{"id":59133,"date":"2025-12-20T08:48:54","date_gmt":"2025-12-20T08:48:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/20\/debati-per-usb-tregon-per-drejtesine-popullore-qe-kemi-vendosur\/"},"modified":"2025-12-20T08:48:54","modified_gmt":"2025-12-20T08:48:54","slug":"debati-per-usb-tregon-per-drejtesine-popullore-qe-kemi-vendosur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/20\/debati-per-usb-tregon-per-drejtesine-popullore-qe-kemi-vendosur\/","title":{"rendered":"Debati p\u00ebr USB tregon p\u00ebr \u201cdrejt\u00ebsin\u00eb popullore\u201d q\u00eb kemi vendosur"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/<\/p>\n<p>Shumica e aktor\u00ebve politik\u00eb dhe natyrisht masave popullore n\u00eb rrjetet sociale jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb kasafort\u00ebs s\u00eb Niko Peleshit, ku ruhet USB-ja q\u00eb ka brenda dosjen hetimore ndaj zonj\u00ebs Balluku, pasi SPAK e ka shpallur at\u00eb sekret hetimor.<br \/>\nPra e ka shpallur SPAK si t\u00eb till\u00eb, jo Kuvendi, as Niko, as Ulsiu.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt kjo nuk i b\u00ebn p\u00ebrshtypje askujt, pasi tanim\u00eb jemi m\u00ebsuar q\u00eb kemi nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb konsoliduar q\u00eb dosjet shfaqen nj\u00ebher\u00eb n\u00eb publik, pastaj shkojn\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, Kuvend apo tek avokat\u00ebt. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb e krijuar nga zyra e marr\u00ebdh\u00ebnieve me publikun e SPAK p\u00ebr t\u00eb filluar gjyqet popullore para gjyqit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet i pranuar q\u00eb k\u00ebshtu duhet t\u00eb ndodh\u00eb.Ky \u00ebsht\u00eb i vetmi standard q\u00eb SPAK ka vendosur n\u00eb pun\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb cilin biem dakord t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe kur SPAK e shpall nj\u00eb dosje sekret hetimor, askush nuk e merr seriozisht, pasi e din\u00eb q\u00eb SPAK nuk t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb n\u00ebse e boton. SPAK e ka shpallur sekret hetimor dosjen \u201cToyota Yaris\u201d, pasi aty implikohen edhe prokuror\u00ebt e SPAK-ut, por kjo nuk e ka penguar Sali Berish\u00ebn ta lexoj\u00eb nga nj\u00eb faqe sa her\u00eb q\u00eb shkon n\u00eb SPAK apo del prej SPAK-ut. Nuk ka ndonj\u00eb mas\u00eb nga SPAK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. N\u00eb thuajse 100 p\u00ebr qind t\u00eb rasteve, \u00e7do dosje ka dal\u00eb nj\u00ebher\u00eb n\u00eb media, pastaj ka shkuar n\u00eb gjykat\u00eb. SPAK nuk ka reaguar.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb rastin Balluku \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb. SPAK e ka shpallur sekret hetimor, por kjo nuk e ka penguar median t\u00eb botoj\u00eb pjes\u00eb nga dosja duke p\u00ebrdorur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt fundo-rina n\u00eb media q\u00eb p\u00ebrdorin gjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb ky ngulmim mbar\u00ebkomb\u00ebtar q\u00eb Niko t\u2019ia dor\u00ebzoj\u00eb popullit USB-n\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje tre-kat\u00ebr dit\u00ebsh. Tani deputet\u00ebt e komisionit e mor\u00ebn dosjen dhe do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb bjer\u00eb vala e par\u00eb e ngulmimit, pasi do ta shumfishojn\u00eb dhe shp\u00ebrndajn\u00eb sa t\u00eb munden. Pastaj do ta marrin edhe avokat\u00ebt. Do ta b\u00ebjn\u00eb edhe ata. K\u00ebshtu q\u00eb brenda dy jav\u00ebsh a pak m\u00eb shum\u00eb, kur dosja t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb, i gjith\u00eb populli do ta ket\u00eb lexuar disa her\u00eb, shoq\u00ebruar me komentet dhe fantazit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Nuk do t\u2019u ngelet gj\u00eb pa lexuar. Do lexoni \u00e7do faqe e germ\u00eb. Nuk po u fsheh as Nikua, as Parlamenti, por procedura e shpalljes sekret hetimor. Dhe sekret hetimor tek ne \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb shpallet jo p\u00ebr t\u2019u ruajtur sekreti, por p\u00ebr t\u2019u shtuar kureshtja. Dhe kjo ia ka arritur.<\/p>\n<p>Dhe meq\u00eb ra fjala, para tre dit\u00ebsh Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Maqedonis\u00eb u \u00e7ua p\u00ebr shkarkim n\u00eb Parlament p\u00ebr rrjedhje t\u00eb nj\u00eb sekreti hetimor dhe u detyrua t\u00eb dor\u00ebhiqet nj\u00eb or\u00eb para fillimit t\u00eb seanc\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb rasti i qart\u00eb se si nj\u00eb pushtet i pavarur si drejt\u00ebsia varet nga ligji n\u00ebse e shkel. SPAK e b\u00ebn rregullisht at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kolegu i tyre n\u00eb Shkup u shkarkua dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Dhe kur vendos ta shpall\u00eb nj\u00eb dosje vet\u00eb sekret hetimor, po vet\u00eb e nxjerr i pari n\u00eb publik, t\u2019u nxjerr\u00eb frik\u00ebn t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndaj mos e quani debat k\u00ebt\u00eb ngulmimin p\u00ebr t\u00eb pasur q\u00eb sot USB-n\u00eb dhe q\u00eb sot t\u00eb digjen mij\u00ebra faqe n\u00eb shtyp. \u00cbsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje e kultur\u00ebs q\u00eb ka sanksionuar SPAK n\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e tij me gjyqet popullore. \u00cbsht\u00eb arritja m\u00eb e spikatur e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm kur dikush t\u00eb nd\u00ebshkohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb nga Prokuroria, do t\u00eb kuptojm\u00eb se ligji \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, si\u00e7 ka qen\u00eb qejf t\u00eb thon\u00eb k\u00ebta prokuror\u00ebt, duke mos pasur parasysh veten e tyre.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/debati-per-usb-tregon-per-drejtesine-popullore-qe-kemi-vendosur\/\">Debati p\u00ebr USB tregon p\u00ebr \u201cdrejt\u00ebsin\u00eb popullore\u201d q\u00eb kemi vendosur<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Shumica e aktor\u00ebve politik\u00eb dhe natyrisht masave popullore n\u00eb rrjetet sociale jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb kasafort\u00ebs s\u00eb Niko Peleshit, ku ruhet USB-ja q\u00eb ka brenda dosjen hetimore ndaj zonj\u00ebs Balluku, pasi SPAK e ka shpallur at\u00eb sekret hetimor. Pra e ka shpallur SPAK si t\u00eb till\u00eb, jo Kuvendi, as Niko, as [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59133","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59133","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59133"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59133\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}