{"id":59691,"date":"2025-12-23T07:48:30","date_gmt":"2025-12-23T07:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/23\/rrezik-per-biznesin-paralizon-investimet\/"},"modified":"2025-12-23T07:48:30","modified_gmt":"2025-12-23T07:48:30","slug":"rrezik-per-biznesin-paralizon-investimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/23\/rrezik-per-biznesin-paralizon-investimet\/","title":{"rendered":"Rrezik p\u00ebr biznesin, paralizon investimet \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Confindustria Albania \u2013 Shoqata e Industrialist\u00ebve Italian\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson rreth 170 biznese italiane e t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, ka shprehur q\u00ebndrimin e saj t\u00eb ashp\u00ebr zyrtar kund\u00ebr projektligjit t\u00eb ri t\u00eb Kodit Penal, i hedhur s\u00eb fundmi p\u00ebr konsultim publik nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, duke paralajm\u00ebruar se n\u00ebse miratohet n\u00eb ket\u00eb form\u00eb do t\u00eb rrezikoj\u00eb paralizimin e investimeve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Confindustria Albania ndryshimet n\u00eb Kodin Penal i cil\u00ebson t\u00eb panevojsh\u00ebm, t\u00eb cilat rrisin ndjesh\u00ebm riskun ligjor p\u00ebr bizneset dhe cenojn\u00eb klim\u00ebn e investimeve n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cNuk rezultoi dhe as konstatohet se ekziston ndonj\u00eb boshll\u00ebk n\u00eb legjislacion penal, q\u00eb t\u00eb justifikoj\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt hartimit dhe miratimit t\u00eb nj\u00eb kodi\u00a0t\u00eb ri penal. Mbi t\u00eb gjitha v\u00ebrehet se nga hartuesit e projektit t\u00eb Kodit t\u00eb ri Penal nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb shteruese e ndikimit t\u00eb faktor\u00ebve ekonomik\u00eb dhe social\u00eb n\u00eb lidhje me r\u00ebndimin me penalizime t\u00eb reja, si\u00e7 propozohet, p\u00ebr veprat penale t\u00eb kryera nga personat juridik\u00eb\u201d,\u00a0n\u00ebnvizohet n\u00eb q\u00ebndrim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet kryesore lidhet me kriminalizimin e tepruar t\u00eb veprimeve me natyr\u00eb administrative, si shkeljet tatimore formale, mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb dokumentacion apo shkelje t\u00eb brendshme n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb tregtare, t\u00eb cilat deri m\u00eb tani jan\u00eb trajtuar p\u00ebrmes masave administrative ose civile. Sipas Confindustria Albania, kjo qasje rrit presionin penal mbi biznesin dhe krijon pasiguri n\u00eb ushtrimin e aktivitetit ekonomik.<\/p>\n<p>Confindustria Albania shpreh gjithashtu kund\u00ebrshtime ndaj zgjerimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale p\u00ebr personat juridik\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se projekti parashikon p\u00ebrgjegj\u00ebsi edhe p\u00ebr vepra penale q\u00eb, sipas saj, nuk mund t\u00eb lidhen logjikisht me natyr\u00ebn e personit juridik. Kjo, sipas Confindustria Albania, bie ndesh me parimet themelore t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs penale dhe praktikat e vendeve t\u00eb Bashkimit Europian, ku p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale e personave juridik\u00eb \u00ebsht\u00eb e kufizuar n\u00eb fusha t\u00eb caktuara si korrupsioni, krimi i organizuar dhe veprat kund\u00ebr mjedisit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem q\u00eb ngrihet \u00ebsht\u00eb edhe mungesa e harmonizimit t\u00eb draftit me legjislacionin ekzistues dhe praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore, si dhe mbivendosja me ligjin \u201cP\u00ebr mbrojtjen e konkurrenc\u00ebs\u201d, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrmes tentativ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kriminalizuar pozit\u00ebn dominuese n\u00eb treg. Sipas Confindustria Albania, kjo mund t\u00eb paralizoj\u00eb investimet, t\u00eb rris\u00eb arbitraritetin n\u00eb zbatim dhe t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb konkurrenc\u00ebn e lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKriminalizimi i nj\u00eb sjellje q\u00eb k\u00ebrkon analiza komplekse ekonomike krijon pasiguri t\u00eb thell\u00eb juridike, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb sjellje t\u00eb zakonshme t\u00eb biznesit si p\u00ebrqendrimet t\u00eb mund t\u00eb interpretohen si vepra penale. Gjithashtu, integrimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale mbi p\u00ebrqendrimet e nd\u00ebrmarrjeve rrezikon t\u00eb paralizoj\u00eb investimet, t\u00eb zbeh\u00eb transaksionet dhe t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb klim\u00ebn konkurruese t\u00eb tregut p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikut t\u00eb shtuar t\u00eb ndjekjes penale, n\u00eb \u00e7do rast ku \u00e7do nd\u00ebrmarrje mund t\u00eb rris\u00eb pjes\u00ebmarrjen e saj n\u00eb treg. N\u00eb praktik\u00eb, kjo krijon mbivendosje ligjore, konflikte interpretimi nd\u00ebrmjet autoriteteve dhe nj\u00eb rrezik t\u00eb lart\u00eb arbitrariteti n\u00eb zbatim\u201d,\u00a0theksohet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb q\u00ebndrimin e Cofindustria Albania.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Confindustria Albania vler\u00ebson se projektiligji i ri i Kodit Penal, n\u00eb form\u00ebn aktuale, rrit ndjesh\u00ebm riskun ligjor p\u00ebr bizneset dhe p\u00ebrb\u00ebn penges\u00eb p\u00ebr zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit. Rekomandohet q\u00eb drafti t\u00eb mos p\u00ebrparoj\u00eb dhe q\u00eb fokusi t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi i Kodit Penal ekzistues p\u00ebrmes nj\u00eb procesi t\u00eb thelluar, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe t\u00eb mir\u00ebkonsultuar institucionalisht.<\/p>\n<p>Drafti paraprak m\u00eb her\u00ebt \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar edhe nga Profesionist\u00ebt e Aleanc\u00ebs t\u00eb Profesionist\u00ebve t\u00eb Lir\u00eb (APL). N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb letre d\u00ebrguar ish ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb Ulsi Manja APL k\u00ebrkoi rishikim t\u00eb kujdessh\u00ebm t\u00eb dispozitave problematike, duke theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr respektim t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit dhe mbrojtje t\u00eb lirive ekonomike dhe liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr zgjerimin e panevojsh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrhyrjes penale n\u00eb fusha q\u00eb tradicionalisht jan\u00eb trajtuar nga e drejta civile apo administrative, APL solli n\u00eb v\u00ebmendje disa nene q\u00eb sipas tyre mund t\u00eb sjellin pasoja negative n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes bizneseve.<\/p>\n<p>Drafti paraprak i kodit t\u00eb Ri Penal m\u00eb her\u00ebt \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Ministria s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kodi Penal \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb janar 1995, pothuajse 28 vite m\u00eb par\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn e miratimit ky kod kishte 362 nene, nd\u00ebrsa Kodi i Ri i propozuar ka mbi 600 nene. Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb vit pas viti, Kodi i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar mbi 30 her\u00eb amendimeve dhe shtesave t\u00eb vazhdueshme, p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur nevoj\u00ebs s\u00eb tranzicionit shoq\u00ebror dhe ekonomik q\u00eb ka kaluar Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb thekson se si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb Kod \u00ebsht\u00eb konstatuar ndjesh\u00ebm nj\u00eb munges\u00eb e harmonizimit t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb Kodit Penal, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrsa i p\u00ebrket llojeve dhe masave t\u00eb d\u00ebnimeve penale p\u00ebr \u00e7do vep\u00ebr penale bazuar n\u00eb rrezikshm\u00ebrin\u00eb e saj.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrim Zyrtar i Confindustria Albania p\u00ebr projektin e ri t\u00eb Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>1.Vler\u00ebsim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe mungesa e nevoj\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb Kod t\u00eb ri<\/strong><\/p>\n<p>Confindustria Albania shpreh shqet\u00ebsimin n\u00eb lidhje me projektin e Kodit Penal t\u00eb hedhur koh\u00ebt e fundit p\u00ebr konsultim publik. Kodi Penal, si\u00e7 dihet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt me r\u00ebnd\u00ebsi themelore p\u00ebr sistemin juridik, ekonomik dhe politik t\u00eb vendit. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb projekt, kemi zhvilluar diskutime t\u00eb gjera me jurist\u00eb dhe avokat\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebrive an\u00ebtare q\u00eb Confindustria Albania p\u00ebrfaq\u00ebson. Nisur nga k\u00ebto diskutime, na rezulton se ky draft nuk vjen si pasoj\u00eb e ndonj\u00eb nevoje apo k\u00ebrkese reale t\u00eb sistemit penal apo i problemeve n\u00eb zbatimin e Kodit Penal aktual. P\u00ebrkundrazi, mendimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb se sistemi penal me Kodin Penal ekzistues, si nj\u00eb shtyll\u00eb e k\u00ebtij sistemi, ka funksionuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe ka manifestuar rezultate pozitive, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb lidhen me personat juridik\u00eb. Argumenti i p\u00ebrs\u00ebritur nga autor\u00ebt e projektit t\u00eb ri t\u00eb Kodit Penal se \u201cndryshimet e shpeshta n\u00eb Kodin aktual k\u00ebrkojn\u00eb hartimin e nj\u00eb Kodi t\u00eb ri\u201d nuk \u00ebsht\u00eb i bazuar dhe i q\u00ebndruesh\u00ebm. Ndryshimet ligjore jan\u00eb reflektim i ndryshimeve n\u00eb jet\u00ebn sociale, politike dhe ekonomike t\u00eb vendit. Projekti i Kodit t\u00eb ri Penal sjell nj\u00eb varg ndryshimesh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme thelb\u00ebsore dhe strukturore. Nuk mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb k\u00ebrkohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment k\u00ebrkohet forcimi dhe konsolidimi i zbatimit t\u00eb Kodit ekzistues.<\/p>\n<p>Ndryshimet rr\u00ebnj\u00ebsore apo t\u00eb shumta n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment nuk do t\u00eb kontribuonin n\u00eb forcimin e sistemit penal. P\u00ebrkundrazi, kjo lloj qasjeje cenon sigurin\u00eb juridike, parashikueshm\u00ebrin\u00eb ligjore dhe besimin e subjekteve ekonomike n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Nga diskutimet rezultoi e qart\u00eb se mungojn\u00eb arsyet, faktor\u00ebt apo motivet q\u00eb t\u00eb nxisin apo t\u00eb shtyjn\u00eb p\u00ebr b\u00ebrjen e nj\u00eb kodi t\u00eb ri penal. Gjithashtu, nuk rezultoi dhe as konstatohet se ekziston ndonj\u00eb boshll\u00ebk n\u00eb legjislacion penal, q\u00eb t\u00eb justifikoj\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt hartimit dhe miratimit t\u00eb nj\u00eb kodi t\u00eb ri penal. Mbi t\u00eb gjitha v\u00ebrehet se nga hartuesit e projektit t\u00eb Kodit t\u00eb ri Penal nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb shteruese e ndikimit t\u00eb faktor\u00ebve ekonomik\u00eb dhe social\u00eb n\u00eb lidhje me r\u00ebndimin me penalizime t\u00eb reja, si\u00e7 propozohet, p\u00ebr veprat penale t\u00eb kryera nga personat juridik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kriminalizimi i tepruar i veprimeve dhe akteve administrative<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb shqet\u00ebsim thelb\u00ebsor i Confindustria Albania lidhet me tendenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kriminalizuar veprime dhe akte q\u00eb kan\u00eb natyr\u00eb t\u00eb theksuar administrative dhe q\u00eb deri m\u00eb tani jan\u00eb trajtuar me mjete administrative ose civile. Shembuj t\u00eb till\u00eb jan\u00eb:<\/p>\n<p>Shkeljet n\u00eb fush\u00ebn e tatimeve dhe mbajtjes s\u00eb dokumentacionit tatimor;<br \/>\nK\u00ebrkesat e parregullta apo mosmbajtja e regjistrave;<br \/>\nShkelje t\u00eb kryera n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb tregtare;<br \/>\nShkelje t\u00eb karakterit formal q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezik penal, por vet\u00ebm mang\u00ebsi administrative.<\/p>\n<p>Kjo qasje r\u00ebnduese penale p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrezik p\u00ebr klim\u00ebn e biznesit, pasi vendos presion penal mbi aktivitetin tregtar dhe sjell pasiguri n\u00eb ushtrimin e veprimtaris\u00eb ekonomike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, theksojm\u00eb se projektkodi nuk ruan nj\u00eb raport t\u00eb drejt\u00eb nd\u00ebrmjet p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb administrative dhe asaj penale. P\u00ebrve\u00e7 ruajtjes s\u00eb nj\u00eb raporti t\u00eb drejt\u00eb dhe proporcional nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre p\u00ebrgjegj\u00ebsive, jemi t\u00eb mendimit se n\u00eb zbatimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale ndaj personave juridik\u00eb duhet t\u00eb evitohet nd\u00ebshkimi i biznesit n\u00eb vetvete ose i punonj\u00ebsve q\u00eb lidhen me t\u00eb. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, fokusi duhet t\u00eb jet\u00eb krijimi i nj\u00eb klime t\u00eb sh\u00ebndetshme bashk\u00ebpunimi dhe nd\u00ebrveprimi nd\u00ebrmjet organeve publike, si: tatimet, doganat, konkurrenca, etj, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe biznesit nga ana tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Presion i shtuar penal ndaj personave juridik\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb projektin e Kodit t\u00eb ri Penal \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur shtim i konsideruesh\u00ebm i veprave penale p\u00ebr t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrgjigjet personi juridik (ose m\u00eb sakt\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor\u00eb t\u00eb tij). Ky zhvillim:<\/p>\n<p>\u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej logjik\u00ebs juridike t\u00eb dallimit nd\u00ebrmjet personit fizik dhe juridik;<br \/>\nngarkon padrejt\u00ebsisht shoq\u00ebrit\u00eb tregtare me p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb nuk u takojn\u00eb;<br \/>\nkrijon mund\u00ebsi p\u00ebr interpretime arbitrare gjat\u00eb zbatimit nga organet kompetente.<\/p>\n<p>N\u00eb disa dispozita, projekti parashikon q\u00eb personi juridik mund t\u00eb d\u00ebnohet p\u00ebr vepra penale absurde, si p.sh. vrasja, plagjiatura apo keqtrajtimi i kafsh\u00ebve, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet themelore t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale dhe t\u00eb funksionimit t\u00eb shoq\u00ebrive tregtare. Gjithashtu, konstatojm\u00eb se shum\u00eb vepra penale parashikojn\u00eb si rrethan\u00eb cil\u00ebsuese apo r\u00ebnduese rastin kur vepra penale kryhet nga personi juridik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb disa prej figurave t\u00eb veprave penale nuk kuptohet se si mund t\u00eb kryhen nga personi juridik, p\u00ebr disa t\u00eb tjera mendojm\u00eb se parashikime t\u00eb tilla e r\u00ebndojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joproporcionale pozit\u00ebn e personave juridik\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb paqarta. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, konstatojm\u00eb dispozita ku gjykat\u00ebs i jepet nj\u00eb diskrecion i tepruar p\u00ebr vendimmarrje mbi baz\u00ebn e \u201crrethanave konkrete\u201d, duke cenuar sigurin\u00eb dhe parashikueshm\u00ebrin\u00eb ligjore. Prej vitesh Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb i orientuar drejt p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale t\u00eb personave juridik\u00eb, por e kufizuar kjo n\u00eb fusha, si: korrupsioni, krimi i organizuar apo veprat penale kund\u00ebr ambientit.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e Confindustria Albania vler\u00ebsojn\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale e personave juridik\u00eb duhet t\u00eb kufizohet vet\u00ebm p\u00ebr vepra penale t\u00eb lidhura drejtp\u00ebrdrejt me aktivitetin ekonomik dhe p\u00ebrfitimin n\u00eb dobi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet dhe praktikat e mira t\u00eb vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se p\u00ebr veprat penale t\u00eb kryera nga personi juridik ekziston tashm\u00eb nj\u00eb ligj i posa\u00e7\u00ebm si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ligji nr. 9754, dat\u00eb 14.6.2007, \u201cP\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale t\u00eb personave juridik\u00eb\u201d, i cili mendojm\u00eb se rregullon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mjaftueshme dhe t\u00eb duhur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale p\u00ebr personat juridik\u00eb n\u00eb rastin e kryerjes s\u00eb nj\u00eb vepre penale.<\/p>\n<p><strong>Mungesa e harmonizimit me ligjet ekzistuese dhe praktikat gjyq\u00ebsore<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb shteti demokratik, nj\u00eb ligj penal duhet t\u00eb priret nga p\u00ebrqafimi i parimeve moderne t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb penale dhe jo atyre q\u00eb tregojn\u00eb qasje represive ndaj biznesit dhe konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Projekti i Kodit t\u00eb ri Penal nuk merr n\u00eb konsiderat\u00eb parimet baz\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb penale dhe asaj civile kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr normimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale t\u00eb personit juridik, parime k\u00ebto t\u00eb konsoliduara nga doktrina dhe jurisprudenca moderne e vendeve per\u00ebndimor\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 100 vjet\u00ebsh. N\u00eb ve\u00e7anti, n\u00eb shum\u00eb figura t\u00eb veprave penale konstatohet shkelja e parimeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, t\u00eb tilla si: parimi i specialitetit, parimi i proporcionalitetit, parimi i humanizmit, apo edhe vet\u00eb parimi i ligjshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kodi aktual s\u00eb bashku me ligjin \u201cP\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale t\u00eb personave juridik\u00eb\u201d dhe ligjin \u201cP\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb tregtare\u201d kan\u00eb krijuar nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb integruar p\u00ebr trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve penale q\u00eb lidhen me subjektet tregtare. N\u00eb praktik\u00eb ky sistem ka prodhuar rezultate t\u00eb q\u00ebndrueshme, t\u00eb konfirmuara edhe nga vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Konkretisht, praktika gjyq\u00ebsore q\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar s\u00eb fundmi nga ana e Kolegjeve Penale t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb tregon se kur merret n\u00eb analiz\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale e personit juridik, duhet t\u00eb udh\u00ebhiqemi nga disa rregullime specifike q\u00eb nuk i gjejm\u00eb n\u00eb rregullat q\u00eb sanksionojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale t\u00eb individit (p\u00ebr referenc\u00eb vendimi nr. 154, dat\u00eb 16.05.2023, Kolegji Penal i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb). Projekti i Kodit t\u00eb ri Penal nuk e merr parasysh k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr injoron parimet baz\u00eb t\u00eb ndarjes nd\u00ebrmjet p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb civile dhe asaj penale t\u00eb organeve t\u00eb personit juridik. Ai shfaq mosp\u00ebrputhje t\u00eb dukshme me logjik\u00ebn dhe terminologjin\u00eb e ligjeve tregtare dhe nuk reflekton njohuri t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr funksionimin e shoq\u00ebrive tregtare. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, nj\u00eb problem i ve\u00e7ant\u00eb dhe i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb integrimi n\u00eb Kodin Penal i nj\u00eb dispozite t\u00eb re q\u00eb mund t\u00eb kriminalizoj\u00eb pozit\u00ebn dominuese n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Kjo dispozit\u00eb p\u00ebrb\u00ebn mbivendosje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe t\u00eb pajustifikuar me ligjin nr. 9121, dat\u00eb 28.7.2003, \u201cP\u00ebr mbrojtjen e konkurrenc\u00ebs\u201d, i ndryshuar, i cili tashm\u00eb rregullon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb specializuar abuzimin me pozit\u00ebn dominuese, marr\u00ebveshjet e ndaluara dhe kontrollin e p\u00ebrqendrimeve.<\/p>\n<p>Kriminalizimi i nj\u00eb sjellje q\u00eb k\u00ebrkon analiza komplekse ekonomike krijon pasiguri t\u00eb thell\u00eb juridike, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb sjellje t\u00eb zakonshme t\u00eb biznesit si p\u00ebrqendrimet t\u00eb mund t\u00eb interpretohen si vepra penale. Gjithashtu, integrimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale mbi p\u00ebrqendrimet e nd\u00ebrmarrjeve rrezikon t\u00eb paralizoj\u00eb investimet, t\u00eb zbeh\u00eb transaksionet dhe t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb klim\u00ebn konkurruese t\u00eb tregut p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikut t\u00eb shtuar t\u00eb ndjekjes penale, n\u00eb \u00e7do rast ku \u00e7do nd\u00ebrmarrje mund t\u00eb rris\u00eb pjes\u00ebmarrjen e saj n\u00eb treg. N\u00eb praktik\u00eb, kjo krijon mbivendosje ligjore, konflikte interpretimi nd\u00ebrmjet autoriteteve dhe nj\u00eb rrezik t\u00eb lart\u00eb arbitrariteti n\u00eb zbatim.<\/p>\n<p><strong>Ndikimi negativ n\u00eb klim\u00ebn e investimeve dhe n\u00eb sigurin\u00eb juridike<\/strong><\/p>\n<p>Projekti, n\u00eb form\u00ebn aktuale, rrit ndjesh\u00ebm riskun ligjor p\u00ebr bizneset dhe cenon klim\u00ebn e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb vend q\u00eb ta thjeshtoj\u00eb dhe modernizoj\u00eb legjislacionin penal, ai e komplikon, e zgjat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb panevojshme dhe krijon pasiguri p\u00ebr subjektet ekonomike. P\u00ebr pasoj\u00eb, Confindustria Albania e konsideron projektin si represiv ndaj funksionimit normal t\u00eb kompanive, penges\u00eb p\u00ebr zhvillimin ekonomik dhe rrezik p\u00ebr p\u00ebrkeq\u00ebsimin e klim\u00ebs s\u00eb biznesit n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>Rekomandim p\u00ebr procesin e m\u00ebtejsh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Duke marr\u00eb parasysh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb themelore t\u00eb Kodit Penal, \u00e7do rishikim i tij duhet t\u00eb ndodh\u00eb vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e nj\u00eb analize t\u00eb thelluar, me konsultim t\u00eb gjer\u00eb institucional, akademik dhe ekonomik, dhe jo p\u00ebrmes nj\u00eb projekti t\u00eb papjekur e t\u00eb nxituar.<\/p>\n<p>Confindustria Albania rekomandon q\u00eb:<\/p>\n<p>Drafti aktual t\u00eb mos p\u00ebrparoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb;<br \/>\nT\u00eb synohet p\u00ebrmir\u00ebsimi i Kodit ekzistues, jo z\u00ebvend\u00ebsimi i tij total.\/Monitor<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Confindustria Albania \u2013 Shoqata e Industrialist\u00ebve Italian\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson rreth 170 biznese italiane e t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, ka shprehur q\u00ebndrimin e saj t\u00eb ashp\u00ebr zyrtar kund\u00ebr projektligjit t\u00eb ri t\u00eb Kodit Penal, i hedhur s\u00eb fundmi p\u00ebr konsultim publik nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, duke paralajm\u00ebruar se n\u00ebse miratohet n\u00eb ket\u00eb form\u00eb do t\u00eb rrezikoj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59691","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59691","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59691"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59691\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59691"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59691"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59691"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}