{"id":59320,"date":"2025-12-21T08:48:19","date_gmt":"2025-12-21T08:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/21\/film-i-ri-per-nene-terezen-dw-ikone-me-plasaritje-a-ishte-shenjtorja-feministe\/"},"modified":"2025-12-21T08:48:19","modified_gmt":"2025-12-21T08:48:19","slug":"film-i-ri-per-nene-terezen-dw-ikone-me-plasaritje-a-ishte-shenjtorja-feministe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/21\/film-i-ri-per-nene-terezen-dw-ikone-me-plasaritje-a-ishte-shenjtorja-feministe\/","title":{"rendered":"Film i ri p\u00ebr n\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, DW: Ikon\u00eb me \u2018plasaritje\u2019! A ishte shenjtorja feministe?"},"content":{"rendered":"<p>India n\u00eb vitet 1940: Filmi \u201cTereza \u2013 Nj\u00eb jet\u00eb mes drit\u00ebs dhe hijes\u201d tregon ikon\u00ebn e kish\u00ebs katolike mes vet\u00ebdyshimit, parimeve dhe gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr sakrific\u00eb. Dhe shtron pyetjen: A ishte Tereza feministe?<\/p>\n<p>Tereza ishte 19 vje\u00e7, kur shkoi si novice (fillestare) n\u00eb Indi, ku u p\u00ebrball me mjerimin, urin\u00eb dhe s\u00ebmundjen. Ajo jetoi si murgesh\u00eb dhe m\u00ebsuese n\u00eb Kalkuta, n\u00eb urdh\u00ebrin katolik Loreto, i cili i kushtohej arsimit dhe pun\u00ebs misionare n\u00eb Indi. Kalkuta ishte e mbipopulluar, sh\u00ebrbimet shtet\u00ebrore ishin t\u00eb mbingarkuara dhe sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor pothuajse inekzistent. Menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb nga Britania e Madhe, pas rreth 200 vjet\u00ebsh sundimi kolonial, India p\u00ebrballej me sfida t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb vend kishte trazira, mij\u00ebra njer\u00ebz humb\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb incidente t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kaos na \u00e7on filmi \u201cTereza \u2013 Nj\u00eb jet\u00eb mes drit\u00ebs dhe hijes\u201d, pa zbukurime estetike, n\u00eb nj\u00eb qytet me zhurma, ngusht\u00ebsi dhe dyndje njer\u00ebzish. Tereza, e lindur n\u00eb vitin 1910 si Anjez\u00eb Gonxhe Bojaxhiu n\u00eb Shkupin e sot\u00ebm, shfaqet aty si nj\u00eb grua, q\u00eb misionin e saj e k\u00ebrkon mes rr\u00ebnojave dhe v\u00ebshtir\u00ebsive. Gjat\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtimi me tren ajo duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrjetuar \u201cvokacionin e saj\u201d: jo p\u00ebr t\u00eb jetuar m\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr Zotin, por n\u00eb mes t\u00eb m\u00eb varf\u00ebrve nd\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grua q\u00eb rebelohet kund\u00ebr kish\u00ebs s\u00eb saj<\/p>\n<p>Filmi tregon Terez\u00ebn (t\u00eb luajtur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme nga Noomi Rapace) jo si nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb mbinatyrshme t\u00eb drit\u00ebs, por si nj\u00eb grua q\u00eb p\u00ebrplaset me kish\u00ebn e saj. Sepse projekti i saj ishte revolucionar: t\u00eb linte manastirin, t\u00eb themelonte urdh\u00ebrin e saj, t\u00eb zhvendosej n\u00eb mes t\u00eb lagjeve t\u00eb varf\u00ebra, t\u00eb ndihmonte njer\u00ebzit e s\u00ebmur\u00eb dhe ata q\u00eb po vdisnin \u2013 si nj\u00eb murgesh\u00eb urdh\u00ebri jasht\u00eb urdh\u00ebrit. Kisha e frenoi, sepse d\u00ebshira e Terez\u00ebs n\u00ebnkuptonte largim nga traditat e vjetra dhe mosbindje. Por ajo mbeti kok\u00ebfort\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb vitin 1948 Vatikani u dor\u00ebzua dhe n\u00eb vitin 1950 ajo themeloi m\u00eb n\u00eb fund urdh\u00ebrin global t\u00eb \u201cMisionareve t\u00eb Bamir\u00ebsis\u00eb\u201d .<\/p>\n<p>I pasur nga ana vizuale, por i kursyer nga ana gjuh\u00ebsore, i shoq\u00ebruar nga kitarat elektrike, filmi tregon lagjet e varf\u00ebra t\u00eb Kalkut\u00ebs me njer\u00ebz t\u00eb vrar\u00eb nga varf\u00ebria dhe s\u00ebmundjet, bot\u00ebn ideale t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb vajzave, ku nx\u00ebn\u00ebset veshin fustane roz\u00eb dhe dhomat spartane t\u00eb murgeshave n\u00eb muret e manastirit, ku Tereza drejtonte me autoritet si n\u00ebn\u00eb superiore.<\/p>\n<p>Vanitet apo bamir\u00ebsi?<\/p>\n<p>Filmi i qaset Terez\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike, por me respekt, k\u00ebshtu q\u00eb disa polemika lihen m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb n\u00ebnkuptohen. N\u00eb nj\u00eb sken\u00eb t\u00eb qet\u00eb ajo pyet veten, n\u00ebse angazhimi i saj vjen v\u00ebrtet nga bamir\u00ebsia e past\u00ebr apo vaniteti, nj\u00eb moment q\u00eb e l\u00eb shkurtimisht m\u00ebnjan\u00eb mitin dhe tregon nj\u00eb Terez\u00eb, q\u00eb pyet veten. M\u00eb von\u00eb ajo diskuton me priftin, q\u00eb drejton manastirin, n\u00eb lidhje me abortin. Ai i kujton asaj q\u00eb t\u00eb mos i gjykoj\u00eb grat\u00eb, por t\u00eb marr\u00eb parasysh arsyet, q\u00eb i shtyjn\u00eb grat\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin k\u00ebt\u00eb hap. Dhe befas lind pyetja: n\u00ebse t\u00eb kuptuarit e tjetrit lejon edhe kund\u00ebrshtimin ndaj institucionit t\u00eb kish\u00ebs, q\u00eb d\u00ebnon abortin.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb adhurimin imazhi i Terez\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, e shenjt\u00ebruar nga Papa Fran\u00e7esku n\u00eb vitin 2016, ishte plasaritur shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb saj ajo qe nj\u00eb figur\u00eb e diskutueshme. Organizatat e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut e akuzonin p\u00ebr munges\u00ebn e qet\u00ebsuesve dhe higjien\u00ebs n\u00eb strehimoret e saj dhe se ato ishin m\u00eb shum\u00eb si bujtina sesa spitale. Se ajo merrte qindra miliona dollar\u00eb donacione nga burime ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb dyshimta, por standardet mjek\u00ebsore t\u00eb objekteve t\u00eb saj ishin t\u00eb mjera.<\/p>\n<p>Gazetari britanik Christopher Hitchens shprehej: \u201cAjo donte varf\u00ebrin\u00eb, jo t\u00eb varf\u00ebrit\u201d. U pajtua me \u00abvuajtjen si dhurat\u00eb nga Zoti\u00bb dhe nuk b\u00ebri asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund vuajtjes. Ajo e barazoi mjerimin e t\u00eb varf\u00ebrve me vuajtjen e Krishtit; asaj i atribuohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e bukur t\u00eb shoh\u00ebsh t\u00eb varf\u00ebrit, q\u00eb pranojn\u00eb fatin e tyre dhe ta vuajn\u00eb at\u00eb si Krishti\u201d.<\/p>\n<p>Tereza qe e ashp\u00ebr n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e abortit. N\u00eb fjalimin e saj n\u00eb marrjen e \u00e7mimit Nobel (1979) ajo e p\u00ebrshkroi abortin si \u201cvrasje\u201d dhe \u201cshkat\u00ebrruesin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb paqes\u201d. Si rezultat ajo u b\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse morale e l\u00ebvizjeve konservatore dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb objektiv i kritik\u00ebs feministe, q\u00eb e akuzoi at\u00eb se ia n\u00ebnshtronte t\u00eb drejtat e grave idealit t\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sakrifica.<\/p>\n<p>N\u00eb kinemat\u00eb gjermane po shfaqet filmi kushtuar N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs i regjisores Teona Mitevksa<br \/>\nMegjithat\u00eb p\u00ebr regjisoren e filmit, Teona Strugar Mitevska, Tereza kishte tipare feministe: \u201cAjo ia dha vetes lirin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ajo q\u00eb ishte, p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin e saj. Kjo e b\u00ebn at\u00eb p\u00ebr mendimin tim nj\u00eb figur\u00eb jasht\u00ebzakonisht feministe\u201d, u shpreh Mitevska n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr revist\u00ebn kinematografike filmdienst.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb grua, q\u00eb fitoi autoritet n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb patriarkale, themeloi nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb saj dhe u d\u00ebgjua n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, Tereza me siguri mund t\u00eb lexohet si nj\u00eb figur\u00eb e fort\u00eb fem\u00ebrore. Ajo kund\u00ebrshtoi direktivat, u largua nga manastiri, drejtoi mij\u00ebra murgesha \u2013 nj\u00eb form\u00eb fuqie p\u00ebr t\u00eb vepruar, e cila nuk ishte e vet\u00ebkuptueshme. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ajo p\u00ebrfaq\u00ebsoi nj\u00eb imazh t\u00eb gruas, q\u00eb fokusohej te am\u00ebsia, sakrifica dhe bindja. Puna e saj i dedikohej atyre q\u00eb vuanin, jo ndryshimit t\u00eb strukturave. Feministe n\u00eb kuptimin emancipues v\u00ebshtir\u00eb se ishte, por n\u00eb kuptimin e prezenc\u00ebs dhe lidershipit fem\u00ebror absolutisht q\u00eb po.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e saj t\u00eb fundit vuajti nga dyshime t\u00eb r\u00ebnda. Letrat dhe sh\u00ebnimet n\u00eb ditarin e saj, q\u00eb u botuan n\u00eb vitin 2007, p\u00ebrmbajn\u00eb shum\u00eb vetmi dhe pyetjen e p\u00ebrs\u00ebritur, n\u00ebse Zoti ekziston. Gruaja, q\u00eb personifikonte shpres\u00ebn n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, shkruante se brenda saj ishte \u201cftoht\u00ebsi akulli\u201d dhe se qielli nuk do t\u00eb thoshte m\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb: \u201cM\u00eb duket si nj\u00eb vend bosh\u201d. Ndoshta \u00ebsht\u00eb kjo ajo q\u00eb e b\u00ebn figur\u00ebn e saj kaq njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>P\u00ebrse filmi vjen n\u00eb koh\u00ebn e duhur<\/p>\n<p>Debatet p\u00ebr abortin, varf\u00ebria, konfliktet fetare, autoriteti fem\u00ebror n\u00eb kish\u00eb, shum\u00eb gj\u00ebra jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht aktuale. Filmi konfrontohet me pyetjen: A mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb grua e shenjt\u00eb, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb politikisht problematike? Ajo tregon Terez\u00ebn si nj\u00eb personazh me kufizime. Ndoshta k\u00ebtu q\u00ebndron r\u00ebnd\u00ebsia e saj sot: jo si nj\u00eb figur\u00eb e shenjt\u00eb e ndri\u00e7uar, por si nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb ngre pik\u00ebpyetje. Pra ky film, i cili nuk shpjegon asgj\u00eb, por vet\u00ebm v\u00ebzhgon, \u00ebsht\u00eb ndoshta nj\u00eb arsye e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr Terez\u00ebn n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb re.<em><strong> \/DW\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/film-i-ri-per-nene-terezen-dw-ikone-me-plasaritje-a-ishte-shenjtorja-feministe\/\">Film i ri p\u00ebr n\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, DW: Ikon\u00eb me \u2018plasaritje\u2019! A ishte shenjtorja feministe?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>India n\u00eb vitet 1940: Filmi \u201cTereza \u2013 Nj\u00eb jet\u00eb mes drit\u00ebs dhe hijes\u201d tregon ikon\u00ebn e kish\u00ebs katolike mes vet\u00ebdyshimit, parimeve dhe gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr sakrific\u00eb. Dhe shtron pyetjen: A ishte Tereza feministe? Tereza ishte 19 vje\u00e7, kur shkoi si novice (fillestare) n\u00eb Indi, ku u p\u00ebrball me mjerimin, urin\u00eb dhe s\u00ebmundjen. Ajo jetoi si murgesh\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59320","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59320","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59320"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59320\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59320"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59320"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59320"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}