{"id":59676,"date":"2025-12-22T21:15:12","date_gmt":"2025-12-22T21:15:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/22\/historia-kush-ishte-jakob-fugger-njeri-qe-zbuloi-tregtine-globale-500-vjet-me-pare\/"},"modified":"2025-12-22T21:15:12","modified_gmt":"2025-12-22T21:15:12","slug":"historia-kush-ishte-jakob-fugger-njeri-qe-zbuloi-tregtine-globale-500-vjet-me-pare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/22\/historia-kush-ishte-jakob-fugger-njeri-qe-zbuloi-tregtine-globale-500-vjet-me-pare\/","title":{"rendered":"Historia\/ Kush ishte Jakob Fugger, njeri q\u00eb zbuloi tregtin\u00eb globale 500 vjet m\u00eb par\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><span>Emri i tij \u00ebsht\u00eb ende sot legjendar: Jakob Fugger quhej si \u201ci pasuri\u201d q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb tij. Por r\u00ebnd\u00ebsia e tij shkon p\u00ebrtej pasuris\u00eb. Tregtari dhe bankieri nga Augsburgu n\u00eb Gjermanin\u00eb jugore vendosi shinat p\u00ebr ekonomin\u00eb e koh\u00ebs moderne. <em>\u201cP\u00ebr Fugge-n mund t\u00eb thuash se ishte njeriu i par\u00eb, q\u00eb b\u00ebri tregti n\u00eb shkall\u00eb globale\u201d<\/em>, thot\u00eb Greg Steinmetz n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr DW.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb 2015 ish-korrespondenti gjerman i Wall Street Journal e p\u00ebrkujtoi Fugger-in me biografin\u00eb \u201cThe Richest Man Who Ever Lived\u201d (Njeriu m\u00eb i pasur q\u00eb ka jetuar ndonj\u00ebher\u00eb). P\u00ebrpara se Karli V, q\u00eb ishte edhe perandor i Perandoris\u00eb s\u00eb shenjt\u00eb romake t\u00eb kombit gjerman dhe mbret i Spanj\u00ebs, t\u00eb vendoste n\u00ebn kontrollin e tij Amerik\u00ebn e Jugut, nuk b\u00ebhej shum\u00eb tregti me pjes\u00ebt e tjera t\u00eb bot\u00ebs. <\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNga Evropa tregtia behej me Indin\u00eb, me Indonezin\u00eb e sotme dhe Kin\u00ebn. Por udh\u00ebtimet p\u00ebr n\u00eb per\u00ebndim u b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundura vet\u00ebm pas Kolombit. Pra kur flasim p\u00ebr tregtin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ajo ishte me shumic\u00eb. A kishte tregti globale? Jo, sepse vet\u00ebm gjysma e bot\u00ebs ishte zbuluar nga evropian\u00ebt. Dhe Fugger u gjend n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij fenomeni\u201d,<\/em> \u2013 thot\u00eb biografi i tij.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Arsimimi n\u00eb Itali<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Jakob Fugger lindi n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb pasur n\u00eb Augsburg, themelet e s\u00eb cil\u00ebs i kishte hedhur gjyshi i tij Hans Fugger si end\u00ebs mjesht\u00ebr. N\u00eb Venecia ai m\u00ebsoi tregtin\u00eb dhe zhvilloi preferenc\u00ebn e tij p\u00ebr Rilindjen. Venecia e njohu me nj\u00eb inovacion, i cili p\u00ebrshpejtoi ngritjen e tij: mbajtjen e kontabilitetit me dy hyrje.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cN\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kishte shkolla biznesi. Familjet i d\u00ebrgonin djemt\u00eb e tyre n\u00eb praktik\u00eb dhe gjerman\u00ebt b\u00ebnin shum\u00eb tregti n\u00eb Venecia. Fugger u d\u00ebrgua nga familja e tij n\u00eb Venecia p\u00ebr t\u00eb punuar dhe p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar gjith\u00e7ka q\u00eb mundej. Ai mori me vete n\u00eb Gjermani t\u00eb gjitha sekretet veneciane, p\u00ebrfshir\u00eb kontabilitetin me dy hyrje dhe ishte i pari n\u00eb Gjermani, q\u00eb zbatoi k\u00ebto metoda moderne\u201d,<\/em> \u2013 shpjegon Greg Steinmetz.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebshtu Fugger e dinte gjithmon\u00eb, se sa para kishte, ndryshe nga shum\u00eb konkurrent\u00eb q\u00eb vepronin pa regjistrime t\u00eb sakta. Fugger kuptoi gjithashtu vler\u00ebn e informacioneve. <\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cAi kishte agjent\u00eb n\u00eb \u00e7do qytet t\u00eb madh evropian dhe madje edhe n\u00eb \u00e7do qytet t\u00eb Gjermanis\u00eb. Dhe njer\u00ebzit e furnizonin me informacione, me korrier dhe kal\u00eb dhe \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u2019i \u00e7oheshin k\u00ebto mesazhe Fugger-it. Informacioni \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka sot dhe k\u00ebshtu ishte edhe at\u00ebher\u00eb\u201d,<\/em> \u2013 thot\u00eb Steinmetz. <\/span><em><span>\u201cAi q\u00eb ishte n\u00eb dijeni m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr zhvillimet dhe i p\u00ebrdorte ato p\u00ebr biznes, ishte n\u00eb avantazh. Dhe Fugger e kishte kuptuar k\u00ebt\u00eb\u201d.<\/span><\/em><\/p>\n<p>Sht\u00ebpit\u00eb n\u00eb kompleksin e strehimit social Fugger n\u00eb Augsburg<\/p>\n<p><strong><span>Financuesi i Perandor\u00ebve<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Pas vdekjes s\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij Jakob Fugger mori kontrollin e plot\u00eb t\u00eb biznesit familjar n\u00eb vitin 1510 dhe vazhdoi politik\u00ebn e sigurimit t\u00eb kredive p\u00ebr familjen e Habsburg\u00ebve n\u00ebn perandor\u00ebt Maksimilian I dhe Karli V. Ai fitoi akses n\u00eb minierat e argjendit dhe t\u00eb bakrit, kryesisht n\u00eb Tirol dhe n\u00eb Hungarin\u00eb e at\u00ebhershme. Ai nuk i zot\u00ebronte vet\u00eb minierat, por mbante t\u00eb drejta p\u00ebr k\u00ebrkimin, aksione dhe t\u00eb drejta parablerjeje p\u00ebr xehet, nj\u00eb garanci q\u00eb do t\u00eb rezultonte shum\u00eb fitimprur\u00ebse.<\/span><\/p>\n<p><span>Evropa ofronte pak nga ajo q\u00eb k\u00ebrkohej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Azi. <em>\u201cEvropa nuk eksportonte teknologji si sot. Nuk eksportonte mallra luksi. Nuk eksportonte makina. Por ajo kishte metale si argjendi, ari dhe bakri. Dhe k\u00ebtu hyri n\u00eb loj\u00eb Jakob Fugger\u201d,<\/em> shpjegon biografi i Fugger-it.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Bak\u00ebr p\u00ebr bot\u00ebn<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span><em>\u201cNj\u00eb rast\u00ebsi shum\u00eb fatlume p\u00ebr koncernin minierar Fugger ishte fakti q\u00eb n\u00eb Indin\u00eb e asaj kohe, shum\u00eb m\u00eb superiore se Evropa n\u00eb teknologji dhe ekonomi, mungonte bakri dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb ishte shum\u00eb e lart\u00eb\u201d,<\/em> thot\u00eb Martin Kluger p\u00ebr DW. Ai drejton sht\u00ebpin\u00eb botuese Context n\u00eb Augsburg dhe Nuremberg dhe \u00ebsht\u00eb autor i disa librave mbi historin\u00eb e familjes Fugger. <\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNj\u00eb rast\u00ebsi tjet\u00ebr ishte se Vasco da Gama n\u00eb vitin 1498 zbuloi rrug\u00ebn detare p\u00ebr n\u00eb Indi, pak pasi familja Fugger hyri n\u00eb biznesin e minierave t\u00eb bakrit n\u00eb Neusohl \u2013 sot Bansk\u00e1 Bystrica \u2013 n\u00eb vitin 1495. Pra n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur k\u00ebrkesa p\u00ebr bak\u00ebr ishte m\u00eb e lart\u00eb se kurr\u00eb, familja Fugger kishte rezerva, q\u00eb mor\u00ebn papritmas vler\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe\u201d<\/em>, \u2013 thot\u00eb Kluger.<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe n\u00eb Evrop\u00eb u rrit k\u00ebrkesa p\u00ebr bak\u00ebr n\u00eb nd\u00ebrtimin e anijeve, topave, p\u00ebr en\u00ebt e kuzhin\u00ebs, \u00e7atit\u00eb e pallateve t\u00eb qyteteve dhe nd\u00ebrtesave fetare. Sipas Kluger familja Fugger u <em>\u201cdetyrua\u201d<\/em> si t\u00eb thuash t\u00eb hynte n\u00eb biznesin e minierave: Habsburg\u00ebt dhe mbreti i Hungaris\u00eb mezi i shlyenin borxhet, k\u00ebshtu q\u00eb ata i dhan\u00eb asaj t\u00eb drejta mbi minierat. <em>\u201cFakti q\u00eb aristokracia e lart\u00eb nuk ishte aq e aft\u00eb n\u00eb biznes, shkonte n\u00eb avantazh t\u00eb familjes Fugger\u201d<\/em>, thot\u00eb Kluger.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas Greg Steinmetz arsyeja pse Fugger nuk u shfuqizua nga huamarr\u00ebsit e tij t\u00eb fuqish\u00ebm, ose p\u00ebrse ata nuk refuzuan t`ia shlyenin atij kredit\u00eb, ishte \u201ctalenti i madh i Fugger: Ai e dinte se duhej t\u00eb b\u00ebhej i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. Ai duhej t\u00eb ishte personi i vet\u00ebm, tek i cili mund t\u00eb drejtoheshin perandor\u00ebt dhe princat, kur kishin nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr para. <\/span><\/p>\n<p><span>Perandori Maksimilian b\u00ebnte vazhdimisht luft\u00ebra. Atij i duhej t\u00eb paguante mercenar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrndryshe do t\u00eb ktheheshin n\u00eb fshatrat e tyre dhe nuk do t\u00eb luftonin p\u00ebr t\u00eb\u201d, thot\u00eb Steinmetz. <em>\u201cDhe i vetmi, q\u00eb mund t\u2019i siguronte Maksimilianit shpejt parat\u00eb kur i nevojiteshin, ishte Fugger\u201d<\/em>.<\/span><\/p>\n<p>Pamje e nj\u00eb rruge me sht\u00ebpi n\u00eb kompleksin e banimit social Fugger n\u00eb Augsburg.<\/p>\n<p><strong><span>Trash\u00ebgimia e Fugger-it<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Si bankier Fugger revolucionarizoi kredin\u00eb, duke e bindur Pap\u00ebn t\u00eb leht\u00ebsonte ndalimin nga kisha t\u00eb fajdes\u00eb. Marrja e interesit nga t\u00eb krishter\u00ebt nuk u sanksionua m\u00eb automatikisht. Arsyeja ishte e thjesht\u00eb: <em>\u201cN\u00ebse lexoni burimet p\u00ebrfshir\u00eb ato nga Vatikani, nuk \u00ebsht\u00eb sekret q\u00eb edhe Papa preferonte t\u00eb nxirrte fitimet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb mundshme\u201d,<\/em> u shpreh historiani i ekonomis\u00eb Lars B\u00ebrner n\u00eb radion Deutschlandfunk.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebmbim Fugger mori nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb klerit, p\u00ebrfshir\u00eb shitjen kontroverse t\u00eb indulgjencave, t\u00eb cilat financuan kish\u00ebn e sh\u00ebn Pjetrit n\u00eb Rom\u00eb dhe e shtyn\u00eb Martin Luterin t\u00eb nd\u00ebrmerrte veprime. <\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cMund t\u00eb debatojm\u00eb rreth asaj se si i modernizoi financat, si u mund\u00ebsoi njer\u00ebzve t\u00eb merrnin para hua me kamat\u00eb, si i ndihmoi Habsburg\u00ebt t\u00eb pushtonin gjysm\u00ebn e bot\u00ebs, si e shkaktoi pa q\u00ebllim Reformacionin, duke zem\u00ebruar Martin Luterin. Por ajo q\u00eb mbahet mend natyrisht, \u00ebsht\u00eb projekti i tij i strehimit n\u00eb Augsburg: Pa Fuggerei <\/em>(nj\u00eb lagje me nd\u00ebrtesa sociale n\u00eb Augsburg)<em> askush p\u00ebrve\u00e7 historian\u00ebve nuk do t\u00eb fliste p\u00ebr Fugger, sepse ky ishte projekti i par\u00eb i strehimit social n\u00eb bot\u00eb\u201d,<\/em> \u2013 thekson Steinmetz.<\/span><\/p>\n<p><span>Fuggerei ekziston edhe sot. Banor\u00ebt paguajn\u00eb nominalisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qira si para 500 vjet\u00ebsh dhe apartamentet konsiderohen si model i strehimit social. Njer\u00ebz nga e gjith\u00eb bota vizitojn\u00eb kompleksin, ndoshta simboli m\u00eb i duksh\u00ebm i trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb Fugger.<\/span><\/p>\n<p><span>Pasurin\u00eb e Fugger historian\u00ebt e vler\u00ebsojn\u00eb t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nd\u00ebrmjet 300 deri n\u00eb 400 miliard\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb. N\u00eb var\u00ebsi t\u00eb llogaritjes ajo p\u00ebrb\u00ebnte nd\u00ebrmjet dy dhe dhjet\u00eb p\u00ebrqind t\u00eb prodhimit ekonomik t\u00eb Evrop\u00ebs t\u00eb asaj kohe duke qen\u00eb k\u00ebshtu m\u00eb shum\u00eb se pasuria e super t\u00eb pasurve t\u00eb sot\u00ebm si Elon Musk apo Jeff Bezos n\u00eb raport me prodhimin ekonomik t\u00eb SHBA. <\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr pasuria e tyre luhatet ndjesh\u00ebm n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanive t\u00eb tyre n\u00eb bursa. Ngjash\u00ebm me Jakob Fugger, Bill Gates, q\u00eb dikur ishte vet\u00eb personi m\u00eb i pasur n\u00eb bot\u00eb, po punon p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb e tij me nj\u00eb fondacion. Megjithat\u00eb, thot\u00eb historiani i biznesit Boris Gehlen n\u00eb intervist\u00eb me DW, miliarder\u00ebt e sot\u00ebm kan\u00eb m\u00eb pak r\u00ebnd\u00ebsi historike afatgjat\u00eb: <em>\u201cTrash\u00ebgimia e tyre nuk do t\u00eb jet\u00eb aq e madhe sa ajo e Fugger\u201d.<\/em> \/<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/si-zbuloi-fugger-tregtin%C3%AB-globale-500-vjet-m%C3%AB-par%C3%AB\/a-75253995\">DW<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/22\/historia-kush-ishte-jakob-fugger-njeri-qe-zbuloi-tregtine-globale-500-vjet-me-pare\/\">Historia\/ Kush ishte Jakob Fugger, njeri q\u00eb zbuloi tregtin\u00eb globale 500 vjet m\u00eb par\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emri i tij \u00ebsht\u00eb ende sot legjendar: Jakob Fugger quhej si \u201ci pasuri\u201d q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb tij. Por r\u00ebnd\u00ebsia e tij shkon p\u00ebrtej pasuris\u00eb. Tregtari dhe bankieri nga Augsburgu n\u00eb Gjermanin\u00eb jugore vendosi shinat p\u00ebr ekonomin\u00eb e koh\u00ebs moderne. \u201cP\u00ebr Fugge-n mund t\u00eb thuash se ishte njeriu i par\u00eb, q\u00eb b\u00ebri tregti n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":59677,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59676","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59676","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59676"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59676\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59677"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59676"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59676"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59676"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}