{"id":59405,"date":"2025-12-21T15:48:19","date_gmt":"2025-12-21T15:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/21\/si-mund-ta-shfrytezoje-kosova-momentin-gjeopolitik-per-tu-afruar-me-nato-n\/"},"modified":"2025-12-21T15:48:19","modified_gmt":"2025-12-21T15:48:19","slug":"si-mund-ta-shfrytezoje-kosova-momentin-gjeopolitik-per-tu-afruar-me-nato-n","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/21\/si-mund-ta-shfrytezoje-kosova-momentin-gjeopolitik-per-tu-afruar-me-nato-n\/","title":{"rendered":"Si mund ta shfryt\u00ebzoj\u00eb Kosova momentin gjeopolitik p\u00ebr t\u2019u afruar me NATO-n?"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb politike p\u00ebr Kosov\u00ebn \u2013 \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb urgjente. Ky \u00ebsht\u00eb pozicioni q\u00eb mbajn\u00eb jo vet\u00ebm autoritetet e vendit, por edhe disa aleat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, n\u00eb koh\u00ebn kur paralajm\u00ebrimet p\u00ebr rrezikun n\u00eb rritje nga Rusia nuk ndalen.<\/p>\n<p>NATO-ja premton se angazhimi i saj p\u00ebr stabilitetin e rajonit do t\u00eb mbetet i pal\u00ebkundur, por a mjafton kjo p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb ndodhet n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb sfidave strategjike?<\/p>\n<p>Qeveria n\u00eb detyr\u00eb e Kosov\u00ebs konfirmon se an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb aleanc\u00ebn ushtarake t\u00eb Per\u00ebndimit mbetet synim i Republik\u00ebs, por thekson se rruga drejt k\u00ebtij objektivi \u201cvaret edhe nga rrethanat dhe zhvillimet gjeopolitike\u201d.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt nuk i dhan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00ebse ka plane p\u00ebr nj\u00eb aplikim formal p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, por vun\u00eb n\u00eb pah angazhimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb vendit n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb viteve t\u00eb fundit i kemi rritur ndjesh\u00ebm investimet e dedikuara p\u00ebr mbrojtje. N\u00eb vitin 2024, Republika e Kosov\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht Kuvendi i Kosov\u00ebs, e ka avancuar statusin e tij n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb NATO-s nga an\u00ebtar v\u00ebzhgues n\u00eb an\u00ebtar t\u00eb asociuar. Nd\u00ebrkaq, tri her\u00eb, m\u00eb 2021, 2023 dhe 2025, kemi qen\u00eb vend pjes\u00ebmarr\u00ebs dhe mikprit\u00ebs i ushtrimeve ushtarake Defender Europe\u201d, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi P\u00ebrparim Kryeziu p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Nga gjasht\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, Shqip\u00ebria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut jan\u00eb tashm\u00eb an\u00ebtare t\u00eb NATO-s. Bosnje dhe Hercegovina dhe Serbia jan\u00eb pjes\u00eb e Partneritetit p\u00ebr Paqe, nd\u00ebrsa Kosova mbetet jasht\u00eb edhe k\u00ebtij kuadri bashk\u00ebpunimi, p\u00ebr arsye politike.<\/p>\n<p>N\u00eb NATO-n 32-an\u00ebtar\u00ebshe jan\u00eb kat\u00ebr vende \u2013 Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja \u2013 q\u00eb nuk e njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr shumic\u00ebn e aleat\u00ebve, normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb saj me Serbin\u00eb mbetet kusht ky\u00e7 p\u00ebr \u00e7do hap p\u00ebrpara drejt an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Serbia, nga perspektiva e Kosov\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebn rrezikun kryesor t\u00eb siguris\u00eb, nd\u00ebrsa Rusia shihet si aktori q\u00eb e ushqen dhe e shfryt\u00ebzon k\u00ebt\u00eb tension p\u00ebr t\u00eb zgjeruar ndikimin e saj destabilizues n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Ndaj, zgjerimi i NATO-s me Kosov\u00ebn do t\u00eb kontribuonte n\u00eb forcimin e stabilitetit rajonal, sipas presidentes Vjosa Osmani.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ne, t\u00eb jemi n\u00eb NATO n\u00ebnkupton t\u00eb jemi t\u00eb sigurt. Mendoj se Rusia ka interes afatgjat\u00eb p\u00ebr ta destabilizuar Ballkanin Per\u00ebndimor, e p\u00ebrmes tij gjith\u00eb kontinentin evropian. Dhe nuk do t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga ky synim\u201d, tha Osmani n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Politico-n.<\/p>\n<p>Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ngriti alarmin m\u00eb 11 dhjetor, duke paralajm\u00ebruar se aleat\u00ebt e Aleanc\u00ebs jan\u00eb sh\u00ebnjestra e radh\u00ebs e Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRusia e ka rikthyer luft\u00ebn n\u00eb Evrop\u00eb, dhe Evropa duhet t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrgatitur\u201d, sipas tij.<\/p>\n<p>Qysh prej nisjes s\u00eb pushtimit t\u00eb plot\u00eb rus t\u00eb Ukrain\u00ebs, para gati kat\u00ebr vjet\u00ebsh, Kosova ka k\u00ebrkuar disa her\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrshpejtuar n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb pyeti n\u00eb k\u00ebt\u00eb aleanc\u00eb n\u00ebse ka plane p\u00ebr t\u00eb thelluar angazhimin me Kosov\u00ebn, p\u00ebrtej misionit paqeruajt\u00ebs KFOR, apo n\u00ebse po shqyrtohen mekanizma q\u00eb do t\u2019i ofronin Kosov\u00ebs garanci m\u00eb t\u00eb fuqishme sigurie.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen e marr\u00eb nga nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs thuhet vet\u00ebm se \u201cBallkani Per\u00ebndimor, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, mbetet lart n\u00eb agjend\u00ebn e NATO-s. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb rajon me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike p\u00ebr Aleanc\u00ebn. Angazhimi yn\u00eb p\u00ebr stabilitetin e tij \u00ebsht\u00eb i pal\u00ebkundur dhe ne nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb vakum t\u00eb siguris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pranoi se shtetet autoritare, si Rusia, p\u00ebrpiqen t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb dhe t\u00eb minojn\u00eb demokracit\u00eb, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i NATO-s n\u00ebnvizoi gjithashtu situat\u00ebn e brisht\u00eb t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, duke e cil\u00ebsuar dialogun me Serbin\u00eb si thelb\u00ebsor p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>NATO-ja u zgjerua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit vitin e kaluar me Suedin\u00eb. Pushtimi rus i Ukrain\u00ebs e nxiti at\u00eb dhe Finland\u00ebn nj\u00eb vit m\u00eb her\u00ebt t\u2019u jepnin fund dekadave t\u00eb neutralitetit ushtarak dhe t\u00eb k\u00ebrkonin siguri kolektive.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, presidenti i Ukrain\u00ebs, Volodymyr Zelensky, njoftoi se vendi \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga aspiratat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb NATO, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb garancive t\u00eb siguris\u00eb. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, an\u00ebtar\u00ebsimi i Ukrain\u00ebs n\u00eb aleanc\u00eb \u2013 an\u00ebtaret e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb t\u00eb detyruara ta mbrojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn \u2013 ka qen\u00eb gjithmon\u00eb thuajse i pamundur, p\u00ebr shkak t\u00eb kund\u00ebrshtimit t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-zyrtari i lart\u00eb i NATO-s, Jamie Shea, thot\u00eb se Kosova ndoshta mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga kjo situat\u00eb, sepse NATO-ja nuk d\u00ebshiron t\u00eb krijoj\u00eb p\u00ebrshtypjen se Rusia ka t\u00eb drejt\u00eb vetoje mbi vendimmarrjen e saj.<\/p>\n<p>\u201cNATO-ja \u00ebsht\u00eb krenuar gjithmon\u00eb me autonomin\u00eb e vendimeve t\u00eb saj. Dhe, n\u00ebse p\u00ebr momentin i duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebsimi i Ukrain\u00ebs, ajo mund t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb ta kompensoj\u00eb k\u00ebt\u00eb duke u zgjeruar drejt dy vendeve kandidate n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u2013 Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs dhe Kosov\u00ebs \u2013 p\u00ebr t\u00eb treguar se dyert e Aleanc\u00ebs mbeten t\u00eb hapura\u201d, thot\u00eb Shea p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Neni 10 i Traktatit t\u00eb NATO-s p\u00ebrcakton kushtet e zgjerimit, duke theksuar se an\u00ebtar\u00ebsimi u ofrohet t\u00eb gjitha shteteve evropiane q\u00eb ndajn\u00eb vlerat e Aleanc\u00ebs dhe kan\u00eb kapacitetin t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb e Atlantikut t\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqip\u00ebris\u00eb, Fatmir Mediu, i cili ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e vendit t\u00eb tij n\u00eb NATO, argumenton se Kosova ka p\u00ebrparuar n\u00eb aspektin ushtarak, por v\u00eb n\u00eb pah pengesat n\u00eb funksionimin e brendsh\u00ebm t\u00eb shtetit. P\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtij viti, Kosova ka qen\u00eb me qeveri n\u00eb detyr\u00eb dhe pa kuvend funksional.<\/p>\n<p>Mediu n\u00ebnvizon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e unitetit politik, duke p\u00ebrmendur edhe p\u00ebrvoj\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, ku pushteti dhe opozita kan\u00eb pasur q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt gjat\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cPa k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb avancohet n\u00eb NATO. NATO-ja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb proces i angazhimeve politike, institucionale, juridike, i luft\u00ebs kund\u00ebr krimit, kund\u00ebr korrupsionit\u2026 Kjo \u00ebsht\u00eb paketa politike. E, pastaj, vjen reforma n\u00eb forca t\u00eb armatosura, ku Kosova nuk ka ecur me hapa t\u00eb ngadalt\u00eb, por me hapa pozitiv\u00eb\u201d, thot\u00eb Mediu p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Mediut, integrimi i Kosov\u00ebs n\u00eb NATO nuk vjen vet\u00ebm duke u pozicionuar kund\u00ebr Serbis\u00eb apo Rusis\u00eb \u2013 ai k\u00ebrkon ofert\u00eb konkrete strategjike ndaj aleat\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet me SHBA-n\u00eb, thot\u00eb ai, nuk mund t\u00eb merren si t\u00eb mir\u00ebqena; duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb ofron Kosova dhe faktori shqiptar n\u00eb rajon n\u00eb k\u00ebmbim.<\/p>\n<p>Ai sheh zgjidhje n\u00eb integrim gradual de facto: bashk\u00ebpunim ushtarak rajonal dhe kapacitete t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta operative.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb ishte nj\u00eb platform\u00eb shum\u00eb pozitive p\u00ebr ta p\u00ebrshpejtuar procesin. N\u00ebse Kosova do t\u00eb p\u00ebrfshihej me vendet tjera t\u00eb NATO-s n\u00eb rajonin e Ballkanit, n\u00eb krijimin e niveleve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta operacionale, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me forca t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u00eb vepruar, me v\u00ebzhgimin e hap\u00ebsir\u00ebs ajrore, detare, tok\u00ebsore etj., Kosova, de facto, do t\u00eb ishte e ky\u00e7ur n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me NATO-n\u201d, thot\u00eb Mediu.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, Shea thot\u00eb se Kosova duhet ta thelloj\u00eb bashk\u00ebpunimin me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kroacin\u00eb, me t\u00eb cilat tashm\u00eb ka partneritet n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes, p\u00ebr t\u00eb demonstruar kontributin e saj n\u00eb stabilitetin rajonal.<\/p>\n<p>Paralelisht, sipas tij, vendi duhet t\u2019i avancoj\u00eb reformat e brendshme dhe angazhimin diplomatik.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se, s\u00eb pari, duhet t\u00eb kemi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb mir\u00eb pune mes Qeveris\u00eb s\u00eb Albin Kurtit dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe fuqive kryesore evropiane. T\u00eb flasim hapur, k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lehta gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, dhe Kurti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballuar me kritika t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta nga SHBA-ja dhe disa aleat\u00eb evropian\u00eb. Gjendja e brendshme n\u00eb Kosov\u00eb, me bllokadat n\u00eb Parlament, d\u00ebshtimin p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryetar, dhe fakti q\u00eb tani kemi s\u00ebrish zgjedhje m\u00eb 28 dhjetor, ka ndikuar gjithashtu q\u00eb jostabiliteti politik t\u00eb mos shkoj\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb Shea.<\/p>\n<p>Ai shton se an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb NATO do t\u00eb sillte kryesisht p\u00ebrfitime politike, pasi KFOR-i e mbron vendin me vite tashm\u00eb. An\u00ebtar\u00ebsimi do t\u2019i siguronte njohje t\u00eb plot\u00eb, vend n\u00eb tryez\u00ebn e NATO-s, kredibilitet nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe rol m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb sigurin\u00eb rajonale dhe evropiane.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Shea paralajm\u00ebron se \u00e7do reduktim apo ripozicionim i forcave amerikane n\u00eb Evrop\u00eb do ta detyronte kontinentin t\u00eb merrte m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr mbrojtjen konvencionale, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vjesht\u00eb, SHBA-ja ka njoftuar p\u00ebr nj\u00eb reduktim t\u00eb forcave rotative amerikane n\u00eb Rumani. Radio Evropa e Lir\u00eb ka pyetur Departamentin amerikan t\u00eb Mbrojtjes m\u00eb 31 tetor dhe m\u00eb 16 dhjetor n\u00ebse k\u00ebto ndryshime do t\u00eb ken\u00eb ndonj\u00eb ndikim n\u00eb pozicionimin ushtarak t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji, n\u00eb Komitetin p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb SHBA-s\u00eb u diskutua p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, ku p\u00ebrfaq\u00ebsuesi republikan, Keith Self, e p\u00ebrshkroi rajonin si nj\u00eb \u201cshkrep\u00ebse\u201d dhe theksoi se udh\u00ebheqja e SHBA-s\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ruajtjen e stabilitetit atje.<\/p>\n<p>\u201cVendet e NATO-s n\u00eb Ballkan duhet t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar mbrojtje ushtarake dhe politike. Kosova \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e ekspozuar pa an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb NATO \u2013 proces q\u00eb mbetet i bllokuar p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit t\u00eb Spanj\u00ebs, Greqis\u00eb, Rumanis\u00eb dhe Sllovakis\u00eb p\u00ebr ta njohur pavar\u00ebsin\u00eb e saj\u201d, tha Self.<\/p>\n<p>Edhe pse konteksti gjeopolitik ka ndryshuar ndjesh\u00ebm, vendet mosnjoh\u00ebse nuk kan\u00eb l\u00ebvizur, por ngjash\u00ebm as Kosova nuk ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb hap t\u00eb madh, p\u00ebrve\u00e7se nga nj\u00eb cik\u00ebl i rregullt zgjedhor n\u00eb fillim t\u00eb vitit n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb parakohsh\u00ebm tani n\u00eb fund.<\/p>\n<p>E, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i siguris\u00eb, ky rit\u00ebm mund t\u00eb shihet si nj\u00eb shembull i kuptimit t\u00eb vonuar t\u00eb urgjenc\u00ebs strategjike. <strong><em>(REL)<\/em><\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/si-mund-ta-shfrytezoje-kosova-momentin-gjeopolitik-per-tu-afruar-me-nato-n\/\">Si mund ta shfryt\u00ebzoj\u00eb Kosova momentin gjeopolitik p\u00ebr t\u2019u afruar me NATO-n?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb politike p\u00ebr Kosov\u00ebn \u2013 \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb urgjente. Ky \u00ebsht\u00eb pozicioni q\u00eb mbajn\u00eb jo vet\u00ebm autoritetet e vendit, por edhe disa aleat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, n\u00eb koh\u00ebn kur paralajm\u00ebrimet p\u00ebr rrezikun n\u00eb rritje nga Rusia nuk ndalen. NATO-ja premton se angazhimi i saj p\u00ebr stabilitetin e rajonit do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59405","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59405","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59405"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59405\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59405"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59405"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59405"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}