{"id":5929,"date":"2025-01-30T21:20:52","date_gmt":"2025-01-30T21:20:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/30\/rrefimi-i-metes-nga-qelia-me-mban-brenda-trekendeshi-rama-dumani-mcgonigal\/"},"modified":"2025-01-30T21:20:52","modified_gmt":"2025-01-30T21:20:52","slug":"rrefimi-i-metes-nga-qelia-me-mban-brenda-trekendeshi-rama-dumani-mcgonigal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/30\/rrefimi-i-metes-nga-qelia-me-mban-brenda-trekendeshi-rama-dumani-mcgonigal\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi i Met\u00ebs nga qelia: M\u00eb mban brenda trek\u00ebnd\u00ebshi Rama \u2013 Dumani \u2013 McGonigal"},"content":{"rendered":"<p><span>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin \u201cDebat\u201d n\u00eb <a href=\"https:\/\/a2news.com\/shqiperia\/politike\/a2-cnn-interviste-me-ilir-meten-nga-burg-te-pathenat-e-ish-pr-i1139214\">A2 CNN<\/a>. Nga qelia num\u00ebr 5 aty ku ndodhet i burgosur prej 3 muajsh Meta ka komentuar zhvillimet m\u00eb t\u00eb fundit politike n\u00eb vend. Fillimisht Meta rr\u00ebfen sesi ka kaluar 3 muajt e arrestit n\u00eb qeli, teksa thot\u00eb se edhe pse tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb duke jetuar n\u00eb 12 metra katror\u00eb ndjehet edhe m\u00eb i lir\u00eb. Ai ngre akuza t\u00eb forta p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e arrestimit ndaj tij, t\u00eb cilin e cil\u00ebson si nj\u00eb rr\u00ebmbim dhe jo arrestim.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Pyetje: Zoti Meta, kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se 3 muaj q\u00eb ndodheni i arrestuar. S\u00eb pari si ka kaluar kjo periudh\u00eb n\u00eb izolim p\u00ebr ju?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span><strong>Meta:<\/strong><em> P\u00ebrsh\u00ebndetje Alba dhe urime p\u00ebr ju dhe stafin tuaj nga qelia Nr.5.\u00a0Un\u00eb nuk jam arrestuar, por si\u00e7 e ka par\u00eb i gjith\u00eb opinioni publik, jam rr\u00ebmbyer nga bandit\u00eb me maska, t\u00eb paidentifikuar, pa asnj\u00eb urdh\u00ebr \u2013 arresti dhe jam futur forc\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb me targa private. Pra jam i rr\u00ebmbyer publikisht si askush n\u00eb vendet e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs apo t\u00eb NATO-s. Raste t\u00eb tillla sigurisht ka patur n\u00eb Bjellorusi, ku para pak dit\u00ebsh, Lukashenko \u201ctriumfoi\u201d p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb 7 rradhazi duke \u201cgaruar\u201d me disa kandidat\u00eb kukulla tip 0.99 si k\u00ebto parti\u00e7kat \u201copozitare\u201d q\u00eb krijon e rikrijon \u201cRilindja\u201d k\u00ebtu n\u00eb \u00e7do prag zgjedhjesh.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>Edhe k\u00ebtu meq\u00ebn\u00ebse uzurpatori i gjith\u00eb pushteteve k\u00ebrkon t\u00eb \u201cfitoj\u00eb\u201d nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt duke garuar me 0.99 e tij, urdh\u00ebroi rr\u00ebmbimin tim kriminal, si\u00e7 urdh\u00ebroi arrestimin e z. Berisha para 14 muajve e s\u00eb fundi edhe k\u00ebt\u00eb mas\u00ebn absurde p\u00ebr paraqitjen e tij n\u00eb SPAK-un q\u00eb ka mbyllur hetimet.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>Si\u00e7 ka urdh\u00ebruar edhe burgosjen politike t\u00eb N\u00ebnkryetarit t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Ervin Salianji, si\u00e7 ka urdh\u00ebruar p\u00ebrndjekjen e Kryetarit t\u00eb PR, z. Mediu, n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7do parim t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, si\u00e7 ka urdh\u00ebruar publikisht dy dit\u00eb para zgjedhjeve vendore rr\u00ebmbimin e z. Fredi Beleri, e k\u00ebshtu me rradh\u00eb.\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>Un\u00eb v\u00ebrtet jam i izoluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ekstreme dhe po k\u00ebshtu jetoj n\u00eb 12 metra katror\u00eb qeli, por ndjehem edhe m\u00eb i lir\u00eb se m\u00eb par\u00eb e po k\u00ebshtu plot besim se e drejta dhe e v\u00ebrteta do t\u00eb triumfoj\u00eb mbi padrejt\u00ebsin\u00eb e Ramaform\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkon mandat t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm duke asgjesuar pluralizmin politik dhe zgjedhjet e lira, p\u00ebr t\u00eb garantuar pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb e \u201cKryetarit t\u00eb Organizat\u00ebs\u201d dhe Narkoregjimit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>I pyetur n\u00eb lidhje me kontaktet me familjar\u00ebt dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e PL, Meta \u00ebsht\u00eb shprehur se takohet vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb me familjar\u00ebt si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb paraburgosurit e tjer\u00eb. Meta m\u00eb tej hedh akuza se \u00ebsht\u00eb duke u mbajtur peng n\u00eb burg sipas tij nga \u201cTrek\u00ebnd\u00ebshi i Nevad\u00ebs\u201d, McGonigal \u2013 Rama \u2013 Dumani, t\u00eb cil\u00ebt sipas Met\u00ebs duan t\u00eb asgjesojn\u00eb totalisht pluralizmin politik edhe sovranitetin e popullit shqiptar.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Pyetje \u2013 A kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira kontaktet me familjar\u00ebt dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb PL?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span><strong>Meta:<\/strong> <em>Un\u00eb takohem vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb me familjar\u00ebt e mi si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb paraburgosurit e tjer\u00eb dhe s\u2019kam asnj\u00eb ankes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Por sigurisht q\u00eb un\u00eb jam rr\u00ebmbyer k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb m\u2019u pamund\u00ebsuar ekstremisht mund\u00ebsia e takimeve apo komunikimeve me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi dhe t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e simpatizant\u00ebt e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb. <\/em><\/span><\/p>\n<p><em><span>Po k\u00ebshtu p\u00ebr t\u00eb m\u2019u pamund\u00ebsuar edhe komunikimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me ju dhe t\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00ebt, analist\u00ebt dhe qytetar\u00ebt.\u00a0<\/span><span>Un\u00eb jam \u201csyrgjynosur\u201d k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb m\u2019u pamund\u00ebsuar jo vet\u00ebm mbrojtja n\u00eb publik ndaj t\u00eb gjitha pseudoakuzave, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u00eb shpalosur programin e mrekulluesh\u00ebm dhe konkret t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb t\u00eb 5 prioriteteve p\u00ebr 4 milion\u00eb shqiptar\u00eb plus.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Un\u00eb jam duke u mbajtur peng k\u00ebtu sepse \u201cTrek\u00ebnd\u00ebshi i Nevad\u00ebs\u201d, McGonigal \u2013 Rama \u2013 Dumani, duan t\u00eb asgjesojn\u00eb totalisht bashk\u00eb me pluralizmin politik edhe sovranitetin e popullit shqiptar dhe \u00e7do interes komb\u00ebtar t\u00eb tij duke sorosifikuar cdo institucion t\u00eb Shtetit dhe cdo qeliz\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe shp\u00ebrb\u00ebrjen e familjes.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>I pyetur m\u00eb tej n\u00ebse ka detaje t\u00eb reja p\u00ebr dosjen dhe akuzat q\u00eb SPAK ka ngritur ndaj Met\u00ebs, presidenti i PL \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb apo fakt penal q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb gjat\u00eb 32 viteve t\u00eb sh\u00ebrbimit publik. Sipas Met\u00ebs nuk ekziston asnj\u00eb shkres\u00eb apo akt zyrtar nga ai q\u00eb ka d\u00ebmtuar nj\u00eb qindark\u00eb buxhetin e shtetit apo q\u00eb ka shkelur ligjin. Meta ngre akuza se urdh\u00ebri p\u00ebr ndalimin e tij \u00ebsht\u00eb i komanduar nga Rama.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Pyetje: Pas marjes n\u00eb pyetje disa here kur ishit n\u00eb Liri, jeni marr\u00eb n\u00eb pyetje edhe nj\u00ebher\u00eb nga prokuror\u00ebt e Spak pas arrestimit. A ka detaje t\u00eb reja p\u00ebr dosjen dhe akuzat q\u00eb Spak ka ngritur mbi ju?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Meta: <em>Nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb apo fakt penal q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Ilir Met\u00ebn gjat\u00eb 32 viteve t\u00eb sh\u00ebrbimit publik. <\/em><\/span><em><span>Nuk ekziston asnj\u00eb shkres\u00eb apo akt zyrtar nga Ilir Meta q\u00eb ka d\u00ebmtuar nj\u00eb qindark\u00eb buxhetin e shtetit apo q\u00eb ka shkelur ligjin.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumta shkeljet e ligjit dhe favorizimet e paligjshme q\u00eb uzurpatori i gjith\u00eb pushteteve ka kryer me firm\u00ebn e tij, t\u00eb cilat SPAK ka tmerr ti shikoj\u00eb e jo m\u00eb t\u2019i hetoj\u00eb.<\/span><\/em><br \/>\n<em><span>Mjafton firma e tij p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb bonusin kompanis\u00eb q\u00eb ende nuk ishte krijuar, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i pandehur e jasht\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Kryeministrit.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>P\u00ebrve\u00e7 17 vendimeve t\u00eb Qeveris\u00eb t\u00eb miratuara brenda dit\u00ebs p\u00ebr incenerator\u00ebt nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte paralajm\u00ebruar me shkres\u00eb zyrtare nga Drejtori i tij i Prokurimeve se procedura ishte e paligjshme. Dhe dhjetra raste t\u00eb tjera.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>D\u00ebshmia e fundit e ish \u2013 Zv. Kryeministrit Ahmetaj se ishte ky Kryetari i Organizat\u00ebs ( Rama) q\u00eb n\u00eb 2017 e detyroi Kryebashkiakun Veliaj t\u00eb uzurponte kompetenc\u00ebn ligjore t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs dhe me firm\u00ebn e tij t\u2019i hapte rrug\u00ebn inceneratorit q\u00eb nuk ekziston, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e fort\u00eb publike se p\u00ebrse SPAK-u dhe Dumani u b\u00ebn\u00eb 5 vite q\u00eb nga krijimi i SPAK-ut q\u00eb nuk e shohin k\u00ebt\u00eb shkres\u00eb t\u00eb paligjshme dhe me pasoja shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda financiare.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Sepse ajo \u00ebsht\u00eb \u201cde jure\u201d firma e Veliajt por \u201cde fakto\u201d firma e Ram\u00ebs, ndaj SPAK- u mbyll syt\u00eb para \u201ckrokodilit\u201d dhe gjurmon me regji \u201cHarabelin\u201d se te ky i fundit nuk c\u00ebnohet padroni i Dumanit, Edi Rama. <\/span><span>Mos harroni edhe porosin\u00eb q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb Rama Veliajt, q\u00eb b\u00ebje k\u00ebt\u00eb pa e marr\u00eb vesh LSI.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Sepse LSI kishte 12 K\u00ebshilltar\u00eb n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe Kryetarin e K\u00ebshillit ndaj edhe u shmang paligjshm\u00ebrisht K\u00ebshilli. <\/span><span>N\u00eb thirrjen e fundit nga SPAK jam ripyetur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e lobimeve t\u00eb cil\u00ebn e kam shteruar publikisht me koh\u00eb se un\u00eb as kam firmosur p\u00ebr pagesa dhe as kam autorizuar njeri t\u00eb b\u00ebj\u00eb veprime t\u00eb paligjshme.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Po k\u00ebshtu \u00e7do vendim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb Kryesin\u00eb e LSI p\u00ebr lobimet p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb q\u00eb un\u00eb kam qen\u00eb Kryetar i saj. <\/span><span>Po k\u00ebshtu, si\u00e7 e dini ju, askush nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb SHBA p\u00ebr veprime t\u00eb paligjshme p\u00ebr llogari apo interes t\u00eb Ilir Met\u00ebs. <\/span><span>Nd\u00ebrsa p\u00ebr Edi Ram\u00ebn jan\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb pakt\u00ebn dy persona.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>I pari Bilali q\u00eb e mori Edi Ram\u00ebn si gruan e tij p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb foto t\u00eb paligjshme me Presidentin Obama dhe i dyti i ditur nga e gjith\u00eb bota, ish \u2013 drejtori i FBI, Charles McGonigal, i cili po vuan d\u00ebnimin pasi pranoi fajin dhe b\u00ebri marr\u00ebveshjen. <\/span><\/em><span><em>Por nd\u00ebrsa i korruptuari po vuan d\u00ebnimin atje, korruptuesi i tij k\u00ebtej vazhdon t\u00eb lavd\u00ebroj\u00eb krijes\u00ebn e tij SPAK\u2013un q\u00eb e ka mbyllur n\u00eb kasafort\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje ku ka edhe plot McGonigal\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/em> \/A2 CNN<\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/01\/30\/rrefimi-i-metes-nga-qelia-me-mban-brenda-trekendeshi-rama-dumani-mcgonigal\/\">Rr\u00ebfimi i Met\u00ebs nga qelia: M\u00eb mban brenda trek\u00ebnd\u00ebshi Rama \u2013 Dumani \u2013 McGonigal<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin \u201cDebat\u201d n\u00eb A2 CNN. Nga qelia num\u00ebr 5 aty ku ndodhet i burgosur prej 3 muajsh Meta ka komentuar zhvillimet m\u00eb t\u00eb fundit politike n\u00eb vend. Fillimisht Meta rr\u00ebfen sesi ka kaluar 3 muajt e arrestit n\u00eb qeli, teksa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5929","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5929","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5929"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5929\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}