{"id":59395,"date":"2025-12-21T14:47:11","date_gmt":"2025-12-21T14:47:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/21\/paralajmerimet-e-ahmetajt-dhe-si-u-zhduk-koleksioni-i-agasit-nga-kantina-e-veres\/"},"modified":"2025-12-21T14:47:11","modified_gmt":"2025-12-21T14:47:11","slug":"paralajmerimet-e-ahmetajt-dhe-si-u-zhduk-koleksioni-i-agasit-nga-kantina-e-veres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/21\/paralajmerimet-e-ahmetajt-dhe-si-u-zhduk-koleksioni-i-agasit-nga-kantina-e-veres\/","title":{"rendered":"Paralajm\u00ebrimet e Ahmetajt dhe si u zhduk koleksioni i Agasit nga kantina e ver\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Boshatisja e nj\u00eb kantine vere t\u00eb bllokuar gjat\u00eb operacionit p\u00ebr kapjen e Ergys Agasit, hapi nj\u00eb dritare tjet\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl, nga ku dallohet jeta e luksit t\u00eb qeveritar\u00ebve tan\u00eb. Ajo tregon se pas fasad\u00ebs s\u00eb reformave, pas fjalimeve p\u00ebr shtet dhe ligj, fshihet nj\u00eb univers tjet\u00ebr, ai i privilegjit, i shijeve t\u00eb shtrenjta dhe i qejfeve, q\u00eb fantazia e shumic\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta perceptoj\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e atyre q\u00eb shpenzojn\u00eb 4 milion euro p\u00ebr nj\u00eb kopsht me lule apo 800 mij\u00eb euro vet\u00ebm p\u00ebr fustane, dhe ku nj\u00eb shishe ver\u00eb mund t\u00eb kushtoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 33 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Prandaj, ngjall kureshtje lajmi p\u00ebr zhdukjen e nj\u00eb koleksioni me shishe t\u00eb ver\u00ebs s\u00eb shtrenjt\u00eb, nga nj\u00eb kantin\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb <strong>Ergys Agasit<\/strong>, nj\u00eb nga satelit\u00ebt e shumt\u00eb q\u00eb qarkullojn\u00eb rreth pushtetit t\u00eb kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<h4><strong>Si u boshatis kantina e ver\u00ebs s\u00eb Ergys Agasit<\/strong><\/h4>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs ka shpallur n\u00eb k\u00ebrkim <strong>Eno Agasin<\/strong>, kush\u00ebririn e <strong>Ergys Agasit,<\/strong> nj\u00eb nga personazhet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolur t\u00eb pushtetit informal, i konsideruar si kontakti i bandave kriminale me zyr\u00ebn e Kryeministrit dhe sot n\u00eb arrati p\u00ebr hetimet e SPAK mbi tenderat e AKSHI-t.<\/p>\n<p>Ergys Agasi<\/p>\n<p>Kush\u00ebriri i tij, Eno Agasi dyshohet p\u00ebr veprime q\u00eb pengojn\u00eb zbardhjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, kontraband\u00eb t\u00eb mallrave q\u00eb paguajn\u00eb akciz\u00eb dhe magazinim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sipas hetimeve, gjat\u00eb kontrollit n\u00eb banes\u00ebn e Agasit, hetuesit e BKH zbuluan kantin\u00ebn e ver\u00ebs, ku ndodhej nj\u00eb koleksion shum\u00ebvje\u00e7ar i ver\u00ebrave t\u00eb rralla, p\u00ebrfshir\u00eb shishe t\u00eb vler\u00ebsuara si pjes\u00eb e koleksionit <strong>\u201cPetrus Pomerol\u201d,<\/strong> q\u00eb rezultuan me munges\u00ebn e dokumentacionit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u njoftua Drejtoria e Doganave. Strukturat doganore kryen nj\u00eb inventarizim disaor\u00ebsh dhe p\u00ebrllogarit\u00ebn <strong>nj\u00eb d\u00ebm prej rreth 400 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb buxhetin e shtetit,<\/strong> si pasoj\u00eb e mospagimit t\u00eb akciz\u00ebs dhe taksave t\u00eb tjera mbi mallin.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/21\/skandali-zhduket-vera-miliona-euro-nga-vila-e-ergys-agasit-ne-kerkim-kusheriri\/\">Skandali\/ Zhduket vera miliona euro nga vila e Ergys Agasit, n\u00eb k\u00ebrkim kush\u00ebriri<\/a><\/p>\n<p>Meq\u00eb kontrolli u zhvillua gjat\u00eb nat\u00ebs dhe transporti nuk mund t\u00eb realizohej n\u00eb or\u00ebt e vona, <strong>malli u la p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb ambientet e vil\u00ebs.<\/strong> Por ky vendim rezultoi i gabuar.<\/p>\n<p>Hetimet tregojn\u00eb se gjat\u00eb nat\u00ebs, Eno Agasi ka larguar sasin\u00eb e ver\u00ebs nga kantina dhe m\u00eb pas ka hequr edhe serverin e kamerave t\u00eb siguris\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb praktikisht t\u00eb pamundur hetimin e ngjarjes. Kur furgon\u00ebt e Doganave u rikthyen p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mallin dhe p\u00ebr ta transportuar n\u00eb ruajtje t\u00eb sigurt, konstatuan se vera nuk ndodhej m\u00eb aty.<\/p>\n<h4><strong>Deklaratat e Arben Ahmetajt p\u00ebr ver\u00ebn e shtrenjt\u00eb q\u00eb konsumon Edi Rama<\/strong><\/h4>\n<p>N\u00ebse zhdukja e shisheve t\u00eb ver\u00ebs do p\u00ebrmendej n\u00eb nj\u00eb hetim tjet\u00ebr rutin\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, do t\u00eb kishte mbetur nj\u00eb lajm periferik, nj\u00eb episod i \u00e7uditsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u harruar shpejt.<\/p>\n<p>Por kjo ngjarje merr pesh\u00eb, sepse lidhet me paralajm\u00ebrimin e b\u00ebr\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb nga Arben Ahmetaj, ish zv-kryeministri q\u00eb shpesh ka qen\u00eb nj\u00eb hap para skandaleve t\u00eb hetuara nga SPAK.<\/p>\n<p>Arben Ahmetaj duke folur p\u00ebr shishen e ver\u00ebs 33 mij\u00eb euro q\u00eb konsumonte Edi Rama me Ergys Agasin<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht tani q\u00eb zbulohet koleksioni i shtrenjt\u00eb me shishet e ver\u00ebs q\u00eb Ergys Agasi ruante n\u00eb kantin\u00ebn e tij, d\u00ebshmit\u00eb e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt b\u00ebhen akoma m\u00eb t\u00eb forta.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrshkruar rolin e Agasit, stilin e tij t\u00eb jet\u00ebs dhe marr\u00ebdh\u00ebnien e ngusht\u00eb q\u00eb i riu kishte me Edi Ram\u00ebn, Arben Ahmetaj tregonte se si i kishte par\u00eb t\u00eb dy teksa konsumonin ver\u00eb <strong>me vler\u00eb 33 mij\u00eb e 600 euro, nj\u00eb shishe Romanee Conti.<\/strong><\/p>\n<p>Teksa p\u00ebrshkruante rolin e Ergys Agasit si koordinator personal i krimit pran\u00eb Edi Ram\u00ebs, Ahmetaj hodhi n\u00eb publik k\u00ebt\u00eb detaj, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shum\u00ebkush e mori si ekzagjerim. <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=VBdb_MLsNM8\"><strong>(VIDEO KETU)<\/strong><\/a><\/p>\n<p><strong>\u201cNj\u00eb ngacmim p\u00ebr t\u00eb lidhur kopshtin e Edenit me Onkologjikun. Vuajtjen e qytetar\u00ebve me kop\u00ebshtin e Edenit me peshqit e kuq si avatar\u00eb dhe \u201cDhoma e luleve\u201d ku pihet kjo lloj vere me koordinatorin e krimit.\u201d<\/strong> I pyetur nga gazetari \u00c7im Peka n\u00ebse kishte prova, Ahmetaj u p\u00ebrgjigj. <strong>\u201cOre t\u00eb dukem gj\u00eb si Altin Dumani q\u00eb kur nuk e v\u00ebrteton, e supozon?\u201d<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb pas ai tregoi nj\u00eb foto t\u00eb shishes s\u00eb ver\u00ebs Romanee Conti q\u00eb konsumonte Rama me Ergys Agasin duke p\u00ebrmendur emrin e k\u00ebtij t\u00eb fundit. <strong>\u201cDhe nj\u00ebri prej tyre mburret. Shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb votuar p\u00ebr Gys Agasin, kan\u00eb votuar p\u00ebr PS-n\u00eb\u201d<\/strong> tha Ahmetaj gjat\u00eb intervist\u00ebs duke iu k\u00ebrkuar gazetar\u00ebve t\u00eb investigojn\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>P\u00e9trus \u00ebsht\u00eb ver\u00eb me prodhim shum\u00eb t\u00eb kufizuar, e prodhuar praktikisht 100 p\u00ebr qind nga rrushi Merlot, e vler\u00ebsuar n\u00eb tregun global si <strong>objekt koleksionimi dhe investimi.<\/strong> Me pak fjal\u00eb, simbol i statusit dhe i distanc\u00ebs me qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, kur n\u00eb media raportohet p\u00ebr nj\u00eb kantin\u00eb t\u00eb bllokuar ku gjendej koleksioni i ver\u00ebrave \u201cPetrus Pomerol\u201d, nj\u00eb nga ver\u00ebrat m\u00eb t\u00eb shtrenjta n\u00eb bot\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Ergys Agasit, fjal\u00ebt e Ahmetajt nuk duken m\u00eb si ekzagjerime.<\/p>\n<p>Ato i shtohen sinjaleve q\u00eb tregojn\u00eb jet\u00ebn prej sheiku t\u00eb Edi Ram\u00ebs, darkat mbi 10 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb New\u00a0York, fluturimet me \u00e7arter, biletat sekrete n\u00eb udh\u00ebtimet jasht\u00eb vendit apo biletat VIP n\u00eb NBA q\u00eb kalojn\u00eb kufijt\u00eb e \u00e7do logjike zyrtare.<\/p>\n<p>Ato jan\u00eb simptomat e nj\u00eb pushteti q\u00eb ka humbur kontaktin me realitetin dhe tregojn\u00eb se ndarja mes qeveris\u00ebsve dhe t\u00eb qeverisurve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e pakthyeshme, tashm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb elit\u00eb pushtetar\u00ebsh q\u00eb jeton n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri tjet\u00ebr, q\u00eb nuk i njeh spitalet pa barna, pensionet qesharake, apo qytetar\u00ebt q\u00eb e matin muajin me faturat e dritave.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/21\/paralajmerimet-e-ahmetajt-dhe-si-u-zhduk-koleksioni-i-agasit-nga-kantina-e-veres\/\">Paralajm\u00ebrimet e Ahmetajt dhe si u zhduk koleksioni i Agasit nga kantina e ver\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Boshatisja e nj\u00eb kantine vere t\u00eb bllokuar gjat\u00eb operacionit p\u00ebr kapjen e Ergys Agasit, hapi nj\u00eb dritare tjet\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl, nga ku dallohet jeta e luksit t\u00eb qeveritar\u00ebve tan\u00eb. Ajo tregon se pas fasad\u00ebs s\u00eb reformave, pas fjalimeve p\u00ebr shtet dhe ligj, fshihet nj\u00eb univers tjet\u00ebr, ai i privilegjit, i shijeve t\u00eb shtrenjta dhe i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":59396,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59395","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59395","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59395"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59395\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59395"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59395"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59395"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}