{"id":5954,"date":"2025-01-31T20:46:53","date_gmt":"2025-01-31T20:46:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/31\/trafikim-e-kontrabande-gjkko-denon-tete-persona-emrat\/"},"modified":"2025-01-31T20:46:53","modified_gmt":"2025-01-31T20:46:53","slug":"trafikim-e-kontrabande-gjkko-denon-tete-persona-emrat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/31\/trafikim-e-kontrabande-gjkko-denon-tete-persona-emrat\/","title":{"rendered":"Trafikim e kontraband\u00eb\/ GJKKO d\u00ebnon tet\u00eb persona (Emrat)"},"content":{"rendered":"<p>GJKKO e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi ka shpallur vendimin p\u00ebr t\u00eb dyshuarit p\u00ebr kontraband\u00eb mallrash, mos deklarim t\u00eb ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licenc\u00eb t\u00eb aktiviteteve financiare.<\/p>\n<p>K\u00ebta persona dyshohet se kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri bizhuteri luksoze q\u00eb dyshohet se jan\u00eb vjedhur n\u00eb Franc\u00eb dhe shitur n\u00eb vendin ton\u00eb. Mes t\u00eb dyshuarve \u00ebsht\u00eb Sokol Idrizi, ish-shoferi i Ardi Veliut.<\/p>\n<p>Gjykata e posa\u00e7me ka vendosur d\u00ebnimin e:<\/p>\n<p>Agustin Mesulit\u00a0 11 vite burg me gjykim t\u00eb shkurtuar 7 vite e 5 muaj burg<br \/>\nAltin Doda\u00a0 11 vite burg me gjykim t\u00eb shkurtuar 7 vite e 5 kuaj<br \/>\nSokol Idrizaj\u00a0 8 vite burg me gjykim t\u00eb shkurtuar 5 vite e 7 nuaj burg<br \/>\nElda Idrizaj\u00a0\u00a0\u00a0 8 vite burg me gjykim t\u00eb shkurtuar 5 vite e 7 nuaj burg<br \/>\nFlorian Baku 11 vite burg me gjykim t\u00eb shkurtuar 7 vite e 5 muaj<br \/>\nEgi Idrizaj\u00a0 7 vite burg me gjykim t\u00eb shkurtuar 4 vite e 7 muaj per shkak t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs pezullim i denimit me burg<br \/>\nBora Idrizaj 2 vite burg i konvertohet ne sherbim prove<br \/>\nVangjush Kashari, i pafajsh\u00ebm<br \/>\nTomor Baruti\u00a0 2 vite burg i konvertohet ne\u00a0 sherbim prove<\/p>\n<p>Ata dyshohen se kan\u00eb transportuar sende t\u00eb vjedhura dhe me vler\u00eb t\u00eb \u00e7muar nga shteti \u00a0francez drejt Shqip\u00ebris\u00eb, ku jan\u00eb shitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb dhe kontraband\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb argjendarie argjendaris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Po ashtu edhe n\u00ebp\u00ebrmjet faqeve online.<\/p>\n<p><strong>HETIMET E SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Ishin dy grupet kriminale q\u00eb kryenin kontraband\u00eb t\u00eb parave dhe bizhuterive t\u00eb vjedhura nga Franca p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, ku ishte i p\u00ebrfshir\u00eb edhe Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut, si edhe familjar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Sipas SPAK,\u00a0nj\u00eb grup\u00a0kriminal i krijuar n\u00eb rajonin e Lionit-Franc\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00eb grup kriminal nga Shqip\u00ebria, koordinonte aktivitete t\u00eb ndryshme t\u00eb paligjshme, dhe fitimet e realizuara i d\u00ebrgonte n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<div>\n<div>Nga hetimet ka rezultuar se veprimtaria kriminale e tyre kamuflohej pas aktivitetit t\u00eb disa agjencive t\u00eb udh\u00ebtimeve, me objekt veprimtarie n\u00eb transportin e udh\u00ebtar\u00ebve dhe mallrave nga Shqip\u00ebria drejt vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian dhe anasjelltas.<\/div>\n<\/div>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka zbardhur rolet e dy grupeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari kriminale. Sipas SPAK:<\/p>\n<p><strong>Grupi i par\u00eb<\/strong>, p\u00ebrb\u00ebhet nga t\u00eb pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku, personat e proceduar nga autoritetet franceze t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb Sokol Briant (alias Brahimi, alias Balili), Dritan Ulqinaku, etj.<\/p>\n<p>Nga hetimet e kryera nga autoritetet franceze ka rezultuar e provuar se Sokol Briant, pas grumbullimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme t\u00eb sendeve t\u00eb vjedhura (nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij), si dhe shumave monetare q\u00eb rridhnin nga veprimtaria kriminale n\u00eb Hotel d\u2019Alsace (i cili menaxhohej po nga Sokoli), i\u2019a dor\u00ebzonte t\u00eb pandehurve Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Dritan Ulqinaku, t\u00eb cil\u00ebt punonin si shofer\u00eb n\u00eb itinerarin Shqip\u00ebri-Franc\u00eb-Shqip\u00ebri, dhe merrnin p\u00ebrsip\u00ebr transportin e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb, kundrejt fitimit nga 3%-7%.<\/p>\n<p><strong>Grupi i dyt\u00eb,<\/strong>\u00a0p\u00ebrb\u00ebhet nga t\u00eb pandehurit Sokol, Elda, Egi Idrizaj, dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre t\u00eb proceduar nga autoritetet franceze, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ushtruar veprimtarin\u00eb e paligjshme kriminale n\u00ebp\u00ebrmjet transportimit t\u00eb shumave monetare t\u00eb padeklaruara nga Shqip\u00ebria-Franc\u00eb, dhe blerjes s\u00eb produkteve t\u00eb luksit nga firmat m\u00eb prestigjioze po n\u00eb Franc\u00eb. Blerje t\u00eb cilat jan\u00eb realizuar si me para n\u00eb dor\u00eb, ashtu dhe n\u00ebp\u00ebrmjet kartave bankare (t\u00eb hapura n\u00eb emrin e tyre si dhe t\u00eb lidhjeve t\u00eb tyre shoq\u00ebrore).<\/p>\n<p>K\u00ebto produkte jan\u00eb transportuar nga t\u00eb pandehurat Elda dhe Egi Idrizaj, nga t\u00eb pandehurit Dejvi Sk\u00ebnderaj dhe Bora Idrizaj, si dhe nga kompanit\u00eb e transportit \u201cErdisa Tours\u201d, \u201cAltini Travel\u201d dhe \u201cTani Tours\u201d, t\u00eb cilat jan\u00eb futur kontraband\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se, t\u00eb pandehurit Idrizaj, p\u00ebr interesa t\u00eb aktivitetit t\u00eb paligjsh\u00ebm kriminal merrnin shuma t\u00eb konsiderueshme monetare me p\u00ebrqindje (deri n\u00eb 10% n\u00eb muaj), nga persona t\u00eb cilat nuk ishin t\u00eb licencuar p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb aktivitet t\u00eb till\u00eb, e m\u00eb konkretisht nga t\u00eb pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda, Vangjush Kashara dhe Tomorr Barruti, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb konsumuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale \u201cUshtrimi pa licenc\u00eb i veprimtaris\u00eb bankare\u201d.<\/p>\n<p>Drejtuesit e kompanive t\u00eb transportit \u201cErdisa Tours\u201d, \u201cAltini Travel\u201d dhe \u201cTani Tours\u201d, respektivisht t\u00eb pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Dritan Ulqinaku, kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr transportin e produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale dhe dor\u00ebzimin e tyre t\u00eb sigurt me garanci 100% n\u00eb Shqip\u00ebri, duke patur mb\u00ebshtetjen e autoriteteve policore n\u00eb Pik\u00ebn e Kalimit Kufitar Port Durr\u00ebs, e m\u00eb konkretisht t\u00eb pandehurve Gentian Aga dhe Alid Shehi, t\u00eb cil\u00ebt me veprimet ose mosveprimet e tyre n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, kan\u00eb konsumuar vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, parashikuar si krim nga neni 248 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Bazuar edhe n\u00eb aktet e administruara nga autoritetet franceze t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb kuadrin e dosjes \u201cShkod\u00ebr42\u201d, ka rezultuar se gjat\u00eb periudh\u00ebs objekt hetimi jan\u00eb konstatuar mbi 300 vjedhje t\u00eb kryera, dhe sendet e vjedhura (kryesisht bizhuteri prej ari, or\u00eb dore, pajisje elektronike etj),\u00a0 i\u2019a kan\u00eb rishitur subjektit Sokol Briant, n\u00eb ambientet e hotelit ku punonte n\u00eb Lyon-Franc\u00eb, dhe disa prej k\u00ebtyre produkteve t\u00eb krimit, jan\u00eb sekuestruar n\u00eb banesat e t\u00eb pandehurve.<\/p>\n<p><strong>\u00c7FAR\u00cb U SEKUESTRUA<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb kontrolleve t\u00eb ushtruar n\u00eb territorin shqiptar,\u00a0<strong>jan\u00eb sekuestruar:<\/strong><\/p>\n<p>59.100 Euro; 10 000 USD kanadez; 57 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume &amp; 7Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice); 1 (nj\u00eb) aparat fotografik; 9 laptop\u00eb; 7 I-Pad; 3 tablet; 28 aparate celular\u00eb; 2 kompjutera; 33 cop\u00eb bizhu dhe 2 monedha ari; 1 stilolaps Cartier; 2 Stilograf\u00eb; sasi e konsiderueshme syze dielli t\u00eb markave t\u00eb ndryshme (DG; Louis Vuitton; Ray Ban; Giorgio Armani; Versace); sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi, Channel Blue, Armani \u201cSi\u201d, Louis Vuitton); karta t\u00eb ndryshme bankare; veshje t\u00eb markave t\u00eb ndryshme (Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga); \u00e7anta apo k\u00ebpuc\u00eb t\u00eb firmave prestigjoze etj.<\/p>\n<p>Autoritete franceze kan\u00eb sekuestruar: sasi 305,000 Euro (230,000 Euro n\u00eb kart\u00ebmonedha, dhe pjesa tjet\u00ebr n\u00eb llogarit\u00eb e personave t\u00eb proceduar); 115 cop\u00eb bizhu t\u00eb ndryshme; 50 or\u00eb dore t\u00eb markave t\u00eb ndryshme luksoze etj.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/01\/31\/trafikim-e-kontrabande-gjkko-denon-tete-persona-emrat\/\">Trafikim e kontraband\u00eb\/ GJKKO d\u00ebnon tet\u00eb persona (Emrat)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GJKKO e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi ka shpallur vendimin p\u00ebr t\u00eb dyshuarit p\u00ebr kontraband\u00eb mallrash, mos deklarim t\u00eb ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licenc\u00eb t\u00eb aktiviteteve financiare. K\u00ebta persona dyshohet se kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri bizhuteri luksoze q\u00eb dyshohet se jan\u00eb vjedhur n\u00eb Franc\u00eb dhe shitur n\u00eb vendin ton\u00eb. Mes t\u00eb dyshuarve \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5954","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5954","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5954"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5954\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5954"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5954"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5954"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}