{"id":58986,"date":"2025-12-19T10:48:27","date_gmt":"2025-12-19T10:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/19\/skender-minxhozi-provat-e-metes-per-21-janarin-dhe-nje-nerv-i-zbuluar-qe-se-permend-askush\/"},"modified":"2025-12-19T10:48:27","modified_gmt":"2025-12-19T10:48:27","slug":"skender-minxhozi-provat-e-metes-per-21-janarin-dhe-nje-nerv-i-zbuluar-qe-se-permend-askush","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/19\/skender-minxhozi-provat-e-metes-per-21-janarin-dhe-nje-nerv-i-zbuluar-qe-se-permend-askush\/","title":{"rendered":"Sk\u00ebnder Minxhozi: Provat e Met\u00ebs p\u00ebr 21 Janarin dhe nj\u00eb nerv i zbuluar q\u00eb s\u2019e p\u00ebrmend askush"},"content":{"rendered":"<p>Dje ish-presidenti Ilir Meta \u00ebsht\u00eb ofruar t\u00eb jap\u00eb informacione n\u00eb lidhje me ngjarjen e 21 janarit, t\u00eb cilat sipas avokatit t\u00eb tij, p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb ai ka marr\u00eb n\u00eb prag t\u00eb protest\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs nga burime t\u00eb huaja. Meta pretendon se sh\u00ebrbime t\u00eb huaja i paskan th\u00ebn\u00eb se protesta do t\u00eb jet\u00eb e dhunshme dhe se nuk p\u00ebrjashtohej skenari i vrasjeve. \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ish-presidenti e thot\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Nuk e tha n\u00eb momentin kur dha dor\u00ebheqjen nga posti i ministrit, as kur ndodh\u00ebn vrasjet dhe as m\u00eb von\u00eb kur shumica e djatht\u00eb nisi hetimin e atij q\u00eb u quajt grushti i shtetit i 21 janarit.<\/p>\n<p>Q\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr protagonist\u00ebt tashm\u00eb n\u00eb burg t\u00eb 21 janarit t\u00eb dal\u00eb pas 15 vitesh e t\u00eb ofrohet p\u00ebr \u201cinformacione t\u00eb reja\u201d n\u00eb lidhje me ngjarjen, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb ting\u00ebllon m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb goditje me efekt e tij p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen publike nga izolimi ku ndodhet, sesa si nj\u00eb kontribut i ri n\u00eb dosjen e trash\u00eb t\u00eb vrasjeve n\u00eb bulevard. Tragjedia e 21 janarit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr ngjarjet m\u00eb t\u00eb mediatizuara, m\u00eb t\u00eb diskutuara e debatuara e m\u00eb t\u00eb analizuara. Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr ngjarjet m\u00eb pak t\u00eb hetuara.<\/p>\n<p>Ky hendek mes interesit t\u00eb lart\u00eb publik dhe shurdh\u00ebris\u00eb s\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb e politik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zbardhur p\u00ebrgjegj\u00ebsit e vrasjes makabre t\u00eb kat\u00ebr njer\u00ebzve t\u00eb paarmatosur nga shteti i koh\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr kontrastet m\u00eb ther\u00ebse q\u00eb ka prodhuar tranzicioni shqiptar n\u00eb 35 vite.<\/p>\n<p>Shembulli i k\u00ebsaj shurdh\u00ebrie \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sot edhe drejt\u00ebsia e re, sakt\u00ebsisht SPAK, i cili n\u00eb fillim refuzoi t\u00eb merrte n\u00eb dor\u00ebzim hetimin p\u00ebr provat e reja p\u00ebr 21 janarin, e m\u00eb pas ka nisur nj\u00eb hetim \u201cme pjekje t\u00eb ngadalt\u00eb\u201d, t\u00eb cilit nuk i shihet fundi. Zvarritja e k\u00ebsaj dosjeje e fut drejt\u00ebsin\u00eb e re n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kamare turpi me drejt\u00ebsin\u00eb e plepave e cila de facto e bllokoi gjetjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsve t\u00eb 21 janarit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mes futja \u201cski\u00e7\u201d e Ilir Met\u00ebs vet\u00ebm sa risjell edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb sken\u00eb hipokrizin\u00eb e qeveris\u00ebsve t\u00eb 21 janarit t\u00eb cil\u00ebt edhe sot vijojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrtypin argumenta q\u00eb nuk i besojn\u00eb as vet\u00eb, si k\u00ebto t\u00eb skenareve me vrasje dhe me sh\u00ebrbime t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb nerv t\u00eb zbuluar 21 janari, kur vjen puna p\u00ebr t\u00eb kuptuar indirekt se kush e mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vrasjet n\u00eb bulevard. Pak or\u00eb pas ngjarjes shumica qeveris\u00ebse e koh\u00ebs, n\u00ebn piskam\u00ebn e Berish\u00ebs rreth grushtit t\u00eb shtetit, ju fut me shum\u00eb zell hetimit t\u00eb ngjarjes. Q\u00ebllimi madhor: t\u00eb gjejm\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e pu\u00e7it, autor\u00ebt, nxit\u00ebsit, skenarist\u00ebt, regjizor\u00ebt dhe aktor\u00ebt bashk\u00eb me figurant\u00ebt m\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb zbulojm\u00eb para shqiptar\u00ebve mynxyr\u00ebn q\u00eb ishte p\u00ebrgatitur, makinat me dinamit t\u00eb parku Rinia, \u00e7adrat pistolet\u00eb, thikat me helm dhe natyrisht edhe nj\u00eb grusht gazetar\u00ebsh pu\u00e7ist\u00eb anash, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb besueshme teorem\u00ebn komike t\u00eb Doktorit.<\/p>\n<p>Punoi dy vite ky komision duke marr\u00eb n\u00eb pyetje gjith\u00eb hierarkin\u00eb e shtetit, minus \u201cPresidentin-horr\u201d dhe \u201cKryeprokuroren-lavire\u201d. Parakaluan n\u00eb komision Berisha, Topalli, Basha dhe nj\u00eb dyzin\u00eb tjet\u00ebr zyrtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb. Pas vitit t\u00eb par\u00eb t\u00eb hetimit, pra n\u00eb 2021, komisionit n\u00eb fjal\u00eb ju zgjat edhe me nj\u00eb vit tjet\u00ebr mandati i hetimit. Jav\u00ebt e muajt kalonin dhe ajo zyr\u00eb me deputet\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb jurist\u00eb e disa edhe ish-ministra drejt\u00ebsie, nuk filtronte asgj\u00eb e re. Merreshin honorare p\u00ebr t\u00eb zbardhur pu\u00e7in, por pu\u00e7 nuk dukej askund. Retorika politike nd\u00ebrkoh\u00eb nxirrte flak\u00eb dhe akuzat shk\u00ebmbeheshin sa n\u00eb nj\u00eb an\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb dy viteve ky grusht burrash plot dije nga jurisprudenca dhe me kartvizita p\u00ebr t\u2019u pasur zili, nuk qullosi dot gj\u00eb. N\u00eb podiumin e Kuvendit s\u2019u lexua asnj\u00eb raport mbi gjetjet e komisionit, rast unik ky q\u00eb nga viti \u201991. Deputet\u00ebt q\u00eb p\u00ebr dy vite mor\u00ebn parat\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbuluar komplotin e lart\u00eb kund\u00ebr shtetit, nuk denjuan as t\u00eb kthejn\u00eb honoraret p\u00ebr pun\u00ebn e munguar.<\/p>\n<p>Zbraz\u00ebtia e hetimit parlamentar rreth pu\u00e7it t\u00eb 21 janarit \u00ebsht\u00eb nervi i zbuluar i 21 janarit. Kush mendon se demokrat\u00ebt mblodh\u00ebn informacione e gjet\u00ebn fakte p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e opozit\u00ebs n\u00eb vrasjet e asaj dite dhe nuk i publikuan ato n\u00eb vitet q\u00eb pasuan, thjesht g\u00ebnjen veten. Jo t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e 2013 erdh\u00ebn dhe pu\u00e7i i harrua. E mbajti mend vet\u00ebm Berisha i cili ka hallin q\u00eb ta mbaj\u00eb gjall\u00eb k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb si justifikim mekanik, sa her\u00eb q\u00eb e pyesin gazetar\u00ebt. E harroi madje edhe Edi Rama me t\u00eb vet\u00ebt 21 janarin, e mesa duket, meq\u00eb qenka s\u00ebmundje ngjit\u00ebse, u mundua t\u00eb b\u00ebnte sikur e kishte harruar at\u00eb histori edhe SPAKU vite m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb hoq\u00ebn duart nga patatja ende e nxeht\u00eb e 21 janarit, t\u00eb cil\u00ebn nuk mund ta nxjerr\u00eb nga zjarri as Ilir Meta me kujtimet e papritura q\u00eb i erdh\u00ebn n\u00eb burg p\u00ebr at\u00eb dit\u00eb fatale, kur shteti vrau qytetar\u00ebt e vet dhe askush nuk u d\u00ebnua. Turp p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mundeshin dhe ende munden, por nuk e b\u00ebjn\u00eb!\/Java News<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/skender-minxhozi-provat-e-metes-per-21-janarin-dhe-nje-nerv-i-zbuluar-qe-se-permend-askush\/\">Sk\u00ebnder Minxhozi: Provat e Met\u00ebs p\u00ebr 21 Janarin dhe nj\u00eb nerv i zbuluar q\u00eb s\u2019e p\u00ebrmend askush<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dje ish-presidenti Ilir Meta \u00ebsht\u00eb ofruar t\u00eb jap\u00eb informacione n\u00eb lidhje me ngjarjen e 21 janarit, t\u00eb cilat sipas avokatit t\u00eb tij, p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb ai ka marr\u00eb n\u00eb prag t\u00eb protest\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs nga burime t\u00eb huaja. Meta pretendon se sh\u00ebrbime t\u00eb huaja i paskan th\u00ebn\u00eb se protesta do t\u00eb jet\u00eb e dhunshme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58986","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58986","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58986"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58986\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58986"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58986"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58986"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}