{"id":59123,"date":"2025-12-20T08:48:49","date_gmt":"2025-12-20T08:48:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/20\/demet-shendetesore-e-psikologjike-nga-konsumimi-i-pijeve-energjike-tek-adoleshentet\/"},"modified":"2025-12-20T08:48:49","modified_gmt":"2025-12-20T08:48:49","slug":"demet-shendetesore-e-psikologjike-nga-konsumimi-i-pijeve-energjike-tek-adoleshentet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/20\/demet-shendetesore-e-psikologjike-nga-konsumimi-i-pijeve-energjike-tek-adoleshentet\/","title":{"rendered":"D\u00ebmet sh\u00ebndet\u00ebsore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshent\u00ebt \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Edhe pse pijet energjike nuk lejohet t\u00eb shiten p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn 18 vje\u00e7, s\u00ebrish konsumimi i tyre nga t\u00eb rinjt\u00eb mbetet problematik\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr prind\u00ebrit dhe mjek\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa prind\u00ebrit mund edhe t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb konsumimit t\u00eb her\u00ebpashersh\u00ebm t\u00eb pijeve energjike nga f\u00ebmij\u00ebt e tyre, episodet e nervozizmit, munges\u00ebs s\u00eb fokusit dhe sjellje t\u00eb tjera alarmante jan\u00eb thirrje nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese p\u00ebr kontroll m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana e tyre, mjek\u00ebt theksojn\u00eb se konsumimi i pijeve energjike nga adoleshent\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb lidhet me pasoja serioze p\u00ebr sh\u00ebndetin fizik dhe mendor, p\u00ebrfshir\u00eb d\u00ebmtimin e zemr\u00ebs, \u00e7rregullime t\u00eb sistemit nervor, probleme t\u00eb p\u00ebrqendrimit dhe rritje t\u00eb rrezikut p\u00ebr var\u00ebsi.<\/p>\n<p>Mjekja kardiologe, Anila Shahini, nj\u00ebher\u00ebsh drejtuese e Qendr\u00ebs Sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb Specialiteteve Nr. 1 n\u00eb Tiran\u00eb, tha p\u00ebr ATSH-n\u00eb se n\u00eb praktik\u00ebn e p\u00ebrditshme klinike p\u00ebrballet me t\u00eb rinj dhe adoleshent\u00eb me ankesa p\u00ebr probleme t\u00eb zemr\u00ebs, t\u00eb cilat lidhen me konsumimin e pijeve energjike.<\/p>\n<p>\u201cKonsumi i tep\u00ebrt i pijeve energjike shkakton presion t\u00eb lart\u00eb t\u00eb gjakut, rrahje t\u00eb shpeshta dhe t\u00eb forta t\u00eb zemr\u00ebs, ndjesi marrjeje fryme dhe ankth. Konsumi i pijeve energjike mund t\u00eb shkaktoj\u00eb aritmi edhe te t\u00eb rinj q\u00eb nuk kan\u00eb pasur m\u00eb par\u00eb probleme t\u00eb njohura t\u00eb zemr\u00ebs. Kjo lidhet kryesisht me p\u00ebrmbajtjen e lart\u00eb t\u00eb kafein\u00ebs n\u00eb k\u00ebto pije. Ato p\u00ebrmbajn\u00eb nga 80\u2013300 miligram\u00eb kafein\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb filxhan i zakonsh\u00ebm kafeje p\u00ebrmban deri n\u00eb 100 miligram\u00eb kafein\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 kafein\u00ebs, pijet energjike p\u00ebrmbajn\u00eb edhe substanca shtes\u00eb si guarana, taurina dhe L-karnitina\u201d, tha Shahini.<\/p>\n\n<p>Mjekja thekson se probleme shfaqin t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb i konsumojn\u00eb shpesh dhe ata q\u00eb kan\u00eb faktor\u00eb predispozues si toleranc\u00eb t\u00eb ul\u00ebt ose intoleranc\u00eb ndaj kafein\u00ebs, rrahje t\u00eb zemr\u00ebs me tendenc\u00eb t\u00eb lart\u00eb mbi 80 rrahje\/minut\u00eb, natyr\u00eb t\u00eb ndjeshme ose episode ankthi, pagjum\u00ebsi, periudha stresi apo mbingarkese mendore, si gjat\u00eb provimeve, si edhe mbingarkes\u00eb fizike ose emocionale n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGjithmon\u00eb m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm ndaj konsumit t\u00eb tep\u00ebrt duhet t\u00eb jen\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb pasur m\u00eb her\u00ebt probleme t\u00eb zemr\u00ebs si \u00e7rregullime t\u00eb ritmit, s\u00ebmundje t\u00eb valvulave, s\u00ebmundje t\u00eb muskulit t\u00eb zemr\u00ebs, pamjaftueshm\u00ebri kardiake apo s\u00ebmundje t\u00eb arterieve koronare. Kujdes duhet t\u00eb ken\u00eb edhe individ\u00ebt me hipertension m\u00eb t\u00eb madh se 130\/90 ose mbi vlerat optimale 120\/80. Kur pijet energjike kombinohen me aktivitet intensiv fizik, ato b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb rrezikshme, sepse vet\u00eb aktiviteti fizik rrit pun\u00ebn e zemr\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebto kushte shtohet rreziku p\u00ebr efekte t\u00eb d\u00ebmshme\u201d, tha Shahini.<\/p>\n<p>Ajo shton se kombinimi i pijeve energjike me ato alkoolike sjell pasoja edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>\u201cKombinimi i pijeve energjike me alkoolin mund t\u00eb shkaktoj\u00eb gjithashtu probleme t\u00eb sistemit nervor, stomakut dhe m\u00ebl\u00e7is\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrveprimit t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve. Paraqitjet m\u00eb t\u00eb shpeshta n\u00eb urgjenc\u00eb te t\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb \u00e7rregullimet e ritmit t\u00eb zemr\u00ebs apo rritja e vlerave t\u00eb presionit arterial si pasoj\u00eb e abuzimit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe konsumit t\u00eb tep\u00ebrt t\u00eb pijeve energjike\u201d, vijoi ajo.<\/p>\n<p>Mjekja kardiologe shprehet se ekziston edhe mund\u00ebsia e krijimit t\u00eb var\u00ebsis\u00eb nga pijet energjike, pasi ekziston var\u00ebsi nga konsumimi i shpesht\u00eb i tyre, e lidhur me sasit\u00eb e larta t\u00eb kafein\u00ebs, sheqerit dhe stimuluesve si taurina dhe guarana.<\/p>\n<p>\u201cKjo var\u00ebsi \u00ebsht\u00eb si fizike, ashtu edhe psikologjike. Trupi nd\u00ebrton toleranc\u00eb ndaj p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin efekt, k\u00ebrkohet gradualisht sasi m\u00eb e madhe. Me rritjen e sasis\u00eb rritet edhe mund\u00ebsia p\u00ebr efekte t\u00eb d\u00ebmshme n\u00eb zem\u00ebr dhe jo vet\u00ebm. Sipas udh\u00ebrr\u00ebfyesve t\u00eb shoqatave evropiane dhe amerikane t\u00eb pediatris\u00eb, p\u00ebr mosh\u00ebn 12\u201318 vje\u00e7, maksimumi ditor i kafein\u00ebs \u00ebsht\u00eb deri n\u00eb 100 miligram\u00ebn. Adoleshent\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj efekteve t\u00eb kafein\u00ebs se t\u00eb rriturit. Edhe brenda dozave t\u00eb sugjeruara, kafeina mund t\u00eb shkaktoj\u00eb \u00e7rregullime gjumi, ankth, rritje t\u00eb rrahjeve t\u00eb zemr\u00ebs, presion t\u00eb lart\u00eb t\u00eb gjakut dhe shqet\u00ebsime n\u00eb stomak. Autoritetet sh\u00ebndet\u00ebsore k\u00ebshillojn\u00eb fuqimisht q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt t\u00eb mos konsumojn\u00eb kurr\u00eb pije energjike p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb lart\u00eb t\u00eb kafein\u00ebs, sheqerit dhe stimuluesve si taurina, t\u00eb cilat kan\u00eb efekt t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb fort\u00eb n\u00eb zem\u00ebr\u201d, pohoi Shahini.<\/p>\n<p>Kardiologia Shahini u b\u00ebn thirrje t\u00eb rinjve dhe adoleshent\u00ebve q\u00eb t\u00eb ndjekin nj\u00eb diet\u00eb e sh\u00ebndetshme duke kombinuar karbohidrate, proteina dhe yndyra p\u00ebr energji t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Apeli i psikologes: Prind\u00ebrit t\u00eb rrisin v\u00ebmendjen ndaj f\u00ebmij\u00ebve<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7, ndikimit q\u00eb pijet energjike kan\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin e adoleshent\u00ebve, nj\u00eb tjet\u00ebr pasoj\u00eb \u00ebsht\u00eb aspekti psikologjik.<\/p>\n<p>Psikologia Jonida Haxhiu, tha p\u00ebr ATSH-n\u00eb se t\u00ebrheqja e t\u00eb rinjve nga pijet energjike n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin psikologjik m\u00eb s\u00eb shumti vjen p\u00ebr shkak t\u00eb efektit stimulant q\u00eb k\u00ebto pije kan\u00eb n\u00eb organiz\u00ebm dhe tendenca p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nj\u00eb efekt i cili mendohet se p\u00ebrmir\u00ebson performanc\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb arsye po aq potenciale p\u00ebr t\u00eb filluar, por edhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar p\u00ebrdorimin e pijeve energjike \u00ebsht\u00eb edhe modelimi i sjelljes s\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebve e jo pak her\u00eb, edhe presioni i tyre p\u00ebr p\u00ebrdorimin e tyre. Problemi kryesor, sipas ekspert\u00ebve lidhet me substancat stimuluese q\u00eb k\u00ebto pije kan\u00eb, t\u00eb cilat jo n\u00eb pak raste jan\u00eb lidhur me raportime t\u00eb gjendjeve t\u00eb ankthit, ngarkes\u00eb emocionale, pagjum\u00ebsi, v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebrqendrimi etj\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Psikologia Haxhiu pohon se konsumi i pijeve energjike ndikon n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte te gjumi, duke shkaktuar probleme n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjumit.<\/p>\n<p>\u201cE nes\u00ebrmja pa gjum\u00eb e vendos individin n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e detyrimeve t\u00eb tij, sikurse \u00ebsht\u00eb ngarkesa shkollore nj\u00eb nga impenjimet prioritare t\u00eb adoleshentit, duke e kthyer n\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb marrjen e pijeve energjike p\u00ebr p\u00ebrballimin e tyre. N\u00eb shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb rasteve nj\u00eb adoleshent q\u00eb p\u00ebrdor pijet energjike me frekuenc\u00eb t\u00eb lart\u00eb, shfaq v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrimeve shkollore, gj\u00eb e cila mund t\u00eb shkaktoj\u00eb nga ana tjet\u00ebr debate, konflikte, ndjesi negative\u201d, theksoi Haxhiu.<\/p>\n<p>Ajoi shtoi se p\u00ebrdorimi i pijeve energjike lidhet me ankthin, irritimin, uljen e p\u00ebrqendrimit dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb efektesh t\u00eb tjera t\u00eb pap\u00eblqyeshme.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr adoleshent\u00ebt shpesh \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb menaxhimi i sjelljeve t\u00eb tilla q\u00eb lidhen me nj\u00eb ndikim n\u00eb p\u00ebrjetimin psikologjik, por edhe me modele t\u00eb p\u00ebrhapura apo t\u00eb preferuara midis bashk\u00ebmoshatar\u00ebve. Prind\u00ebrit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ken\u00eb vazhdimisht n\u00eb konsiderat\u00eb faktin q\u00eb sjelljet e sh\u00ebndetshme krijohen dhe marrin p\u00ebrforcimin kryesor n\u00eb familje. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb prind\u00ebrit duhet t\u00eb kujdesen shum\u00eb q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb \u2013 sidomos n\u00ebp\u00ebrmjet modelit t\u00eb tyre \u2013 sjelljet e sh\u00ebndetshme tek f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb cilat duhet patjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcohen dhe marrin v\u00ebmendje edhe kur f\u00ebmija rritet, pra kalon n\u00eb adoleshenc\u00eb, mosh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shtohen edhe modele t\u00eb tjera sikurse shoq\u00ebria, apo ndikime si mediet sociale\u201d, tha Haxhiu. \/ATSH<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe pse pijet energjike nuk lejohet t\u00eb shiten p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn 18 vje\u00e7, s\u00ebrish konsumimi i tyre nga t\u00eb rinjt\u00eb mbetet problematik\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr prind\u00ebrit dhe mjek\u00ebt. Nd\u00ebrsa prind\u00ebrit mund edhe t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb konsumimit t\u00eb her\u00ebpashersh\u00ebm t\u00eb pijeve energjike nga f\u00ebmij\u00ebt e tyre, episodet e nervozizmit, munges\u00ebs s\u00eb fokusit dhe sjellje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-59123","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59123","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59123"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59123\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59123"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59123"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59123"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}