{"id":59347,"date":"2025-12-21T10:42:34","date_gmt":"2025-12-21T10:42:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/21\/banoret-e-prekur-nga-projekti-tid-ne-durres-i-kthejne-syte-nga-gjykata\/"},"modified":"2025-12-21T10:42:34","modified_gmt":"2025-12-21T10:42:34","slug":"banoret-e-prekur-nga-projekti-tid-ne-durres-i-kthejne-syte-nga-gjykata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/21\/banoret-e-prekur-nga-projekti-tid-ne-durres-i-kthejne-syte-nga-gjykata\/","title":{"rendered":"Banor\u00ebt e prekur nga projekti TID n\u00eb Durr\u00ebs i kthejn\u00eb syt\u00eb nga gjykata"},"content":{"rendered":"<p><span>Q\u00eb kur m\u00ebsoi se sht\u00ebpia e tij pran\u00eb bulevardit \u201cEpidamn\u201d do t\u00eb prishej p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb projektit TID Durr\u00ebs, Isuf Idrizi ka udh\u00ebtuar pes\u00eb her\u00eb drejt qytetit t\u00eb tij t\u00eb lindjes nga Padova n\u00eb Itali, ku jeton prej vitesh.<\/span><\/p>\n<p><span>Por p\u00ebrve\u00e7 pasiguris\u00eb dhe faturave q\u00eb rriten, Idrizi po p\u00ebrballet s\u00eb fundmi edhe me shpenzime gjyq\u00ebsore p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e vler\u00ebs s\u00eb kompensimit t\u00eb caktuar nga qeveria. Dhe padia gjyq\u00ebsore duket se po jep frutet e para.<\/span><\/p>\n<p><span>Idrizi i tha BIRN se ndryshe nga llogaritjet fillestare t\u00eb Bashkis\u00eb, vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave i kombinuar me vler\u00ebsimet e gjykat\u00ebs e kan\u00eb rritur me tre her\u00eb vler\u00ebn e pron\u00ebs s\u00eb tij me sip\u00ebrfaqe 188.7 met\u00ebr katror\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cPo se cili do t\u00eb fitoj\u00eb n\u00eb fund, nj\u00eb zot e di,\u201d ngre supet ai.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb ndodhen shumica e familjeve q\u00eb preken nga projekti i rijet\u00ebzimit t\u00eb qendr\u00ebs historike t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/span><\/p>\n<p><span>Pas protestave t\u00eb muajit t\u00eb kaluar, komuniteti i banor\u00ebve ka nisur p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ndjekjen e procedurave gjyq\u00ebsore, depozitimin e k\u00ebrkesave dhe ankesave administrative, si dhe komunikimin me institucione komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cQ\u00ebllimi i komunitetit nuk \u00ebsht\u00eb bllokimi i zhvillimit apo pengimi i investimeve,\u201d tha p\u00ebr BIRN urbanistja Entela Koja, p\u00ebrfaq\u00ebsuese e nj\u00ebr\u00ebs prej familjeve, \u201cpor vendosja e ligjit, garantimi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe respektimi i parimit t\u00eb proporcionalitetit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb zhvillimi urban t\u00eb mos realizohet n\u00eb kurriz t\u00eb t\u00eb drejtave themelore t\u00eb qytetar\u00ebve dhe trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb qytetit. \u201c<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas Koj\u00ebs, familjet e prekura nga projekti TID Durr\u00ebs nuk u konsultuan dhe nuk jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr ekzistenc\u00ebn, hartimin apo p\u00ebrmbajtjen e projektit, pavar\u00ebsisht faktit se ky projekt kishte lidhje direkte me pronat e tyre. Ajo shtoi gjithashtu se procesi ka qen\u00eb thell\u00ebsisht i mbyllur, i zhvilluar larg komunitetit q\u00eb prekej realisht nga pasojat.<\/span><\/p>\n<p><span>Njoftimi i par\u00eb p\u00ebr familjet ka ardhur vet\u00ebm pasi vendimmarrja ishte p\u00ebrfunduar, duke i vendosur ato p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb fakti t\u00eb kryer, n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7do parim t\u00eb planifikimit demokratik dhe t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr pjes\u00ebmarrje.<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe shoqata \u201cDurr\u00ebsi Autokton\u201d \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb qytetar\u00ebve, n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb konsultimit me pal\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cD\u00ebgjesat jan\u00eb zhvilluar kur projektet ishin p\u00ebrfunduar,\u201d than\u00eb drejtuesit e shoqat\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Prej m\u00eb shum\u00eb se dy muajsh, \u201cDurr\u00ebsi Autokton\u201d ia ka adresuar shqet\u00ebsimin e saj edhe Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe ambasadave t\u00eb BE dhe SHBA-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cBulevardi \u201cEpidamn\u201d \u00ebsht\u00eb riformatuar pas t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 1926, pra 100 vjet m\u00eb par\u00eb. Ai ka ruajtur thuajse t\u00eb plot\u00eb struktur\u00ebn e periudh\u00ebs kur u ngrit, pra p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb historike t\u00eb qytetit,\u201d tha p\u00ebr BIRN kryetari i k\u00ebsaj shoqate, Abdulla Deliallisi.<\/span><\/p>\n<p><span>Kreu i \u201cDurr\u00ebsi Autokton\u201d mendon se ruajtja e bulevardit n\u00eb form\u00ebn aktuale do t\u2019i b\u00ebnte nj\u00eb nder historis\u00eb s\u00eb qytetit. Madje, sipas tij edhe ndryshimet e mundshme n\u00eb fasadat e banesave e bizneseve mund t\u00eb b\u00ebheshin nga vet\u00eb banor\u00ebt, si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb vitin 2000.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai v\u00ebren se n\u00eb interpelanc\u00ebn e Kuvendit, ministri i Kultur\u00ebs Blendi Gonxhe, nuk e p\u00ebrmendi faktiin se banor\u00ebt dhe disa nga grupet e iinteresit kan\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr zbatimit t\u00eb projektit TID. Shoqata ka k\u00ebrkuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb \u201ct\u00eb ushtroj\u00eb kontroll parlamentar mbi vendimet dhe procedurat e ndjekura\u201d si dhe nd\u00ebrhyrje p\u00ebr pezullimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb prishjeve \u201cderi sa t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje e drejt\u00eb dhe e pranueshme p\u00ebr t\u00eb gjitha pal\u00ebt\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Isuf Idrizi, I cili banon pak metra larg bulevardit tha e ka kund\u00ebrshtuar projektin q\u00eb n\u00eb fillim. Ai shton se n\u00eb sheshin ku ndodhet sht\u00ebpia e tij ka edhe 16 familje t\u00eb tjera q\u00eb i jan\u00eb drejtuar n\u00eb grup gjykat\u00ebs lidhur me \u00e7mimin e ul\u00ebt t\u00eb truallit.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cSht\u00ebpia e prind\u00ebrve t\u00eb mi, e llogaritur p\u00ebr t\u2019u shembur, nuk b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb listat e kompensimit t\u00eb banesave,\u201d thot\u00eb Idrizi, duke n\u00ebnkuptuar se projekti ka qen\u00eb selektiv.<\/span><\/p>\n<p><span>Urbanistja Entela Koja thot\u00eb se Bashkia e Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar formalisht si p\u00ebrfituese e projektit, por ky status nuk e p\u00ebrjashton dhe as nuk e \u00e7liron nga detyrimet e saj ligjore p\u00ebr planifikimin, menaxhimin dhe kontrollin e territorit.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas saj, Bashkia n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka hequr dor\u00eb nga roli i saj kontrollues dhe mbrojt\u00ebs, duke ia l\u00ebn\u00eb vendimmarrjen strukturave jasht\u00eb kontrollit lokal dhe pa nj\u00eb llogaridh\u00ebnie t\u00eb qart\u00eb institucionale. Nd\u00ebrhyrjet e saj jan\u00eb kufizuar vet\u00ebm n\u00eb disa shtesa apo modifikime t\u00eb pjesshme t\u00eb projektit, t\u00eb cilat n\u00eb shum\u00eb raste perceptohen m\u00eb tep\u00ebr si zgjidhje selektive apo klienteliste, sesa si p\u00ebrpjekje reale p\u00ebr rregullimin e situat\u00ebs urbane dhe mbrojtjen e interesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKy projekt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje thell\u00ebsisht e gabuar, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb me ndjeshm\u00ebri ekstreme t\u00eb shtres\u00ebzimit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe urbane,\u201d theksoi Koja. <strong>\/Marr\u00eb nga<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/12\/21\/banoret-e-prekur-nga-projekti-tid-ne-durres-i-kthejne-syte-nga-gjykata\/\"> Reporter.al<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/21\/banoret-e-prekur-nga-projekti-tid-ne-durres-i-kthejne-syte-nga-gjykata\/\">Banor\u00ebt e prekur nga projekti TID n\u00eb Durr\u00ebs i kthejn\u00eb syt\u00eb nga gjykata<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb kur m\u00ebsoi se sht\u00ebpia e tij pran\u00eb bulevardit \u201cEpidamn\u201d do t\u00eb prishej p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb projektit TID Durr\u00ebs, Isuf Idrizi ka udh\u00ebtuar pes\u00eb her\u00eb drejt qytetit t\u00eb tij t\u00eb lindjes nga Padova n\u00eb Itali, ku jeton prej vitesh. Por p\u00ebrve\u00e7 pasiguris\u00eb dhe faturave q\u00eb rriten, Idrizi po p\u00ebrballet s\u00eb fundmi edhe me shpenzime [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59347","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59347","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59347"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59347\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59347"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59347"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59347"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}