{"id":59494,"date":"2025-12-22T08:29:32","date_gmt":"2025-12-22T08:29:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/22\/festat-e-fundvitit-policia-plan-masash-ne-kufi-dhe-porte\/"},"modified":"2025-12-22T08:29:32","modified_gmt":"2025-12-22T08:29:32","slug":"festat-e-fundvitit-policia-plan-masash-ne-kufi-dhe-porte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/22\/festat-e-fundvitit-policia-plan-masash-ne-kufi-dhe-porte\/","title":{"rendered":"Festat e fundvitit, policia plan masash n\u00eb kufi dhe porte"},"content":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave p\u00ebr festat e fundvitit, me q\u00ebllim garantimin e rendit dhe siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Masat konsistojn\u00eb n\u00eb shtimin e prezenc\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve policore me uniform\u00eb dhe atyre t\u00eb Policis\u00eb Kriminale n\u00eb territor, me q\u00ebllim garantimin e rendit dhe siguris\u00eb publike, si dhe parandalimin e ngjarjeve t\u00eb mundshme kriminale.<\/p>\n<p>Po ashtu do t\u00eb ket\u00eb edhe masa shtes\u00eb edhe n\u00eb pikat kufitare gjat\u00eb hyrjeve\/daljeve t\u00eb shtetasve n\u00eb territorin e vendit, duke shtuar sportelet dhe burimet njer\u00ebzore n\u00eb t\u00eb gjitha pikat e kalimit kufitar.<\/p>\n<p>Policia sqaron se n\u00eb pikat tok\u00ebsore, do t\u00eb intensifikohet bashk\u00ebpunimi i nd\u00ebrsjell\u00eb me homolog\u00ebt, me q\u00ebllim krijimin e leht\u00ebsirave ligjore, shmangien e radh\u00ebve t\u00eb gjata dhe sigurimin e l\u00ebvizjeve t\u00eb nj\u00ebtrajtshme n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e kufirit.<\/p>\n<p>Qarkullimi rrugor do t\u00eb monitorohet me mjete inteligjente shpejt\u00ebsimat\u00ebse, dron\u00eb, alkooltestues, si dhe do t\u00eb k\u00ebt\u00eb shtim t\u00eb patrullave t\u00eb l\u00ebvizshme t\u00eb Policis\u00eb Rrugore n\u00eb t\u00eb gjitha qendrat urbane dhe akset rrugore urbane e interurbane, me q\u00ebllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te siguris\u00eb rrugore.<\/p>\n<p><strong>Policia e Shtetit\/<\/strong>Gatishm\u00ebri, sh\u00ebrbim i p\u00ebrforcuar dhe angazhim maksimal, p\u00ebr t\u00eb garantuar rendin dhe sigurin\u00eb publike, gjat\u00eb festave t\u00eb fundvitit dhe dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb vitit t\u00eb Ri 2026.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtyre objektivave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, si dhe parandalimin e incidenteve dhe ngjarjeve kriminale, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit ka hartuar nj\u00eb plan t\u00eb posa\u00e7\u00ebm masash, me detyra t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuara p\u00ebr \u00e7do struktur\u00eb policore vendore dhe qendrore.<br \/>\nMasat konsistojn\u00eb n\u00eb:<\/p>\n<p>-shtimin e prezenc\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve policore me uniform\u00eb dhe atyre t\u00eb Policis\u00eb Kriminale n\u00eb territor, me q\u00ebllim garantimin e rendit dhe siguris\u00eb publike, si dhe parandalimin e ngjarjeve t\u00eb mundshme kriminale;<\/p>\n<p>-menaxhimin dhe ofrimin e sh\u00ebrbimeve n\u00eb PKK-t\u00eb gjat\u00eb hyrjeve\/daljeve t\u00eb shtetasve n\u00eb territorin e vendit, duke shtuar sportelet dhe burimet njer\u00ebzore n\u00eb t\u00eb gjitha pikat e kalimit kufitar. N\u00eb pikat tok\u00ebsore, do t\u00eb intensifikohet bashk\u00ebpunimi i nd\u00ebrsjell\u00eb me homolog\u00ebt, me q\u00ebllim krijimin e leht\u00ebsirave ligjore, shmangien e radh\u00ebve t\u00eb gjata dhe sigurimin e l\u00ebvizjeve t\u00eb nj\u00ebtrajtshme n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e kufirit;<\/p>\n<p>-rritjen e kontrollit n\u00eb pikat e kalimit kufitar dhe shtimin e patrullimeve n\u00eb kufirin e gjelb\u00ebr, me q\u00ebllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare;<\/p>\n<p>-intensifikimin e masave p\u00ebr monitorimin e qarkullimit rrugor, duke p\u00ebrdorur mjete inteligjente shpejt\u00ebsimat\u00ebse, dron\u00eb, alkooltestues, si dhe shtimin e patrullave t\u00eb l\u00ebvizshme t\u00eb Policis\u00eb Rrugore n\u00eb t\u00eb gjitha qendrat urbane dhe akset rrugore urbane e interurbane, me q\u00ebllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te siguris\u00eb rrugore.<\/p>\n<p>(N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, sqarojm\u00eb se deklarata publike e b\u00ebr\u00eb nga kreu i Sindikat\u00ebs s\u00eb Punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb, Sadetin Fishta se punonj\u00ebsit e Policis\u00eb kan\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb masa administrative pasi n\u00eb rast se nuk plot\u00ebsojn\u00eb numrin e k\u00ebrkuar k\u00ebrc\u00ebnohen p\u00ebr transferime apo ulje n\u00eb detyr\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e pav\u00ebrtet\u00eb. Theksojm\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe opinionin publik se nuk ka asnj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb till\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb caktuar masash administrative.<br \/>\nMasat administrative, ashtu si fushatat sensibilizuese dhe masat k\u00ebshilluese, jan\u00eb mjete q\u00eb p\u00ebrdoren ndaj shkel\u00ebsve t\u00eb rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor dhe kan\u00eb objektiva vet\u00ebm garantimin e siguris\u00eb rrugore dhe parandalimin e aksidenteve)<\/p>\n<p>-bashk\u00ebpunimin me organet e pushtetit vendor dhe drejtuesit e institucioneve fetare p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e ceremonive festive p\u00ebr Krishtlindje dhe Vit t\u00eb Ri, si dhe koordinimin e veprimeve me Policit\u00eb Bashkiake n\u00eb qarqe;<\/p>\n<p>-rritjen e prezenc\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb Policis\u00eb n\u00eb sh\u00ebtitore, pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike, n\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb e vendit, p\u00ebr t\u00eb garantuar mbar\u00ebvajtjen e festimeve gjat\u00eb nat\u00ebs s\u00eb Krishtlindjes dhe gjat\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve;<\/p>\n<p>-shtimin e masave p\u00ebr mbajtjen n\u00ebn kontroll t\u00eb rendit dhe siguris\u00eb n\u00eb ambiente te ndryshme, restorante, lokale dhe qendra tregtare q\u00eb kan\u00eb frekuentim t\u00eb lart\u00eb qytetar\u00ebsh, me q\u00ebllim parandalimin e konflikteve dhe ngjarjeve kriminale;<\/p>\n<p>-sigurimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb informacioneve p\u00ebr parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe p\u00ebr kapjen e personave t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr ngjarje kriminale dhe nxjerrjen e tyre p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale;<\/p>\n<p>-intensifikimin e kontrolleve ndaj subjekteve q\u00eb tregtojn\u00eb l\u00ebnd\u00eb piroteknike (fishekzjarre, kapsolla), n\u00eb bashk\u00ebpunim me strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shp\u00ebtimit dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese;<\/p>\n<p>-rritjen e gatishm\u00ebris\u00eb dhe shtimin e sh\u00ebrbimeve policore n\u00eb banka, zyra t\u00eb k\u00ebmbimit valutor, qendra tregtare, tregje te ndryshme dhe objekte t\u00eb tjera ku administrohen vlera monetare dhe materiale;<\/p>\n<p>-bashk\u00ebpunimin me sh\u00ebrbimet private t\u00eb siguris\u00eb fizike (SHPSF), p\u00ebr p\u00ebrforcimin e masave te siguris\u00eb s\u00eb objekteve, si dhe gjat\u00eb shoq\u00ebrimit dhe transportimit t\u00eb vlerave monetare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sh\u00ebrbimet e Forc\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Siguris\u00eb, Drejtoria e Forc\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Operacionale dhe Reparti Special RENEA do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb \u00e7do moment, n\u00eb rast se do t\u00eb jet\u00eb e nevojshme.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e angazhuar p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb ambient sa m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, i fton ata t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb, duke denoncuar ne numrin pa pages\u00eb 112, \u00e7do rast paligjshm\u00ebrie apo indicie p\u00ebr konflikte, p\u00ebrgjat\u00eb dit\u00ebve dhe net\u00ebve festive.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/22\/festat-e-fundvitit-policia-plan-masash-ne-kufi-dhe-porte\/\">Festat e fundvitit, policia plan masash n\u00eb kufi dhe porte<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave p\u00ebr festat e fundvitit, me q\u00ebllim garantimin e rendit dhe siguris\u00eb. Masat konsistojn\u00eb n\u00eb shtimin e prezenc\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve policore me uniform\u00eb dhe atyre t\u00eb Policis\u00eb Kriminale n\u00eb territor, me q\u00ebllim garantimin e rendit dhe siguris\u00eb publike, si dhe parandalimin e ngjarjeve t\u00eb mundshme kriminale. Po ashtu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59494","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59494","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59494"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59494\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59494"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59494"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59494"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}