{"id":59736,"date":"2025-12-23T09:48:23","date_gmt":"2025-12-23T09:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/23\/editorial-nikolle-lesi-doktor-kujto-vitin-2004-2005\/"},"modified":"2025-12-23T09:48:23","modified_gmt":"2025-12-23T09:48:23","slug":"editorial-nikolle-lesi-doktor-kujto-vitin-2004-2005","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/23\/editorial-nikolle-lesi-doktor-kujto-vitin-2004-2005\/","title":{"rendered":"EDITORIAL-Nikoll\u00eb Lesi: Doktor, kujto vitin 2004-2005!"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7do opozit\u00eb do t\u2019i kishte shfryt\u00ebzuar skandalet qeveritare p\u00ebr ta rr\u00ebzuar pushtetin. Jan\u00eb aq shum\u00eb akuza sa duhet nj\u00eb e shtyr\u00eb e fort\u00eb e murit dhe bie krejt k\u00ebshtjella e mazhoranc\u00ebs. Dhe nuk jan\u00eb skandale q\u00eb i nxjerr media si investiguese, as akuza normale opozitare, q\u00eb gjithsesi duhej t\u00eb kishin shkaktuar t\u00ebrmet n\u00eb mazhoranc\u00eb. \u00cbsht\u00eb SPAK q\u00eb po heton dhe po burgos drejtues kryesor\u00eb n\u00eb qeveri e mazhoranc\u00eb. \u00cbsht\u00eb SPAK, me nj\u00eb prapavij\u00eb t\u00eb fort\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, i cili po shkruan historin\u00eb e vendit, edhe duke futur indirekt duart n\u00eb politik\u00ebn e vjet\u00ebr, por q\u00eb po nd\u00ebshkon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ata q\u00eb quhen t\u00eb \u201cpapreksh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria n\u00eb nj\u00eb vend normal demokratik duhej t\u00eb kisht\u00eb r\u00ebn\u00eb pas gjith\u00eb k\u00ebtyre hetimeve e arrestimeve. Ose vet\u00eb kryeministri i drejtohej popullit me zgjedhje t\u00eb reja t\u00eb parakohshme parlamentare. Dhe kur nuk ndodh kjo, q\u00eb pak gjasa ka q\u00eb mund t\u00eb shkohet drejt zgjedhjeve t\u00eb reja, at\u00ebhere \u00ebsht\u00eb opozita ajo q\u00eb ngre popullin dhe e detyron qeverin\u00eb p\u00ebr t\u2019iu drejtuar Sovranit-popull.<\/p>\n<p>Por kur populli n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe nuk shkon kah opozit\u00ebs, edhe kur m.. \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mullar nga pushteti, at\u00ebhere problemi tjet\u00ebr mbetet se opozita nuk krijon besim, nuk \u00ebsht\u00eb akoma alternativ\u00eb pushteti.<\/p>\n<p>Por kjo krijon indiferenc\u00eb, munges\u00eb angazhimi qytetar, shoqeria fillon e venitet, e keqja n\u00eb t\u00eb dyja kampet z\u00eb vendin kryesor dhe nuk ka shpres\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama e di mjaft mir\u00eb se mazhoranca po dob\u00ebsohet, ndon\u00ebse ka 83 mandate. E di se edhe Berisha nuk \u00ebsht\u00eb besim, shpres\u00eb dhe alternativ\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb hov t\u00eb ri. Ndaj Rama e thot\u00eb jo pa q\u00ebllim se \u201cnuk jemi m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, por me t\u00eb mir\u00eb se ne NUK KA\u201d.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse Ram\u00ebs ia \u00e7on Zoti n\u00eb m\u00ebndje t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb shkarkuar rrufet\u00eb e motit amerikan q\u00eb ka kapluar Tiran\u00ebn, prap\u00eb fiton. Nuk merr 83 mandate, por n\u00eb rastin me t\u00eb keq nuk del pa 74 mandate. Edhe sikur t\u00eb futet nes\u00ebr opozita me Qeveri Teknike (q\u00eb pak gjasa ka), prap\u00eb PS-ja fiton.<\/p>\n<p>At\u00ebhere pse duhet t\u00eb shkohet n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, kur Opozita nuk \u00ebsht\u00eb gati, edhe pas 12 vitesh, q\u00eb t\u00eb rikthehet n\u00eb pushtet?<\/p>\n<p>Un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb emisione televizive, se p\u00ebrher\u00eb problem \u00ebsht\u00eb QEVERIA, por ka disa vite q\u00eb problem mbetet edhe OPOZITA!<\/p>\n<p>Duke iu rikthyer protest\u00ebs s\u00eb mbr\u00ebmshme t\u00eb PD mund t\u00eb them se kishte pjesmarrje, por ishte vet\u00ebm pjesa militante e PD-s\u00eb; nuk kishte shoqeri civile, nuk kishte socialist\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur me qeverin\u00eb; nuk kishte nga ai elektorati \u201cgri\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendimtar p\u00ebr ta rr\u00ebzuar kryeministrin Rama.<\/p>\n<p>Ishte protest\u00eb karikuese p\u00ebr baterit\u00eb e rr\u00ebnuara t\u00eb PD-s\u00eb, dhe disi ia arriti q\u00ebllimit. Por nuk mjafton kaq. Duhet popull, duhet frym\u00eb e besim, ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb alternativ\u00eb q\u00eb ngroh zemrat e qytetar\u00ebve se mund t\u00eb jet\u00eb dikush q\u00eb qeveris m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet q\u00eb PD-ja dhe vet\u00eb Berisha t\u00eb rishoh\u00eb vitet 2004-2005, kur pas nj\u00eb shkat\u00ebrrimi total t\u00eb vendit, populli ia besoi prap\u00eb qeverisjen PD-s\u00eb, duke rr\u00ebzuar kryeministrin Fatos Nano.<\/p>\n<p>At\u00ebhere Berisha veproi me mjesht\u00ebri, pasion dhe krijoi alternativ\u00eb pushteti m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm se ai i Nanos.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tani Berisha, i lodhur dhe nga vitet mbi supe, mosbesues ndaj kujtdo n\u00eb PD pas pabesis\u00eb s\u00eb Lulzim Bash\u00ebs; i nomuar \u201cnongrata\u201d nga SHBA dhe Britania e Madhe; i rrethuar me deputet\u00eb q\u00eb fshehin thikat n\u00ebn astarin e xhaket\u00ebs, ai nuk sjell\u00eb m\u00eb besim.<\/p>\n<p>Ka militant\u00ebt besnik\u00eb, por nuk mjaftojn\u00eb!<\/p>\n<p>Berisha duhet t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr pasardh\u00ebsin\u00eb e tij n\u00eb Selin\u00eb Blu, t\u00eb m\u00ebndoj\u00eb p\u00ebr vet\u00eb PD-n\u00eb sepse nuk jan\u00eb ata q\u00eb ka rreth vetes sot, PD-ja e s\u00eb ardhmes; lideri demokrat duhet t\u00eb dal\u00eb mbi vetveten dhe t\u00eb gjej\u00eb apo t\u00eb gjejn\u00eb si Seli Blu, kandidatin p\u00ebr kryeminist\u00ebr q\u00eb nes\u00ebr, n\u00ebse fiton zgjedhjet, ai ose ajo t\u00eb jet\u00eb kryetari i PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe PD-ja duket sot unike, ndon\u00ebse e vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb ardh n\u00eb pushtet, por nes\u00ebr kur Zoti t\u00eb shikoj\u00eb nga Selia Blu, dhe nuk ka m\u00eb Sali, PD-ja cop\u00ebtohet kat\u00ebrqind copash!<\/p>\n<p>PD-ja ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb kopjuar vitet 2004-2005, natyrisht p\u00ebrshtatur me koh\u00ebn e sotme digjitale.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk e b\u00ebn, do shkoj\u00eb nga protesta n\u00eb protest\u00eb, por pa njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb jasht\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe vet\u00ebm me ushtrin\u00eb e sotme demokrate, Edi Rama fiton \u00e7do betej\u00eb, edhe i plagosur!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/editorial-nikolle-lesi-doktor-kujto-vitin-2004-2005\/\">EDITORIAL-Nikoll\u00eb Lesi: Doktor, kujto vitin 2004-2005!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7do opozit\u00eb do t\u2019i kishte shfryt\u00ebzuar skandalet qeveritare p\u00ebr ta rr\u00ebzuar pushtetin. Jan\u00eb aq shum\u00eb akuza sa duhet nj\u00eb e shtyr\u00eb e fort\u00eb e murit dhe bie krejt k\u00ebshtjella e mazhoranc\u00ebs. Dhe nuk jan\u00eb skandale q\u00eb i nxjerr media si investiguese, as akuza normale opozitare, q\u00eb gjithsesi duhej t\u00eb kishin shkaktuar t\u00ebrmet n\u00eb mazhoranc\u00eb. \u00cbsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59736","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59736","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59736"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59736\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59736"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59736"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59736"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}