{"id":59364,"date":"2025-12-21T12:48:20","date_gmt":"2025-12-21T12:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/21\/rama-lexon-raportin-e-ke-se-analize-e-thelluar-pushtetit-gjyqesor-paraburgimi-opsion-i-pare-gjykatesit-nuk-arsyetojne-qarte-vendimet\/"},"modified":"2025-12-21T12:48:20","modified_gmt":"2025-12-21T12:48:20","slug":"rama-lexon-raportin-e-ke-se-analize-e-thelluar-pushtetit-gjyqesor-paraburgimi-opsion-i-pare-gjykatesit-nuk-arsyetojne-qarte-vendimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/21\/rama-lexon-raportin-e-ke-se-analize-e-thelluar-pushtetit-gjyqesor-paraburgimi-opsion-i-pare-gjykatesit-nuk-arsyetojne-qarte-vendimet\/","title":{"rendered":"Rama lexon raportin e KE-s\u00eb: Analiz\u00eb e thelluar pushtetit gjyq\u00ebsor! Paraburgimi opsion i par\u00eb, gjykat\u00ebsit nuk arsyetojn\u00eb qart\u00eb vendimet"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka nisur analiz\u00ebn e thelluar lidhur me funksionimin e pushtetit gjyq\u00ebsor, referuar rasteve t\u00eb fundit t\u00eb cil\u00ebsuara nga ai si brutale, pezullimi nga detyra e Belinda Ballukut dhe k\u00ebrkesa e gjyqtar\u00ebve p\u00ebr rritje t\u00eb pagave.<\/p>\n<p>Rama i \u00ebsht\u00eb referuar nj\u00eb raporti t\u00eb shkruar disa koh\u00eb m\u00eb par\u00eb nga ekspert\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs teksa evidenton disa prej kritikave, ku m\u00eb s\u00eb shumti \u00ebsht\u00eb theksuar p\u00ebrdorimi i lart\u00eb i paraburgimit dhe zgjatja tej afateve.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr problematik\u00eb \u00ebsht\u00eb arsyetimi i vendimarrjeve, garantimi i mbrojtjes, mosregjistrimi me audio dhe video i marrjes n\u00eb pyetje.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 e kam p\u00ebrmendur disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kemi nisur analiz\u00ebn e thelluar t\u00eb shenjave shqet\u00ebsuese t\u00eb brutalitetit n\u00eb ushtrimin e pushtetit gjyq\u00ebsor, pas dy kulminacioneve shum\u00eb t\u00eb forta: Pezullimi antidemokratik i nj\u00eb an\u00ebtari qeverie nga nj\u00eb prokuror e gjykat\u00ebs me nj\u00eb vendim t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe tentativa e magjistrat\u00ebve, gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00eb bashk\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur vet\u00eb pagat e tyre, duke shqyer ark\u00ebn e shtetit. Vet\u00eb Ali dhe vet\u00eb Kadi.<\/p>\n<p>Mes t\u00eb tjerash k\u00ebto dite, kam rilexuar nj\u00eb raport t\u00eb para disa koh\u00ebsh, shkruar nga ekspert\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs mbi p\u00ebrdorimin brutal dhe masiv t\u00eb paraburgimit n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 nj\u00eb rekord negativ absolut i drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, e cila e ka vendosur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb pozicionin m\u00eb t\u00eb keq n\u00eb Europ\u00eb, por jo thjesht\u00eb n\u00eb fund, por me dallim t\u00eb friksh\u00ebm nga rajoni dhe nga pjesa tjet\u00ebr e Europ\u00ebs, po se po.<\/p>\n<p>M\u00eb lini t\u00eb ndaj me ju disa pika ky\u00e7e t\u00eb k\u00ebtij raporti:<\/p>\n<p>S\u00eb pari: P\u00ebrdorim i tepruar dhe koh\u00ebzgjatje e pajustifikuar e paraburgimit<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria mban nj\u00eb nivel jasht\u00ebzakonisht t\u00eb lart\u00eb t\u00eb personave n\u00eb paraburgim, me shifra q\u00eb jan\u00eb duksh\u00ebm shum\u00eb larg praktikave t\u00eb vendeve t\u00eb BE-s\u00eb. Gjykatat e zgjasin r\u00ebndom mas\u00ebn e paraburgimit, pa asnj\u00eb arsyetim t\u00eb individualizuar dhe pa treguar se vazhdimi i k\u00ebsaj mase mbetet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strikte i domosdosh\u00ebm dhe proporcional.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti: Cil\u00ebsia e arsyetimit gjyq\u00ebsor dhe kontrollit le shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar<\/p>\n<p>Vendimet p\u00ebr paraburgim shpesh bazohen n\u00eb nocione t\u00eb paqarta ligjore (\u201carsye t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d, \u201crrezik i ve\u00e7ant\u00eb\u201d) dhe gjykatat kan\u00eb tendenc\u00ebn t\u00eb p\u00ebrdorin formula standarde, pa b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Raporti thekson kultur\u00ebn e mang\u00ebt t\u00eb arsyetimit t\u00eb thelluar.<\/p>\n<p>S\u00eb treti: Munges\u00eb dhe zbatim i paq\u00ebndruesh\u00ebm i masave alternative ndaj paraburgimit<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsit kan\u00eb tendenc\u00ebn ta trajtojn\u00eb paraburgimin si opsionin e par\u00eb, at\u00eb t\u00eb shum\u00ebd\u00ebshiruarin dhe jo si mjetin e fundit, duke i shp\u00ebrfillur r\u00ebndom masat e tjera dhe shtoj, duke i mbushur burgjet me m\u00eb shum\u00eb persona t\u00eb pad\u00ebnuar se sa t\u00eb d\u00ebnuar, \u00e7ka e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb vend krejt\u00ebsisht original n\u00eb brutalitetin e vet.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti: Mosgarantimi i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb mbrojtjes<\/p>\n<p>Korniza aktuale ende nuk garanton plot\u00ebsisht aksesin efektiv te avokatit q\u00eb n\u00eb fazat m\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb procedimit. Disponimi i materialeve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes mund t\u00eb vonohet, dhe mungon regjistrimi sistematik audio\/video i marrjes n\u00eb pyetje. Gjith\u00eb k\u00ebto para, gjith\u00eb k\u00ebto fonde t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe sot e gjith\u00eb dit\u00ebn merren n\u00eb pyetje njer\u00ebzit pa video, pa audio. Pik\u00ebpyetje shum\u00eb e madhe kjo. Dhe kjo \u2013 thot\u00eb raporti \u2013 e dob\u00ebson aft\u00ebsin\u00eb e mbrojtjes p\u00ebr t\u00eb sfiduar ligjshm\u00ebrin\u00eb e paraburgimit dhe p\u00ebrmbajtjen e akuz\u00ebs. E s\u00eb fundi \u2013 nga pikat q\u00eb un\u00eb kam nxjerr\u00eb, raporti \u00ebsht\u00eb rr\u00ebqeth\u00ebs, po t\u00eb kesh parasysh q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar edhe me gjuh\u00ebn shum\u00eb diplomatike t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs \u2013 Dimensioni strukturor dhe kulturor<\/p>\n<p>Edhe pse korniza ligjore shqiptare \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme, p\u00ebrgjithsisht me standardet evropiane n\u00eb let\u00ebr, vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranishme prirjet p\u00ebr t\u00eb supozuar nevoj\u00ebn p\u00ebr paraburgim, n\u00eb vend t\u00eb supozimit n\u00eb favor t\u00eb liris\u00eb, dhe mungon praktika e zbatimit t\u00eb masave proporcionale dhe t\u00eb arsyetuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb individuale. K\u00ebrkohet nj\u00eb ndryshim strategjik \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrcaktime m\u00eb t\u00eb qarta ligjore, kontroll m\u00eb i fort\u00eb nga gjykatat e apelit dhe nj\u00eb sistem funksional i masave alternative. Kalojm\u00eb tek sh\u00ebnimi tjet\u00ebr. Do t\u00eb kemi shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/rama-lexon-raportin-e-ke-se-analize-e-thelluar-pushtetit-gjyqesor-paraburgimi-opsion-i-pare-gjykatesit-nuk-arsyetojne-qarte-vendimet\/\">Rama lexon raportin e KE-s\u00eb: Analiz\u00eb e thelluar pushtetit gjyq\u00ebsor! Paraburgimi opsion i par\u00eb, gjykat\u00ebsit nuk arsyetojn\u00eb qart\u00eb vendimet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka nisur analiz\u00ebn e thelluar lidhur me funksionimin e pushtetit gjyq\u00ebsor, referuar rasteve t\u00eb fundit t\u00eb cil\u00ebsuara nga ai si brutale, pezullimi nga detyra e Belinda Ballukut dhe k\u00ebrkesa e gjyqtar\u00ebve p\u00ebr rritje t\u00eb pagave. Rama i \u00ebsht\u00eb referuar nj\u00eb raporti t\u00eb shkruar disa koh\u00eb m\u00eb par\u00eb nga ekspert\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59364","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59364","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59364"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59364\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59364"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59364"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59364"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}