{"id":58903,"date":"2025-12-18T21:48:24","date_gmt":"2025-12-18T21:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/18\/rama-kthehet-35-vite-pas-kujton-gjyshen-babain-dhe-hyrjen-e-tij-ne-politike-2\/"},"modified":"2025-12-18T21:48:24","modified_gmt":"2025-12-18T21:48:24","slug":"rama-kthehet-35-vite-pas-kujton-gjyshen-babain-dhe-hyrjen-e-tij-ne-politike-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/18\/rama-kthehet-35-vite-pas-kujton-gjyshen-babain-dhe-hyrjen-e-tij-ne-politike-2\/","title":{"rendered":"Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij n\u00eb politik\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka folur sot p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn e tij n\u00eb politik\u00eb dhe ndikimin q\u00eb kjo ka pasur mbi jet\u00ebn e tij personale. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d, Rama ka theksuar se angazhimi n\u00eb politik\u00eb k\u00ebrkon domosdoshm\u00ebrisht sakrific\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb lirive, pasi roli politik vendos kufij q\u00eb nuk mund t\u00eb tejkalohen.<\/p>\n<p>Rama ka shpjeguar se nj\u00eb nga pasojat e k\u00ebtij angazhimi \u00ebsht\u00eb humbja e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar krejt\u00ebsisht sipas d\u00ebshir\u00ebs personale, duke dh\u00ebn\u00eb si shembull koh\u00ebn kur ishte i lir\u00eb t\u00eb kalonte pushime apo t\u00eb vepronte pa u ndikuar nga pritshm\u00ebrit\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Kryeministri ka shtuar se kufizimet q\u00eb lidhen me angazhimin politik nuk mund t\u00eb perceptohen si humbje, sepse ato jan\u00eb zgjedhje t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme. Sipas tij, ato q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar detyr\u00ebn n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebve jan\u00eb kthyer n\u00eb rezultate konkrete, dhe kjo e b\u00ebn t\u00eb vlefshme \u00e7do sakrific\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb tij politike.<\/p>\n<p>Intervista u ndal tek episodi nga e kaluara e Ram\u00ebs, duke p\u00ebrmendur publikimin e nj\u00eb fotografie t\u00eb tij nudo nga plazhi vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>Edi Rama<\/strong>:\u00a0N\u00eb momentin kur njeriu angazhohet n\u00eb politik\u00ebn e p\u00ebrditshme patjet\u00ebr q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb negocioj\u00eb edhe dimensionin e liris\u00eb s\u00eb vet sepse \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ky angazhim q\u00eb t\u00eb vendos disa kufij q\u00eb ti duhet t\u2019i mbash parasysh dhe q\u00eb nuk mundet dot t\u2019i kap\u00ebrcesh n\u00ebse do q\u00eb t\u2019i q\u00ebndrosh k\u00ebtij angazhimi dhe natyrisht edhe p\u00ebr hir t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve sepse n\u00eb momentin q\u00eb je nj\u00eb individ i lir\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, ti nuk i jep llogari askujt as \u00e7far\u00eb thua, as \u00e7far\u00eb b\u00ebn, as ku shkon, as si t\u00eb p\u00eblqen ta b\u00ebsh plazhin meq\u00eb ra fjala.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Blendi Fevziu<\/strong>:\u00a0Meq\u00eb ra fjala si i angazhuar nuk e b\u00ebn dot at\u00eb q\u00eb b\u00ebre n\u00eb plazh para se t\u00eb angazhoheshe?<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Edi Rama<\/strong>:\u00a0At\u00eb dhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera. Kur je dhe nj\u00eb njeri i lidhur n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb me t\u00eb tjer\u00eb sepse ka njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb kan\u00eb besuar, t\u00eb kan\u00eb votuar.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Blendi Fevziu<\/strong>:\u00a0Kjo humbje \u00ebsht\u00eb e vullnetshme apo e pavullnetshme?<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Edi Rama<\/strong>:\u00a0Je patjet\u00ebr i vetdijsh\u00ebm q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb n\u00ebse do n\u00eb at\u00eb \u201ckostum\u201d t\u00eb ri t\u00eb kesh sukses duhet q\u00eb t\u00eb v\u00ebsh disa kufij p\u00ebrtej t\u00eb cilave nuk mund t\u00eb shkosh.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Blendi Fevziu<\/strong>:\u00a0\u00c7far\u00eb mendon ti q\u00eb ke humbur nga liria jote me koshienc\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb angazhimit politik dhe sh\u00ebrbimit ndaj partis\u00eb, qeveris\u00eb etj. Kush jan\u00eb dimensionet q\u00eb t\u00eb mungojn\u00eb sot si nj\u00eb njeri normal?<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Edi Rama<\/strong>:\u00a0Nuk e perceptoj si humbje p\u00ebr sa koh\u00eb e kam zgjedhur lirisht sepse nuk ma ka v\u00ebn\u00eb njeri me detyrim dhe e dyta p\u00ebr sa koh\u00eb un\u00eb besoj se ajo \u00e7ka kam dh\u00ebn\u00eb nga vetja p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb shum\u00eb\u00e7ka q\u00eb kam mundur t\u00eb b\u00ebj n\u00eb interesin e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cTim eti i detyrohem nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb pavar\u00ebsisht se ishte nj\u00eb njeri me autoritet nuk e ushtronte asnj\u00ebher\u00eb autoritetin e tij p\u00ebr t\u00eb t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb mendo si mendoj un\u00eb.\u00a0Ne ishim n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi ku un\u00eb dhe gjyshja faktikisht flinim n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb. Ishte nj\u00eb dhom\u00eb e vog\u00ebl dhe kishim dy krevat\u00eb. Un\u00eb zgjohesha me gjyshen, flija me gjyshen.<\/em><\/p>\n<p><em>D\u00ebgjoja gjyshen nga m\u00ebngjesi.\u00a0Prind\u00ebrit ishin shum\u00eb k\u00ebrkues, por un\u00eb isha i\u00e7ik m\u00eb ndryshe dhe isha i\u00e7ik m\u00eb hall. Pasi zhvillohej nj\u00eb konflikt mes meje dhe prind\u00ebrve, si\u00e7 i ndodh t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebve k\u00ebrkoja streh\u00eb te gjyshja sepse me gjyshen ishim shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt. Dhe gjyshja ime thoshte dhe kishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb origjinale p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ngush\u00eblluar.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb thoshte, shiko mos u m\u00ebrzit, prind\u00ebrit b\u00ebjn\u00eb detyr\u00ebn e tyre, kjo \u00ebsht\u00eb detyra e tyre dhe duhet ta b\u00ebjn\u00eb. Duhet t\u00eb t\u00eb thon\u00eb ty \u00e7far\u00eb b\u00ebre gabim. Nga ana tjet\u00ebr ti do b\u00ebhesh burr\u00eb dhe burrat t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebjn\u00eb gabime, k\u00ebshtu q\u00eb do b\u00ebsh gabime, do b\u00ebsh gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb cilat t\u00eb tjer\u00ebt nuk do jen\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur vet\u00ebm t\u00eb lutem thoshte mos harro asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz do takosh n\u00eb jet\u00eb, shum\u00eb gj\u00ebra do t\u00eb t\u00eb thon\u00eb, por takimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb do b\u00ebsh t\u00eb fundit.<\/em><\/p>\n<p><em>Takimi i fundit \u00ebsht\u00eb me dik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plak shum\u00eb i vjet\u00ebr me flok\u00eb t\u00eb bardha, t\u00eb gjata, me mjek\u00ebr t\u00eb bardh\u00eb q\u00eb quhet Sh\u00ebn Pjet\u00ebr thoshte. Dhe kur t\u00eb shkosh te ai\u2026 Kjo lidhej me faktin q\u00eb prind\u00ebrit e kishin bezdi q\u00eb shoq\u00ebrohesha me djem m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj se vetja. Natyrisht ata me t\u00eb drejt\u00eb thoshin \u00e7\u2019pun\u00eb ka ky 10 vje\u00e7 me 15-vje\u00e7ar, 15 vje\u00e7 me 25-vje\u00e7ar dhe ajo thoshte, ky \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb t\u00eb takosh sepse ai ka biletat p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb parajs\u00eb ose n\u00eb ferr.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe do t\u00eb t\u00eb pyes\u00eb po h\u00eb m\u00eb thuaj \u00e7far\u00eb ke b\u00ebr\u00eb deri tani? Si e ke kaluar jet\u00ebn? Ti do thuash kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, kam b\u00ebr\u00eb at\u00eb, kam punuar. Asgj\u00eb nga k\u00ebto nuk mjafton sepse do thot\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebr veten t\u00ebnde i ke b\u00ebr\u00eb, po p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt \u00e7far\u00eb ke b\u00ebr\u00eb? Kjo m\u00eb rivjen sidomos n\u00eb rastet kur ndjehem i ngarkuar nga ndonj\u00eb gj\u00eb, nga ndonj\u00eb situat\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ose kur vjen nj\u00eb moment q\u00eb ajo sasia e balt\u00ebs b\u00ebhet e madhe dhe njeriu thot\u00eb po \u00e7far\u00eb merrem un\u00eb me k\u00ebt\u00eb histori. Pastaj m\u00eb vjen kjo si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb kujtuar q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb e at\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb balanc\u00eb q\u00eb anon nga kjo an\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0tha Rama.<\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>:\u00a0<em>Kur po ngjitesha n\u00eb fakultet m\u00ebngjesin e 9 dhjetorit dhe demonstrata po vinte drejt meje dhe mes grupit t\u00eb student\u00ebve dhe meje zbrit\u00ebn forcat speciale, vet\u00ebm hedhja e tyre nga kamion\u00ebt m\u00eb b\u00ebri t\u00eb m\u00eb l\u00ebkundeshin gjunj\u00ebt. Mu desh\u00ebn 10 minuta t\u00eb shmangesha, por kur u ktheva te student\u00ebt jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ekzistonte frika, por m\u00eb dukej nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ishte shum\u00eb larg\u201d,\u00a0tha Fevziu duke rr\u00ebfyer nj\u00eb histori personale.<\/em><\/p>\n<p><strong>Blendi Fevziu<\/strong>:\u00a0<em>Qarkullonte se ty Sigurimi t\u00eb mori t\u00eb qethi flok\u00ebt\u2026<\/em><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>:<em>\u00a0M\u00eb t\u00ebrhoq\u00ebn p\u00ebr flok\u00ebsh, m\u00eb vinin nga mbrapa i kisha dhe flok\u00ebt m\u00eb t\u00eb gjata. Nuk kam pasur asnj\u00eb moment asnj\u00eb ndjesi tjet\u00ebr. Edhe tallesha gjith\u00eb koh\u00ebs. Momenti kur e kam ndjer\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb ngjashme me k\u00ebt\u00eb q\u00eb the ishte ekzakt\u00ebsisht at\u00eb dit\u00eb, k\u00ebtu. Kur u b\u00eb gj\u00ebja e madhe, dhe pastaj doli edhe Kas\u00ebm Trebeshina e shp\u00ebrtheu fare. Pastaj un\u00eb isha aty ulur dhe fillova t\u00eb mendoj q\u00eb do dilja jasht\u00eb. Ishte 11 janar, ishte nj\u00eb e diel, i ftoht\u00eb i madh dhe rreth e rrotull ishin makinat e policis\u00eb. Fillova t\u00eb mendoj. kjo do mbaroj\u00eb, k\u00ebta do ikim, ne do ikim, k\u00ebtu televizor, gj\u00eb s\u2019ka. E censuroi RD-ja at\u00eb. M\u00eb lindi ideja, thash\u00eb, pse mos t\u2019i them un\u00eb k\u00ebtyre q\u00eb hajde firmosni nj\u00eb peticion k\u00ebtu, q\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb firm\u00ebn nj\u00eb num\u00ebr njer\u00ebzish dhe t\u2019ia lem\u00eb k\u00ebtu Ramiz Alis\u00eb. Edhe dola edhe thash\u00eb do ishte mir\u00eb q\u00eb kjo pun\u00eb t\u00eb mos ishte thjesht t\u00eb jet\u00eb k\u00ebtu. Filloi u shkrua ajo q\u00eb t\u00eb rishikohet figura e Enver Hoxh\u00ebs dhe t\u00eb lirohen t\u00eb burgosurit politik\u00eb. Dy pika kishte. Aty pash\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb firmos\u00ebn, nj\u00eb pjes\u00eb filluan t\u00eb ikin. Kur u firmos salla ishte p\u00ebrgjysm\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cUn\u00eb e mbaj mend shum\u00eb mir\u00eb, kur ne kemi qen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Ardianit nat\u00ebn, duke shkruar p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn, emri, emri. Emrin Enver Hoxha q\u00eb \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb rishikuar figur\u00ebn e Enver Hoxha, emri Enver Hoxha n\u00eb nj\u00eb ekran kompjuteri t\u00eb shkruar si material armiq\u00ebsor e kemi fshir\u00eb disa her\u00eb. Ishte nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk e di. Ishte e kombinuar. Nga nj\u00eb an\u00eb ishte hera e par\u00eb q\u00eb e shikoje t\u00eb shkruar si nj\u00eb material armiq\u00ebsor, dilte nga ne dhe n\u00eb fund fare, n\u00eb mos gabohem, i them Ardianit q\u00eb fshije dhe nes\u00ebr kur ta printojm\u00eb do ta shkruajm\u00eb. E shkruajt\u00ebm para se t\u00eb vinim k\u00ebtu. Ndoshta ishte edhe ideja kushedi \u00e7far\u00eb ndodh nat\u00ebn, mund t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb marrin kompjuterin. Ajo q\u00eb ka ndodhur at\u00eb dit\u00eb, kur un\u00eb kam p\u00ebrmendur emrin e Enver Hoxh\u00ebs ishte tamam si seanc\u00eb ekzorcizmi, k\u00ebtu u ngrit\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Jo reagoi, ishte sikur u b\u00eb nj\u00eb gol dhe kapeshin njer\u00ebzit p\u00ebr qafe, hidhnin gj\u00ebrat, shallet\u201d,<\/em>\u00a0tha Rama.<\/p>\n<p><em>\u201cD\u00ebmi m\u00eb i madh q\u00eb kam konstatuar nga ajo koh\u00eb ka qen\u00eb q\u00eb duke vrar\u00eb dhe duke mos lejuar q\u00eb t\u00eb ngjallet p\u00ebr asnj\u00eb sekond\u00eb ideja e tjetrit, jo e kund\u00ebrshtarit, por e tjetrit q\u00eb ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndryshe t\u00eb t\u00eb menduari dhe pik\u00ebrisht pse e ka duhet zhdukur, asgj\u00ebsuar, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi trash\u00ebgimin\u00eb m\u00eb t\u00eb err\u00ebt nga pik\u00ebpamja e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes nj\u00ebrit dhe tjetrit nga pik\u00ebpamja politike, sociale ku tjetri vazhdoi t\u00eb konsiderohet armik me ndryshimin q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb pushkatimeve, burgimeve ishte degjenerimi, balta, sulmet, akuzat, degjenerimi publik i tjetrit.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo \u00ebsht\u00eb e thell\u00eb, por lidhet me fatkeq\u00ebsin\u00eb e madhe q\u00eb nj\u00eb komunist ultrafanatik u kthye n\u00eb nj\u00eb konservator ultrafanatik dhe gjuh\u00ebn e urrejtjes, teknikat e degjenerimit t\u00eb tjetrit, luft\u00ebn me \u00e7do lloj kund\u00ebrshtie brenda vath\u00ebs s\u00eb vet dhe me \u00e7do lloj kund\u00ebrshtari e ktheu n\u00eb metod\u00eb. Mund t\u00eb thuash \u00e7far\u00eb t\u00eb duash p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb se Fatos Nano vinte nga e nj\u00ebjta parti, por Nanon nuk mund ta fus\u00ebsh kurr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori q\u00eb ishte sistematik se pati edhe ai momentin e vet kur e ktheu degjenerimin publik t\u00eb tjetrit n\u00eb metod\u00eb p\u00ebr pushtetin brenda partis\u00eb, por nuk mund t\u00eb thuash p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb kan\u00eb pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb pushtet, nuk e kan\u00eb pasur kurr\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>I vetmi njeri konseguent q\u00eb e ka mish\u00ebruar k\u00ebt\u00eb rrezatimin negativ q\u00eb thash\u00eb t\u00eb \u00c7ernobilit komunist ka qen\u00eb ai q\u00eb tani s\u2019po ja them emrin p\u00ebr respekt t\u00eb vetes. Lin\u00e7imet n\u00eb parti kan\u00eb nisur dhe kan\u00eb vazhduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konseguente me ato metoda t\u00eb degjenerimit t\u00eb kund\u00ebrshtarit. Gjith\u00eb ajo dhun\u00eb q\u00eb e karakterizonte at\u00eb regjim n\u00eb mentalitet dhe e rr\u00ebnjosur n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet q\u00eb kush t\u00eb shfaqet ty p\u00ebrball\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb si ti duhet degjeneruar u transpozua n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb nga ai atje\u201d,<\/em>\u00a0tha Rama.<\/p>\n<p><em>As nuk e kam imagjinuar kurr\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kthehesha k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb podium n\u00eb funksionin q\u00eb jam sot. As nuk e kam imagjinuar kurr\u00eb q\u00eb do merresha ndonj\u00ebher\u00eb me politik\u00eb n\u00eb kuptimin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb fjal\u00ebs.\u00a0Ka qen\u00eb liria nuk ka qen\u00eb ambicia politike. Un\u00eb nuk kisha absolutisht asnj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb merresha me politik\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb kuptimin q\u00eb t\u00eb angazhohesha n\u00eb nj\u00eb parti. Natyrisht po t\u00eb doja e kisha mund\u00ebsin\u00eb, por s\u2019kisha asnj\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb angazhohesha drejtp\u00ebrdrejt dhe t\u00eb merresha me politik\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme. E shihja vet\u00ebm si nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb lirie p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kisha nevoj\u00eb dhe jo rast\u00ebsisht ajo fara e par\u00eb e nj\u00eb procesi q\u00eb pastaj u p\u00ebrshkall\u00ebzua jasht\u00eb mureve ose jasht\u00eb oborrit t\u00eb k\u00ebsaj akademie, ose e institutit, sot i thon\u00eb Universiteti i Arteve, u hodh k\u00ebtu. Sepse k\u00ebtu dhe posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb pjes\u00ebn q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me artet pamore, apo me pjes\u00ebn q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me teatrin muret e censur\u00ebs, muret e izolimit, muret q\u00eb kufizonin lirin\u00eb ndiheshin shum\u00eb konkretisht dhe ndiheshin \u00e7do dit\u00eb,\u201d<\/em> tha Rama.\/ Emisioni Opinion<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rama-kthehet-35-vite-pas-kujton-gjyshen-babain-dhe-hyrjen-e-tij-ne-politike\/\">Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij n\u00eb politik\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka folur sot p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn e tij n\u00eb politik\u00eb dhe ndikimin q\u00eb kjo ka pasur mbi jet\u00ebn e tij personale. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d, Rama ka theksuar se angazhimi n\u00eb politik\u00eb k\u00ebrkon domosdoshm\u00ebrisht sakrific\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb lirive, pasi roli politik vendos kufij q\u00eb nuk mund t\u00eb tejkalohen. Rama [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58903","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58903","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58903"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58903\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58903"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58903"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58903"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}