{"id":58947,"date":"2025-12-19T08:24:27","date_gmt":"2025-12-19T08:24:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/19\/birn-kapja-e-akshi-nga-interesa-kriminale-rrezikon-sigurine-kombetare\/"},"modified":"2025-12-19T08:24:27","modified_gmt":"2025-12-19T08:24:27","slug":"birn-kapja-e-akshi-nga-interesa-kriminale-rrezikon-sigurine-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/19\/birn-kapja-e-akshi-nga-interesa-kriminale-rrezikon-sigurine-kombetare\/","title":{"rendered":"BIRN: Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurin\u00eb komb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me njoftoi t\u00eb mart\u00ebn p\u00ebr goditjen e nj\u00eb grupi t\u00eb dyshuar kriminal n\u00eb krye t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, AKSHI, duke vendosur 8 persona n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb seri veprash penale, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe drejtoresh\u00ebn e k\u00ebsaj Agjencie, Mirlinda Kar\u00e7anaj.<\/p>\n<p>Sipas hetimit, Ergys Agasi, nj\u00eb personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal Beqiraj krijuan nj\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal p\u00ebr manipulimin e tenderave t\u00eb AKSHI-it, duke p\u00ebrdorur dhun\u00eb dhe pengmarrje. Nd\u00ebrsa Agasi dhe Beqiraj I shp\u00ebtuan arrestimit, jan\u00eb n\u00ebn mas\u00ebn arrest sht\u00ebpie si pjes\u00eb e k\u00ebtij grupi kriminal dy krer\u00ebt e k\u00ebsaj agjencie, drejtoresha Mirlinda Kar\u00e7anaj dhe\u00a0zv.drejtoresha Hava Delibashi.<\/p>\n<p>Ngjarja ka ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, pasi kjo agjenci \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej institucioneve m\u00eb sensitive n\u00eb vend.<\/p>\n<p>AKSHI menaxhon thuajse t\u00eb gjith\u00eb sistemin e qeverisjes digjitale p\u00ebrmes E-Albania, p\u00ebrfshi dhe t\u00eb ashtuquajt\u00ebn ministrja \u201cDiella\u201d e krijuar me Inteligjenc\u00eb Artificiale. AKSHI menaxhon sisteme dhe t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb konsiderohen pjes\u00eb e infrastruktur\u00ebs kritike komb\u00ebtare, \u00e7ka e b\u00ebn funksionimin e k\u00ebtij institucioni nj\u00eb prov\u00eb lakmusi p\u00ebr stabilitetin dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e administrat\u00ebs publike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, ndikimi I pun\u00ebs s\u00eb agjencis\u00eb nga nj\u00eb grup kriminal ka ngritur shqet\u00ebsime mbi kufirin mes korrupsionit administrativ dhe cenimit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb, kur nj\u00eb institucion q\u00eb administron infrastruktur\u00eb digjitale kritike kapet nga interesa kriminale, shteti humbet kontrollin mbi informacionin q\u00eb garanton funksionimin, vendimmarrjen dhe sigurin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>\u201cAKSHI \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb menaxhon infrastruktur\u00ebn digjitale kritike t\u00eb vendit dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do devijim serioz n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon ai p\u00ebrb\u00ebn rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare,\u201d tha Arjan Dyrmishi, drejtor ekzekutiv i Qendr\u00ebs p\u00ebr Studimin e Demokracis\u00eb dhe Qeverisjes.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb drejtues t\u00eb k\u00ebsaj agjencie dyshohen se kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me nj\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal, duke manipuluar procedura prokurimi dhe duke p\u00ebrdorur dhun\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar rezultatet, tregon q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik jo vet\u00ebm integriteti i tender\u00ebve, por vet\u00eb integriteti dhe sovraniteti digjital i shtetit,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Rreziku merr nj\u00eb dimension edhe m\u00eb konkret n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e ish-kreut t\u00eb Forc\u00ebs Detare, Artur Me\u00e7ollari, i cili thot\u00eb se t\u00eb dh\u00ebnat kritike q\u00eb p\u00ebrpunon AKSHI mund t\u00eb jen\u00eb sot n\u00eb duart e kompanive q\u00eb kan\u00eb mir\u00ebmbajtur sistemet duke fituar tenderat, t\u00eb cil\u00ebt, nga hetimi, dalin se jan\u00eb diktuar nga nj\u00eb grupi kriminal.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nga filtrat, i cili pengon r\u00ebnien n\u00eb dor\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb grupeve kriminale \u00ebsht\u00eb besueshm\u00ebria e kompanive kontraktore q\u00eb garanton AKSHI,\u201d tha Me\u00e7ollari p\u00ebr BIRN, duke shtuar se \u201cn\u00ebse k\u00ebto kompani, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb nga Prokuroria si grup i strukturuar kriminal, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pajisur me \u00e7ertifikat\u00eb sigurie nga DSIK, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, pasi v\u00eb n\u00eb diskutim t\u00eb gjith\u00eb sistemin e siguris\u00eb komb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>AKSHI konsiderohet infrastruktur\u00eb kritike komb\u00ebtare p\u00ebr shkak t\u00eb informacionit q\u00eb zot\u00ebron dhe p\u00ebrpunon dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja, sipas Me\u00e7ollarit, q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e procedurave tenderuese jan\u00eb klasifikuar si sekrete.<\/p>\n<p>\u201cZot\u00ebrimi nga grupet kriminale i k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave krijon mund\u00ebsi p\u00ebr tregtimin e tyre n\u00eb tregun e zi p\u00ebr q\u00ebllime p\u00ebrfitimi dhe q\u00eb mund t\u00eb bien n\u00eb duart e\u00a0 grupeve kriminale nd\u00ebrkomb\u00ebtare ose shteteve jo dashamir\u00ebse apo armike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,\u201d paralajm\u00ebroi m\u00eb tej ai.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt besojn\u00eb se korrupsioni n\u00eb tenderat publik\u00eb n\u00eb nj\u00eb agjenci t\u00eb till\u00eb shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb indicie e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr c\u00ebnimin e siguris\u00eb komb\u00ebtare, nj\u00eb akt q\u00eb ka treguar se institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mbrojtjen e saj nuk kan\u00eb reaguar n\u00eb koh\u00eb ose jan\u00eb kompromentuar.<\/p>\n<p>Sipas Dyrmishit, rasti ekspozon dob\u00ebsi serioze strukturore brenda AKSHI-t; nj\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb kontrollit dhe mbik\u00ebqyrjes; munges\u00eb kontrolli efektiv mbi drejtuesit dhe mekanizma t\u00eb brisht\u00eb dhe leht\u00ebsisht t\u00eb manipuluesh\u00ebm t\u00eb prokurimeve publike. P\u00ebrdorimi i dhun\u00ebs \u201c p\u00ebr t\u2019u mbyllur goj\u00ebn atyre q\u00eb dalin kund\u00ebr\u201d, e b\u00ebn sipas Dyrmishit edhe m\u00eb t\u00eb rrezikshme situat\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb till\u00eb q\u00eb menaxhon sisteme kritike, kjo klim\u00eb frike e b\u00ebn sigurin\u00eb operacionale jo funksionale, pasiq\u00eb vendimet merren p\u00ebr t\u00eb garantuar funksionimin e skem\u00ebs kriminale, jo p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sh\u00ebrbimet dhe t\u00eb dh\u00ebnat shtet\u00ebrore,\u201d tha Dyrmishi.<\/p>\n<p>Rezultatet e hetimeve t\u00eb deritanishme, sipas Dyrmishit, tregojn\u00eb se dep\u00ebrtimi i krimit t\u00eb organizuar n\u00eb drejtimin e institucionit \u00a0ka sjell\u00eb pasoja q\u00eb nuk jan\u00eb vet\u00ebm ligjore apo morale, \u00a0por kan\u00eb prekur drejtp\u00ebrdrejt funksionimin e shtetit, besimin e qytetar\u00ebve dhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb kuptimin e saj modern: garantimin e sovranitetit, mir\u00ebqenien dhe stabilitetin e vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebr ish-drejtuesin e Forcave Detare<strong>,\u00a0<\/strong>Me\u00e7ollari, rasti ngre gjithashtu pik\u00ebpyetje p\u00ebr funksionimin e institucioneve t\u00eb tjera, kur sipas tij, \u00a0fakti q\u00eb hetimi \u00ebsht\u00eb iniciuar dhe \u00e7uar p\u00ebrpara nga SPAK \u201ctregon se hallka t\u00eb tjera t\u00eb sistemit t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare nuk kan\u00eb funksionuar si\u00e7 duhet, si SHISH, DSIK, Policia Kriminale, etj\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPasiviteti i shtetit n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla sensitive p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb dh\u00ebnat e biznesit dhe siguris\u00eb komb\u00ebtare, ka inkurajuar shkel\u00ebsit e ligjit t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pac\u00ebnuesh\u00ebm dhe t\u00eb veprojn\u00eb lirsh\u00ebm n\u00eb bashk\u00ebpunim me element\u00ebt e korruptuar brenda sistemit. SPAK-u e b\u00ebri detyr\u00ebn dhe shum\u00eb mir\u00eb,\u201d shtoi m\u00eb tej Me\u00e7ollari.<\/p>\n<p>Hetimet p\u00ebr tenderat e AKSHI-it duket se do t\u00eb testojn\u00eb kufijt\u00eb mes p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale, d\u00ebshtimeve institucionale dhe debatit politik mbi mekanizmat shtet\u00ebror\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb garantojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat jetike t\u00eb qytetar\u00ebve dhe ato shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Mazhoranca \u00ebsht\u00eb mjaftuar me p\u00ebrsh\u00ebndetjen e aksionit t\u00eb SPAK pa marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe akte llogaridh\u00ebnie. \u201cUn\u00eb g\u00ebzohem sa her\u00eb q\u00eb SPAK-u realizon operacione,\u201d deklaroi t\u00eb enjten p\u00ebr mediat kreu i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Taulant Balla.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr opozit\u00ebn, ngjarja nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb si nj\u00eb aksion rutin\u00eb i Prokuroris\u00eb, por duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr nj\u00eb llogaridh\u00ebnie dhe nxjerrje t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive p\u00ebr institucionet shtet\u00ebrore q\u00eb duhet t\u00eb garantojn\u00eb sigurin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>\u201cSiguria komb\u00ebtare ka r\u00ebn\u00eb, jo thjesht kompromentuar,\u201d tha Erald Kapri, an\u00ebtar i komisionit parlamentar p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Mbrojtjen si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Partis\u00eb Mund\u00ebsia<\/p>\n<p>Ai sugjeron q\u00eb deputet\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore urgjente me Sh\u00ebrbimin Informativ Shtet\u00ebror, Ministren e Brendshme, nd\u00ebrsa konsideron t\u00eb nevojshme thirrjen e K\u00ebshillit p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare si dhe pezullimin e \u00e7do veprimtarie nga personat n\u00ebn akuz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEnde ka procedura t\u00eb hapura tenderimi nga AKSHI, \u00e7ka flet qart\u00eb p\u00ebr kaosin qeveritar dhe drejtuesit e akuzuar jan\u00eb ende n\u00eb detyr\u00eb,\u201d i tha Kapri BIRN, duke shtuar se ai deputet do t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00eb n\u00eb nd\u00ebrhyrjen e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, NATO dhe BE.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb t\u00eb marrim garanci nga partner\u00ebt, pasi qeveria e ka humbur besueshm\u00ebrin\u00eb,\u201d thekon ai.<\/p>\n<p>Edhe Klevis Balliu, deputet I Partis\u00eb Demokratike dhe an\u00ebtar i komisionit parlamentar q\u00eb merret me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, e quan rastin \u00a0si alarmant dhe \u201cc\u00ebnim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKur nj\u00eb institucion kaq kritik shnd\u00ebrrohet n\u00eb mjet sh\u00ebrbimi p\u00ebr kartele kriminal\u00eb dhe interesa familjare t\u00eb pushtetit, at\u00ebher\u00eb rrezikohen drejtp\u00ebrdrejt siguria shtet\u00ebrore, ekonomike dhe personale e qytetar\u00ebve,\u201d tha Balliu p\u00ebr BIRN, duke shtuar se \u201cp\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate, opozita do t\u00eb veproj\u00eb me t\u00eb gjitha mjetet kushtetuese dhe parlamentare p\u00ebr t\u00eb rikthyer ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/19\/birn-kapja-e-akshi-nga-interesa-kriminale-rrezikon-sigurine-kombetare\/\">BIRN: Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurin\u00eb komb\u00ebtare<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me njoftoi t\u00eb mart\u00ebn p\u00ebr goditjen e nj\u00eb grupi t\u00eb dyshuar kriminal n\u00eb krye t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, AKSHI, duke vendosur 8 persona n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb seri veprash penale, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe drejtoresh\u00ebn e k\u00ebsaj Agjencie, Mirlinda Kar\u00e7anaj. Sipas hetimit, Ergys Agasi, nj\u00eb personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58947","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58947","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58947"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58947\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58947"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58947"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58947"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}