{"id":59186,"date":"2025-12-20T12:48:21","date_gmt":"2025-12-20T12:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/20\/berisha-te-henen-qytetaret-i-japin-ultimatum-rames-duhet-te-largohet-per-paqen-e-shqiperise\/"},"modified":"2025-12-20T12:48:21","modified_gmt":"2025-12-20T12:48:21","slug":"berisha-te-henen-qytetaret-i-japin-ultimatum-rames-duhet-te-largohet-per-paqen-e-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/20\/berisha-te-henen-qytetaret-i-japin-ultimatum-rames-duhet-te-largohet-per-paqen-e-shqiperise\/","title":{"rendered":"Berisha: T\u00eb h\u00ebn\u00ebn qytetar\u00ebt i japin ultimatum Ram\u00ebs, duhet t\u00eb largohet p\u00ebr paqen e Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i PD, Sali Berisha, gjat\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedimi me qytetar\u00ebt n\u00eb rrjetet sociale, u shpreh se kjo jav\u00eb ka zbuluar nj\u00eb korrupsion t\u00eb paprecedent n\u00eb Shqip\u00ebri, ministrja dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Lubi Balluku, e cila nisi karrier\u00ebn nga babysitter n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve.<\/p>\n<p>Berisha theksoi se ky pasurim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, sipas tij i mund\u00ebsuar p\u00ebrmes ryshfeteve dhe abuzimeve me tenderat publik\u00eb, d\u00ebshmon p\u00ebr p\u00ebrmasat e korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb diktaturave afrikane t\u00eb viteve \u201960-\u201970, duke n\u00ebnvizuar gjithashtu rolin e kryeministrit Edi Rama si pjes\u00eb e pandar\u00eb e k\u00ebtij tandemi.<\/p>\n<p><strong>FJALA E BERISHES<\/strong><\/p>\n<p><em>Mir\u00ebdita dhe nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt t\u00eb gjith\u00eb ju demokrateve dhe demokrat\u00ebve, qytetareve dhe qytetar\u00ebve q\u00eb ndiqni k\u00ebt\u00eb bised\u00eb t\u00eb p\u00ebrjavshme n\u00eb rrjetet e mia sociale.<\/em><\/p>\n<p><em>Mendoj se kjo jav\u00eb \u00ebsht\u00eb karakterizuar nga zhvillime dhe zbulime, t\u00eb cilat ndoshta kan\u00eb tejkaluar shum\u00eb imagjinat\u00ebn e shumic\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, nga dosja e Lubi Ballukut, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb m\u00ebsuan se ministrja dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministrja, q\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera kishte qen\u00eb nga babysitter n\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebse n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, \u00ebsht\u00eb pronare e 300 apartamenteve, e dy jahteve dhe shumave p\u00ebrrallore, akoma t\u00eb pagjetura n\u00eb kontot e saj.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb minist\u00ebr shqiptar, apo z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr, q\u00eb siguron 300 apartamente me ryshfet dhe korrupsion, q\u00eb blen dy jahte dhe kushedi sa \u00e7far\u00eb pasurish t\u00eb tjera, d\u00ebshmon se korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri, korrupsioni i Edi Ram\u00ebs dhe enturazhit t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrmasave t\u00eb diktaturave afrikane t\u00eb 30 viteve m\u00eb par\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky korrupsion t\u00eb rikujton diktator\u00ebt Bokasa, Mobutu, Gadafi, t\u00eb cil\u00ebt kishin pla\u00e7kitur miliarda qytetar\u00ebve t\u00eb tyre, dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi i kishin vendosur n\u00eb bankat e Zvicr\u00ebs apo vendeve t\u00eb tjera.<\/em><\/p>\n<p><em>Q\u00eb nj\u00eb ministre, n\u00eb nj\u00eb hark kohor t\u00eb shkurt\u00ebr, t\u00eb b\u00ebhet me 300 apartamente, t\u00eb gjitha duke i bler\u00eb me parat\u00eb tuaja, duke u dh\u00ebn\u00eb tendera kundrejt apartamenteve kompanive makute, pra nj\u00eb pasurim t\u00eb till\u00eb marramend\u00ebs mund t\u00eb gjendet vet\u00ebm n\u00eb diktaturat e dikurshme afrikane.<\/em><\/p>\n<p><em>Por kjo tregon gjithashtu se tandemi apo dyshja Rama-Balluku jan\u00eb nj\u00eb dhe t\u00eb pandar\u00eb, dhe n\u00eb qoft\u00eb se Balluku \u00ebsht\u00eb pronare apo disponon 300 apartamente dhe dy jahte, u garantoj se n\u00eb vler\u00eb, Edi Rama minimumi disponon vler\u00ebn e 1500-2000 apartamenteve.<\/em><\/p>\n<p><em>Disa her\u00eb kam deklaruar se Edi Rama \u00ebsht\u00eb miliarder dhe un\u00eb e dija kur b\u00ebja k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb se e kishit t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta besonit, por un\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb dokumente, fakte.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7do shqiptar mban mend se n\u00eb vitin 2014, n\u00eb nj\u00eb raport sekret t\u00eb OSBE, u deklarua se Edi Rama ka n\u00eb bankat offshore 200 milion\u00eb euro.<\/em><\/p>\n<p><em>Edi Rama nuk e p\u00ebrg\u00ebnjeshtroi kurr\u00eb dhe nuk paditi kurr\u00eb autorin e raportit.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk padiste dot nj\u00eb organizat\u00eb se ajo do i nxirrte \u00e7do qindark\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Por nj\u00eb moment.<\/em><\/p>\n<p><em>Edi Rama, pra, u b\u00eb kryeminist\u00ebr me 200 milion\u00eb euro n\u00eb kontot bankare offshore.<\/em><\/p>\n<p><em>Si u b\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><em>U b\u00eb absolutisht vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet kateve t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb \u00e7do pallat, Edi Rama gjobiste me 1 apo 2 kate n\u00eb var\u00ebsi nga lart\u00ebsia e pallatit, dhe nuk pranonte apartamentin, por pranonte vet\u00ebm shum\u00ebn me \u00e7mimin e shitjes t\u00eb apartamentit.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e faktuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Jan\u00eb biznesmen\u00eb guximtar\u00eb q\u00eb ia kan\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb sy, jan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e kan\u00eb deklaruar prore.<\/em><\/p>\n<p><em>Pik\u00ebrisht me pallatet, me katet e pallateve, Edi Rama u b\u00eb kryeminist\u00ebr me 200 milion\u00eb euro t\u00eb fshehura.<\/em><\/p>\n<p><em>Por nga viti 2014 gjer sot, n\u00eb 10-12 vite, Edi Rama, mos harroni se k\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb vitet e nd\u00ebrtimit t\u00eb pallateve m\u00eb t\u00eb shumta, m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebtu Edi Rama nuk \u00ebsht\u00eb ndaluar me nj\u00eb kat apo dy, por k\u00ebtu ai ka inkasuar shumat e t\u00eb pakt\u00ebn 4-5 kateve. Minimumi.<\/em><\/p>\n<p><em>Por tani menaxher i 67 miliard\u00eb euro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb totali i buxheteve 12-vje\u00e7are, Edi Rama me lukunin\u00eb e tij, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore dhe Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, ka shp\u00ebrdorur dhe p\u00ebrvet\u00ebsuar minimumi 90 p\u00ebrqind t\u00eb tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo jav\u00eb pra \u00ebsht\u00eb java e zbulimit t\u00eb madh.<\/em><\/p>\n<p><em>E zbulimit t\u00eb korrupsionit t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb diktaturave afrikane t\u00eb dikurshme.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb java n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Edi Rama hoqi \u00e7do mask\u00eb para shqiptar\u00ebve dhe u vendos i t\u00ebri n\u00eb mbrojtje t\u00eb vjedhjeve t\u00eb zbuluara me dokumente t\u00eb Lubi Ballukut.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb mbrojtjes t\u00eb 300 apartamenteve t\u00eb bler\u00eb me parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb mbrojtjes s\u00eb jahteve t\u00eb blera me parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe ai, urdh\u00ebroi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb kriminale dje deputet\u00ebt e tij t\u00eb mos lejonin heqjen e imunitetit t\u00eb Lubi Ballukut p\u00ebr faktin e vet\u00ebm se n\u00eb qoft\u00eb se Lubia ka 300 apartamente, Edi Rama ka minimumi 1500.<\/em><\/p>\n<p><em>Se n\u00eb qoft\u00eb se Lubia ka 2 jahte, Rama ka minimumi 5, n\u00ebse i jan\u00eb dasht\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Se n\u00eb qoft\u00eb se Lubia ka 2 vila, Rama \u00ebsht\u00eb pronar n\u00eb resorte t\u00eb t\u00ebra turistike.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb kam par\u00eb un\u00eb n\u00eb portin e Durr\u00ebsit, dhe pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kam deklaruar se Edi Rama do me kusht t\u00eb b\u00ebhet miliarder si Alabari, dhe n\u00eb portin e Durr\u00ebsit ku nd\u00ebrtohet 12 mij\u00eb apartamente, 12 hotele me 5 dhe 6 yje, me pishina dhe t\u00eb gjitha lukset e tjera, ka p\u00ebr pronar t\u00eb par\u00eb absolutisht Edi Ram\u00ebn, klanet e drog\u00ebs dhe pastaj Al Alabarin.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, java ishte java e zbulimeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb zeza p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe qeverin\u00eb shqiptare.<\/em><\/p>\n<p><em>Java sh\u00ebnon nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e \u00e7do shqiptari, e cila i b\u00ebn t\u00eb mundur atij t\u00eb motivohet p\u00ebr t\u00eb larguar k\u00ebta tam-tam\u00eb makut\u00eb, k\u00ebta Gedaf\u00ebr, Bokasa e Mobutu.<\/em><\/p>\n<p><em>Bastard\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur pushtetin e tyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar taksat, pasurit\u00eb, pronat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb \u00e7do<\/em><\/p>\n<p><em>Ndaj dhe duhet t\u00eb them me bindje se k\u00ebto abuzime, q\u00eb asnj\u00eb shqiptar ose shum\u00eb pak shqiptar\u00eb mund t\u2019i imagjinonin, jan\u00eb nj\u00eb thirrje e fuqishme n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e \u00e7do qytetari t\u00eb ngrihemi.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb ngrihemi, t\u00eb themi fjal\u00ebn ton\u00eb, t\u2019u rezervojm\u00eb k\u00ebtij grupi, k\u00ebsaj organizate kriminale, fundin e turpsh\u00ebm q\u00eb meritojn\u00eb sa m\u00eb par\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Rama rrug\u00ebn ligjore e mbylli. E mbylli sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, si fjal\u00eb e fundit \u00ebsht\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u00eb cil\u00ebn ai, po t\u00eb p\u00ebrdor nj\u00eb term figurativ, e ekzekutoi t\u00eb par\u00ebn dhe e asgj\u00ebsoi me korrupsion t\u00eb paimgjinuesh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshtu q\u00eb zgjidhja e vetme ligjore dhe kushtetuese \u00ebsht\u00eb qytetari shqiptar me revolt\u00ebn dhe zem\u00ebrimin e tij. Ai tani ka t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb ligj, kushtetut\u00eb e moral, t\u00eb marr\u00eb \u00e7do hap, t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb \u00e7do mjet p\u00ebr largimin e k\u00ebsaj bande nga pushteti, pasi kjo band\u00eb \u00ebsht\u00eb faktuar se nuk ka asnj\u00eb legjitimitet.<\/em><\/p>\n<p><em>Dua t\u00eb ju them qytetar\u00ebve, si\u00e7 d\u00ebgjuan p\u00ebr AKSHI-n, kopshtin privat t\u00eb Edi Ram\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dosje edhe m\u00eb e zez\u00eb se sa tuneli i Llogaras\u00eb dhe dosjet q\u00eb jan\u00eb paraqitur gjer sot p\u00ebr Lubi Ballukun, por nd\u00ebr t\u00eb tjera, tek AKSHI \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr mekanizmat kriminal m\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb grabitjes s\u00eb vot\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Aty \u00ebsht\u00eb gatuar dhe fermentuar i t\u00ebr\u00eb procesi i manipulimit dhe pla\u00e7kitjes s\u00eb votave t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga protesta e t\u00eb h\u00ebn\u00ebs, qytetar\u00ebt shprehin revolt\u00ebn e tyre dhe japin ultimatum Edi Ram\u00ebs. Edi Rama duhet t\u00eb largohet.<\/em><\/p>\n<p><em>Dor\u00ebheqja e Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb kushti i t\u00eb gjitha kushteve q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb rigjej\u00eb paqen q\u00eb meriton.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb e kam mb\u00ebshtetur publikisht jo nj\u00ebher\u00eb, por disa her\u00eb dhe e kam p\u00ebrg\u00ebzuar Lapajn p\u00ebr protest\u00ebn e tij. Natyrisht ai p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb parti politike dhe protest\u00ebn e bazon tek partia e tij.<\/em><\/p>\n<p><em>PD si\u00e7 e pat\u00eb ju, filloi protest\u00ebn e saj t\u00eb fuqishme, ka filluar protest\u00ebn e saj javore para kryeministris\u00eb me q\u00ebllim dhe e dyta n\u00eb parlament.<\/em><\/p>\n<p><em>Me dat\u00ebn 22 PD dhe elektorati, mb\u00ebshtet\u00ebsit, aleat\u00ebt e saj jan\u00eb n\u00eb shesh.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr ta ditur Lapaj \u00ebsht\u00eb ftuar t\u00eb ishte i pranish\u00ebm n\u00eb protest\u00ebn ton\u00eb, madje edhe mund t\u00eb fliste, por ai ka programuar protest\u00ebn p\u00ebr partin\u00eb e tij.<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/berisha-te-henen-qytetaret-i-japin-ultimatum-rames-duhet-te-largohet-per-paqen-e-shqiperise\/\">Berisha: T\u00eb h\u00ebn\u00ebn qytetar\u00ebt i japin ultimatum Ram\u00ebs, duhet t\u00eb largohet p\u00ebr paqen e Shqip\u00ebris\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i PD, Sali Berisha, gjat\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedimi me qytetar\u00ebt n\u00eb rrjetet sociale, u shpreh se kjo jav\u00eb ka zbuluar nj\u00eb korrupsion t\u00eb paprecedent n\u00eb Shqip\u00ebri, ministrja dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Lubi Balluku, e cila nisi karrier\u00ebn nga babysitter n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve. Berisha theksoi se ky pasurim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59186","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59186","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59186"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59186\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}