{"id":59469,"date":"2025-12-22T07:48:22","date_gmt":"2025-12-22T07:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/22\/nga-politika-te-krimi-dosja-e-spak-kunder-grupit-te-djalit-te-ish-deputetit-socialist\/"},"modified":"2025-12-22T07:48:22","modified_gmt":"2025-12-22T07:48:22","slug":"nga-politika-te-krimi-dosja-e-spak-kunder-grupit-te-djalit-te-ish-deputetit-socialist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/22\/nga-politika-te-krimi-dosja-e-spak-kunder-grupit-te-djalit-te-ish-deputetit-socialist\/","title":{"rendered":"Nga politika te krimi\/ Dosja e SPAK kund\u00ebr grupit t\u00eb djalit t\u00eb ish-deputetit socialist \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Mbr\u00ebmjen e 27 janarit 2021, shoferi i nj\u00eb kamioni q\u00eb po transportonte kanabis drejt Turqis\u00eb njoftoi \u201cshefin\u201d e tij n\u00eb Tiran\u00eb se kishte ngecur n\u00eb kufi, n\u00eb pik\u00ebn e kalimit t\u00eb Kapikules n\u00eb Edirne.<\/p>\n<p>\u201cJam n\u00eb skaner,\u201d shkroi ai p\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi n\u00eb aplikacionin Whatsapp.<\/p>\n<p>Pak minuta m\u00eb von\u00eb, ankthi u rrit, nd\u00ebrsa shoferi i identifikuar si Tomi shkroi s\u00ebrish: \u201cPo b\u00ebjn\u00eb kontroll fizik, Ka dal\u00eb me njoll\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Mesazhet u shp\u00ebrndan\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb rrjetin e kriptuar Sky ECC, ku organizator\u00ebt dhe pronar\u00ebt e drog\u00ebs prisnin me padurim q\u00eb kamioni ta kalonte kufirin. Kaq mjaftoi q\u00eb i gjith\u00eb grupi, nj\u00eb dyzin\u00eb personash bashk\u00eb me djalin e nj\u00eb deputeti socialist t\u00eb koh\u00ebs, Rexhep Rraja, t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb kaos dhe n\u00eb teori komploti p\u00ebr \u2018tradhti\u2019.<\/p>\n<p>Sipas vendimit p\u00ebr mas\u00eb sigurie t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, an\u00ebtar\u00ebt e grupit q\u00ebndruan p\u00ebr dit\u00eb me radh\u00eb t\u00eb fiksuar para televizorit n\u00eb pritje t\u00eb lajmeve q\u00eb konfirmonin kapjen ose jo t\u00eb drog\u00ebs, nd\u00ebrsa komunikimet e tyre n\u00eb Sky ECC u transformuan nga biseda miq\u00ebsore prej ortak\u00ebsh me terma v\u00ebllaz\u00ebror\u00eb, n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime dhe p\u00ebrplasje p\u00ebr parat\u00eb e humbura.<\/p>\n<p>Komunikimet e SKY ECC rreth k\u00ebtij episodi trafiku jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fragment i dosjes voluminoze t\u00eb SPAK, e cila \u00e7oi n\u00eb caktimin e masave t\u00eb siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr 14 persona, p\u00ebrfshi Rexhep Rraj\u00ebn, djali i ish-deputetit Rrahman Rraja, nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb ka simbolizuar nd\u00ebrthurjen e politik\u00ebs me bot\u00ebn e krimit n\u00eb zon\u00ebn e Fush\u00eb-Kruj\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata theksoi rrezikshm\u00ebrin\u00eb e lart\u00eb shoq\u00ebrore t\u00eb t\u00eb akuzuarve, duke vendosur mas\u00ebn e sigurimit personal \u201carrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb list\u00ebn e t\u00eb dyshuarve. P\u00ebrve\u00e7 Rexhep Rraj\u00ebs, jan\u00eb l\u00ebshuar urdhra arresti edhe ndaj Islam Sefa (Xaka), Ervis Shuli, Bujar Sefa (Xaka), Agim Nina (Lorenc Selmani), Hajdar Sefa (Lala), Vidjan Baroka, P\u00ebrparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj (\u00c7oku), Aldo Gjini (Lamandi), Sokol Qaja, Jani \u00c7avo dhe Marvin Bushati.<\/p>\n<p>Ata akuzohen p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201ctrafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve\u201d kryer n\u00eb form\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, \u201ckryerja e veprave penale nga organizata kriminale\u201d dhe \u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb siguruara, SPAK ka rind\u00ebrtuar skem\u00ebn e nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal q\u00eb merrej me trafikimin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike drejt Gjermanis\u00eb, Holand\u00ebs dhe Turqis\u00eb. Hetimi, i cili nisi pas nj\u00eb raporti t\u00eb autoriteteve gjermane nga Braunshvajgu (Braunsch\u00ebeig), zbuloi se grupi siguronte l\u00ebnd\u00ebn narkotike n\u00eb territorin shqiptar, duke e kultivuar ose bler\u00eb, dhe e trafikonte at\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb logjistike t\u00eb sofistikuar.<\/p>\n<p><strong>Rrajat, nga politika te krimi<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e Rexhep Rraj\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje sh\u00ebnon nj\u00eb kapitull t\u00eb ri n\u00eb historin\u00eb e trazuar t\u00eb familjes s\u00eb njohur nga Nikla. P\u00ebr vite me radh\u00eb, mbiemri Rraja ka qen\u00eb sinonim i pushtetit politik dhe influenc\u00ebs n\u00eb zon\u00ebn e Kruj\u00ebs, shpesh duke u lakuar p\u00ebr ngjarje t\u00eb dhunshme q\u00eb sfiduan hapur ligjin.<\/p>\n<p>Rexhep Rraja u b\u00eb fillimisht i njohur p\u00ebr publikun e gjer\u00eb pas denoncimit t\u00eb ish-t\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb vitin 2018, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb trazoi opinionin publik dhe politik\u00ebn, por q\u00eb u mbyll me nj\u00eb d\u00ebnim minimal. N\u00eb n\u00ebntor 2019, nj\u00eb tjet\u00ebr an\u00ebtar i fisit, Redjan Rraja u arrestua si nj\u00eb prej atutor\u00ebve n\u00eb atentatin ndaj Aleksand\u00ebr Lahos (njohur si Rrumi) dhe ish-prokurorit tani deputet Arjan Ndoja. Shoferi Andi Maloku mbeti i vrar\u00eb n\u00eb atentat, nd\u00ebrsa Rraja u d\u00ebnua me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, n\u00eb dhjetor 2020, Ramazan Rraja, nipi i deputetit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Rrahman Rraja dhe nj\u00eb tjet\u00ebr an\u00ebtar i fisit u arrestuan n\u00eb Belgjik\u00eb, pas nj\u00eb operacioni nd\u00ebrkom\u00ebbtar kund\u00ebr trafikut t\u00eb kokain\u00ebs. Ramazan Rraja u gjet fajtor p\u00ebr akuzat e trafikut t\u00eb drog\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Blegjik\u00eb. Ai po ashtu \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Shqip\u00ebri si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb atentatin ndaj Lahos e Ndoj\u00ebs.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht goditjeve prej drejt\u00ebsis\u00eb dhe arrestimit t\u00eb disa an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb fisit, Rrajat vijuan t\u00eb kishin kontroll n\u00eb territor dhe u kthyen s\u00ebrish n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2023, pas publikimit t\u00eb nj\u00eb videoje brutale, ku an\u00ebtar\u00eb t\u00eb fisit dhunuan barbarisht me shkopinj bejsbolli dy kush\u00ebrinjt\u00eb e fisit Maja, t\u00eb cil\u00ebt ishin ankuar p\u00ebr guroren n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pas k\u00ebtij skandali t\u00eb rradh\u00ebs, Rrahman Rraja dha dor\u00ebheqjen nga mandate i deputetit. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, policia shpalli n\u00eb k\u00ebrkim v\u00ebllan\u00eb e ish-deputetit, Xhelal Rraja. Ky i fundit u arrestua n\u00eb korrik 2024, nd\u00ebrsa p\u00ebrtej pjes\u00ebmarrjes n\u00eb sulmin masiv t\u00eb korrikut 2023, ai akuzohet si pjes\u00eb e nj\u00eb organizate kriminale.<\/p>\n<p>Dosja e fundit e SPAK bazohet n\u00eb komunikimet e SKY ECC dhe i vendos ngjarjet n\u00eb fund t\u00eb vitit 2020 dhe n\u00eb fillim t\u00eb 2021, ku grupi shfaqet mjaft aktiv n\u00eb trafikun e narkotik\u00ebve duke organizuar ngarkesa thuajse \u00e7do muaj pavar\u00ebsisht goditjeve nga policia.<\/p>\n<p>Nga tre episodet e dokumentuara n\u00eb dosje, Rexhep Rraja, t\u00eb cilit an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafik i referohen si \u201cdjali i deputetit\u201d, luan rol aktiv organizatori e drejtuesi n\u00eb nj\u00ebrin prej tyre. Megjithat\u00eb, ai p\u00ebrmendet edhe n\u00eb t\u00eb dy episodet e tjera n\u00eb dijeni t\u00eb trafikut.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se nga analiza e fakteve, Rraja dhe personat e tjer\u00eb t\u00eb akuzuar ishin pjes\u00eb e nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb 3 (tre) episodeve, v\u00ebrehet se q\u00ebllimi i bashk\u00ebpun\u00ebtoreve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe i p\u00ebrbashk\u00ebt \u2013 trafikimi i l\u00ebnd\u00ebve narkotike. M\u00ebnyra e kryerjes s\u00eb k\u00ebtij trafikimi, n\u00eb form\u00ebn e eksportimit respektivisht drejt Gjermanis\u00eb, Turqis\u00eb dhe Holand\u00ebs mjetet e p\u00ebrdorura apo m\u00ebnyra e organizmit t\u00eb tij ku \u00e7do bashk\u00ebpjes\u00ebmarr\u00ebs ka nj\u00eb rol dhe nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb, tregojn\u00eb se ky bashk\u00ebpunim nuk \u00ebsht\u00eb i rast\u00ebsish\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb vendimin p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim vihet n\u00eb dukje se nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb hetuarve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje, ishin ose t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme trafiku, ose n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p><strong>Episodet e trafikut<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e nxjerra nga mesazhet mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rrjet t\u00eb organizuar t\u00eb trafikut, por pa nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb qart\u00eb komande dhe me besnik\u00ebri t\u00eb brisht\u00eb.<\/p>\n<p>Grupi vepronte i ndar\u00eb n\u00eb deg\u00eb t\u00eb ndryshme. Nga t\u00eb dh\u00ebnat, Rrajat dalin n\u00eb dy episode pronar\u00eb t\u00eb kanabisit dhe bler\u00ebs t\u00eb kokain\u00ebs. Nd\u00ebrsa nj\u00eb grup q\u00eb i p\u00ebrgjigjej Jani \u00c7avos rezulton organizator i transportit t\u00eb kanabisit. Sefajt po ashtu rezultojn\u00eb pronar\u00eb t\u00eb narkotikut me lidhje me Rraj\u00ebn, por me sasi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se t\u00eb tre episodet e dokumentuara tregojn\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb trafikuar narkotik\u00eb, bisedat mes an\u00ebtar\u00ebve kthehen shpejt n\u00eb sulme ndaj nj\u00ebri tjetri, p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zbuluar spiun\u00eb dhe frik\u00eb nga p\u00ebrgjimet.<\/p>\n<p>Rasti m\u00eb flagrant \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtimi p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb Tuqi i nj\u00eb sasie prej 236 kg kanabis. Bisedat n\u00eb Sky ECC ilustrojn\u00eb thuajse t\u00eb gjith\u00eb procedur\u00ebn, nga gjetja e drog\u00ebs, paketimi, ndarja sipas porosit\u00ebsve me ngjyra t\u00eb ndryshme mb\u00ebshtjell\u00ebsi dhe gjurmimi p\u00ebrmes GPS live i l\u00ebvizjeve t\u00eb shoferit. Por nd\u00ebrsa kontrolli duket i plot\u00eb, kur kamioni bllokohet nga autoritetet turke n\u00eb dogan\u00eb, i gjith\u00eb grupi p\u00ebrfshihet n\u00eb kaos.<\/p>\n<p>\u201cA doli n\u00eb m\u2019nanj\u00eb portal n\u00eb nanj\u00eb gj\u00eb ore, a u morr nanj\u00eb vesh nanj\u00eb gj\u00eb m\u00eb?\u201d, shkruan Gazmir Rraja pasi kamioni ishte bllokuar n\u00eb dogan\u00eb dhe shoferi ishte ndaluar. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb trafik dyshonin te nj\u00ebri-tjetri dhe nuk ishin t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur.<\/p>\n<p>Konflikti kryesor \u00ebsht\u00eb me organizator\u00ebt e transportit. P\u00ebrgjimet tregojn\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 drog\u00ebs nga Rraja dhe Sefa, transportuesi kishte marr\u00eb porosi edhe nga nj\u00eb grup tjet\u00ebr. P\u00ebrtej dyshimeve se ishin tradh\u00ebtuar, mes an\u00ebtar\u00ebve ka debate se grupi tjet\u00ebr i paidentifikuar kishte qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjim dhe ishte shkak pse ngarkesa ishte bllokuar.<\/p>\n<p>Bisedat tregojn\u00eb se grupi i transportuesve u vu menj\u00ebher\u00eb n\u00ebn presion p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar me prova se droga ishte kapur. P\u00ebrfshirja e nj\u00eb avokati dhe komunikimet e shoferit me t\u00eb shoqen nuk u konsideruan t\u00eb besueshme dhe vet\u00ebm pasi rasti u transmetua n\u00eb lajme, p\u00ebrplasjet u qet\u00ebsuan.<\/p>\n<p>Bisedat tregojn\u00eb se Rexhep Rraja, kishte njer\u00ebz q\u00eb punonin p\u00ebr t\u00eb n\u00eb Turqi, persona q\u00eb u vun\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr t\u00eb monitoruar kamionin e bllokuar dhe p\u00ebr t\u00eb gjetur avokat p\u00ebr shoferin e arrestuar. Bisedat po ashtu tregojn\u00eb se p\u00ebrtej organizimit kapilar dhe kontrollit, grupi kishte b\u00ebr\u00eb gabime diletante, pasi pas kapjes s\u00eb sasis\u00eb s\u00eb kanabisit rezultoi q\u00eb n\u00eb pakot e drog\u00ebs mund t\u00eb kishte shenja t\u00eb gisht\u00ebrinjve.<\/p>\n<p>\u201cNa fik\u00ebt mor burr\u00eb. \u00c7\u2019jan\u00eb k\u00ebto muhabete\u201d, shkruan Rexhep Rraja kur m\u00ebson se n\u00eb thas\u00ebt me narkotik\u00eb mund t\u00eb kishin shenja gishtash. N\u00eb bised\u00eb, Rraja shqet\u00ebsohet se thas\u00ebt ia ka marr\u00eb nj\u00eb personi q\u00eb e identifikon si \u201cxhaxhi\u201d. \u201cPastroji se i ka prek xhaxhi me dor\u201d, kur i tregon Jani \u00c7avos bised\u00ebn me nj\u00ebrin nga personat q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb paketimin e ngarkes\u00ebs.<\/p>\n<p>Episodi i tret\u00eb po ashtu tregon se si pal\u00ebt e p\u00ebrfshira shkuan drejt p\u00ebrplasjes, pasi nj\u00eb sasi prej \u00a0475 kilogram\u00eb kokain\u00eb u bllokua n\u00eb Holand\u00eb. Kokaina sipas prokuroris\u00eb nisej nga Ekuadori dhe personi q\u00eb kishte siguruar ngarkes\u00ebn identifikohet si Ervis Shuli.<\/p>\n<p>Pasi droga kapet, Shuli gjendet p\u00ebrball\u00eb faktit se porosit\u00ebsit e saj nuk donin t\u00eb paguanin. Bisedat e Shulit n\u00eb dosje jan\u00eb me nj\u00eb krah, pasi n\u00eb to nuk citohet \u00e7far\u00eb thon\u00eb bashk\u00ebbiseduesit.<\/p>\n<p>Por bisedat tregojn\u00eb po ashtu se grupi nuk dekurajohej nga goditjet. Nd\u00ebrsa njofton se droga e nisur ishte kapur, Shuli i v\u00eb n\u00eb dukje ortak\u00ebve se po b\u00ebhej gati t\u00eb niste nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb sasi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb ma kap\u00ebn para 3 dit\u00ebsh aty n\u00eb Holland. Tani t\u00eb shikoj se po nis nj\u00eb tjet\u00ebr,\u201d shkruan Shuli n\u00eb nj\u00eb nga bisedat me Hajdar Sef\u00ebn, po ashtu pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit rrjeti bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh.\/BIRN<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbr\u00ebmjen e 27 janarit 2021, shoferi i nj\u00eb kamioni q\u00eb po transportonte kanabis drejt Turqis\u00eb njoftoi \u201cshefin\u201d e tij n\u00eb Tiran\u00eb se kishte ngecur n\u00eb kufi, n\u00eb pik\u00ebn e kalimit t\u00eb Kapikules n\u00eb Edirne. \u201cJam n\u00eb skaner,\u201d shkroi ai p\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi n\u00eb aplikacionin Whatsapp. Pak minuta m\u00eb von\u00eb, ankthi u rrit, nd\u00ebrsa shoferi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59469","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59469","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59469"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59469\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59469"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59469"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59469"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}