00eb. Ajo akuzon nj\u00eb kultur\u00eb. Dhe pyetja q\u00eb mbetet nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kush do d\u00ebnohet. Pyetja \u00ebsht\u00eb sa thell\u00eb ka hyr\u00eb ky sistem dhe sa prej tij \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb rutin\u00eb shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Por pik\u00ebrisht k\u00ebtu lind edhe kufiri i domosdosh\u00ebm mes gazetaris\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb. Sepse drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet vet\u00ebm mbi komunikime, sado trondit\u00ebse t\u00eb jen\u00eb ato. SPAK-u, n\u00ebse synon nj\u00eb gjykim real dhe jo nj\u00eb gjyq popullor, ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dialog\u00eb t\u00eb err\u00ebt dhe fjali t\u00eb forta.<\/p>\n<p>Ka nevoj\u00eb p\u00ebr fakte t\u00eb plota, p\u00ebr ndjekje t\u00eb parave, p\u00ebr vendime konkrete, p\u00ebr dokumente, p\u00ebr lidhje t\u00eb provuara mes fjal\u00ebs dhe veprimit. Komunikimet mund t\u00eb hapin nj\u00eb dosje. Mund t\u00eb alarmojn\u00eb opinionin. Mund t\u00eb shpjegojn\u00eb nj\u00eb mentalitet.<\/p>\n<p>Por vet\u00ebm faktet e plota e mbyllin nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb gjykat\u00eb. Dhe pik\u00ebrisht aty do t\u00eb matet serioziteti i k\u00ebsaj dosjeje. Jo nga zhurma q\u00eb prodhon sot, por nga e v\u00ebrteta q\u00eb do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb provoj\u00eb nes\u00ebr.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/ergysi-i-kapur-ne-dialog-hajnie\/\">Ergysi i kapur n\u00eb dialog hajnie<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu N\u00eb dosjet e zakonshme penale, korrupsioni fshihet pas gjuh\u00ebs teknike dhe formulimeve burokratike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje, ai, Ergysi, flet hapur. Me zhargon rruge, me shifra konkrete dhe me sigurin\u00eb e atyre q\u00eb nuk dyshojn\u00eb se dikush po i d\u00ebgjon. N\u00ebse i besohet k\u00ebsaj dosjeje dhe n\u00ebse komunikimet e dokumentuara n\u00eb t\u00eb mund [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59811","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59811","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59811"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59811\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59811"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59811"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59811"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}