{"id":59606,"date":"2025-12-22T16:48:17","date_gmt":"2025-12-22T16:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/22\/10-milione-euro-per-cokollata-e-biskota\/"},"modified":"2025-12-22T16:48:17","modified_gmt":"2025-12-22T16:48:17","slug":"10-milione-euro-per-cokollata-e-biskota","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/22\/10-milione-euro-per-cokollata-e-biskota\/","title":{"rendered":"10 milion\u00eb euro p\u00ebr \u00e7okollata e biskota \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Hetimet e zhvilluara nga SPAK n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dosjes AKSHI, kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah edhe dyshime p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb transferimi dhe pastrimi parash.<\/p>\n<p>Konkretisht, gjat\u00eb viteve 2018, 2020 dhe 2021, nj\u00eb shum\u00eb totale prej rreth 10 milion\u00eb eurosh \u00ebsht\u00eb transferuar p\u00ebrmes faturimeve drejt nj\u00eb subjekti q\u00eb ushtron aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e shp\u00ebrndarjes s\u00eb \u00e7okollatave dhe biskotave.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e dosjes rezulton se nd\u00ebr personat e proceduar ndodhet edhe biznesmeni Rogers Rryta. Sipas hetimeve, ai dhe babai i tij zot\u00ebrojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201cMega Distribution\u201d, e cila ushtron aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e import-eksportit t\u00eb produkteve ushqimore dhe veshjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarimet e dh\u00ebna p\u00ebrpara Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, Rogers Rryta ka pohuar se, n\u00eb sektorin e produkteve ushqimore, subjekti q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson ka p\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb e kompanis\u00eb \u201c\u00dclker\u201d dhe se tregtimi p\u00ebrqendrohet kryesisht n\u00eb k\u00ebto produkte.<\/p>\n<p>Ai ka deklaruar gjithashtu, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, se aktiviteti i shoq\u00ebris\u00eb kufizohet vet\u00ebm n\u00eb tregtimin e produkteve ushqimore dhe veshjeve, duke theksuar se nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje apo aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit apo produkteve IT.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Rryta ka sqaruar se ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie tregtare me shoq\u00ebrit\u00eb \u201cFastech\u201d dhe \u201cSoft &amp; Solution\u201d, por ka deklaruar se nuk i kujtohet m\u00ebnyra se si ka nisur kjo marr\u00ebdh\u00ebnie tregtare gjat\u00eb periudh\u00ebs kur ai ushtronte detyr\u00ebn e administratorit t\u00eb \u201cMega Distribution\u201d.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga dosja:<\/strong><\/p>\n<p>Nga hetimet rezulton gjithashtu se, subjekti \u201cSoft &amp; Solution\u201d sh.p.k. dhe \u201cFastech\u201d sh.p.k., per periudhen 2018 \u2013 2021 kane blere produkte nga subjekti \u201cMega Distribution\u201d. Ky subjekt aktualisht rezulton ne pron\u00ebsi\u00a0 dhe administrim te shtetasit Bedri Rryta\u2026.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb administrator i kompanis\u00eb ka patur marr\u00ebdh\u00ebnie tregtare me kompanit\u00eb \u201cFastech\u201d sh.p.k. dhe \u201cSoft &amp; Solution\u201d sh.p.k. p\u00ebr tregtimin e \u00e7okollatave dhe biskotave. Nuk e mban mend si ka filluar konkretisht kjo marr\u00ebdh\u00ebnie tregtare. Nuk ka patur kontrata me k\u00ebto kompani dhe nuk i kujtohet se \u00e7far\u00eb produkti kan\u00eb bler\u00eb ato, si jan\u00eb transportuar, ku kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb magazinuara etj.<\/p>\n<p>Lidhur me kreditimet me fonde t\u00eb vazhdueshme gjat\u00eb viteve 2018, 2020 dhe 2021, n\u00eb shum\u00eb totale mbi 10 milion euro n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb subjektit t\u00eb tij, n\u00eb monedhat Euro, USD dhe ALL, deklaron se jan\u00eb pagesa ndaj faturave q\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr shitje. K\u00ebto fatura lidhen me shitjen e \u00e7okollatave dhe biskotave. K\u00ebto fonde jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb vazhduar aktivitetin tregtar q\u00eb ai ka. Nuk ka dijeni p\u00ebr aktivitetin tregtar q\u00eb kryejn\u00eb subjektet \u201cFastech\u201d sh.p.k. dhe \u201cSoft &amp; Solution\u201d sh.p.k. Nuk njeh shtetasin Ermal Beqiri, nuk ka patur ndonj\u00ebher\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb. Nuk njeh shtetasin Andis Papa, nuk ka patur ndonj\u00ebher\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim deklaron edhe lidhur me shtetasit Ergys Agasi dhe Mirlinda Kar\u00e7anaj.<\/p>\n<p>Nga pyetja e administrator\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebrive \u201cFirst\u201d dhe \u201cFastech\u201d sh.p.k., rezultuan me interes t\u00eb dh\u00ebnat si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Konkretisht, m\u00eb dat\u00eb 18.11.2025, u b\u00eb marrja n\u00eb pyetje e shtetasit G\u00ebzim Hoxha, me detyr\u00eb administrator dhe ortak i shoq\u00ebris\u00eb \u201cFirst\u201d sh.p.k., i cili shpjegoi se:<\/p>\n<p>Aktualisht jam administrator i shoq\u00ebris\u00eb \u201cFirst\u201d sh.p.k. dhe gjithashtu ortak i vet\u00ebm i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie qysh prej vitit 2008. Shoq\u00ebria ka si aktivitet ofrimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb integrimit t\u00eb sistemeve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, ose \u2018sh\u00ebrbim me \u00e7el\u00ebsa n\u00eb dor\u00eb\u2019, n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb dhe informacionit, specifikisht n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb kibernetike, por kemi dhe objekt konsulence dhe sh\u00ebrbime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, lidhur me sh\u00ebrbimet dhe bashk\u00ebpunimet e shoq\u00ebris\u00eb me operator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ekonomik\u00eb, shtetasi G\u00ebzim Hoxha deklaroi se:<\/p>\n<p>M\u00eb pas AKSHI ka prokuruar nj\u00eb procedur\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me fush\u00ebn e siguris\u00eb kibernetike me AKSIK, pra menaxhimin e rrezikut t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore, procedur\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne kemi marr\u00eb pjes\u00eb dhe jemi shpallur fitues si operator ekonomik i vet\u00ebm. Ajo q\u00eb kompania ime ofronte n\u00eb kontrat\u00eb ishte pjesa e integrimit dhe arkitektur\u00ebs s\u00eb sistemit, q\u00eb e b\u00ebnim me punonj\u00ebsit tan\u00eb, nd\u00ebrsa lidhur me pjes\u00ebn e \u2018software-it\u2019, pjesa e moduleve do t\u00eb n\u00ebnkontraktohej nga shoq\u00ebria \u2018Soft &amp; Solution\u2019 sh.p.k., pasi ne p\u00ebrzgjodh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpunonim me k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri. Ajo kishte tashm\u00eb eksperienc\u00eb n\u00eb kontratat me n\u00ebnshkrim elektronik, e cila ishte nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb specifike p\u00ebr zgjidhjen q\u00eb do t\u2019i jepet Autoriteti Kontraktor.<\/p>\n<p>Pasi p\u00ebrfundoi procedura dhe ne u shpall\u00ebm fitues, u takuam me shtetasin Ermal Beqiri dhe Arjola Koromanis, si p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u2018Soft &amp; Solution\u2019 sh.p.k., p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndarjen e moduleve q\u00eb ata do t\u00eb b\u00ebnin. Duke qen\u00eb se deklaruan se ishin t\u00eb z\u00ebn\u00eb dhe nuk kishin mund\u00ebsi, m\u00eb than\u00eb q\u00eb k\u00ebto module do t\u2019i b\u00ebnte nj\u00eb kompani tjet\u00ebr, me reputacion dhe staf t\u00eb kualifikuar q\u00eb mund ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, konkretisht shoq\u00ebria \u2018EA Solution\u2019.<\/p>\n<p>E pyeta Ermalin n\u00ebse kjo shoq\u00ebri ishte n\u00eb rregull me pun\u00ebt, fiskal dhe ligj\u00ebrisht, dhe m\u00eb tha se ishte n\u00eb rregull dhe kishte staf shum\u00eb t\u00eb kualifikuar. Nga stafi i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie m\u00eb pas, kam kontaktuar shtetasen Ina, mbiemrin nuk ia mbaj mend. Paga m\u00eb duket, e cila ishte edhe administratorja e shoq\u00ebris\u00eb. Me t\u00eb jam takuar n\u00eb ambientet e shoq\u00ebris\u00eb \u2018Soft &amp; Solution\u2019.<\/p>\n<p>Nuk kam pyetur dhe nuk kam k\u00ebrkuar informacion shtes\u00eb mbi stafin apo selin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb, pasi edhe n\u00eb kontrat\u00eb ishte e parashikuar q\u00eb un\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebja asnj\u00eb pages\u00eb n\u00ebse nuk do t\u00eb kryhej sh\u00ebrbimi sipas parashikimeve kontraktore. Nuk kam patur ndonj\u00eb arsye p\u00ebr t\u2019i pyetur rreth zyrave apo punonj\u00ebsve, pasi interes ishte q\u00eb produkti t\u00eb dor\u00ebzohej sipas parashikimeve kontraktore dhe sipas fjal\u00ebs q\u00eb kjo shoq\u00ebri m\u00eb prezantoi nga \u2018Soft &amp; Solution\u2019, e cila, m\u00eb duhet ta them, kishte nj\u00eb reputacion t\u00eb mir\u00eb dhe kishte p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb pun\u00ebt q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb. Ata m\u00eb dhan\u00eb edhe sigurin\u00eb q\u00eb kompania \u2018EA Solution\u2019 mund ta dor\u00ebzonte produktin dhe se mund ta b\u00ebnte pun\u00ebn.\u201d<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hetimet e zhvilluara nga SPAK n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dosjes AKSHI, kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah edhe dyshime p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb transferimi dhe pastrimi parash. Konkretisht, gjat\u00eb viteve 2018, 2020 dhe 2021, nj\u00eb shum\u00eb totale prej rreth 10 milion\u00eb eurosh \u00ebsht\u00eb transferuar p\u00ebrmes faturimeve drejt nj\u00eb subjekti q\u00eb ushtron aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e shp\u00ebrndarjes s\u00eb \u00e7okollatave dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59606","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59606","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59606"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59606\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59606"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59606"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59606"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}