{"id":5966,"date":"2025-02-02T06:59:47","date_gmt":"2025-02-02T06:59:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/02\/inceneratori-fantazem-dhe-mali-me-mbetje-ne-landfillin-e-sharres\/"},"modified":"2025-02-02T06:59:47","modified_gmt":"2025-02-02T06:59:47","slug":"inceneratori-fantazem-dhe-mali-me-mbetje-ne-landfillin-e-sharres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/02\/inceneratori-fantazem-dhe-mali-me-mbetje-ne-landfillin-e-sharres\/","title":{"rendered":"Inceneratori \u201cfantaz\u00ebm\u201d dhe mali me mbetje n\u00eb Landfillin e Sharr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga SEBI ALLA<\/strong><\/p>\n<p>\u201cNdotje thuajse zero, trajtim t\u00eb mbi 850 ton mbetjesh n\u00eb dit\u00eb t\u00eb mb\u00ebrritura nga tre bashki dhe prodhim 15.4 megavat or\u00eb energji nga p\u00ebrpunimi n\u00eb Inceneratorin e Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2025\u201d. Ky ishte premtimi i koncesionarit dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/gazeta-shqip.com\/aktualiteti\/gjithcka-per-inceneratorin-e-tiranes-drejtuesi-teknik-kur-perfundon-p-i1169662\/\">jemi<\/a>\u00a0pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, por \u201cfundi i lumtur\u201d nuk erdhi kurr\u00eb, pasi Inceneratori i Tiran\u00ebs mbetet imagjinar, duke sjell\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda mjedisore, por edhe qindra milion\u00eb euro d\u00ebm nga ajo q\u00eb njihet se \u201cafera e inceneratorit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas\u00a0<a href=\"https:\/\/gray-donica-73.tiiny.site\/\">kontrat\u00ebs<\/a>\u00a0s\u00eb lidhur n\u00eb vitin 2017, kompania \u201cIntegrated Energy BV SPV\u201d sh.p.k, do t\u00eb nd\u00ebrtonte impiantin e plot\u00eb t\u00eb Inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs deri n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>INCINERATORI<\/strong><\/h2>\n<p>Eksperti i ekonomis\u00eb, Neritan Sejamini, shpjegon p\u00ebr\u00a0<a href=\"https:\/\/faktoje.al\/\">Faktoje.al<\/a>\u00a0se, \u201cincineratori duhet t\u00eb kishte kishte kat\u00ebr linja djegieje secila me kapacitet djegieje 230 ton n\u00eb dit\u00eb, t\u00eb parashikuara t\u00eb ishin nd\u00ebrtuar dhe t\u00eb viheshin n\u00eb pun\u00eb respektivisht pas: 1 viti e gjysm\u00eb; af\u00ebrsisht 3 vjet\u00ebsh; pak m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr vjet\u00ebsh; dhe pas 6 vjet\u00ebsh nga marrja e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit. Leja e nd\u00ebrtimit u dha me shum\u00eb vones\u00eb, gati dy vjet pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb koncesionit, n\u00eb mes t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha afatet e m\u00ebsip\u00ebrme duhet t\u00eb llogariten nga kjo dat\u00eb. Pra, linja e par\u00eb duhet t\u00eb kishte mbaruar n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2021, e dyta duhet t\u00eb ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb mes t\u00eb vitit 2022, e treta duhet t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2023 dhe e kat\u00ebrta duhej n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 2025\u201d.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>LANDFILLI<\/strong><\/h2>\n<p>Aktualisht, n\u00eb Landfillin e Sharr\u00ebs inceneratori nuk ekziston, por situata \u00ebsht\u00eb mjaft alarmante sa pranohet edhe nga vet\u00eb kompania \u201cIntegrated Energy BV SPV\u201d sh.p.k e cila me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale SPAK dhe vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO), q\u00eb nga data 1 gusht 2023 administrohet nga institucioni shtet\u00ebror, Agjencia e Pronave t\u00eb Sekuestruara.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb e gjith\u00eb veprimtaria ekonomike, financiare dhe ligjore e kompanis\u00eb administrohet nga institucioni publik. Pra, vend-depozitimi i plehrave menaxhohet nga shteti. Administrimi nga shteti n\u00ebnkupton q\u00eb ai duhet t\u00eb jet\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe t\u00eb mbroj\u00eb interesat ekonomike t\u00eb kompanis\u00eb. Me pak fjal\u00eb, askush nuk mund t\u00eb prek\u00eb apo tjet\u00ebrsoj\u00eb t\u00eb ardhurat e kompanis\u00eb, p\u00ebrfshi edhe shtetin.<\/p>\n<p>Sekuestrimi nuk prek kontrat\u00ebn koncesionare. Ligj\u00ebrisht kon\u00e7esioni \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi dhe marr\u00ebdh\u00ebniet mes shtetit dhe koncesionarit jan\u00eb t\u00eb pandryshuara, pavar\u00ebsisht se kush \u00ebsht\u00eb administratori i kompanis\u00eb\u201d, shpjegon Sejamini.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>LEJA<\/strong><\/h2>\n<p><a href=\"https:\/\/faktoje.al\/\">Faktoje.al<\/a>\u00a0ka m\u00ebsuar se Landfilli i Sharr\u00ebs \u00ebsht\u00eb ezauruar t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb kapacitetin e saj p\u00ebrpunues t\u00eb mbetjeve, duke ngritur shqet\u00ebsimin zyrtarisht tek institucionet lokale dhe q\u00ebndrore, specifikisht n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb dhe Agjencin\u00eb e Zhvillimit t\u00eb Territorit.<\/p>\n<p>Faktoje.al i ka d\u00ebrguar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion Bashkis\u00eb Tiran\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje, por deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb k\u00ebtij lajmi nuk kemi p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, drejtuesit e kompanis\u00eb i k\u00ebrkuan Agjencis\u00eb s\u00eb Zhvillimit t\u00eb Territorit q\u00eb t\u00eb zbardh\u00eb lejen n\u00eb Landfillin e Sharr\u00ebs, aplikim t\u00eb cilin e kan\u00eb kryer q\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023. Mes tre institucioneve, Bashki e Tiran\u00ebs, KKT (K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit) dhe AZHT (Agjencia e Zhvillimit t\u00eb Territorit), nuk ka pasur nj\u00eb koordinim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e lejes.<\/p>\n<p>Bashkia Tiran\u00eb miratoi lejen, por zbardhja e saj duhet t\u00eb kryhej nga Agjencia e Zhvillimit t\u00eb Territorit e cila nga ana e saj sipas nj\u00eb korrespondence nisur zyrtarisht kompanis\u00eb s\u00eb trajtimit t\u00eb mbetjeve dhe Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, i informon se p\u00ebrderisa kjo kompani \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sekuestro nga shteti, do i duhet m\u00eb par\u00eb q\u00eb p\u00ebr \u00e7do zgjerim territori apo punime t\u00eb ndryshme n\u00eb impiantin ekzistues, t\u00eb marr\u00eb leje nga institucionet q\u00eb kan\u00eb vendosur sekuestron, pran\u00eb SPAK dhe GJKKO.<\/p>\n<p>Ndodhur n\u00eb k\u00ebto kushte, nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, (korrik 2024), shoq\u00ebria \u201cIntegrated Energy BV SPV\u201d pasi kishte aplikuar p\u00ebr Leje Nd\u00ebrtimi p\u00ebr \u201cZgjerimin e kapacitetit t\u00eb depozitimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb ngurta n\u00eb zon\u00ebn 13 t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb\u201d, nisi t\u00eb tjera letra zyrtare, duke k\u00ebrkuar zbardhjen e lejes dhe nisjen e pun\u00ebs, por nj\u00eb \u201cp\u00ebrplasje\u201d mes Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe Agjencis\u00eb s\u00eb Zhvillimit t\u00eb Territorit, kjo e fundit n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb qeveris\u00eb q\u00ebndrore, po mban pezull landfillin.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar leja (nga AZHT) ende nuk \u00ebsht\u00eb zbardhur, duke l\u00ebn\u00eb pezull vijimin e punimeve. N\u00ebse nj\u00eb leje miratohet, por nuk zbardhet, at\u00ebher\u00eb ajo hyn n\u00eb fuqi n\u00eb heshtje 90 dit\u00eb pas miratimit. Edhe pse ka kaluar ky afat ligjor, punimet nuk kan\u00eb nisur p\u00ebr zgjerimin e territorit dhe m\u00ebsohet se AZHT-ja i ka k\u00ebrkuar kompanis\u00eb \u201cIntegrated Energy BV SPV\u201d sh.p.k si aprovim nga SPAK dhe GJKKO, ashtu edhe plot\u00ebsim t\u00eb dokumentacionit p\u00ebr hart\u00ebn kadastrale ku ishte planifikuar zgjerimi i territorit p\u00ebr trajtimin e mbetjeve. Kjo p\u00ebrplasje institucionale e ka detyruar kompanin\u00eb \u201cIntegrated Energy BV SPV\u201d q\u00eb t\u00eb paralajm\u00ebroj\u00eb bashkit\u00eb se nuk mund t\u00eb trajtojn\u00eb m\u00eb mbetjet n\u00ebse nuk zgjerohet territori i p\u00ebrpunimit.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>MBETJET<\/strong><\/h2>\n<p><a href=\"https:\/\/faktoje.al\/\">Faktoje.al\u00a0<\/a>nga burime brenda impiantit t\u00eb trajtimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Sharr\u00eb m\u00ebson se sasia e mbetjeve q\u00eb vijn\u00eb nga bashkit\u00eb Tiran\u00eb, Vor\u00eb dhe Kavaj\u00eb \u00ebsht\u00eb e madhe, rreth 700 ton n\u00eb dit\u00eb, dhe u \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i mbajn\u00eb disa dit\u00eb mbetjet n\u00eb terren t\u00eb hapur, deri n\u00eb momentin q\u00eb kan\u00eb krijuar zona t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtat burime konfirmojn\u00eb se prej tre muajsh po operohet me mbivendosje t\u00eb mbetjeve. Sipas tyre, kjo n\u00ebnkupton se zonat e konsideruara \u201ctampon\u201d (t\u00eb mbyllura), rihapen s\u00ebrish dhe groposen mbetjet organike, pasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb trajtimi i mbetjeve bruto, duke ndar\u00eb materialet e riciklueshme, kryesisht plastik\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania \u00ebsht\u00eb n\u00eb emergjenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr shkak se vaskat e trajtimit t\u00eb mbetjeve jan\u00eb ezauruar duke ulur kapacitetin p\u00ebrpunues p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb ambienteve. Vet\u00eb impianti \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb trajtimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb (ndarje e mbetjeve t\u00eb riciklueshme dhe m\u00eb pas groposje n\u00eb vaska) t\u00eb vijoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb gjasht\u00eb vje\u00e7are, sepse m\u00eb pas presupozohej se do t\u00eb vihej n\u00eb funksion \u201cinceneratori i ri\u201d, i cili nuk ekziston.<\/p>\n<p>Ende nuk ka nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar mbi k\u00ebrkes\u00ebn e kompanis\u00eb s\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Landfillin e Sharr\u00ebs e cila k\u00ebrkon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente zgjerimin e territorit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpunuar n\u00eb koh\u00eb mbetjet urbane. Neritan Sejamini v\u00ebren se, \u201cgjendja e menaxhimit t\u00eb mbetjeve \u00ebsht\u00eb skandaloze: mbetjet tashm\u00eb as nuk groposen, por mblidhen kapic\u00eb mbi tok\u00eb dhe digjen. \u00cbsht\u00eb krim mjedisor, p\u00ebrve\u00e7se krim financiar\u201d<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, qeveria ka b\u00ebr\u00eb pagesa edhe pse koncesionari ka shkelur t\u00eb gjitha kushtet e kontrat\u00ebs p\u00ebr ecurin\u00eb e nd\u00ebrtimit, n\u00eb fakt duke mos filluar asnj\u00ebher\u00eb nd\u00ebrtimin. Nuk u g\u00ebrrmua asnj\u00eb lopat\u00eb dhe nuk u vendos kurr\u00eb asnj\u00eb tull\u00eb. P\u00ebr rreth kat\u00ebr vjet rrjesht, 30 dit\u00eb nga nxjerrja e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit, pra af\u00ebrsisht q\u00eb nga gushti 2019, deri n\u00eb sekuestrimin e kompanis\u00eb koncesionare dhe vend-depozitimit t\u00eb plehrave n\u00eb Sharr\u00eb n\u00eb gusht 2023, \u00e7do pages\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga qeveria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb kontrat\u00ebs dhe ligjeve t\u00eb vendit\u201d, thot\u00eb Sejamini.<\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn (2019-2023) kostoja financiare\u00a0<a href=\"https:\/\/spending.data.al\/en\/treasury\/list\/year\/2019\/perf_id\/IntegratedEnergyBVSPV\/from_date_reg\/2019-09-01\/to_date_reg\/2023-00-01\">\u00ebsht\u00eb<\/a>\u00a0mbi 4 mld lek\u00eb.<\/p>\n<div class=\"wp-block-image is-style-default\">\n<a class=\"td-modal-image\" href=\"https:\/\/faktoje.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Deponia-e-mbeturinave_Sharre_034.jpg\"><\/a>Foto nga Landfilli i Sharres Foto nga Atdhe Mulla (Faktoje)\n<\/div>\n<p>Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb hermetike n\u00eb Landfillin e Sharr\u00ebs ku munges\u00ebn e transparenc\u00ebs mundohen ta \u201czbulojn\u00eb\u201d vet\u00ebm zogjt\u00eb e eg\u00ebr shtegtar\u00eb. Tufa shpend\u00ebsh dep\u00ebrtojn\u00eb lirsh\u00ebm nga ajri duke mos i \u201cndaluar\u201d forcat e shumta t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk lejojn\u00eb media, ekspert\u00eb mjedisor\u00eb, apo edhe politikan\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb par\u00eb situat\u00ebn nga af\u00ebr.<\/p>\n<div class=\"wp-block-image\">\n<a class=\"td-modal-image\" href=\"https:\/\/faktoje.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Deponia-e-mbeturinave_Sharre_031.jpg\"><\/a>Foto nga Landfilli i Sharres Foto nga Atdhe Mulla (Faktoje)\n<\/div>\n<p>Paradoksalisht pirgjet me mbetje jan\u00eb t\u00ebrheq\u00ebsit e shpendve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb prishur sistemin e shtegtimit, pik\u00ebrisht nga ushqimi i bollsh\u00ebm q\u00eb ofrohet nga mbetjet urbane t\u00eb patrajtuara dhe hedhura pirgje pirgje.<\/p>\n<div class=\"wp-block-image\">\n<a class=\"td-modal-image\" href=\"https:\/\/faktoje.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/image-74.png\"><\/a>\n<\/div>\n<p>Madje edhe ekspert\u00ebt e huaj t\u00eb studimit t\u00eb shpend\u00ebve dhe mjedisit duke iu referuar Shqip\u00ebris\u00eb konstatojn\u00eb se zona t\u00eb caktuara kan\u00eb mbetur pa zogj shtegtar\u00eb. Arsyeja lidhet edhe me Sharr\u00ebn dhe \u00e7do landfill tjet\u00ebr q\u00eb po kthehen n\u00eb hapitate mbetjesh. \u201cGjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, ka pasur raste n\u00eb rritje n\u00eb t\u00eb cilat zogjt\u00eb kan\u00eb ndaluar s\u00eb shkuari deri n\u00eb jug, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb zona m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta foleje pran\u00eb landfilleve p\u00ebr shkak t\u00eb furnizimit t\u00eb tyre t\u00eb pafund me ushqim\u201d, thon\u00eb ekspert\u00ebt.<\/p>\n<div class=\"wp-block-image\">\n<a class=\"td-modal-image\" href=\"https:\/\/faktoje.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/sharre-11.webp\"><\/a>Foto nga Atdhe Mulla (FAKTOJE)\n<\/div>\n<h1 class=\"wp-block-heading\"><strong>\u201cECO TIRANA\u201d<\/strong><\/h1>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, shoq\u00ebria aksionere \u201cEco Tirana\u201d mori p\u00ebrsip\u00ebr pastrimin e Tiran\u00ebs, por q\u00eb n\u00eb momentet e para hasi n\u00eb problematika thelb\u00ebsore, duke krijuar p\u00ebr rreth dy jav\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb mjedisore pasi p\u00ebr shum\u00eb dit\u00eb mbetjet nuk mblidheshin n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kryebashkiaku i Tiran\u00ebs Erion Veliaj faj\u00ebsoi kompanin\u00eb e m\u00ebparshme t\u00eb pastrimit t\u00eb qytetit e cila sipas tij nuk kishte kryer me korrektes\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vijuar pastrimin deri n\u00eb momentin q\u00eb \u201cEco Tirana\u201d t\u00eb siguronte mjetet e duhura.<\/p>\n<p>\u201cEco Tirana\u201d do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb administrim t\u00eb gjith\u00eb qytetin, duke u l\u00ebn\u00eb operator\u00ebve private q\u00eb mbulonin zonat e \u20185 Majit\u2019, \u2018Don Boskos\u2019, lagjen \u2018Rilindja\u2019 te Unaza e Madhe, nj\u00eb afat nga 1 tetor deri n\u00eb 1 n\u00ebntor, sepse si \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb nd\u00ebrpritet jepet edhe nj\u00eb afat sepse nuk b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb palajm\u00ebruar\u201d, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.<\/p>\n<p>Sipas marr\u00ebveshjes, Bashkia Tiran\u00eb mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb pastroj\u00eb qytetin n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb \u201cEco-Tirana\u201d, ku 51 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve i ka vet\u00eb bashkia, nd\u00ebrsa 49 p\u00ebr qind nj\u00eb kompani italiane q\u00eb ka nd\u00ebrruar disa pronar\u00eb n\u00eb pak muaj, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/qkb.gov.al\/gabim-i-pergjithshem?aspxerrorpath=\/umbraco\/Surface\/SearchSurface\/DownloadDocument\">paqart\u00eb<\/a>\u00a0pron\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Kontrata parashikon q\u00eb \u201cEco-Tirana\u201d duhet t\u00eb zbraz\u00eb 6396 kosha mbetjesh n\u00eb dit\u00eb. Po ashtu t\u00eb laj\u00eb dhe dezinfektoj\u00eb 500 vendq\u00ebndrime t\u00eb koshave, nd\u00ebrsa vijon detyrimi kontraktual q\u00eb kjo kompani duhet t\u00eb fshij\u00eb 1.9 milion\u00eb metra katror\u00eb rrug\u00eb dhe laj\u00eb 285 mij\u00eb metra katror\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb rrug\u00ebve kryesore n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Nga v\u00ebzhgimi n\u00eb terren i Faktoje.al, mbetjet t\u00ebrhiqen n\u00eb koh\u00eb, por n\u00eb zona t\u00eb caktuara ka probleme me tejmbushjen e kazan\u00ebve, madje deri n\u00eb rrug\u00eb. Ndon\u00ebse problemet me mbetjet n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb nuk merreshin n\u00eb koh\u00eb jan\u00eb cil\u00ebsuar nga bashkia e kryeqytetit si \u00e7\u00ebshtje teknike e kalimit nga nj\u00eb kontraktor tek nj\u00eb tjet\u00ebr \u201cEco Tirana\u201d ishte parap\u00ebrgatitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender, q\u00eb do t\u00eb fitonte q\u00eb n\u00eb mars t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ndon\u00ebse kontrata u lidh n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/watch\/?v=1172257050719181\">shtator.<\/a><\/p>\n<p>Faktoje.al\u00a0v\u00ebzhgoi faqen e \u201cEco Tirana\u201d n\u00eb rrjetet sociale e cila njoftohen tendera p\u00ebr disa blerje t\u00eb kazan\u00ebve t\u00eb mbetjeve, apo edhe automjete, duke paraqitur edhe ofert\u00ebn dhe fondin limit p\u00ebrkat\u00ebs. N\u00eb thuajse t\u00eb gjith\u00eb njoftimet e tenderit, kur i referohet blerjes s\u00eb koshave e sakt\u00ebson: \u201ct\u00eb p\u00ebrdorura\u201d, duke vendosur n\u00eb dyshim cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<div class=\"wp-block-image\">\n<a class=\"td-modal-image\" href=\"https:\/\/faktoje.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/image-76.png\"><\/a>Screenshot nGa faqja e ECO-TIRANA\n<\/div>\n<p>Po ashtu dezinfektimi i zonave t\u00eb caktuara si vendgrumbullim mbetjesh n\u00eb qytet nuk kryhet n\u00eb koh\u00eb, \u00e7\u2019ka konstatohet lirsh\u00ebm n\u00eb thuajse \u00e7do zon\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr kazan\u00ebt e mbetjeve.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>SHIJAKU DHE PLEHRAT<\/strong><\/h2>\n<p>Si p\u00ebr ironi, pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb vend ku mezi duken tre kosha mbetjesh, n\u00eb nj\u00eb tabel\u00eb t\u00eb cop\u00ebtuar shkruhet: \u201cNdalohet hedhja e Mbeturinave\u201d! Jemi n\u00eb aksin kryesor t\u00eb hyrjes nga superstrada Tiran\u00eb-Durr\u00ebs drejt zon\u00ebs turistike t\u00eb Hamallajt dhe Gjirit t\u00eb Lalzit.<\/p>\n<p><a class=\"td-modal-image\" href=\"https:\/\/faktoje.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/image-78.png\"><\/a>Foto ne aksin kryesor t\u00eb hyrjes nga superstrada Tiran\u00eb-Durr\u00ebs drejt zon\u00ebs turistike t\u00eb Hamallajt dhe Gjirit t\u00eb Lalzit<\/p>\n<p>Mbetje kudo, pirgje me thas\u00eb t\u00eb zinj dhe mbetje t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb zen\u00eb syt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aks disi t\u00eb shkret\u00eb tani, por mjaft t\u00eb populluar n\u00eb stin\u00ebn e ver\u00ebs nga frekuentimi i plazhit.<\/p>\n<p>P\u00ebr Dashamir Herrin puna n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb vog\u00ebl karburanti \u00ebsht\u00eb disi angari me orar t\u00eb zgjatur, por v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nuk e ka nga mundi i pun\u00ebs, por pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb lirisht. \u201cI shihni plehrat si jan\u00eb hedhur? Nuk vjen kush t\u2019i marr\u00eb, na mbyt\u00ebn\u201d thot\u00eb p\u00ebr\u00a0Faktoje.al\u00a0Herri. Ai shprehet se disa her\u00eb banor\u00ebt e fshatrave Maminas, Rad\u00eb, Hamallaj dhe Sukth i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb Bashkis\u00eb Shijak p\u00ebr problemin e mbetjeve, por nuk marrin masat.<\/p>\n<div class=\"wp-block-image\">\n<a class=\"td-modal-image\" href=\"https:\/\/faktoje.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/image-80.png\"><\/a>\n<\/div>\n<p>\u201cMe dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra q\u00ebndrojn\u00eb aty dhe mesa na kan\u00eb th\u00ebn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb problem i transportit, por i p\u00ebrpunimit t\u00eb mbetjeve\u201d, shton nj\u00eb i ri i cili shprehet se n\u00eb disa raste n\u00eb rrjete t\u00eb ndryshme sociale ka publikuar pirgjet me mbetje, por tashm\u00eb nuk ka asnj\u00eb reagim.<\/p>\n<p>Nga v\u00ebzhgimi q\u00eb Faktoje.al b\u00ebri n\u00eb terren situata duket paksa m\u00eb e stabilizuar n\u00eb zon\u00ebn e Hamallajt dhe Sukthit, ku jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pak\u00ebta mbetjet, ndon\u00ebse pran\u00eb Hidrovorit t\u00eb Sukthit mbetjet kryesisht t\u00eb plastik\u00ebs shp\u00ebrndahen kudo duke krijuar ndotje t\u00eb dukshme.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>INCINERATORI SI AFER\u00cb<\/strong><\/h2>\n<p>Kontrata p\u00ebr trajtimin e mbetjeve urbane n\u00eb Tiran\u00eb u n\u00ebnshkrua m\u00eb 31 gusht 2017 mes Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit dhe kompanis\u00eb \u201cIntegrated Energy BV SPV\u201d, e regjistruar n\u00eb Holland\u00eb. Sipas k\u00ebsaj kontrate, projekti p\u00ebrfshinte rehabilitimin e venddepozitimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Sharr\u00eb, si dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb landfilli dhe nj\u00eb inceneratori p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Projekti p\u00ebr Inceneratorin e Tiran\u00ebs do t\u00eb kushtonte 128 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa po sipas kontrat\u00ebs kjo kompani siguronte 29 euro p\u00ebr trajtimin e nj\u00eb ton mbetje, ku \u201cfurnizuesja\u201d kryesore do t\u00eb ishte Bashkia Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me (SPAK) zbuluan dyshime p\u00ebr korrupsion lidhur me Inceneratorin e Tiran\u00ebs. Klodian Zoto dhe Mirel M\u00ebrtiri, t\u00eb identifikuar si pronar\u00ebt de facto t\u00eb kompanis\u00eb, akuzohen p\u00ebr falsifikim faturash dhe p\u00ebrvet\u00ebsim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 409 milion\u00eb lek\u00ebve nga buxheti i shtetit.<\/p>\n<p>M\u00eb 7 dhjetor 2023, u\u00a0<a href=\"https:\/\/spak.gov.al\/njoftim-per-shtyp-date-17-11-2024\/\">l\u00ebshuan<\/a>\u00a012 urdh\u00ebr-arreste. Mes t\u00eb ndaluarve ishin Namik Simixhiu, Drejtori i Pastrimit t\u00eb Mbetjeve Urbane n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, Bledar Karoli nga Ministria e Mjedisit, dhe Jetmir Llapaj nga Qendra Komb\u00ebtare e Biznesit. Gjithashtu, Taulant Tushe, Drejtor i Pun\u00ebve Publike n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, u vet\u00ebdor\u00ebzua. Masa e \u201carrestit me burg\u201d u ekzekutua p\u00ebr ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr aferat e incenerator\u00ebve t\u00eb Fierit dhe Elbasanit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb zyrtar\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb P\u00ebllumb Abeshin, Alba Thomain, Valbona Ballgjinin, Sidita Koplikun, Etleva Kondin dhe Sidita Tol\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e komisionit p\u00ebr dh\u00ebnien e koncesionit, u vendos\u00ebn n\u00eb \u201carrest sht\u00ebpie\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Mirel M\u00ebrtiri dhe Klodian Zoto\u00a0<a href=\"https:\/\/spak.gov.al\/njoftim-per-shtyp-date-02-08-2024\/\">mbeten<\/a>\u00a0n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, s\u00eb bashku me Erjon Muratajn, nj\u00eb tjet\u00ebr an\u00ebtar i komisionit.<\/p>\n<p><em><strong>\/Faktoje.al\/<\/strong><\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga SEBI ALLA \u201cNdotje thuajse zero, trajtim t\u00eb mbi 850 ton mbetjesh n\u00eb dit\u00eb t\u00eb mb\u00ebrritura nga tre bashki dhe prodhim 15.4 megavat or\u00eb energji nga p\u00ebrpunimi n\u00eb Inceneratorin e Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2025\u201d. Ky ishte premtimi i koncesionarit dhe\u00a0jemi\u00a0pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, por \u201cfundi i lumtur\u201d nuk erdhi kurr\u00eb, pasi Inceneratori i Tiran\u00ebs mbetet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5966","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5966","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5966"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5966\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5966"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5966"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5966"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}