{"id":59266,"date":"2025-12-20T18:48:43","date_gmt":"2025-12-20T18:48:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/20\/kthesa-e-papritur-e-albin-kurtit-dhe-lvv-se-para-zgjedhjeve\/"},"modified":"2025-12-20T18:48:43","modified_gmt":"2025-12-20T18:48:43","slug":"kthesa-e-papritur-e-albin-kurtit-dhe-lvv-se-para-zgjedhjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/20\/kthesa-e-papritur-e-albin-kurtit-dhe-lvv-se-para-zgjedhjeve\/","title":{"rendered":"Kthesa e papritur e Albin Kurtit dhe LVV-s\u00eb para zgjedhjeve"},"content":{"rendered":"<p>Nga bojkotimi i mediave t\u00eb Kosov\u00ebs e sulmet ndaj gazetar\u00ebve, n\u00eb prani m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb to.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrdorimi i termave \u201chajvan\u00eb\u201d e \u201chajvanat\u201d, me premtimin p\u00ebr nj\u00eb gjuh\u00eb m\u00eb t\u00eb matur dhe bashk\u00ebpunuese me partit\u00eb e tjera t\u00eb m\u00ebdha shqiptare.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa ndryshime n\u00eb q\u00ebndrime q\u00eb u vun\u00eb re gjat\u00eb paraqitjeve t\u00eb fundit n\u00eb media t\u00eb eksponent\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje (LVV), p\u00ebrfshir\u00eb edhe kreun, Albin Kurtin.<\/p>\n<p>Periudha kur jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto deklarata n\u00eb studiot televizive \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi: kan\u00eb mbetur edhe pak dit\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare t\u00eb 28 dhjetorit.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike, n\u00eb parim, nuk e shohin ndryshimin si di\u00e7ka t\u00eb keqe, por n\u00eb rastin konkret besojn\u00eb se moderimi i diskursit \u00ebsht\u00eb strategji e LVV-s\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar imazhin dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kalkulimeve politike.<\/p>\n<p>Roli i \u201cpal\u00ebs s\u00eb mir\u00eb\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr Donika Eminin, hulumtuese n\u00eb Grupin K\u00ebshill\u00ebdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr Politika t\u00eb Ballkanit (BiEPAG), ndryshimi i fjalorit nuk \u00ebsht\u00eb i rast\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas saj, intervistat e fundit t\u00eb Kurtit, Glauk Konjufc\u00ebs dhe Albulena Haxhiut n\u00eb mediat lokale t\u00eb Kosov\u00ebs, \u201cduken qartazi t\u00eb orkestruara p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur terrenin\u201d pas zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb opozit\u00ebn n\u00eb diskomfort, duke luajtur rolin e \u2018pal\u00ebs s\u00eb mir\u00eb\u2019, pas nj\u00eb viti t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs toksike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb dyti, ky ndryshim lidhet drejtp\u00ebrdrejt me nevoj\u00ebn p\u00ebr koalicione. LVV-ja \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebdijshme se nuk mund t\u00eb qeveris\u00eb m\u00eb e vetme si n\u00eb vitin 2021. Prandaj, nj\u00eb gjuh\u00eb m\u00eb e but\u00eb dhe nj\u00eb paraqitje si parti \u2018e pjekur\u2019 politike sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb hapur rrug\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebpunime paszgjedhore\u201d, vler\u00ebson Emini.<\/p>\n<p>Edhe sociologu Artan Muhaxhiri \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb: ndryshimi i qasjes \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e strategjis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPor, nuk besoj q\u00eb partit\u00eb e tjera politike PDK, LDK, AAK, i besojn\u00eb k\u00ebtij ndryshimi t\u00eb befasish\u00ebm dhe shum\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb stilit politik t\u00eb LVV-s\u00eb, pasi kan\u00eb pasur p\u00ebrvoja n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn se ky ndryshim \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe jo i p\u00ebrhersh\u00ebm\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Muhaxhiri mendon se caku i LVV-s\u00eb tani jan\u00eb votuesit e pavendosur dhe ata q\u00eb kan\u00eb dilema n\u00ebse do ta votojn\u00eb ose jo k\u00ebt\u00eb parti, q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit t\u00eb k\u00ebtij viti mori 42 p\u00ebr qind t\u00eb votave \u2013 shif\u00ebr e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb qeverisur vet\u00eb.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebson se partia e Kurtit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet q\u00eb nga zgjedhjet e vitit 2021, \u201cnuk ka ndonj\u00eb argument t\u00eb fuqish\u00ebm nga qeverisja e deritashme\u201d, prandaj, \u201caseti kryesor i LVV-s\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje do t\u00eb jet\u00eb ky ndryshimi retorik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, disi, edhe k\u00ebsaj radhe t\u00eb arrij\u00eb rezultat pozitiv, pasi p\u00ebrve\u00e7 fjal\u00ebve, veprat i mungojn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKoordinim me List\u00ebn Serbe\u201d, \u201cnjeri i Serbis\u00eb\u201d\u2026<\/p>\n<p>Viti 2025 do t\u00eb mbahet mend p\u00ebr polarizimet e skajshme mes partive politike shqiptare, qoft\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet e shkurtit, m\u00eb pas p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e formimit t\u00eb institucioneve, apo edhe gjat\u00eb gar\u00ebs n\u00eb dy rundet e zgjedhjeve lokale.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka duket se nisi pasi Kurti e kuptoi rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit, doli para mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij dhe iu referua partive q\u00eb ishin n\u00eb opozit\u00eb n\u00eb legjislatur\u00ebn e kaluar si \u201chajvan\u00eb\u201d dhe \u201chajvanat\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb s\u00eb voni n\u00eb televizionin lokal t\u00eb Kosov\u00ebs, Kanal10, kryeministri n\u00eb detyr\u00eb Kurti, tha nuk e mendoi t\u00eb gjith\u00eb opozit\u00ebn kur e p\u00ebrdori shprehjen \u201chajvan\u00eb\u201d por vet\u00ebm nj\u00eb parti q\u00eb, sipas tij, b\u00ebri premtime \u201ciracionale dhe lajthit\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPor, ndoshta \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb gjej ndonj\u00eb fjal\u00eb tjet\u00ebr\u201d, theksoi ai, duke mos treguar se kujt sakt\u00ebsisht i \u00ebsht\u00eb referuar.<\/p>\n<p>Numri dy n\u00eb LVV, Glauk Konjufca, tha disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb televizionin tjet\u00ebr lokal, T7 se Kurti ka \u201creflektuar\u201d dhe e ka pranuar se ka b\u00ebr\u00eb gabim n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Sipas Eminit, fyerjet si \u201chajvan\u00eb\u201d i kan\u00eb sh\u00ebrbyer LVV-s\u00eb p\u00ebr t\u2019i dob\u00ebsuar kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb dhe \u201cp\u00ebr ta mobilizuar nj\u00eb elektorat t\u00eb ushqyer me narrativ konfrontues\u201d.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse koh\u00ebt e fundit ka pasur nj\u00eb pranim t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabime n\u00eb raport me opozit\u00ebn dhe mediat, kjo nuk e ndryshon faktin q\u00eb kjo sjellje ka vazhduar praktikisht deri dy jav\u00eb para zgjedhjeve\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb thellimit t\u00eb ndasive, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs nuk pranoi t\u00eb bashk\u00ebpunonte me partin\u00eb e Kurtit p\u00ebr nj\u00eb koalicion t\u00eb mundsh\u00ebm qeveritar, pavar\u00ebsisht dy ftesave t\u00eb LVV-s\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe partit\u00eb tjera shqiptare ishin kategorike kund\u00ebr negociatave eventuale me Kurtin.<\/p>\n<p>Ani pse Kurti dhe Konjufca e kan\u00eb mohuar se gjuha e ashp\u00ebr ka ndikuar n\u00eb acarim raportesh, sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur Lista Serbe gjat\u00eb vitit, tensionet jan\u00eb rritur.<\/p>\n<p>Lista Serbe \u00ebsht\u00eb partia m\u00eb e madhe e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, e af\u00ebrt me Beogradin zyrtar, me t\u00eb cil\u00ebn LVV-ja nuk pranon assesi bashk\u00ebpunim, por me raste pretendonte se partit\u00eb tjera shqiptare koordinoheshin me t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse m\u00eb pyesni n\u00ebse PDK-ja \u00ebsht\u00eb me List\u00ebn Serbe, jo nuk mendoj se \u00ebsht\u00eb ashtu. A \u00ebsht\u00eb LDK-ja me List\u00ebn Serbe? Jo, nuk mendoj\u201d, tha Konjufca n\u00eb intervist\u00ebn e dhjetorit, duke shtuar se as LVV-ja dhe as k\u00ebto parti shqiptare nuk mendojn\u00eb p\u00ebr nj\u00ebra-tjetr\u00ebn se jan\u00eb me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb vitit, akuza pati edhe nga k\u00ebndi tjet\u00ebr. Disa parti shqiptare nuk hezituan ta akuzojn\u00eb Kurtin se \u00ebsht\u00eb \u201cnjeri i Serbis\u00eb dhe Rusis\u00eb\u201d, pa ndonj\u00eb d\u00ebshmi.<\/p>\n<p>Ndryshimi i radh\u00ebs: Qasja ndaj SHBA-ve<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb jo rrall\u00ebher\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrshkruar Kurtin si \u201cantiamerikan\u201d dhe e kan\u00eb akuzuar p\u00ebr prishje t\u00eb raporteve me aleaten kryesore t\u00eb Kosov\u00ebs, Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Kurti \u00ebsht\u00eb kritikuar edhe nga vet\u00eb SHBA-t\u00eb p\u00ebr veprimet n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs t\u00eb banuar me shumic\u00eb serbe, q\u00eb jan\u00eb cil\u00ebsuar si t\u00eb pakoordinuara.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb vitit, raportet mes Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kosov\u00ebs p\u00ebsuan nj\u00eb goditje tjet\u00ebr me pezullimin e Dialogut t\u00eb planifikuar Strategjik. Washingtoni tha e mori k\u00ebt\u00eb vendim duke u thirrur n\u00eb shqet\u00ebsime lidhur me veprimet e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti fillimisht e pati pranuar se me administrat\u00ebn amerikane kishte dallime, por shtoi se \u201cnuk jemi prishur me Amerik\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn e dhjetorit, Kurti deklaroi se raportet me Washingtonin ishin shum\u00eb t\u00eb mira dhe q\u00eb mospajtimet kryesore gjithmon\u00eb kan\u00eb qen\u00eb lidhur me Serbin\u00eb dhe strukturat e saj, dhe asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje bilaterale.<\/p>\n<p>\u201cKurr\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb, sa i p\u00ebrket mbrojtjes dhe siguris\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet m\u00eb t\u00eb mira sesa tani me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. E kemi kulmin. Si shtet i pavarur e kemi kulmin sa i p\u00ebrket mbrojtjes dhe siguris\u00eb\u201d, u shpreh ai p\u00ebr Kanal10.<\/p>\n<p>Ky q\u00ebndrim i Kurtit, p\u00ebr Muhaxhirin \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00eb shp\u00ebrputhje me realitetin\u201d, pasi sipas tij, raportet mes dy shteteve \u201ckurr\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuara\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, aspekti i siguris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr nga ai politik dhe shpesh funksionon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autonome. Hulumtuesja n\u00eb BiEPAG, Donika Emini, vler\u00ebson se n\u00eb vitet e fundit, Kurti e ka p\u00ebrdorur antagonizmin ndaj SHBA-s\u00eb dhe Bashkimit Evropian p\u00ebr \u201cp\u00ebrfitime elektorale dhe politike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cTani, ndryshimi i narrativit p\u00ebr t\u2019iu referuar Serbis\u00eb si shkak p\u00ebr mospajtimet tregon nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb but\u00ebsuar tonin ndaj aleat\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qasje m\u00eb konstruktive ndaj administrat\u00ebs s\u00eb re amerikane\u201d, vler\u00ebson ajo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Ambasad\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara i tha Radios Evropa e Lir\u00eb m\u00eb 17 dhjetor se SHBA-ja synon t\u00eb punoj\u00eb ngusht\u00eb me ekzekutivin e ri q\u00eb do t\u00eb zgjidhet pas 28 dhjetorit, \u201cp\u00ebr t\u2019i avancuar prioritetet e p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara i kan\u00eb ndar\u00eb mbi 2 miliard\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn prej vitit 1998.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebs shtet\u00ebror\u00eb kosovar\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nd\u00ebr vite q\u00eb Amerika \u00ebsht\u00eb partnerja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e Kosov\u00ebs dhe se mb\u00ebshtetja e saj \u00ebsht\u00eb jetike.<\/p>\n<p>Sa do t\u00eb zgjas\u00eb \u201cndryshimi\u201d i LVV-s\u00eb?<\/p>\n<p>Donika Emini \u00ebsht\u00eb skeptike, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr qasjen ndaj mediave. N\u00eb syt\u00eb e saj, ndryshimi \u00ebsht\u00eb imponuar nga rrethanat dhe nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn se si LVV-ja e kupton dhe respekton rolin e medias n\u00eb demokraci.<\/p>\n<p>\u201cHistorikisht, LVV-ja dhe Kurti kan\u00eb nd\u00ebrtuar kapital politik mbi polarizimin dhe konfliktin. Prandaj, edhe pse \u00ebsht\u00eb pozitive q\u00eb po tentojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb paqe me mediat n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, dyshoj fort se ky ndryshim \u00ebsht\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe se do t\u00eb reflektohet n\u00eb nj\u00eb raport m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm me median kritike n\u00ebse ata qeverisin s\u00ebrish.\u201d<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht zhvillimeve n\u00eb t\u00eb ardhmen, d\u00ebmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Gjuha e p\u00ebrdorur nga LVV-ja n\u00eb drejtim t\u00eb mediave \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar disa her\u00eb nga Bashkimi Evropian dhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb mediave.<\/p>\n<p>Liria e shtypit n\u00eb Kosov\u00eb e ka p\u00ebsuar m\u00eb 2025 r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb 15 vjet, sipas Indeksit t\u00eb Reporter\u00ebve pa Kufij.<\/p>\n<p>P\u00ebr Muhaxhirin, gjith\u00e7ka varet nga rezultatet zgjedhore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse LVV-ja arrin rezultat shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb zgjedhje, at\u00ebher\u00eb me siguri do t\u2019i kthehet gjuh\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr polarizuese. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, nuk do t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 28 dhjetorit, t\u00eb drejt\u00eb vote do t\u00eb ken\u00eb mbi 2 milion\u00eb shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs, brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces zgjedhor do t\u00eb marrin pjes\u00eb 24 subjekte politike, me 1 180 kandidat\u00eb.(REL)<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/kthesa-e-papritur-e-albin-kurtit-dhe-lvv-se-para-zgjedhjeve\/\">Kthesa e papritur e Albin Kurtit dhe LVV-s\u00eb para zgjedhjeve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga bojkotimi i mediave t\u00eb Kosov\u00ebs e sulmet ndaj gazetar\u00ebve, n\u00eb prani m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb to. Nga p\u00ebrdorimi i termave \u201chajvan\u00eb\u201d e \u201chajvanat\u201d, me premtimin p\u00ebr nj\u00eb gjuh\u00eb m\u00eb t\u00eb matur dhe bashk\u00ebpunuese me partit\u00eb e tjera t\u00eb m\u00ebdha shqiptare. K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa ndryshime n\u00eb q\u00ebndrime q\u00eb u vun\u00eb re gjat\u00eb paraqitjeve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59266","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59266","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59266"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59266\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59266"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59266"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59266"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}