{"id":5886,"date":"2025-01-29T07:02:33","date_gmt":"2025-01-29T07:02:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/29\/sqarimi-cfare-po-ndodh-ne-serbi-brezi-i-tiktok-po-kercenon-pushtetin-presidentit-vucic\/"},"modified":"2025-01-29T07:02:33","modified_gmt":"2025-01-29T07:02:33","slug":"sqarimi-cfare-po-ndodh-ne-serbi-brezi-i-tiktok-po-kercenon-pushtetin-presidentit-vucic","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/29\/sqarimi-cfare-po-ndodh-ne-serbi-brezi-i-tiktok-po-kercenon-pushtetin-presidentit-vucic\/","title":{"rendered":"SQARIMI- \u00c7far\u00eb po ndodh n\u00eb Serbi? Brezi i TikTok po k\u00ebrc\u00ebnon pushtetin presidentit Vu\u00e7i\u00e7"},"content":{"rendered":"<p> Aksidenti tragjik n\u00eb Novi Sad, nga i cili nd\u00ebrruan jet\u00eb 15 persona, ka sjell\u00eb demonstrata masive ndaj sistemit politik t\u00eb vendit dhe drejt\u00ebsis\u00eb. M\u00eb 1 n\u00ebntor 2024, n\u00eb stacionin e trenit n\u00eb qytetin e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Serbis\u00eb, 15 persona humb\u00ebn jet\u00ebn pasi nj\u00eb pjes\u00eb e \u00e7atis\u00eb u shemb mbi ta. 17 t\u00eb tjer\u00eb u shtruan n\u00eb spital prej muajsh pasi mor\u00ebn l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda dhe madje po luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ecin s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas aksidentit, nj\u00eb val\u00eb protestash p\u00ebrfshiu Serbin\u00eb. Mij\u00ebra njer\u00ebz, kryesisht student\u00eb, dol\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb duke k\u00ebrkuar drejt\u00ebsi dhe transparenc\u00eb. Sidomos n\u00eb dy muajt e fundit, vala fillestare ka marr\u00eb p\u00ebrmasa shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha pasi student\u00ebve u jan\u00eb bashkuar gjimnazist\u00ebt, m\u00ebsuesit e tyre, sindikatat, madje dhe opozita. N\u00eb protest\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb universitetet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend, qindra shkolla t\u00eb mesme. Analist\u00ebt theksojn\u00eb se student\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb ndryshime strukturore dhe jo vet\u00ebm drejt\u00ebsi. P\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e vendit mesazhi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr qeverin\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sistemin politik.<\/p>\n<p>\u201cKorrupsioni vret \u2013 Sundimi i ligjit \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb,\u201d-k\u00ebshtu shkruajn\u00eb shumica e pankartave n\u00eb protesta. Rutina \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, pjes\u00ebmarr\u00ebsit, pasi mbajn\u00eb 15 minuta heshtje n\u00eb kujtim t\u00eb atyre q\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn, zakonisht rrethojn\u00eb strukturat publike dhe s\u00eb fundmi gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh rrjetet publike televizive dhe radiofonike. N\u00eb demonstrat\u00ebn e fundit, dje n\u00eb Beograd, m\u00eb shum\u00eb se 50,000 njer\u00ebz u mblodh\u00ebn jasht\u00eb stacionit m\u00eb t\u00eb madh televiziv shtet\u00ebror t\u00eb Serbis\u00eb. <\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb?<\/p>\n<p>Student\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb ndryshim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb vend dhe ndryshime thelb\u00ebsore. Ata theksojn\u00eb se si qeveria ashtu edhe presidenti i saj nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr zbardhjen e rastit. Pavar\u00ebsisht se 13 persona jan\u00eb futur n\u00eb burg dhe po p\u00ebrballen me akuza, student\u00ebt thon\u00eb se d\u00ebshtimi i Vu\u00e7i\u00e7it p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb publike t\u00eb gjitha dokumentat, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tregon se ai po fsheh aksidetin q\u00eb t\u00eb mos nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb p\u00ebrmasat e korrupsionit q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vendin.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnjestruar Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7. Bota e re e konsideron t\u00eb vetmin p\u00ebrgjegj\u00ebs, pasi i atribuon krijimin e nj\u00eb sistemi t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb kontrolluar prej tij. Gjithsesi, l\u00ebvizja studentore q\u00eb prej muajsh ka mbushur rrug\u00ebt e vendit ka mohuar hapur lidhjen e saj me partit\u00eb politike dhe k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb t\u00eb mos zgjedh\u00eb drejtues dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues. P\u00ebr ta, opozita vet\u00ebm sa u \u00ebsht\u00eb bashkuar p\u00ebr t\u00eb shtuar numrat, por ata nuk kan\u00eb asnj\u00eb ndikim n\u00eb tubim. <\/p>\n<p>Mesa duket pra\u2026gjenerata e TikTok \u00ebsht\u00eb rebeluar dhe k\u00ebrkon jo thjesht t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb diplom\u00eb dhe t\u00eb largohet nga vendi p\u00ebr t\u2019u kthyer si nj\u00eb emigrant n\u00eb Europ\u00eb, por k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb duart e saj t\u00eb ardhmen e vendit. Student\u00ebt kan\u00eb hedhur posht\u00eb gjithashtu propozimet informale t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr dialog dhe gjestet indirekte t\u00eb vullnetit t\u00eb mir\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rritja me 20% e buxhetit p\u00ebr universitetet;  p\u00ebr ta ka vet\u00ebm nj\u00eb zgjidhje: Zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb krimi shtet\u00ebror!<\/p>\n<p>Si iu p\u00ebrgjigj Vu\u00e7i\u00e7?<\/p>\n<p>Mobilizimeve masive, qeveria iu p\u00ebrgjigj fillimisht me forca policore, arrestime, madje dhe me aktivizimin e sh\u00ebrbimeve sekrete. Sulmi nga ana e qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb nxori n\u00eb sip\u00ebrfaqe kapacitetin e madh organizativ t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb re, e cila \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e arsimuar dhe shum\u00eb m\u00eb e aft\u00eb teknologjikisht se ato t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. Zgjedhja e student\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mos pasur \u201cfytyr\u00eb\u201d, ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb siklet qeverin\u00eb, e cila po p\u00ebrpiqet t\u00eb menaxhoj\u00eb kostot e komunikimit kryesisht p\u00ebrmes medias shtet\u00ebrore. Vu\u00e7i\u00e7 pretendon se t\u00eb gjitha informacionet p\u00ebr aksidentin e Novi Sadit jan\u00eb publikuar, por opozita thot\u00eb se ka mij\u00ebra dokumente t\u00eb tjera q\u00eb japin detaje p\u00ebr kontraktor\u00ebt vendas. Por po sipas tyre, k\u00ebto dokumenta lidhin kontraktor\u00ebt me qeverin\u00eb, ndaj nuk publikohen.<\/p>\n<p>Reforma dhe \u201csakrifica\u201d e Vu\u00e7evi\u00e7it<\/p>\n<p>Vu\u00e7i\u00e7 informoi b\u00ebrtham\u00ebn e fort\u00eb t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij se nuk do t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb situata t\u00eb zvarritet dhe se qeveria e vendit duhet t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash t\u00eb reja q\u00eb ai do t\u00eb propozoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt. Burime nga partia e djatht\u00eb e Vu\u00e7i\u00e7it, e cila \u00ebsht\u00eb edhe b\u00ebrthama e qeveris\u00eb, thon\u00eb se plani i presidentit ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb sjell\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb tension brenda vendit, pasi mund t\u00eb ndodh\u00eb ndalimi i k\u00ebtyre demonstratave. K\u00ebsisoj pjes\u00ebmarr\u00ebsit mund t\u00eb ndalohen me pretekste ligjore apo edhe legale, si p.sh. pengimi i qarkullimit rrugor. <\/p>\n<p>Rrjedhja e k\u00ebtyre diskutimeve vet\u00ebm sa i shtoi benzin\u00eb zjarrit. I p\u00ebrballur me presionin gjithnj\u00eb n\u00eb rritje, kryeministri i vendit, Millosh Vu\u00e7evi\u00e7 dha sot dor\u00ebheqjen. N\u00eb k\u00ebto kushte, duke qen\u00eb se edhe student\u00ebt tani kan\u00eb mbyllur edhe nj\u00eb kryq\u00ebzim qendror n\u00eb Beograd, Vu\u00e7i\u00e7 u shfaq m\u00eb fleksib\u00ebl n\u00eb mesazhin e tij. Ai ftoi student\u00ebt dhe komunitetin universitar s\u00ebrish p\u00ebr dialog. P\u00ebrgjigjia ishte e nj\u00ebjta. <\/p>\n<p>Sekretet shtet\u00ebrore\u2026<\/p>\n<p>Projekti p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hekurudh\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nga dy kompani t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kineze, t\u00eb cilat kan\u00eb konkurruar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb linj\u00ebn Beograd \u2013 Budapest. Kompanit\u00eb nga Kina ia kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb pjes\u00ebn lokale t\u00eb projektit kompanive nga Hungaria, t\u00eb cilat nga ana e tyre ia kan\u00eb deleguar pun\u00ebn kompanive vendase. Punimet n\u00eb Novi Sad, si n\u00eb shumic\u00ebn e stacioneve hekurudhore ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb projektin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb rigjenerimit t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb vendit. N\u00eb t\u00eb gjitha demonstratat e dy muajve t\u00eb fundit, pjes\u00ebmarr\u00ebsit i k\u00ebrkojn\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb zbuloj\u00eb pa hezitim se cilat jan\u00eb kompanit\u00eb vendase q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb projektet, shumat q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja se \u00e7far\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniesh kan\u00eb k\u00ebto kompani me rrethin e ngusht\u00eb familjar t\u00eb presidentit serb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/01\/sqarimi-cfare-po-ndodh-ne-serbi-brezi-i-tiktok-po-kercenon-pushtetin-presidentit-vucic\/\">SQARIMI- \u00c7far\u00eb po ndodh n\u00eb Serbi? Brezi i TikTok po k\u00ebrc\u00ebnon pushtetin presidentit Vu\u00e7i\u00e7<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aksidenti tragjik n\u00eb Novi Sad, nga i cili nd\u00ebrruan jet\u00eb 15 persona, ka sjell\u00eb demonstrata masive ndaj sistemit politik t\u00eb vendit dhe drejt\u00ebsis\u00eb. M\u00eb 1 n\u00ebntor 2024, n\u00eb stacionin e trenit n\u00eb qytetin e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Serbis\u00eb, 15 persona humb\u00ebn jet\u00ebn pasi nj\u00eb pjes\u00eb e \u00e7atis\u00eb u shemb mbi ta. 17 t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5886","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5886","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5886"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5886\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5886"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5886"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5886"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}