{"id":58954,"date":"2025-12-19T09:48:23","date_gmt":"2025-12-19T09:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/19\/ustallaret-e-korrupsionit-korporata-e-investimeve-shqiptare-shperblen-veten-me-40-5-mln-leke\/"},"modified":"2025-12-19T09:48:23","modified_gmt":"2025-12-19T09:48:23","slug":"ustallaret-e-korrupsionit-korporata-e-investimeve-shqiptare-shperblen-veten-me-40-5-mln-leke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/19\/ustallaret-e-korrupsionit-korporata-e-investimeve-shqiptare-shperblen-veten-me-40-5-mln-leke\/","title":{"rendered":"\u201cUstallar\u00ebt\u201d e korrupsionit, Korporata e Investimeve Shqiptare shp\u00ebrblen veten me 40.5 mln lek\u00eb \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Korporata e Investimeve Shqiptare, nj\u00eb struktur\u00eb e krijuar p\u00ebr t\u00eb menaxhuar zhvillimin e pronave publike, edhe gjat\u00eb vitit 2024 ka patur nj\u00eb skem\u00eb shpenzimesh q\u00eb ngre m\u00eb shum\u00eb pik\u00ebpyetje sesa p\u00ebrgjigje. Ndon\u00ebse me staf t\u00eb kufizuar dhe pa realizuar fitim gjat\u00eb viteve t\u00eb saj t\u00eb ekzistenc\u00ebs, q\u00eb nga viti 2019, edhe p\u00ebrgjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, shoq\u00ebria ka regjistruar qindra milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb shp\u00ebrblime, paga dhe pagesa p\u00ebr ekspert\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, shpenzime q\u00eb mbeten t\u00eb larta p\u00ebr nj\u00eb ent publik q\u00eb nuk gjeneron ende t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme nga aktiviteti i vet.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, t\u00eb analizuara nga ekofin.al, vet\u00ebm p\u00ebr ekspert\u00ebt e jasht\u00ebm t\u00eb angazhuar n\u00eb Komisionin e Efi\u00e7enc\u00ebs s\u00eb P\u00ebrdorimit t\u00eb Pron\u00ebs (KEPP), Korporata ka shpenzuar 15.5 milion\u00eb lek\u00eb gjat\u00eb vitit 2024. K\u00ebta ekspert\u00eb p\u00ebrzgjidhen n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb procesi formal, p\u00ebrmes rregullores s\u00eb miratuar nga K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs, nd\u00ebrsa shp\u00ebrblimet ndryshojn\u00eb sipas kontrat\u00ebs, nga \u00e7mime t\u00eb p\u00ebrcaktuara, te pagesa mbi objektiva apo sipas periudhave. Megjith\u00ebse fleksibiliteti i kontratave argumentohet si mjet p\u00ebr t\u00eb siguruar ekspertiz\u00eb cil\u00ebsore, mbetet e paqart\u00eb se cilat projekte konkrete kan\u00eb justifikuar k\u00ebt\u00eb nivel shpenzimesh dhe sa prej tyre kan\u00eb sjell\u00eb rezultate t\u00eb matshme.<\/p>\n<p>Madje, procesi i p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb ekspert\u00ebve mbetet pjes\u00ebrisht i centralizuar: kur KEPP nuk \u00ebsht\u00eb ngritur ende, vendimmarrja i kalon drejtp\u00ebrdrejt Drejtorit Ekzekutiv. Kjo i jep nj\u00eb individi kompetenca t\u00eb gjera n\u00eb kontraktimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb paguara nga fondet publike.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr linj\u00eb financiare t\u00eb ndjeshme, Korporata ka shpenzuar rreth 25 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrblime ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs, Bordit K\u00ebshillimor dhe personelit ky\u00e7 vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2024. P\u00ebr nj\u00eb ent me num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl punonj\u00ebsish, rreth 17, kjo shum\u00eb paraqet nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrfitimesh q\u00eb ngre pyetje mbi ekonomicitetin dhe proporcionalitetin e kostove.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentet e brendshme t\u00eb Korporat\u00ebs, t\u00eb konsultuara nga ekofin.al, thuhet se ekzistojn\u00eb mekanizma p\u00ebr identifikimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me pal\u00eb t\u00eb lidhura, por nuk ekziston nj\u00eb politik\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr punonj\u00ebsit ky\u00e7, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapur \u00e7\u00ebshtjen se sa t\u00eb standardizuara jan\u00eb praktikat e kompensimit n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb administrat\u00ebs. Kontratat individuale mbeten dokumenti i vet\u00ebm referues, duke e b\u00ebr\u00eb transparenc\u00ebn e brendshme relative dhe t\u00eb kufizuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre shpenzimeve t\u00eb konsiderueshme, Korporata nuk ka realizuar fitim p\u00ebr vitin 2024 dhe, rrjedhimisht, nuk paguan tatim mbi fitimin. Kjo situat\u00eb krijon kontrast me praktikat n\u00eb treg, ku kompensimet e larta zakonisht lidhen me performanc\u00eb dhe rezultate konkrete financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb fitimit, t\u00eb ardhurat q\u00eb financojn\u00eb k\u00ebto shp\u00ebrblime vijn\u00eb kryesisht nga fondet publike. Kjo e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb domosdoshme transparenc\u00ebn mbi metodologjin\u00eb e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb ekspert\u00ebve, kriteret e pagave dhe shp\u00ebrblimeve p\u00ebr organet drejtuese, si dhe efektin real t\u00eb k\u00ebtyre shpenzimeve n\u00eb misionin e Korporat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb ngre disa pyetje t\u00eb natyrshme publike: A \u00ebsht\u00eb e justifikuar kjo shkall\u00eb shpenzimesh p\u00ebr nj\u00eb ent q\u00eb funksionon me staf t\u00eb vog\u00ebl dhe pa performanc\u00eb financiare? Cilat jan\u00eb rezultatet konkrete t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb KEPP dhe bordeve k\u00ebshillimore q\u00eb t\u00eb argumentojn\u00eb shp\u00ebrblimet e larta? A \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb raporti mes kostove dhe kontributit real n\u00eb projektet e menaxhuara?<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur qeveria predikon kujdes n\u00eb p\u00ebrdorimin e fondeve publike dhe efikasitet institucional, rasti i Korporat\u00ebs s\u00eb Investimeve Shqiptare rihap debatin mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si shp\u00ebrndahen shp\u00ebrblimet, sa efektive jan\u00eb strukturat k\u00ebshillimore dhe sa e justifikueshme \u00ebsht\u00eb rritja e kostove administrative p\u00ebr nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb nuk gjeneron fitime.<\/p>\n<p>Shpenzimet totale p\u00ebr personelin p\u00ebr vitin 2024 ishin 65.1 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kostot e tjera ishin 31.3 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu 15.5 milion\u00eb t\u00eb paguara p\u00ebr konsulent\u00ebt e jasht\u00ebm dhe 5.7 milion\u00eb t\u00eb paguara p\u00ebr udh\u00ebtime dhe akomodime. \/ekofin.al<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Korporata e Investimeve Shqiptare, nj\u00eb struktur\u00eb e krijuar p\u00ebr t\u00eb menaxhuar zhvillimin e pronave publike, edhe gjat\u00eb vitit 2024 ka patur nj\u00eb skem\u00eb shpenzimesh q\u00eb ngre m\u00eb shum\u00eb pik\u00ebpyetje sesa p\u00ebrgjigje. Ndon\u00ebse me staf t\u00eb kufizuar dhe pa realizuar fitim gjat\u00eb viteve t\u00eb saj t\u00eb ekzistenc\u00ebs, q\u00eb nga viti 2019, edhe p\u00ebrgjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58954","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58954","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58954"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58954\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58954"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58954"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58954"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}