{"id":59451,"date":"2025-12-21T22:47:42","date_gmt":"2025-12-21T22:47:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/21\/si-te-rinjte-shqiptare-duan-te-pasurohen-brenda-nates-ekonomia-e-ndikimit\/"},"modified":"2025-12-21T22:47:42","modified_gmt":"2025-12-21T22:47:42","slug":"si-te-rinjte-shqiptare-duan-te-pasurohen-brenda-nates-ekonomia-e-ndikimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/21\/si-te-rinjte-shqiptare-duan-te-pasurohen-brenda-nates-ekonomia-e-ndikimit\/","title":{"rendered":"Si t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb duan t\u00eb pasurohen brenda nat\u00ebs (Ekonomia e ndikimit)"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb epok\u00ebn digjitale, m\u00ebnyra si e perceptojm\u00eb pasurin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lidhur vet\u00ebm me fakte konkrete si t\u00eb ardhurat, investimet apo pronat. Sot, rrjetet sociale kan\u00eb krijuar nj\u00eb ekonomi t\u00eb re t\u00eb<\/strong><strong> dukjes, ku vlera e individit shpesh matet nga imazhi q\u00eb promovon n\u00eb Instagram, TikTok apo YouTube. Ky fenomen, i njohur ndryshe si \u201cinfluencer economy\u201d, ka ndryshuar rr\u00ebnj\u00ebsisht m\u00ebnyr\u00ebn se si brezi i ri e sheh suksesin ekonomik dhe mir\u00ebqenien personale\u2026\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Deada Hyka<\/strong><\/p>\n<p>Ka nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimesh mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si rrjetet sociale ndikojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, si pozitivisht, ashtu edhe negativisht.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, disa njer\u00ebz kalojn\u00eb or\u00eb t\u00eb t\u00ebra \u00e7do dit\u00eb n\u00eb k\u00ebto platforma, ndaj duhet t\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr ndikimin e tyre. Tashm\u00eb, ndikimet kan\u00eb prekur edhe zakonet tona n\u00eb shpenzime, kursime dhe investime.<\/p>\n<p>Rrjetet sociale shpesh tregojn\u00eb nj\u00eb version t\u00eb kuruar dhe t\u00eb ekzagjeruar t\u00eb realitetit. Njer\u00ebzit rrall\u00eb postojn\u00eb mbi problemet e sjelljes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb shkoll\u00eb apo p\u00ebr stresin kur kujdesen p\u00ebr prind\u00ebrit e moshuar.<\/p>\n<p>Ata postojn\u00eb p\u00ebr pushime luksoze, vende t\u00eb shk\u00eblqyera n\u00eb ndeshje sportive dhe mbr\u00ebmje t\u00eb shtrenjta. Kjo krijon nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb shtremb\u00ebruar t\u00eb asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cnormale\u201d dhe mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb presion t\u00eb pavet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbajtur hapin.<\/p>\n<p>Le t\u00eb marrim nj\u00eb shembull: ndiqni miq ose influencues q\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb hotele m\u00eb t\u00eb mira dhe han\u00eb n\u00eb restorante luksoze. Ndoshta, pa e kuptuar, kjo ndikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ndiheni p\u00ebr pushimin \u201cnormal\u201d q\u00eb b\u00ebni n\u00eb plazh, edhe pse e keni shijuar p\u00ebr vite me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Ose ndoshta gjat\u00eb festave shihni postime t\u00eb miqve q\u00eb kalojn\u00eb koh\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre n\u00eb bregdet. Mund t\u00eb filloni t\u00eb mendoni se t\u00eb kesh nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e zakonshme dhe m\u00eb e nevojshme sesa \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Sociologia Marsida Simo rikujton se, rrjetet sociale theksojn\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb dikujt dhe jo realitetin e tyre t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se jemi t\u00eb ekspozuar vazhdimisht n\u00eb rrjete t\u00eb ndryshme sociale, kemi krijuar nj\u00eb realitet t\u00eb p\u00ebrsosur, ku njer\u00ebzit tregojn\u00eb vet\u00ebm momentet m\u00eb t\u00eb bukura, shpenzimet luksoze dhe arritjet m\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>Ky efekt nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb ndjesi momentale, por prek thell\u00eb psikologjin\u00eb njer\u00ebzore\u201d, \u2013 thot\u00eb sociologia, duke theksuar se, ndikimi i rrjeteve sociale n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si i shohim parat\u00eb, shpenzimet dhe investimet \u00ebsht\u00eb i pamohuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cE gjitha kjo krijon nj\u00eb ndjesi krahasimi t\u00eb vrazhd\u00eb duke e \u00e7uar individin n\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi, pamjaftueshm\u00ebri dhe \u00e7oroditje. Paraja dhe pasuria, p\u00ebrtej funksionit praktik, transformohen n\u00eb nj\u00eb standard social.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb shohim te t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb bot\u00ebn virtuale, duket gjithmon\u00eb m\u00eb e madhe, m\u00eb e bukur dhe m\u00eb e arritshme se ajo q\u00eb kemi ne\u201d, \u2013 vijon znj. Simo.<\/p>\n<p>Ajo ndalet te t\u00eb rinjt\u00eb, duke n\u00ebnvizuar se ky efekt \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht m\u00eb i fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cAta jan\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e formimit t\u00eb identitetit dhe krahasimi social mund t\u00eb ndikoj\u00eb jo vet\u00ebm te vet\u00ebvler\u00ebsimi, por edhe te vendimet financiare, duke i rritur shanset p\u00ebr shpenzime impulsive. E gjitha kjo p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb at\u00eb nivel q\u00eb kan\u00eb formuar si imazh prej personave t\u00eb famsh\u00ebm q\u00eb ndjekin\u201d, \u2013 thekson znj. Simo.<\/p>\n<p>Sociologia b\u00ebn thirrje se edukimi financiar i hersh\u00ebm duhet b\u00ebr\u00eb domosdoshm\u00ebri \u2013 i ndihmon t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb diferenc\u00ebn mes d\u00ebshirave dhe nevojave, t\u00eb menaxhojn\u00eb buxhetin dhe t\u00eb planifikojn\u00eb investime t\u00eb men\u00e7ura.<\/p>\n<p>\u201cNjohurit\u00eb mbi kursimin, planifikimin dhe investimet jan\u00eb po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sa njohurit\u00eb mbi teknologjin\u00eb dhe p\u00ebrdorimin e rrjeteve sociale.<\/p>\n<p>K\u00ebto njohuri do t\u2019u sh\u00ebrbejn\u00eb si nj\u00eb filt\u00ebr, duke i b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm n\u00eb vendimet e tyre financiare, t\u00eb veprojn\u00eb me etik\u00eb, t\u00eb shmangin mashtrimet dhe t\u00eb reduktojn\u00eb rreziqet e pakthyeshme\u201d, \u2013 p\u00ebrfundon znj. Simo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga fenomenet q\u00eb po v\u00ebrehet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cdismorfia e paras\u00eb\u201d, ku individ\u00ebt ndihen financiarisht t\u00eb pasigurt edhe n\u00eb kushte kur jan\u00eb realisht t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cKjo ndodh sepse krahasimi nuk b\u00ebhet m\u00eb me mjedisin natyror ekonomik ku jeton individi, por me standardet globale t\u00eb luksit, t\u00eb cilat qarkullojn\u00eb me intensitet t\u00eb madh n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb, krijohet nj\u00eb ndjenj\u00eb privimi relativ q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb produkt i realitetit, por i imazheve t\u00eb kuruara q\u00eb nxisin presionin p\u00ebr t\u00eb konsumuar mbi mund\u00ebsit\u00eb\u201d, \u2013 thot\u00eb p\u00ebr \u201cMonitor\u201d, eksperti i ekonomis\u00eb, Selami Xhepa.<\/p>\n<p>Rrjetet sociale po ndikojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb fort edhe n\u00eb sjelljen financiare t\u00eb familjeve.<\/p>\n<p>Eksperti thot\u00eb se, shpenzimet impulsive, kredit\u00eb e marra p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzime joproduktive, apo investimet e nxituara n\u00eb produktet q\u00eb promovohen online, jan\u00eb vet\u00ebm disa nga rreziqet q\u00eb po shfaqen.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb ekonomi t\u00eb vog\u00ebl si ajo shqiptare, kjo sjellje mund t\u00eb krijoj\u00eb tensione t\u00eb panevojshme financiare tek individ\u00ebt dhe familjet dhe t\u00eb deformoj\u00eb prioritetet e tyre ekonomike.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i politikave publike dhe edukimit financiar, sfida kryesore \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i nj\u00eb kulture ekonomike ku individ\u00ebt t\u00eb kuptojn\u00eb se pasuria nuk matet me imazh, por me stabilitet, kursim dhe investim afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb p\u00ebrdoruesit t\u00eb kultivojn\u00eb nj\u00eb qasje kritike ndaj p\u00ebrmbajtjeve q\u00eb konsumojn\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb objektiva personale financiare t\u00eb bazuara n\u00eb realitetin e tyre, jo n\u00eb modelet e krijuara n\u00eb platforma digjitale\u201d, \u2013 thot\u00eb z. Xhepa.<\/p>\n<p><strong>Fenomeni <\/strong><\/p>\n<p><strong>Dismorfia e paras\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen relativisht i ri, ku individ\u00ebt ndihen t\u00eb pasigurt financiarisht, e ndikuar fuqimisht nga rrjetet sociale<\/strong><\/p>\n<p><strong>Krahasimi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb epok\u00ebn e rrjeteve sociale, \u00e7do p\u00ebrdorues ka mund\u00ebsi t\u00eb krijoj\u00eb dhe t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb p\u00ebrmbajtje, gj\u00eb q\u00eb i b\u00ebn krahasimet mes njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb shpeshta dhe m\u00eb t\u00eb pashmangshme.<\/p>\n<p>N\u00eb platforma si Instagram, TikTok apo LinkedIn, shumica prezantojn\u00eb versionin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vetes: foto t\u00eb kuruara, pamje t\u00eb bukura, trup ideal, luks dhe stil jete q\u00eb shpesh nuk p\u00ebrputhen me realitetin e p\u00ebrditsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ky prezantim i zgjedhur dhe i filtruar b\u00ebn q\u00eb p\u00ebrdoruesit t\u00eb krahasohen m\u00eb shpesh \u201cp\u00ebr lart\u201d, me njer\u00ebz q\u00eb duken m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm, m\u00eb t\u00eb bukur apo m\u00eb t\u00eb pasur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb form\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e zakonshme e k\u00ebtij fenomeni \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndarja e simboleve t\u00eb pasuris\u00eb: vila, makina luksoze, pushime ekzotike, marka t\u00eb shtrenjta.<\/p>\n<p>Kur dikush ekspozohet vazhdimisht ndaj k\u00ebtyre imazheve, krijohet ndjesia se t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pasur dhe m\u00eb t\u00eb privilegjuar. Ky lloj krahasimi shpesh \u00e7on n\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi, n\u00eb ulje t\u00eb vet\u00ebvler\u00ebsimit dhe n\u00eb ndjesin\u00eb se jeta personale \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e vlefshme.<\/p>\n<p>Ekspertja e marketingut digjital, Cansel Saygin, thot\u00eb se, sot krahasimi nuk b\u00ebhet m\u00eb me shok\u00ebt e klas\u00ebs apo me koleg\u00ebt e pun\u00ebs, por me njer\u00ebz nga \u00e7do cep i bot\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKur kjo ndodh \u00e7do dit\u00eb, krijohet nj\u00eb perceptim i shtremb\u00ebruar, njer\u00ebzit fillojn\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb se jan\u00eb financiarisht t\u00eb dob\u00ebt, edhe kur nuk jan\u00eb. Ndiejn\u00eb nevoj\u00ebn t\u00eb ken\u00eb gj\u00ebra materiale q\u00eb nuk jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>Shpesh ndihen t\u00eb pasigurt ekonomikisht, jo p\u00ebr shkak t\u00eb realitetit t\u00eb tyre, por p\u00ebr shkak t\u00eb realitetit q\u00eb shohin online. Me koh\u00eb, ajo q\u00eb shfaqet n\u00eb rrjetet sociale fillon t\u00eb perceptohet si \u2018standardi\u2019 i jetes\u00ebs, edhe pse \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb version i filtruar i realitetit\u201d, \u2013 thot\u00eb znj. Saygin.<\/p>\n<p>Ky proces mund t\u00eb shkaktoj\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet privim relativ, nj\u00eb ndjenj\u00eb padrejt\u00ebsie dhe zhg\u00ebnjimi q\u00eb lind kur perceptojm\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa ne, edhe pse realisht nuk kemi humbur asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Ndjenja e privimit relativ mund t\u00eb rritet edhe m\u00eb tep\u00ebr kur personat me t\u00eb cil\u00ebt krahasohemi duken t\u00eb ngjash\u00ebm me ne p\u00ebr nga mosha, stili i jet\u00ebs ose interesat.<\/p>\n<p>Kjo e b\u00ebn kontrastin ekonomik t\u00eb duket edhe m\u00eb i mpreht\u00eb.<\/p>\n<p>Pasojat e k\u00ebtij privimi nuk kufizohen vet\u00ebm te mir\u00ebqenia personale. Studimet tregojn\u00eb se njer\u00ebzit q\u00eb ndihen t\u00eb privuar b\u00ebhen m\u00eb pak t\u00eb k\u00ebnaqur me jet\u00ebn e tyre, m\u00eb t\u00eb stresuar dhe priren ndaj sjelljeve agresive.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr efekt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb rritja e armiq\u00ebsis\u00eb ndaj t\u00eb pasurve. Kur dikush sheh vazhdimisht imazhe q\u00eb i kujtojn\u00eb diferencat ekonomike, krijohet ideja se \u201ct\u00eb pasurit\u201d jan\u00eb shkaku i padrejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrjetuar.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb q\u00ebndrime negative, stereotipa t\u00eb ftohtw dhe n\u00eb disa raste, n\u00eb sjellje agresive ndaj tyre, sidomos n\u00eb mjediset online.<\/p>\n<p><strong>Iluzioni <\/strong><\/p>\n<p><strong>Platformat e rrjeteve sociale mund t\u00eb krijojn\u00eb krahasime financiare joreale, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb ndihen n\u00ebn presion p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrputhur m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs q\u00eb shohin te t\u00eb tjer\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>\/Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/21\/si-te-rinjte-shqiptare-duan-te-pasurohen-brenda-nates-ekonomia-e-ndikimit\/\">Si t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb duan t\u00eb pasurohen brenda nat\u00ebs (Ekonomia e ndikimit)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb epok\u00ebn digjitale, m\u00ebnyra si e perceptojm\u00eb pasurin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lidhur vet\u00ebm me fakte konkrete si t\u00eb ardhurat, investimet apo pronat. Sot, rrjetet sociale kan\u00eb krijuar nj\u00eb ekonomi t\u00eb re t\u00eb dukjes, ku vlera e individit shpesh matet nga imazhi q\u00eb promovon n\u00eb Instagram, TikTok apo YouTube. Ky fenomen, i njohur ndryshe si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59451","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59451","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59451"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59451\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59451"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59451"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59451"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}